Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Në 26-vjetorin e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës
E diele, 03.01.2010, 09:00 PM

VEPRA E TYRE GJITHNJE E FRESKET
Në 26-vjetorin e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës
Nga Ramiz Dërmaku
Në historinë e çdo populli ka data që i bëjnë njerëzit të ndalen e ti hedhin një sy të kaluarës, për të parë se nga erdhën, ku janë.., e ku po shkojnë, ç' rrugë kanë bërë, e ç'rrugë kemi për të bërë ne sot. Data te tilla populli shqiptarë ka shumë, por muaji janar si duket është i veçantë. Janari është muaji i dhembjeve, muaji i lindjeve dhe krenarisë, muaji i vendimeve historike për popullin tonë. Në shenjë përkujtimi të 11-vjetorit të rënies së dy dëshmorëve të kombit - Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, vendosa t'i shkruaj këta rreshta. Kur flasim për jetën dhe veprën e atdhetarit e heroit të kombit Rexhep Malës, që ne fillim duhet të cekim, se ai rridhte prej nji familje të mesme fshatare, por e djegur për lirinë dhe çështjen kombëtare shqipëtare. Atdhetari e heroi i kombit Rexhep Mala, lindi në muajin janar 29.03.1951 në fshatin Hogosht-Komuna e Dardanës (ish. Kamenicë). Rexhepi qysh në fëmininë e herëshme e urrente sistemin që ne kishim, e kuptoi gjendjen e vështirë ne të cilën jetonte (ndodhej) populli shqipëtarë, e kuptoi se çdo ditë gjendja politike dhe ekonomike e popullit shqipëtar vinte duke u keqësuar. Si i ri vendosi ti bëjë nji rezistencë pushtuesit serbosllavo-çetnik. Pasi e kreu shkollën fillore ky regjistrohet në shkollë të mesme (gjimnazë) të Gjilanit. Si nxënës i këtij gjimnazi Rexhepi, dallohet me karakterin e tij të fortë shpirtëror-kryengritës dhe asnji herë nuk ju përkulë politikës serbosllave. Ai tek shokët dhe arësimtarët e tij ngjallte admirimin patriotë e duke sfiduar njikohësisht arësimtarët -policë të cilët në vend se tek nxënësit e tyre të vlerësonin
![]() |
Heronjtë: Nuhi Berisha - Rexhep Mala |
"Ja të vdesim ja të rrojmë për liri"
Ky ishte një motiv i revoltës shpirtërore dhe i kryengritjes së popullit për çlirimin e tij nga pushtuesi. Edhe përkundër torturave, rrahjeve, burgosjeve të shumëta, atdhetari e martiri Rexhep Mala, jo që nuk u përkul ndaj armikut por përkundrazi çdo ditë i shtohej urrejtja ndaj tij. Gjatë qëndrimit në kazamatet sllave Rexhepi, kohën më të madhe e kaloi ne dhomat e vetmisë i izoluar nga shokët, nga shkaku se nuk I respektonte rregullat e burgut. Ai kërkonte pa ndërprerje të lexonte libra gjatë kohës sa ishte i burgosur.., por shumë rrall i lejoheshin ato. Gjatë vuajtjes së dënimit në kazamatet sllave vërente se si shkileshin të drejtat dhe liritë e të burgosurve shqiptarë nga personeli i burgut. Duke i parë me sy e përjetuar ne trupin e tij padrejtësit që bëheshin popullit shqipëtar në mendjen e tij mbretëronte vetëm një fjalë, e cila e përcolli deri vdekje, e ajo ishte fjala L I R I.... Gjatë jetës dhe punës që bënte Rexhepi ndjenja e lirisë çfaqet e gjithëpushtueshme e thellë e butë dhe gjëmimtare, e sertë dhe drithëruese dhe përherë e pashterrshme, edhe kur punonte për atdheun. Ai shumë shpeshë citoonte vargjet e Anton Zako Cajupit :
" I dashuri mëmëdhe
të dua edhe kështu si je,
por kur të të shoh të lirë
do të dua më mirë.
Nga kjo mund të konstatojmë se Rexhepi e kuptoi heret se situata për çdo ditë vinte duke u keqësuar dhe vendosi që t'i bëjë rezistencë pushtuesit serb. Ky motiv te Rexhepi tingëllon i fuqishëm edhe atëherë kur ai krijon tabllon e zymtë dhe të trishtuarë, kur ne mënyra realiste dhe tronditëse e përjeton shpirtërisht robërinë, nga tërë kjo mund të konkludojm se: Pa lirinë, njeriu s'rron. Rexhepi ishte patriot i lirisë së atdheut, dhe i lirisë së njeriut. Kur shqetësimi i tij bëhet më i mbrehtë, dhembja për humbjen e lirisë merr përmasa mbinjerëzore,ai revoltohet, i lëshohet me tërbim maleve dhe largohet nga shtëpia (i ndjekur nga regjimi kriminel serb). Mua më kujtohet takimi i parë me atdhetarin e patriotin Rexhep Mala, kur ai një ditë korriku të vitit 1983, kur ai papritmas hyri në shtëpin tonë për ta vizituar nënën time. Pasi u përshëndet me nënën time, kërkoi nga ajo, që sa më shpesh ta vizitojë babain e tij Mehmetin. Nëna ime e përqafoi edhe një herë me malle e puthi në faqe dhe i propozoi që ta presë autobusin ! E ai,qeshi.., e tha: Jo nënë e dashur, unë kam vendosur të ecë vetëm në këmbë deri në vdekje... dhe syt iu mbushen me lotë nga dhimbja që ndjente për nënën time. U nda nëna ime me sy të përlotur, nga ai burrë trim dhe i hijshëm pa më treguar kurrë se kush ishte ai njeri.., pa më treguar kurrë pse ai njeri ecë vetëm në këmbë. Dëshira e tij për lirinë ishte e zjarrtë, e ne themelet e saj kishte dashurinë për atdheun. Tek martiri Rexhep Mala na u paraqiten dy ndjenja të fuqishme që s'jetojnë njëra pa tjetrën, që nxiten e shpërthejnë njikohsisht?ë, e ato janë:Dashuria ndaj atdheut dhe dashuria ndaj lirisë, dëshira të cilat e përcollën deri në vdekje. Martiri, patrioti dhe vigani Nuhi Berisha që nga ditët e para të rinisë ishte kyqur në radhët e Lëvizjes për Republikën e Kosovës, dhe gjatë veprimtaris së tij ishte një shembull vetmohimi për gjeneratat e reja se si duhet sakrifikuar kur është ne pytje çështja kombëtare. Lindi me 3 tetor të vitit 1961 në fshatin Svircë të komunës së Dardanës (ish Kamenicë). I rritur dhe i edukuar në frymë kombëtare në idealet kombëtare dhe në atmosferën e kujtimit të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut dhe të demostratave të vitit 1968. Aktivitet të bujshëm politik zhvillon gjatë kohës së studimeve si anëtar i OMLJ-së. Ishte pjesëmarrës i drejtpëdrejtë i demostratave të pranverës së vitit 1981. Gjatë tërë kohës së studimeve në univerzitetin e Prishtinës, ai nuk u ndal së vepruari si ne shkruarjen e afisheve, parollave, përgatitjen dhe organizimin e demostratave thënë shkurt ishte krahu i djatht i atdhetarit Rexhep Mala. Këta pishtarë të lirisë kurr nuk u gjunjëzuan para armikut serb, edhe pse ai i përgjoi, maltretoi, burgosi, i rrahu e i dënoi me vite te tëra. Për t' shpëtuar dhunës dhe arrestimit nga policia apo UDB-a jugosllve, u detyruan ta marrin rrugën e arratisë, ne mënyr që më mirë t'kontribojn internacionalizimit të çështjes kombëtare. Pasi armiku UDB-a, jugosllave u kishte rënë në gjurmë (duke ju falenderuar bashkpunëtorëve të saj) të rrethuar nga forca të mëdha policore e ushtarake e rrethojn lokalitetin vendin ku jetonin ata -kodrën e trimave, dhe pas një luftimi të gjatë dhe një qëndrese burrërore vriten nga armata dhe policia serbe me 12 janar të vitit 1984 në Prishtinë. Këta luftëtarë, atdhetar e martir të kombit luftuan me të gjitha forcat morale, ideore, fizike deri në ramje për çlirimin e Republikës së Kosovës. Ata ishin e janë ideali ynë, duke mos qenë ne akoma shëmbylltyra e tyre. Ata ishin e gjithëmonë do të jenë kënga jonë. Nëse ne e pyesim vehten, se kush ishin vrasësit ? ?. Ata dikur.., ishin.., ndoshta akoma janë ., në Prishtinë, në Gjilan, në Dardanë, në Shkupë, në Tetovë, në Prizren, në Preshevë, po edhe në diasporë. Këta të pafytyrë dhe të pabesë janë vërsuleshin ndaj popullit shqiptarë si bisha të çmendura . Dhe deri me çlirimin e Kosovës .., ata e maltretonin, rrahënin, dhunoninë, burgosin dhe e vrisnin popullin shqiptarë. Ne jemi bërë të urtë, dhe më të sjellshëm jo nga friga, por nga liderët tanë dhe proceset demokratike !... E kaluara jonë është heroike. E sotmja është e mirë.., por shpresoj se e ardhmja do të jetë më e mirë. Le të na kujtohet, amaneti i tyre, i cili do të na ndjekë deri në realizimin e plotë,sepse rrugën që ata filluan duhet ta vazhdojmë ne, të vendosur dhe unik sepse vetëm kjo rrugë ddo t'na shpie drejt realizimit të amanetit të tyre. Po ne këtë muaj Janar të vitit 1460, pushoi së rrahuri zemëra e të madhit SKENDERBE. Po në Janar të vitit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë u vranë ne mënyrë tinëzare e qyqare tre dëshmorët tanë: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.Emërat e vrasësëve, gjithësesi të njohur:Shovenistët, çetnikët së bashku me UDB-ën jugosllave.
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi: Një kurorë rrespekti për Aziz Kelmendin
Sabile Keçmezi- Basha: Nënë Hatixheja – Grua trim e Mulla Idriz Gjilanit
Xhelal Ademi: Pertef Therepeli, mësuesi i pazëvendësueshëm që jetoi së toku me enigmën dhe misterin
Neki Lulaj: Anton Çetta
Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike
Halit Bogaj: Enver Petrovci
Mark Simoni: Mirela Bogdani dhe dera e pasme e politikës
Halit Bogaj: Ibrahim Rugovës
Lek Pervizi: Gjergj Fishta - Poet i pavdekshëm
Mexhid Yvejsi: Mulla Ismeti Limani (1946-1999)
Halit Bogaj: Lasgush Poradeci
Thodhori Miho: Gjik Gjini kapedani furtunë
Adem Zaplluzha: Mikut që e ka mik sharkinë
Përparim Hysi: Lasgushit në 110-vjetorin e lindjes
Neki Lulaj: Dr. Ibrahim Rugovës
Frrok Kristaj: Pjetër Bogdani
Murat Gecaj: Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës
Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh
Ramiz Dërmaku: Dr. Ibrahim Rugova kishte fuqinë e gjeniut të popullit
Emil Lafe: Fjalë kujtimi e nderimi për Prof. Selman Rizën