E shtune, 03.05.2025, 08:02 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Xhozef Diogardi, bir besnik i popullit tonë

E shtune, 21.11.2009, 11:00 PM


Xhozef Diogardi, bir besnik i popullit tonë

Nga Halit Bogaj

Në vitet kur populli ynë bënte përpjekjet kolosale për ta mbrojtur qenjen e vetë kombëtare nga okupimi klasik serb , atje larg në SHBA doli një burrë i dheut me rrënjë të lashta të origjinës së tij të hershme shqiptare  i cili ngriti zërin për vuajtjet tona në qendrën më të rëndësishme vendimarrëse botërore.Quhej Xhozef Dioguardi dhe kishte qenë kongresmen amerikan.Ndodhi ajo që nuk e kishim parë as në ëndërr, sikur ta kishte krijuar vetë Zoti për të na ndihmuar në ato ditë aq të vështira në të cilat ai e filloi një luftë të pandalshme mediatike për domosdoshmërinë e zgjidhjes së drejtë të çështjes sonë të lënë në harresë për një shekull të tërë . Diogardi i kishte të hapura dyert  kudoqë shkonte, kurse emri i tij ishte bërë shumë i çmuar për të gjithë ne por edhe i nderuar në qarqet politike amerikane. Emri i tij ishte bërë therrë në sy për Beogradin e asaj kohe i cili, duke mos pasur se çka të bënte më tepër ia pati ndaluar për një kohë hyrjen birit tonë të shtrenjtë që angazhohej pa ndërprerë që Amerika ta fillonte Luftën e saj çlirimatre për Kosovën dhe fatin e saj.Diogardi faktikisht ishte avokati më i madh i çështjes sonë dhe bashkë me idhujt tanë amerikanë:   Robert Doll, Eliot Engëll,Tom Llantosh, Klejborn Pell dhe me disa të tjerë , e kishin  filluar një odiseadë të vërtetë për të drejtat legjitime të këtij populli të cilat i mbronte Robert Dolli i shquar dhe autoritativ, i cili ishte shumë i respektuar si hero i Luftës së dytë botërore , në të cilën kishte qenë edhe i plagosur . Ai qysh në vitin 1989 në Kongresin amerikan i ftoi shqiptarët nga Kosova që të dëshmonin përkitazi me të gjitha të zezat që na i bënte Serbia me aparatin e saj represiv. Siç ishim të informuar atëherë, atje nuk kishte dashur të shkonte i vetmuar i madhi Ibrahim Rugova i cili nga nikoqirët kishte kërkuar që të shkonin edhe të tjerët e sidomos Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Luljeta Pula dhe publicisti Halil Matoshi, për çka miqtë e tij të pëbetuar ishin pajtuar, duke e promovuar Rugovën si liderin kryesor të Kosovës dhe  duke ia bërë nderimet dhe përcjelljet më të mëdha çfarë u përkisnin burrështetasve më të njohurNë atë ngjarje të rëndësishme historike për fatin e mëtejm të popullit tonë, kishte marrë pjesë edhe intelektuali dhe babai i popullit serb Dobrica Qosiq i cili disa herë kishte mbetur i pa aftë para sulmeve të arsyeshme dhe plot argumente të Robert Dollit, të cilave  kryeçetniku serb nuk kishte mundur t’u bënte ballë. Natyrisht në ato panele merrte pjesë edhe biri ynë Diogardi i cili fliste edhe në emisionin e njohur të Lari Kingut përkitazi me lashtësinë e popullit tonë dhe autoktoninë mijëvjeçare  të banorëve të Kosovës ku kishin ardhur shumë vonë fiset ardhacake serbe për t’i zaptuar tokat tona të frytshme. Pra Diogardi e njohtonte opinionin amerikan edhe përmes Televizionit dhe mediumeve të tjera se vërtet duhej t’i ndihmohej këtij vendi për ta nxjerrë nga errësira shekullore në të cilën gjendej qëkurse kishin ardhur sllavët e jugut dhe i kishin okupuar trojet tona iliro-dardane.Përpjekjet e tij të parreshtura për ta sjellur Amerikën tek ne filluan t’i jepnin rezultatet e tyre të padiskutueshme, andaj që të gjithë ne i kemi shumë borxh këtij atdhetari të cilin e patëm në krahun tonë në ditët më të vështira kur zhvilloheshin betejat më të tmerrshme diplomatike për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi për të cilën Diogardi dhe bashkëshortja e tij/Shirli Klos/ janë ndër personalitetet më të merituara deri në ditët e sotme, duke u angazhuar akoma edhe për trevat e tjera të robëruara shqiptare/në Maqedoni, Mal të Zi ,Luginën e Preshevës dhe Çamëri./. Diogardi na ka bërë të njohur atje dhe në vendet e tjera evropiane edhe me rastin e varrimit dhe vrasjes tragjike dhe terroriste të Enver Hadrit në Bruksel, i  cili kishte arritur që çështja shqiptare të hynte dhe të trajtohej edhe në Palamnetin evropian. Me Enver Hadrin vepruan ashtu siç vepruar para disa vitesh edhe me vrasjen në Gjermani të vëllezërve Gëtrvalla dhe Kadri Zekës, vetëm pse ata kishin paasur sukses që ta informonin opinionin gjerman dhe evropian me vrasjet dhe masakrat që u bëheshin shqiptarëve të Kosovës nga Serbia e çmendur dhe e përkrahur nga Rusia. Diogardi pra kishte bërë efekt të madh edhe në Bruksel duke i dërguar mesazh të qartë Millosheviqit dhe klikës së tij vrastare  se i kishte ditët e numëruara me të gjitha ato që i bënte ndaj shqiptarëve të pambrojtur. Diogardi e dinte fare mirë dhe sikur vërtet ishte një vizionar i madh përkitazi me ardhmërinë  e sigurtë dhe të lumtur të vendit tonë për të cilën u angazhua pa u ndalur  dhe pa u lodhur. Ndaj kishim fat të madh që ishte atje ku ishte dhe na u gjet në ditët tona më të vështira për të na ndihmuar që të dilnin nga Ferri i pafund në të cilin ishim katandisur nga barbaritë e pandërprera që bëheshin mbi kurrizin tonë.Diogardi ishte një kalorës i kohëve moderne që e kishte përcaktuar , siç u tha edhe më lart, edhe vetë Zoti për t’i shëruar plagët tona shekullore të cilat ishin grumbulluar me vite të tëra  dhe ishin bërë të paduruara.Prandaj emrit të tij i përulemi për jetë, duke iu falenderuar përzemërsisht për të gjitha ato që i ka bërë dhe po i bën akoma për ne dhe për mbarë popullin tonë, nga lashtësia e të cilit burojnë  edhe rrënjët e tij.Edhe me emrin e tij është e lidhur ajo thënia e njohur dhe tradicionale e Fan Nolit’’Nëna moj mos ke frikë / se ke djemtë në Amerikë’’e cila u bë shahadeti ynë kryesor dhe lutje e çdo konfesioni fetar të cilit i përkasin sot  shqiptarët në botë.


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx