Faleminderit
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
E enjte, 03.12.2009, 08:58 PM
![]() |
Dëshmori i Kombit Hyzri Talla |
DËSHMORËT E KOMBIT HYZRI TALLA,ILIR DURMISHI DHE AFRIM MALIQI QENË NDËR ATA QË U MËSYN TË ECNIN SHTIGJEVE TË LIRISË
Nga Milazim KADRIU
Në 11-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët , Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, të cilët para 11 vitesh, më 2 dhjetor 1998 ranë në një pritë të forcave serbe, në Prishtinë. Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve Hyzri Talla, officer i lartë i UÇK-së, Afrim Maliqit, gazetar i “Rilindjes” dhe Ilir Durmishit,student Ata u vranë nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak.
Lufta e UÇK-së e ndryshoi politikën brenda shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve duke treguar përfundimisht se zgjedhja e problemit të Kosovës përkatësisht shqiptarëve mund të arrihet vetëm me luftë.
Veprimtaria politike dhe ushtarake është gërshetim i mençurisë dhe i trimërisë së popullit të Kosovës. Të flasësh për dëshmorët do të thotë të përfshish një etapë të lëvizjes sonë
![]() |
Dëshmori i Kombit Afrim Maliqi |
Dëshmorët e kombit qenë në mesin e shumë djemve dhe vajzave shqiptare që u mësyn të ecnin shtigjeve të lirisë dhe është vështirë të shkruhet dhe të nxirren në sipërfaqe heroizmat e luftëtarëve të lirisë . Hyzri Talla,Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi tani dëshmor të kombit qenë ndër ata që u mësyn të ecnin këtyre shtigjeve. Vështirë ishte. Këtë e dinë vetëm ata mbi supet e të cilëve peshoi kjo barrë. Në ditët kur përkujtojmë dëshmorët e kombit kujtojmë përpjekjet dhe luftërat e popullit tonë për liri dhe këto kujtime domosdoshmërish na bëjnë të reflektojmë.
Na bënë të shohim veten tonë dhe pozitën në të cilën jemi. Realiteti në të cilin po jetojmë ne sot nuk është ende ideali i luftëtarëve të lirisë për të cilin u betuan dhe u flijuan. Ne sot duhet ti kthehemi vetes tonë dhe të ecim përpara drejtë synimeve tona kombëtare.
![]() |
Dëshmori i Kombit Ilir Durmishi |
Nga programi i SHKA "Flaka e Llapit":


Komentoni
Artikuj te tjere
Mustafë Rugova: Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes të mësuesit Rexhep Podrimaj
Ramiz Dërmaku: Me bablokun Hysen Tërpeza
Halit Bogaj: Hazir G. Bregu - Kujtime që s'vdesin
Murat Gecaj: Sali Gjukë Dukagjini – me penë, pushkë e flamur në dorë
Sami Islami: Tahir Z. Berisha - veteran i palodhshëm i arsimit shqip
Zyhdi Zekja & Namik Kruja: Musa Juka - ky burrë i madh shteti
Sabit Rrustemi: Paqja rri pezull mbi atdhe
Agim Gashi: Ismail Kadaresë (Një dhuratë për Ditën e Flamurit)
Jorgo S. Telo: Zagoriti mendjendritur e shpirtgjerë Ilia Dilo Sheperi
Murat Gecaj: I dëgjuari punëtor për lulëzimin e kombit tonë
Adem Jashari, Hero i Kombit
Lirio Nushi: Ismail Qemali - Ai që u betua në emër të kombit
Ksenofon M. Dilo: Hysen Hysenbegasi
Murat Gecaj: Prof.Dr. Selman Riza: atdhetari, pedagogu e gjuhëtari i spikatur
Dibran Demaku: Lotët e profesorit
Xhevat Rexhaj: Luftëtari - Politikani - Lideri, Ramush Haradinaj
Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për veprimtarin, Ahmet Haxhiu
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Udhë e gjatë e mëkëmbjes familjare
Halit Bogaj: Xhozef Diogardi, bir besnik i popullit tonë
Dhurata Hamzai: Plotësohet amaneti, eshtrat e Selman Rizës shkojnë në Gjakovë