Faleminderit
Halit Bogaj: Zeqir Gërvalla
E hene, 14.12.2009, 10:20 PM

Nga Halit Bogaj
Zeqir Gërvalla është njëri ndër poetët më të shquar shqiptarë me emrin e të cilit është e lidhur një pjesë e letërsisë sonë.Ai ishte poet desident dhe atdhetar i madh.Si i burgosur i ndërgjegjes ishte i dënuar politikisht, duke qëndruar 5 vjet në burg, si pjestar i Grupit të Adem Demaçit.Edhe Zeqir Gërvalla vazhdoi traditën e bashkëkobasve të tjerë për çlirim kombëtar nga okupatori ynë shekullor.Emri i tij ishte dhe është ndër emrat më të respektuar të popullit tonë për të cilin i dhuroi vitet më të bukura të rinsië së tij të hershme qysh si nxënës i Normales së Prishtinës.Si trim i paepur për realizimin e çështjes sonë madhore kombëtare, Zeqa bashkëpunoi edhe me veteranin e madh Metush Krasniqi i cili ishte ndër shtyllat kryesore të atdhetarizmit shqiptar në Kosovë, por edhe me Fazli Grajçevcin, Hilmi Rakovicën dhe të tjerë,.Fazli Grajçevcin e patën vrarë për Flamurin tonë kombëtar, kurse Metush Krasniqin UDB-ja sllave e mundoi dhjetra herë me metodat më drakonike, duke mos mundur kurrë ta thyente karakterin e tij të lartë patriotik dhe moral.Pra edhe Zeqa ishte i gatuar nga i njejti brum si ikonat tona më të famshme të rezistencës sonë popullore të cilat ishin të shumta, duke pasur vetëm një qëllim kryesor- atë të çlirimit tonë nga okupimi i egër klasik..
Pas vuajtjes së dënimit, Zeqir Gërvalla regjistroi Degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe si patriot i madh që ishte ai asnjëherë nuk ndaloi së vepruari drejt qëllimit të tij final. Atje ishte në kontakt me të rinjt universitarë në mesin e të cilëve ishte edhe kushëriri i tij/tani legjendar/Jusuf Gërevalla i cili vazhdimisht shoqërohej dhe ishte i pandarë me Zeqën.

Ditët kalonin dhe Zeqa vazhdonte t’i shërbente vendit të tij me angazhime të ndryshme , sipas mundësive të asaj kohe.Më kujtohet njëherë kur shkova mysafir tek ai, ishte duke e rregulluar një antenë televizive për t’i kapur valët e Shqipërisë sonë të dashur.Në bisedë e sipër e mahniste poema e Dritëro Agollit’’Nënë Shqipëri’’të cilit ia shihte për të madhe që i kishte përkufizuar Shqipërinë vetëm me njëzetetëmijë kilometra katrorë. Dritëroi nuk është dashur fare ta shkruante atë numër- përndryshe vepra është e shkëlqyer -thoshte Zeqa.
Ajo që më shtyri të shkruaja për këtë poet të dashur, që ka hyrë thellë në zemrat tona, ishin disa poezi të shkruara prej tij në internet, por të seleksionuara nga Sami Islami.Vargjet e theksuara janë meditim i një poeti që ia di vlerën Perëndimit i cili na ndihmoi për ta çliruar vendin tonë nga një okupator i pashpirtë.Perëndimi për ne është Ardhmëria dhe jeta jonë në liri’’Në të katër horizontet/ e Ar/b/dheut tim- thot Zeqa.Meqenëse Amerika na nxori nga okupimi serb para dy ztri vitesh Zeqa/pasiqë është refugjat atje/ e kishte shkruar një poezi kushtuar Amerikës e të cilën e kishte lexuar Klintoni në një gazetë të atjeshme , duke mbetur i mahnitur me përmbajtjen e saj, madje thuhej se kishte derdhur edhe lot gjatë leximit të saj.
Krahas asaj që theksuam pak më partë, poezia e cila na shtyri më së tepërmi të shkruajmë për Zeqir Gërvallën ishte pikërisht poema’’Kanjushë e verdhë krenare’’titulli i një përmbledhjeje poezish nga i madhi Jusuf Gërvalla.Domethënë’’Kanjusha e verdhë krenare’’u kushtohet martirëve atdhetarë/Tre dëshmorëve të kombit:( Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës) Mëtej poeti shton:: Kanjushë… Kanjushë e verdhë! Ti mbete përherë lajmëtare e (I)lirisë Kanjushë e verdhë…Kanjushë… Kanjushë e verdhë! E ai që nga zemra të nxori i pari e të lëshoi në fluturim të lirë hyri në (I)lirinë e këngës…Po, po … fluturoi në diell në hënë e në yje që kurrë më të mos bie; U bë kujtesë në kujtesën e kombit së bashku me yjet e tjerë të lindur e të palindur Për një PRANVERË; Kanjushë… Kanjushë e verdhë!
II Kanjushë! Eja, Kanjushë e verdhë…! Eja e fluturo në qiellin e Kosovës e puthe (I)lirinë në ballë që e vizatuan zogjët e bardhë me qumështin e tyre të kuq në qiell…në tokë…në ujë…në gjethe… në lule… drejt diellit - hënës e yjeve drejt (I)lirisë… Pastaj …lehtë, lehtë si rreze… si dritë Kanjushë e verdhë zbrit në Dubovik e përqafoje e puthe fort fort fort Nënë Ajshën - QËNDRESË KOSOVE; Dhe… në vend të ngushëllimit Uroja DASMËN E YJEVE e thuaj: - po të vijnë djemtë e lirisë krushqit e (I)lirisë më të bukur se kurrë; Qe… Jusufi me kitarë Kadriu me flamur… Bardhoshi me Bardhënbardhësive të (I)lirisë nga gjak i kuq i dëshmorëve të vjetër e të rinj… Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!
III Ooo… Heejj… Kush guxon më t'i trazojë zogjtë e bardhë, Zogjtë e Kosovës? Askush… Ooo…Heejjj… Askush më s'guxon t'i tremb zogjtë e Kosovës, zogjtë e lirë… në qiellin e lirë të Kosovës…Dardanisë…Ilirisë…Sepse, sot me ne është edhe i Madhi Zot, e tërë bota e re është me ne… Ne po fitojmë… Korbat e zi karpatianë në vetëvrasje po shkojnë…Ne po fitojmë…Ne po festojmë Kanjushë e verdhë …Kanjushë (I)lirie!
IVJa… sot Duboviku ka dasmë… Sot Kosova feston… Sot feston e tërë Shqipëria; Feston dashurinë e juaj, fjalën e juaj Feston gjakun e juaj shdërruar në LULËKUQELIRIE që nuk vyshken kurrë: rreze në FLAMUR me Shqiponjën dykrenare që nga Skënderbeu e sot… Vallë, a ka bukuri më të madhe, o Zot?
V
Kanjushë… Kanjushë e verdhë rrezeplotë, Fluturo… Fluturo mbi Kosovë! Fluturo mbi Dubovik…! Po, po… Mbi Bjeshkë të Nemura fluturo!Se s'janë më të nemura…, Lirisht fluturo mbi to …! Fluturo mbi Kosovë, Çamëri, Shqipëri…! Se, ja… po bëhemi NJË Se - NJË KOMB E NJË ATDHE JEMI, se më të ndarë nuk kemi; Fluturo… Fluturo e lirë anembanë trojeve iliroshqiptare! Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!
Në një tufë vargjesh Zeqir Gërvalla përmes një zogu shpreh edhe brengën e vetë mërgimtare larg vendit të vetë të lindjes dhe atdheut .Duke iu referuar zogut ai na e përkujton poetin e Rilindjes kombëtare Filip Shirokën I cili nga Misiri /Egjipti/i drejtohet Dallëndyshës që ajo të shkojë në’’Fushë të Rrmajit’’për t’i vizituar varret e prindërve të tij. Pra janë shumë melankolike vargjet:/ Ç'ke o zog? Ku po të dhemb? Përse aq me turr po cicëron? Çfarë po të mungon, o zog? Eh, çfarë dhembje e vuajtje që të kesh mjafton që s'je refugjat nga Kosova edhe pse të gjithë na pritën mirë;Edhe ti, o zog Që aq bukur po cicëron… Por , ne s'mund të ndjehemi të lumtur as të lirë - pa lirinë e plotë të Kosovës pa përqafimin e vëllait e motrës në zemrën e Saj në lirinë e Saj në dashurinë e Saj në lulëzimin e rrënjëve e të degëve të Saj Zog, o zog…!
Fatin e vetë në mërgim poeti e krahason edhe me rënien e një gjethi nën degët e një trungu, për të cilin thotë/:-Ti nën degën tënde …e , unë larg../ , duke vazhduar me vargjet: oh, çfarë ngjashmërie! Këtu…as mbrëmja si mbrëmje… As ….agimi si agim… Ah! Larg AR(B)DHEUT tim pa ëndje… Jo. Shpirti s’gjetka dot qetësim.
E bukur është edhe poezia’’Pak biografi’’ në të cilën poeti gëzohet për arritjen e ditëve më të mira për birin e tij të dashur dhe për të gjithë bijt shqiptarë, duke e përmbyllur me mendimet/ Gjyshi betohej në shpatë Babai - në pushkë Unë - në libër E ti… ku ta di! Toka biro, gjakon njerëz të rinj./
Komentoni
Artikuj te tjere
Virion Graçi: Duke përkujtuar Musine Kokalarin
Ndahet nga jeta normalisti më i vjetër i Elbasanit
Iljaz Gogaj: Thoma Turtulli, bamirësi i madh që ndërtoi Korçën...
Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, Veli Sylejmani - Zogu
Neki H. Lulaj: Ahmet Krasniqit
Sabile Keçmezi-Basha: Një proces i pa zakontë gjyqësor për Hidajete Osmanin
At Zef Pllumi: Për Fe e Atdhe
Gjergj B. Kabashi: Një shpirt i madh, mbathur me sandale
Dibran Demaku: Dy lulet e kombit
Agim Gashi: Kush vret në liri?
Ramiz Dërmaku: Komandantit të UCK-ës, luftëtarit, strategut luftarakë, Tahir Zemajt
Arben Llalla: E vërteta për shkrimtarin dhe poetin arvanitas Anastas Kulluriotin
Halit Bogaj: Te varri i Presidentit
Sabile Keçmezi- Basha: Katarina Josipi-Pjetri, Anëtarja e devotshme e ONDSH-së
Mexhid Yvejsi: Hafiz Musa Dërguti (1888-1961)
Kalosh Çeliku: Poeti nuk ka nevoje p?r horra e morra komunist? (Frederik Rreshpja - Mbret i poezis?)
Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
Mustafë Rugova: Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes të mësuesit Rexhep Podrimaj
Ramiz Dërmaku: Me bablokun Hysen Tërpeza