E shtune, 03.05.2025, 08:20 AM (GMT+1)

Faleminderit

Agim Gashi: Kush vret në liri?

E merkure, 09.12.2009, 08:56 PM


Agim Gashi

KUSH VRET NË LIRI?!
-dëshmorit të atdheut Haki Ymeri-

Ori Kulla e Kamer Loshit
e ti Kalaja e Ahmet Delisë
dëgjuat për vrasjen e atij djaloshit,
profesorit të shqiptarisë?!

Lot për të derdhen dhe lisat
në Blinajat e Açarevës
kur në Vojnik u dëgjuan krismat
faqe e zezë i ra gjithë trevës.

Azem Bejta po të ishte gjallë
e Adem Jashari me shokët e vet
bashkëluftëtarit, trimit të rrallë
hak e gjak do i merrnin shpejt.

Dada Shotë e Azem Galicës
si hyjneshë në pavdekësi,
do t’i zbardhte fytyrën Drenicës
që e turpëruan ca kmishazi.

Kulla e trimit Tahir Meha
ajo kala që mbrojti nderin
atëbotë kish dhënë çdo gjë nga vetja
sot në liri qanë Haki Ymerin.

Atë luftëtar t’lirisë së atdheut
atë pishtar të demokracisë,
atë stërnip të Skënderbeut
që e vranë plumbat e tradhtisë.

Prehu i qetë o Haki Ymeri
Tahir Binakun e ke përbri
që fluturonte porsi skifteri
mal me mal në luftë me shkini.

Sot me Ty mburret Kosova
Sot për ty k’ndon shqiptaria
të këndon Drenica të këndon Rugova
për jetë e mot s’të harron rinia.

Aaaah Kosovë, e jona nënëloke
sa e sa herë të kemi larë me gjak
për të mbrojtur nderin e kësaj toke
përherë vdekja na është dukur pak.

Klithmat tuaja sot fortë buçasin
jehona e tyre ndihet në çdo anë,
këtë liri vet të mos e vrasim
bij e bija, jem’ te të njëjtës nënë.


(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx