Faleminderit
Dibran Demaku: Dy lulet e kombit
E merkure, 09.12.2009, 08:59 PM

Nga Dibran Demaku
Ditë më parë tek „Zemrashqiptare“ kisha botuar një shkrim për Bilbilin e Kosovës-të Madhen Nexhmije Pagarushën.Në mes tjerash në atë shkrim kisha thënë se e Madhja-Nexhmije Pagarusha është maja apo kulmi i muzikës shqiptare.E si mos të ishte kështu kur një kolege e saj këngëtare kishte deklaruar për të Madhen-Nexhmije:“Nexhmije Pagarusha është një figurë unikate dhe e veçantë në krijimtarinë e saj artistike.Për të arti i të kënduarit është një gjë sublime që e mbanë gjallë jo vetëm shpirtin e individit,por tërë një popull.Prandaj nuk mund ta mendosh zhvillimin e artit muzikor pa e përmendur emrin e saj.Është bukuria e artit muzikor që ka për t`i zbukuruar faqet me emrin e saj.Është muzika jonë që do të mburret me këngët e saj të papërseritshme“.Ndërkaq një kolege tjetër e këngës do të shprehej:-„Ajo ishte dielli që rrezatonte çdo kund dhe çdo herë“.
Dhe si mos të pajtohesh me këto mendime të thëna më lartë kur t`i kujtosh apo t`dëgjosh këngët e saj-perlat e muzikës shqiptare si:Baresha,Sytë për ty i kam të njomë,E kujtoj atë takim,Sylarushe,S`paske pasë një pikë mëshirë,Kënga e Rexhës,Bien tupanat etj.Sepse kur këndon Nexhmije Pagarusha-gëzon mali dhe fusha!
„Është nga ato personalitete kombëtare që ka krijuar epokë në artin e muzikës shqiptare në Kosovë“-do të shprehet një tjetër për të Madhen-Nexhmije Pagarushën dhe do të vazhdojë:-„Unë do të gjej edhe një figurë tjetër po aq të madhe sa Nexhmija,por në krahun tjetër,në Republikën e Shqipërisë e që është e Madhja-Vaçe Zela“.
Vaqe Zela është ,pra,lulja tjetër e muzikës shqiptare,po aq e Madhe dhe e ndritshme sa edhe Nexhmija.Këto dy lule të kombit,njëra andej e tjetra këtej kufirit me zërat e tyre magjikë arritën kulmet e muzikës shqiptare.E si mos të themi kështu për të Madhen-Vaçe Zela kur i dëgjojmë këngët e saja-perla të muzikës shqiptare si:Djaloshi dhe shiu,Moj e bukura Shqipëri,Nënat tona,Këngët e vendit tim,Valsi i lumturisë,Për ty atdhe,Lemza etj.
Kur valët e Radiotelevizionit shqiptar ishin penguar që të arrinin tek ne në Kosovë(për arsyet që dihen)ne të rinjtë e Kosovës bënim të pamundurën që t`i kapnim ato valë.Do të hipnim në lisat apo plepat më të lartë për të vendosur antenat televizive ,që t`i kapnim ato valë.Dhe e tëra kjo që të shihnim dhe dëgjonim këngët e të Madhes -Vaçe Zelës.Sepse kur këndonte Vaçe Zela,ne kishim festë që nga e hëna gjerë tek e diela!
Desha që me këtë shkrim modest t`i sjell tek lexuesit dy lulet e kombit,dy xhevahirët e muzikës shqiptare:të Madhen Nexhmije Pagarushën dhe të Madhen Vaçe Zelën.Sepse ato ishin,janë dhe do të jenë:Nderi i kombit!
Dhe krejt në fund për këto dy Diva të muzikës shqiptare i shkrova edhe këto vargje:
Dy lulet e kombit
Në dy anë kufiri
Në hullinë e këngës
Pleksur më së miri.
Dy lulet e kombit
Dy lule me vesë
Ëndërronin takimin
Nga larg,në mungesë.
Vaçja andej Drinit
Me këngë e me emër
Nexha këtej Drinit
Me këngë e me zemër.
Ëndrra e tyre e pare
Tash doli në dritë
Nga trolli shqiptar
Ikën dhe kufijtë.
Dy lulet e kombit
Çelur-trëndafila
Kënga e tyre vjen
Si nga dy bilbila…
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi: Kush vret në liri?
Ramiz Dërmaku: Komandantit të UCK-ës, luftëtarit, strategut luftarakë, Tahir Zemajt
Arben Llalla: E vërteta për shkrimtarin dhe poetin arvanitas Anastas Kulluriotin
Halit Bogaj: Te varri i Presidentit
Sabile Keçmezi- Basha: Katarina Josipi-Pjetri, Anëtarja e devotshme e ONDSH-së
Mexhid Yvejsi: Hafiz Musa Dërguti (1888-1961)
Kalosh Çeliku: Poeti nuk ka nevoje p?r horra e morra komunist? (Frederik Rreshpja - Mbret i poezis?)
Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
Mustafë Rugova: Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes të mësuesit Rexhep Podrimaj
Ramiz Dërmaku: Me bablokun Hysen Tërpeza
Halit Bogaj: Hazir G. Bregu - Kujtime që s'vdesin
Murat Gecaj: Sali Gjukë Dukagjini – me penë, pushkë e flamur në dorë
Sami Islami: Tahir Z. Berisha - veteran i palodhshëm i arsimit shqip
Zyhdi Zekja & Namik Kruja: Musa Juka - ky burrë i madh shteti
Sabit Rrustemi: Paqja rri pezull mbi atdhe
Agim Gashi: Ismail Kadaresë (Një dhuratë për Ditën e Flamurit)
Jorgo S. Telo: Zagoriti mendjendritur e shpirtgjerë Ilia Dilo Sheperi
Murat Gecaj: I dëgjuari punëtor për lulëzimin e kombit tonë
Adem Jashari, Hero i Kombit