Faleminderit
Ukshin Zajmi: Evgjeni Thanasi- aktore e (pa)njohur shqiptare
E shtune, 21.11.2009, 10:50 PM
|
Shqiptarja nga Rumanija, Evgjeni Thanasi, në Francë u dallua si aktore dhe krahas Aleksandër Moisiut shkëlqeu me rolet dhe sharmin e veta.
Nga Ukshin Zajmi
Evgjeni Thanasi e njohur në Francë si Genica Athanasiou, u lind në Bukuresht të Rumanisë me 3 janar të vitit 1897. Në moshën 22 vjeçare, përkatësisht në vititn 1919 ajo shkoi në Paris të Francës. Me të ardhur në Paris vijoj ngritjen e vet profesionale edhe ate tek pedagogu i teatrit Charles Dullin. Pas marrjes se bazave të teatrit ajo prej vitit 1921 deri në vitin 1923 punoi ne projektet qe i përgatiti trupa teatrale e Dullinit. Ishte vijuese e ligjeratave për Teatër së bashku me Antonin Artaudin, Jean-Luis Barrault-in, Etienne Decroux, Juran Hisao e Marcel Marceaun.
Pos në teatër Genica Athanasiou është e njohur edhe si aktore filmi. Ajo luajti në filmat: “Le Comte Kostia” (1925)-Count Kostian; “La coquille et le Clergyman” (1928)-rolin e gruas së gjeneralit; “Maldone” (1928)- rolin e Misdealit; “La merveilleuse vie de Jeanne d’Arc” (1929) rolin e vajzës së Lorraine në verzionin freng, kurse në ate anglez rolin e Saint Joan the Maid; “La machine a sous” (1933)-rolin e Mielles; “Colomba” (1933)-rolin e Colombas; “Dom Quichotte” (1933); “Le comte de Monte-Cristo” (1954)-në disa epizoda luajti rolin e Fatimes, dhe në filmin “Les celibataires” (1962) krijim televiziv luajti rolin Lea Meyer.
Në bazë të kronologjisë së filmave shihet se ajo pati herë pas herë pauza të gjata të paraqitjes, andaj aktualisht pa një studim më të thukt, edhe ate në Francë, nuk mund të themi asgjë se me çka është marë gjatë kësaj kohe. Mirëpo, një gjë dihet se ajo kaloj një periudhë romantike me aktorin dhe teoriticientin skandaloz të dramës Antonin Artaudin. Kjo periudhë ka qenë prej vitit 1922 deri në vitin 1927. Kjo kuptohet nga korrespondenca që kanë pasë. Mësohet se Artaudi për çdo ditë i ka shkruar nga një letër. Kjo korrespondencë është botuar nga Antonin Artaudi “Lettres a Genica Athanasiou, Gallimard, Paris 1969.
Se Genica përkatësisht Evgjenia ka shkelqyer në rolet e saja mund të shohim nga shkrimet e kritikës së kohës. Kështu Marcel Carne, në revistën “Cinemagazine” nr.4, të 4 tetorit të vitit 1929, në mes tjerash thot se, Genica Athanasiou arrin të bëhet një bretonase e re, edhepse pamja e saj nuk jep tipare te bretonases.
Kësisoji, përderisa Aleksandër Moisiu arrinte suksese në filmin e teatrin gjermanofon, Genica Athanasiou, luante role në teatrin dhe filmin frankofon. Përderisa për Moisiun ishin të interesuar ta përvetësonin shtetet evropiane, për Genica Athanasiou dihej se është shqiptare me emrin Evgjeni Athanasi nga Bukureshti.
Genica Athanasiou, përkatësisht Eugjeni Athanasi vdiq në vitin 1966 në Lagny të Francës. Është e udhës që krijuesit shqiptar që jetojnë në Francë, por edhe ata që jetojnë në Rumani, të interesohen e të hulumtojnë për të ndriquar figurën e kësaj artisteje shqiptare, e cila la gjurmë në kinematografine dhe teatrin francez.
Komentoni
Artikuj te tjere
Eduard M. Dilo: Margarit dhe Qirjako Dilo, dy vëllezër, dy shtylla të nacionalizmit...
Mexhid Yvejsi: Naim Frashëri (1846-1900)
Zef Ndrecaj: Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka
Dibran Demaku: Si e njoha Rifat Kukajn?
Murat Gecaj: Prof. Bedri Dedja: krijues, studiues e botues shumëplanësh, autor i shquar i shekullit XX
Murat Gecaj: A e njihni Dr. Safete Juka, ''Dora D'Istria e dytë shqiptare''
Safet Hyseni: Mefail Shehu (Zajazi) alias Mefaili i Madh, një strateg ushtarak
Eduard M. Dilo: Kolë Tromara dhe Bahri Omari, dy figurave të mëdha patriotike
Halit Bogaj: Dritëro Agolli
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Në Malësi udhë e pa udhë
Mexhid Yvejsi: Myderriz Haki Sermaxhaj
Viti i Nënës Terezë
Baki Ymeri: Gostivarliu që e pa mbretin dhe mbretëreshën
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Në Tetovë të kesh shtëpi
Eduard M. Dilo: Prof. Dr. Safete S. Juka , figurë e madhe kombëtare...
Arsim Halili: Plejadë pavdekësie
Ferit Ramadani: Tribunit të Lirisë
Mexhid Yvejsi: Mulla Iljaz Spahia
Lekë Dukagjini, cili ishte njeriu i Kanunit?
Ju paraqesim veteranët e arsimit - Tahir Z.Berisha