Faleminderit
Xhevat Rexhaj: Luftëtari - Politikani - Lideri, Ramush Haradinaj
E hene, 23.11.2009, 06:56 PM

Nga Xhevat Rexhaj
Vitet e demokracisë kanë sjellur shumë risi në të gjitha sferat jetësore sidomos te ne shqiptarët, dhe kjo disi me vonesë por ama e mundshme për të u prekur realishtë. Në këtë mishmash ndryshimesh të mëdha që ndodhen në strukturën dhe mendjen tonë shpesh edhe dallohen dhe shihen kjartë ende të metat tona të kaluara. Ne ende mundohemi që për inat të tjetrit ta dëmtojmë edhe veten tonë, urrejmë shpejtë dhe falim shpejtë e kjo gjithhere vetëm për interesin personal sepse për atë të përgjithsmin as nuk mendojmë fare që e dëmtojmë.
Interesant por realitet, gjithhere po na duhet të shkruajmë për të kaluarën e largët por ama po duhet të kujdesemi edhe për të kaluarën e afërt sepse disi me vetëdije po duam ta harrojmë të tëren e sidomos për disa individë që dhanë kontribute të jashtëzakonshme për të ardhur këtu ku jemi sot.
Disi edhe po duhet me u marr me këtë fenomen sepse jemi të prirë që figurat tona kombëtare të i minimizojmë, dhe edhe më keq të i denigrojmë pa fakte dhe pa analiza vetëm me inatllakun tonë të mbrapshtë. Jemi dëshmitarë se çka krejtë shkruajnë njerëz të ndryshëm me nofka e pa nofka kundër dinjitetit familjarë dhe njerëzor të figurave më të ndritura të kombit shqiptarë në përgjithësi e të atyre të Kosovës në veqanti. Sidomos të neverisin dhe të ofrojnë të vjellësh shkrime të ndryshme kundër Njeriut të shekujve shqiptarë ish Presidentit Rugova...

Me këtë rast duhet ndalur në një rast konkret, në atë të Zotëriut R. Haradinaj ish Kryeministër i Kosovës në kohën e Rugovës dhe tani më Kryetar i AAK së. Në shkrime të ndryshme dhe në reagime të ndryshme të disa njerëzve sulmohet dhe njolloset ashpër emri dhe vepra e Z. Haradinaj kështu që nganjëhere njeriu mendon se athua more ky njeri a ishte një nder komandantët ose konkretishtë Komandanti dhe luftëtari më i njohur i luftës së armatosur në Kosovë. Vreri dhe inati ndaj çdo gjëje Haradinaj është i paskrupulltë dhe atë shumë here nga kinse luftëtarë të UCK së të cilët as vetë nuk e dinë se ku kanë qenë gjatë luftës, ndersa dihet botërishtë se njeriu i Dukagjinit ishte dy vite në fronte, ai nuk lëvizte nga Kosova, nuk shkonte në hotele të Tiranës e as të Shkupit, nuk rrinte në Zvicerr e as në Gjermani, nuk mblidhte para në e mër të askujtë por ishte aktiv në fushbeteja. Të gjithë e dijmë shumë mirë se çfarë kohrash ishin, ky njeri ishte i ri dhe ndoshta ka mundur të rrëshqas në ndonjë gabim por rezultatet e tij për në zonat ku ai veproi duken sheshazi e sidomos ne të Dukagjinit e dijmë shumë mirë.
U dashtë të thuhen këto sepse sikur mos të ishte kështu ky njeri nuk do të reformohej dhe aktivizohej në jetën publike dhe atë me formimin e një partie të quajtur AAK. Rezonanca dhe formësimi i tij prej një politikani u duken shumë shpejtë në horizontë kur Z. Haradinaj u bashkua me Presidentin Rugova dhe LDKnë për ta udhëhequr shtetin, ky njeri edhe pse i ri dhe pa pervoi në jeten publike kishte një bagazh të fortë të shqiptarit modest, ai as gjatë dhe pas lufte nuk u mor me sharje ndaj njeriut më të madh të kombit Dr Rugovës ,por e orientoi veten dhe partinë e tij kah e drejta dhe kah e ardhmja, profilizimin djathtas duke lënë të kuptohet se duhej të largoheshin ata që ishin marksistë leninista dhe enverista. Qysh në ato kohë ai shahej dhe lëndohej nga disa struktura tjera të errëta për afrimin me Rugovën kjo edhe i kushtoi atij dhe Kosovës me dërguarjen e tij në Hagë për të u kriju një strukturë tjeter e udhëheqjesë së Kosovës sipas rekomandimeve të Solanës me “shokë” të cilët nuk e donin Rugovën dhe Ramushin, por falë drejtësisë ky doli i padënuar dhe iu kthye aktivitetve partiake dhe ristrukturimit të AAKsë me plot sukses.

Z. Haradinaj dita ditës po krijon personalitet dhe lidership të vërtet, po jeton dhe po punon me realitetin pra po kërkon votën e qytetarit për një të ardhme më të mirë. Koha do të tregoi se njeriu që bënë kthesa në vetvehte dhe punon me vehten e vet për të mirën e tij dhe të atyre që do e zgjedhin e ka të ardhmen e sigurtë.
Ky shkrim mos të merret si një lavdërim për personin në fjalë por le të shërbei si një pëpëlitje për të qenë realistë edhe me kundështarë partiak. Ne duhet të jemi të sinqertë dhe të shikojmë realitetin në sy të mirit jepja hakun e të keqit kallxoja lloqin ku ai ka ra.
Xhevat Rexhaj
LDK-istë-Rugovist
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për veprimtarin, Ahmet Haxhiu
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Udhë e gjatë e mëkëmbjes familjare
Halit Bogaj: Xhozef Diogardi, bir besnik i popullit tonë
Dhurata Hamzai: Plotësohet amaneti, eshtrat e Selman Rizës shkojnë në Gjakovë
Ukshin Zajmi: Evgjeni Thanasi- aktore e (pa)njohur shqiptare
Eduard M. Dilo: Margarit dhe Qirjako Dilo, dy vëllezër, dy shtylla të nacionalizmit...
Mexhid Yvejsi: Naim Frashëri (1846-1900)
Zef Ndrecaj: Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka
Dibran Demaku: Si e njoha Rifat Kukajn?
Murat Gecaj: Prof. Bedri Dedja: krijues, studiues e botues shumëplanësh, autor i shquar i shekullit XX
Murat Gecaj: A e njihni Dr. Safete Juka, ''Dora D'Istria e dytë shqiptare''
Safet Hyseni: Mefail Shehu (Zajazi) alias Mefaili i Madh, një strateg ushtarak
Eduard M. Dilo: Kolë Tromara dhe Bahri Omari, dy figurave të mëdha patriotike
Halit Bogaj: Dritëro Agolli
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Në Malësi udhë e pa udhë
Mexhid Yvejsi: Myderriz Haki Sermaxhaj
Viti i Nënës Terezë
Baki Ymeri: Gostivarliu që e pa mbretin dhe mbretëreshën
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Në Tetovë të kesh shtëpi
Eduard M. Dilo: Prof. Dr. Safete S. Juka , figurë e madhe kombëtare...