Eduard M. Dilo: Prof. Dr. Safete S. Juka , figurë e madhe kombëtare...
| E hene, 09.11.2009, 08:58 PM |
 |
Safete S. Juka |
Prof. Dr. Safete S. Juka , disa shenime rreth kesaj figure aq te madhe kombetare si dhe nje falnderim per lexuesit shiptare nga Zonja Lume M. JukaNga Eduard M. DiloZonja e nderuar Lume M Juka, para disa kohe me dergoi te hidhja falnderimin e me poshtem, ne gazeten “Shekulli”, falnderim qe cuditerisht nuk u botua, e t’u shtohej atyre 32-33 komente qe ju bene artikullit ku shkruhej per dhuraten prej $40.000, qe motra e saj Dr. Safete S. Juka , kish lene ne testament Bibliotekes Kombetare .Vlen te permend ketu , me qe me jepet rasti, qe si ne keto dite Nentori, kater vjet me pare, ne New York, nderroi jete , per te ngelur e pa vdekeshme shkencetarja,studjuesja, piktorja, arkeolog-ja, Eruditja - Prof.Dr. Safete S. Juka.Kam patur fatin te jem takuar disa here me kete zonje te rralle , qe duhet te jemi krenare qe esht shqiptare. Ruaj per te nje respekt dhe konsiderate te vecante. Sa e ditur dhe enciklopediste qe ishte, aq ishte dhe e thjeshte .Kish te kultivuar nga familja nje dashuri platonike per mbare kombin dhe ishte angazhuar totalisht ne zgjidhjen e padrejtesive dhe mizorive qe i beheshin Kosoves sone tejet te martirizuar e terrorizuar nga barbaret serbe .Ka bere shume shkrime e studime , te cilat i ka botuar ne revista e gazeta me emer si : “Ectrits de Paris”, “Relitess”, “The French Review “, “Revue Francaise”, “Le Mond”, “East Europian Quartely”e sa e sa te tjera; duke mos harruar dhe gazeten “Dielli “ , “Koha e jone”, etj.Ajo jo vetem qe zbuloi kopjen e vetme ne Biblioteken e Hravardit te librit “Albanians’ Golgotha”, te Freundlich, me te cilin njihej personalisht, por dhe e perktheu ne anglisht dhe e shprndau ne gjithe kancelarite e botes , per ta bere te njohur kudo te drejten e popullit tone kosovar, autokton ne ato troje , qe kur esht krijuar njerezimi.E mbylli jeten e saj me nje studim shkenecor te bazuar vetem ne fakte e dokumente per Kosoven , qe e kish aq per zemer.E kane cmuar dhe vleresuar punen e saj , si dhe ja kane ditur vleren, personalitete te tilla , si i madhi Kadare, studjuesi M. Zeqo, e shume te tjere.Besoj se aty ku prehet , ne token qe e lindi, ne Shkodrenloce , e ka ndjere shpalljen e Pamvarsise se Kosoves, te cilen e mori peng ne varr!I qofte e lehte balta e tokes meme, me shprese se nje dite , ne atdheun tone do te vendosen ne vendin e merituar njerzit e vertete qe na bejne krenare ta ndjejme veten bashkekombas te tyre!Me erdhen nder mend vargjet e Fishtes , poetit tone Kombetar, qe dhe Dr. Safete Juka e kish aq per zemer dhe e vlersonte shume, qe mendoj aq shume i perkasin Asaj:“Dersa t’mundem me ligjrueE sa gjall me frym un jam,Kurr , Shqypni , s’kam me t’harrue,Edhe n'vorr me t’permende kam.” Po radhis tani Falnderimin e Zonjes Lume M. Juka, ne ate gjuhen e ambel Gegenishte qe e flet dhe e shkruan aq bukur:Falnderim.Prej atje ku Zoti e ka cu, motra e jeme Safete Sofia Juka, do te habitet tue shikjue se si aj gjest i saj i heshtun, i bam me gjith shpirt- si dhurate e thjeshte, e shenjte, e mshefun - asht vu ne dukje dhe per cudi tashti po rrezaton drit.Me miresi e me shprese , zemrat e bashkeatdhetarve po i ban me tingellu e po shprehin ndjenja fisnike qe, me shekuj , Shqiprin ton e kan dallu.Falnderoj thellsisht Dr. Aurel Plasarin dhe te gjithe ata qe e miratuen vendimin e tij me vlersu ket dhurat te motres t'eme me t' vetmen deshir .."ME BA DICKA TE BUKUR PER ZOTIN" do te jete edhe per te miren e kombit tone te dashun.Si lule te gzushme dhe me vlere mu duken ne "internet";mendimet dhe ndjenjat e shprehuna nga shqiptare te vendeve te ndryshme.U preka. Oh sa shume u preka tue i lexue!... Syte mu mbushen me lot...U gjunjzova dhe u luta per te tane ata qe kishin gjete kohen dhe marre penden me i shkru. Zoti i paste ne kujdes! ZOTI NA PASTE TE GJITHVE NE KUJDES!Lume JukaNew York 5/shtator/2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.