Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

| E enjte, 03.12.2009, 08:58 PM |


Dëshmori i Kombit Hyzri Talla
Dëshmori i Kombit Hyzri Talla
Përkujtohen dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi


DËSHMORËT E KOMBIT HYZRI TALLA,ILIR DURMISHI DHE AFRIM MALIQI QENË NDËR ATA QË U MËSYN TË ECNIN SHTIGJEVE TË LIRISË

Nga Milazim KADRIU

Në 11-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët , Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, të cilët  para 11 vitesh, më 2 dhjetor 1998 ranë në një pritë të forcave serbe, në Prishtinë. Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve Hyzri Talla, officer i lartë i UÇK-së, Afrim Maliqit, gazetar i “Rilindjes” dhe Ilir Durmishit,student Ata u vranë nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak.

Lufta e UÇK-së e ndryshoi politikën brenda shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve duke treguar përfundimisht se zgjedhja e problemit të Kosovës përkatësisht shqiptarëve mund të arrihet vetëm me luftë.
Veprimtaria politike dhe ushtarake është gërshetim i mençurisë dhe i trimërisë së popullit të Kosovës. Të flasësh për dëshmorët do të thotë të përfshish një etapë të lëvizjes sonë
Dëshmori i Kombit Afrim Maliqi
Dëshmori i Kombit Afrim Maliqi
kombëtare ku ranë shumë dëshmor,kurse ndër ta më 2 dhjetor 1998 edhe kolosët e lëvizjes së UÇK-së Hyzriu,Afrimi dhe Iliri.

Dëshmorët e kombit qenë në mesin e shumë djemve dhe vajzave shqiptare  që u mësyn të ecnin shtigjeve të lirisë dhe është vështirë të shkruhet dhe të nxirren në sipërfaqe heroizmat e luftëtarëve të lirisë . Hyzri Talla,Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi tani dëshmor të kombit qenë ndër ata që u mësyn të ecnin këtyre shtigjeve. Vështirë ishte. Këtë  e dinë  vetëm ata mbi supet e të cilëve peshoi kjo barrë. Në ditët kur përkujtojmë dëshmorët e kombit kujtojmë përpjekjet dhe luftërat e popullit tonë për liri dhe këto kujtime domosdoshmërish na bëjnë të reflektojmë.

Na bënë të shohim veten tonë dhe pozitën në të cilën jemi. Realiteti në të cilin po jetojmë ne sot nuk është ende  ideali i luftëtarëve të lirisë për të cilin u betuan dhe u flijuan. Ne sot duhet ti kthehemi vetes tonë dhe të ecim përpara drejtë synimeve tona kombëtare.

Dëshmori i Kombit Ilir Durmishi
Dëshmori i Kombit Ilir Durmishi
Në këtë përvjetor u bën homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh në vendin e rënies në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë. Ndërkaq  u bënë homazhe dhe u vendosen kurora lulesh edhe tek varret e dëshmorëve në Letanc te varri i Hyzriut, në Besianë tek varri i Afrimit dhe në Albanik (ish Shajkofc) tek varri i Ilirit. Në këto përkujtime  morën pjesë, familjar të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së,si dhe përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike nga Llapi dhe më gjerë dhe shumë qytetar tjerë. Po ashtu në organizim të klubit të shahut “Hyzri Talla”,dhe në mbështetje të Federatës së Shahut të Kosovës, në ambientet e restaurantit ,,Te Qershiat’’në Besianë është mbajtur Turneu i katërt tradicional i shahut ‘’Hyzri Talla’’ .Në hapje të këtij turneu SHKA "Flaka e Llapit" të udhëhequr nga Nebih Bala ka shfaqur një program kulturo-artistik.




Nga programi i SHKA "Flaka e Llapit":