E enjte, 24.07.2025, 10:11 PM (GMT+1)

Faleminderit

Kalosh Çeliku: Poeti nuk ka nevoje p?r horra e morra komunist? (Frederik Rreshpja - Mbret i poezis?)

E enjte, 03.12.2009, 08:59 PM


KALOSH ÇELIKU

POETI NUK KA NEVOJË PËR HORRA
            E MORRA KOMUNISTË
           (Frederik Rreshpja - Mbret i poezis?)

         E kam njohur që nga vitet e studimeve në Prishtinë, libri i tij me poezi: Enise, Enise (1975), botuar në atë kohë nga Nd?rmarrja gazetare,  botuese e grafike “Rilindja”, n? Prishtinn?, i cili n? at? koh? qarkullonte dorë më dorë. Mall e kishim, at?herë të kemi një libër të tillë aq t? arrir? artistikisht nëpër duar, e sidomos të një autori nga Shqipëria. Kufijt politik e bënin të veten, po edhe ndalesa e atyre autorëve matanë kufirit. Rrezik ishte në atë kohë të të gjenin në dorë ose shtëpi ndonjë libër nga Shqipëria. E nëse ta gjenin, t? nes?rmen i haje kotnasikoti pesë vjet burg.
        Megjithatë, në atë kohë nuk e di pse më duket mua se, më së shumti lexonim libra. Shkaku, që ishin të ndaluar, apo nuk kishim aq shumë libra si sot, në çdo librari, n? çdo panair t? librit. Sidoqoftë, librin në atë kohë e gëlltisnim brenda një nate me një frymë. Edhe tashti e gëlltisim, po pak si rrallë dhe me vështirësi. Shpeshher? na mbetet n? fyt. Siç duket, ndoshta fajin e ka edhe politika ditore e partive tona politike. Personazhet e saj trusakatë, që nuk na lënë të marrim pak veten, hidhemi si dikur, i madh? e i vog?l në përqafim të librit.
         Vite më vonë, Frederik Rreshpja erdhi edhe në Shkup. Ishin vitet e ’90-ta, pas ndryshimeve demokratike. Momente, kur unë nuk kam ndodhur në Shkup dhe jemi dëgjuar me anë të telefonit. Megjithatë, të nesërmen jemi takuar në Teatrin e Kombësive, n? Shkup. Të kuptohemi, ishin vitet e’90-ta, shqiptarët e Shqipërisë kur vinin të takohen me shqiptarët e kësaj ane (pjesën tjetër të Atdheut) dhe nuk kishin mundësi të paguajnë as edhe një kafe.
       Frederiku, më kujtohet si sot, në atë kohë erdhi me makinë luksoze dhe shofer të vetin, një shoqëruesje poete dhe “djemt” e tij... Ashtu siç i kishte hije t? vij n? Shkup nj? poet i madh shqiptar. P?rm?tep?r, edhe me k?mb?ngulejn time, nuk m? lejoi t’i paguaj drek?, as edhe nj? kafe.
Frederik Rreshpja (1940 - 2006)
Frederik Rreshpja (1940 - 2006)
Ditë më vonë, erdhi radha që unë të shkoj në Shqipëri, ta kërkoj Frederik Rreshpjen, në Tiranë. Dhe, e vizitova në shtëpi, shtypshshkronjën e tij, “Evropa”. Vetëm se, e kisha shumë vështirë të hyj në oborr, më lehtë e kisha të hyj te presidenti shtetit Sali Berisha, se sa te Frederik Rreshpja. Me megafon në derë e roje. U paraqita në megafon: Kalosh Çeliku. I urdhëroi rojet që të ma hapin derën. Dhe, ata para, unë pas tyre, më shpien në dhomë ku ishte Frederik Rreshpja pranë nj? arke t? hekurt, në mes të gërmadhës së lekëve.

         Poet rrebel, p?rtej kufiri. Ashtu siç e njihnin të gjithë krijuesit. Kurrë në jetën time nuk kisha parë poet - mbret. Dhe, u gëzova që pash një të tillë në Shqipëri. N? at? moment ma dha edhe librin e tij me poezi t? zgjedhuara, q? e kishte botuar n? shtypshkronj?n e vet dhe q? posa kishte dal? nga shtypi. Ende ishte i nxeht?, i dilte avull. Shkaku se: ende nuk e kishte shkruar n? kopertin? emrin dhe mbiemrin e tij dhe titullin: Lirika t? zgjedhura. Librin me poezi t? zgjedhura ende e ruaj me xhelozi n? bibliotek?. Edhe pse m? von? po at? lib?r do ta blej p?r vete e miqt? e mij n? çdo panair t? librit. Dikur, pas diskutimeve t? ashpra p?r let?rsin?, e thirri shoferin. Dhe, ikëm për drekë mbretërore n? nj? restorant luksoz, pran? liqenit në periferi të qytetit. Fredrik Rreshpja mbi të gjitha ishte Mbret i poezisë.
         Panairet e librit, vazhdojnë të mbahen në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Ulqin... Imzot, t? duken si panaire libri t? vendeve arabe, nuk e kan? t? veshur petkun shqiptar. I ngjajnë gati për çdo vit si veja – ves?, njëri - tjetrit pazar t? zarzavateve plot zhurmë e piskam?. Vetëmse, nuk dallojnë nga njëri - tjetri me risi kulturore. I organizojn? e i hapin individë të harxhuar që në kohën e komunizmit. Po, do të thuash ti: edhe organizatorët janë pjellë komuniste e asaj kohe. Në rregull, vetëm le t’u veshin pananireve të librit një petk tjetër kulturor, shqiptar. N?se nuk din?, le t’i vizitojn? dhe shohin panairet bot?ror t? librit. Panaire libri, ku dyndet i gjith? shteti p?r nj? jav? sa zgjat? panairi i librit. Bota. Ngjarje t? v?rteteta kulturore, t? zhveshura plot?sisht nga politika e partive politike n? pushtet, propaganda e feve. Mjaftë më e kanë mendjen vet?m te paratë, si t’i plaçkisin botuesit, lexuesit, shkrimtarët. E në anën tjetër shumë pak u afrojnë vlera t? arrira artistike si konsumatorë të librit. Panairet tona të librit janë si pazare t? zarzavateve. Reklama të politikanëve. Shkrimtarëve të Oborrit. Partizan?ve të partive politike. Hoxhallar?ve...
         Dhe, seç ma kujtuat një thënie të Frederik Rreshpjes të para disa viteve në Panairin e librit në Tiranë, kur tha i d?shpruar pasi e vizitoi panirin e librit n? nj? gazet?: “përpara Pallatit të Kongreseve do ta vras veten...” Fredrik Rreshpja, nj? dit? iku edhe  pa bukën e gojës. E dini pse?! Jo nuk e dini. Ja, po jua përkujtoj unë poezinë “Partishmëria” me vargjet e poetit:

                 Nëpër portat e partive rrinë komunistët e djeshëm,
                 Më mësojnë mua kush është Marksi.
                 Nëpër emblemat aty – këtu,
                 Bronxi i thyer i Enverit shfaqet.

                 Komunistët e djeshëm me tituj
                Të fituar në luftën e klasave
                Më mësojnë mua ç’do të thotë disidencë,
                Më mësojnë mua ç’janë prangat.

                Komunsitët e djeshëm, telefonat e djeshëm.
                Veturat e djeshme lyer me bojë.
                Kaloj para portave të partive i menduar,
               Me bukën e ditës në dorë.
                  
         Matrapazët, që ende duan të rrasin barkun e jo trurin me librat e poetit, nuk e di unë çka janë: ish policë, ish oficerë ushtarak?, tregëtarë, hoxhallarë... Që, edhe sot duan të pasurohen në emër të poetit. Shkrimtarëve. Lexuesve. Që, gjithë jetën kanë qenë barrë e popullit. Po, kush kanë qenë dhe janë këta trusakat??! Organizojnë panaire të librit sa p?r sy e faqe, plaçkisin popullin. I vjedhin shkrimtarët. Dhe, kanë arrirë që nëpërmes të artit dhe kulturës t’u shkojnë përmbrapa komunistë të arratisur në këtë punë hajdutësh, t’ua hapin dyert e panaireve.
         Manifestimet kulturore tradicionale, e dini ju, mbetën në mëshirën e trusakat?ve: bozaxhinjëve, hoxhallarëve, baktaçinjëve, siç do të thotshte Noli i madh, ose Ali Asllani: hani, pini dhe rrëmbeni!...
        E ku mbetën krijuesit? Poetët, që në manifstimet e tyre kulturore nuk mund të shesin as stenda p?r panaire t? librit e as buleta p?r koncerte?! Nuk rrëmbejnë para me të dyja duart si pjella komuniste. Edhe pse, është koha të pushojnë me këto veprime antikultuore, nisin një ditë të re, ta duan artin, poezinë. Përkundër, do të jemi të detyruar t’i godasim horrat e horrave me poezi e libra n? kok?...
        E ju, mburreni n?p?r gazeta e para kamerave televizive se, Kritikziut i keni paguar honorare e shtruar dreka e darka me mijëra euro. Punemadhe. KritikZiu, nuk ka nevoj? p?r ato dreka e honorare marramend?se. N? sht?pin? e tij hyjn? t? ardhura mujore rreth nj?zet mij? euro: nga pensionet e dy-tre shteteve, tre akademit? shkencore, universitetet e Shtetit dhe privat, komisionet e ndryshme partiake e kulturore... E kurr? deri m? sot, nuk e dha p?r kultur?n shqiptare as edhe nj? kafe. Vetëmse, atëherë nuk i keni dalë zot Frederik Rreshpjes. I dilni sot, për karrierë politike-letrare. Ende t’i shisni librat e tij n?p?r panaire t? librit, t? cil?t poeti i botoi me lek?t e vet? p?r s? gjalli, ndau edhe nga kafshata e goj?s.  Thas?t e xhepat t’i mbushni me lek?, edhe sot kur poeti m? nuk b?n gjum? t? rehatsh?m as edhe n? varr, shkaku zhurm?s juaj s? madhe p?r librin.
       Përfundimi: Thyeni qafën bythekrye në kontinier?t e b?rllokut t? historis?!... Poeti më nuk ka nevojë për horra... E morra komunist?... Lekët e juaj të përlyer me gjak...


(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx