E premte, 02.05.2025, 10:22 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Dr. Ibrahim Rugova kishte fuqinë e gjeniut të popullit

E marte, 22.12.2009, 10:59 PM


DR. IBRAHIM RUGOVA KISHTE FUQINE E GJENIUT TE POPULLIT

Shkroi Ramiz Dërmaku

Formoi LDK-në dhe me politikën e tij paqësore ofroi pran vehtes kokat më të afta intelektuale. Ai kurrë nuk u friksua nga armiku por punoi pa rreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare me mjete demokratike. Para se Ai të formonte LDK-në, (por edhe pasë formimit) i ftoi penat më të afta, që të pranojnë detyra për ti ndihmuar zgjidhjesë dhe internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare.
Edhe kombi shqiptarë ka intelektualë të denjë të cilët me suksesë po hyjnë në elitën intelektuale europiane e botërore. Njerëzit vijnë e shkojnë, por mbeten gjinitë që shëndrrisin  dhe i bëjnë dritë popullit dhe botës. Prandaj, për ne është shumë lehtë që s` pari të shikojmë në shpirtin tonë dhe ti shohim kokat intelektuale në qiellin tonë që nuk bërtasin, nuk ngulin këmbë që me dhunë e forcë  t` ua imponojnë të tjerëve mendimin e tyre, por vetëm me buzëqeshje,tolerancë, pa xhelozi dhe me vendosmëri  të shprehen. Kjo është rruga e jonë. Shpeshë shtrohet pyetja; kush i dha gjakë gjuhës sonë, kush ia ngriti identitetin, kush ia ngriti  krenarinë kombit tonë, kush është ai që ringjalli e lartësoi shqiptarin, kush erdhi viteve të fundit që e ngriti krenarinë e fjetur " të gjakut tonë të shprishur " , kush i dha zë emrit të arbërit, kush udhëhoqi një politikë të menqur dhe demokratike mbi 10 - vite në Kosovë ? Kush u shqua si më i vendosur në luftimin e dukurive negative kombëtare që i bëheshin popullit dhe kombit tonë ? Kush u shqua për vendosmëri, tolerancë , demokraci dhe në kërkim të pavarësisë së Kosovës ? Kush hyri në historinë kombëtare dhe ate botërore me politikën e tij paqësore, me aq forcë, me guxim, me sinqeritet, me atdhetarizëm, e patriotizëm. Kush lëkundi nga vendi ( e shuajti mendimin serb për ndertimin e një "Serbie të madhe") lëmshin që krijohej nga regjimi kriminel serb, dhe vuri në lëvizje e unitet tërë popullin shqiptarë, kush ? Ne mund të pyesim tërë ditën dhe prap do të dalim tek njeriu GJENIU i cili me menqurinë e politikës së tij mahniti tërë rruzullin tokësor. E dinë pleqtë, plakat, fëmijët në djep, nënat e nuset në shtëpi, e dijnë të gjithë shqiptarët por edhe të tjerët. E dijnë,..kush nuk e di ? E dijnë edhe ata të cilët deshën ta pengojnë politikën e tij paqësore e demokratike....por ata me orvatjet e tyre e ngritën edhe më lartë. Dhe ishte "fat" i madh që gjeniun e ditëve tona nuk e deshën të gjithë..., të kuqët, leninistët, mjtistët, nanoistët dhe disa shërbëtor shqipëtarë. Me ta edhe ZOTI ia kishte ndaluar takimet e bisedat. Shumë popuj patën gjinitë e veta, me të cilat arritën aty ku duhej arritur, aty ku vendosej fati i të tjerëve. Edhe populli  shqiptarë gjatë tërë historisë kishte intelektualët e denjë, kishte penat me te afta intelektuale, kishte ( e ka edhe sot) gjinitë e veta, të cilat e drejtuan dhe e ruajtën popullin e vetë. Të gjithë popujt nxjerrin nga parahistoria nga legjenda, nga mistika,figura për të shquar realitetin e sotëm ; vetëm ne shqiptarët duhet shkoqur nga realiteti  për të ndritur në thellsi. Kjo është një përparësi e jona. Kjo është përparësi që duhet ditur, që duhet patur parasysh e duhet të shfrytëzohej , sepse një popull që në gjirin e vetë kishte  Gjergj Fishtën, dhe  DR. IBRAHIM RUGOVEN. Dr. Ibrhim Rugova njëherë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili i tha hapur regjimit të beogradit, JO kështu me këtë  politikë. Dalngadalë me menqurin që posedonte , arriti  ta mbaj gjallë popullin e Kosovës, i cili privohej nga cdo e drejtë për të jetuar. Formoi LDK-në dhe me politikën e tij ofroi pran vehtes kokat më të  afta intelektuale . Nuk u friksua kurr nga armiku por punoi pa rreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Para  se ta formonte LDK-në,  ( por edhe pasë formimit, i ftoi kokat -penat më të afta, që të marrin detyra për ti ndihmuar zgjidhjesë e internacionalizimit të çështjes ).sonë kombëtare.
Shumë nga intelektualët e denjë- pra edhe ai që vehten e quante "baba i kombit" nga frika e pushtetit serb..., nuk pranoi kurfarë posti. Eshtë për tu habitur se ai "babai i kombit" , jo që nuk pranoi kurfarë "posti", por me të gjitha forcat e tij materiale e intelektuale orvatej që ta pengonte politikën  që udhëhiqte DR. Ibrahim Rugova. Falë punës së pa lodhur të  Dr. Ibrahim Rugovës me shokë , vizitave që u bënte shumë shteteve në botë, ku gjatë atyre vizitave Ai  i informonte me gjendjen e rëndë ne të cilën kalonte Kosova dhe populli shqiptarë. Ai falë vizatave që bëri ne shumë shtete, dhe aftësive të tij intelektuale  që dispononte fitoi përkrahjen dhe mori shumë mirënjohje e shpërblime kombëtare e ndërkombëtare. Dy herë nga populli unanimishtë u zgjodhë kryetar i LDK-së, e së fundi edhe kryetar i Kosovës. Dr.Ibrahim Rugova kishte fuqinë e gjeniut të popullit.Krijoi organizoi dhe e bashkoi popullin si kurrë më parë, e zgjoi nga gjumi ndërgjegjën e ca intelektualëve , i nisi në rrugë të mbarë   që t`i vë në lëvizje të gjithë njerëzit - dhe ja arriti. Ai e zgjoi nga gjumi shekullor jo vetëm intelegjencin tonë (por edhe popullin) i dha impuls ia ngriti shpirtin mbi kokën , e kokën mbi trupin u bë lideri më i dashur jo vetëm për shqiptarët por edhe më gjërë, u bë krenaria e kombit dhe popullit të vetë. Pa hamendje mund të themi se Dr.Ibrahim Rugova, ka hyrë dhe do të mbetet në historin tonë kombëtare, por edhe ne ate botërore, ne radhët e fytyrave më eminente dhe më të dëshmuara të kombit për zgjedhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. ai pasë një sëmundje jo të gjatë vdiq me 21 januar të vitit 2006. Por     vepra dhe kontributi i tij nuk do të vdesin kurrë, ato do ta ngrisin Dr. Ibrahim Rugovën, ne piedestalin më të lartë në historin kombëtare shqiptare, e më gjërë. Zoti e bekoftë Kosovën, e populli-kombi  e  nderoftë,  Dr.Ibrahim Rugovën.
Lavdi u qoftë të gjithë atyre martirëve që flijuan jetën për Atdheun-Kosovën.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx