Faleminderit
Halit Bogaj: Enver Petrovci
E merkure, 30.12.2009, 08:56 PM

Nga Halit Bogaj
Enver Petrovci u lind më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është aktor dhe regjisor i shquar shqiptar. Në fillim studoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, në degën e aktrimit,kurse më vonë mbaroi studimet Universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ka arritur një karrierë shumë të sukseshme në Teatër nëpër mbarë ish Jugosllavinë, duke u vlerësuar si njëri ndër aktorët me të famshëm të asaj kohe.Interpretimet e tij në film ishin shumë të mirëpritura ,duke arritur famë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës.Në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.
Enver Petrovci ishte emër i madh edhe në Beograd.Qysh si student në Akademinë filmore dhe të Dramës ai lente përshtypje si aktor perspektiv të cilin e kishin hetuar edhe doajenët më të mëdhenj të artit jugosllav siç ishte edhe Ljuba Tadiq i cili /me rastin e mbrojtjes së temës së diplomës të Enver Petrovcit/, duke mos mundur të priste deri në fund ,ishte ngritur në këmbë dhe kishte brohoritur’’Ky djalosh i ri nga Kosova do të bëhet së shpejti njëri ndër aktorët më të famshëm në Jugosllavi’’.Si provim diplome Enver Petrovci e kishte pasur mbretin famëkeq romak Kaligula, jetën e të cilit e kishte aktruar para profesorëve të vetë më eminentë. Ljuba Tadiq nuk ishte i ngarkuar si nacionalist dhe ndonse ishte i lindur në Ferizaj të Kosovës, kishte konsideratë edhe për aktorin e ri i cili ishte shpresë jo vetëm për Kosovën por edhe për mbarë opinionin jugosllav.Lavdatat që ia kishte bërë Ljuba Tadiq kishin qenë të sakta ngase Enver Petrofci kishte arritur që qindra herë nëpër teatrot jugosllave ta luante një shqiptar që jetonte në Beograd, por që nuk e dinte mirë gjuhën serbokroate. Pjesa ishte tejet humoristike dhe ai bashkë me aktorin Petar Kral patën ardhur në vitet tetëdhjeta edhe në Prishtinë për ta shfaqur atë pjesë para publikut kosovar, me ç’rast u ndamë të gjithë të kënaqur me aktorin tonë i cili aktronte edhe në vendin e vetë të lindjes. .

Pas daljes në sipërfaqe të nacionalshovinizmit të egër serb dhe acarimit të marrëdhënieve ndërnacionale mes shqiptarëve dhe serbëve , edhe Bekim Fehmiu, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci bëhen viktima të tij. Në një shfaqje ku aktronte Enver Petrovci , nëpër afishet e saj , emrin e tij e shkruanin’’Enver Petroviq’’me ç’rast aktori ynë i ri nuk donte të luante, andaj erdhi në Prishtinë për të mbetur këtu përgjithmonë deri në ditët e sotme, natyrisht duke pritur ditë më të mira për bashkëpunim reciprok mes Kosovës dhe Serbisë , mbase një ditë do ta shohin edhe ata vetë se ku i kishte sjellur e kaluara e tyre armiqësore me të gjithë popujt e tjerë që dikur jetuan me dekada së bashku.
Edhe Enver Petrovci aktronte role të fuqishme me të cilat bëhej përherë i njohur tek artdashësit e filmave të tij si ishin: Ti qëndron në lumin e madh, Thyerja, Disk Xhokeji i mëngjesit, Kur pranvera vonohet, Shtatë sekretarët e LKJ-së, Qepësit e xhinsit, Shkallët për në qiell, Gjurmë e rrezikshme, Llazari, Sulmi i dyfishtë, Vlimi, Jugovizioni, Jeta në rrugën e varrezave, Gratë e gatshme gjithmonë, Tanipërtani pa ndonjë titull të mirë, Njëfarë vendi i çuditshëm, Rojet e mjegullës, Partnerët, Manifesto, Rrëfimi i thjeshtë, Karrotat nuk të janë rritur mirë, Forbiden sun, Migjeni, Në lindje të lindjes, Deputeti popullor, Redaksia speciale/tri episode/, Stacioni i trenave të thjeshtë, Baroti i shurdhër, Seks armiku partiak numër 1, Festa në Sarajevë, Rrethi, Jeta më e mirë 2, /dy episode/, Bulevardi i revolucionit, Amerika e mallëkuar, Rasti i lehtë i vdekjes, Thumbi i bletës, Tri palma për dy të këqinj dhe peshkun, Kurora e maleve, Lule të kuqe, lule të zeza, Biri i humbur, Anatema, Lufta ka mbaruar, Gomarët e kufirit , Në orët e vona dhe Një milion Euro.Siç shihet nga lart, Enver Petrovci gjer tani aktroi në 46 filma, pa hyrë këtu edhe pjesët teatrore në Beograd dhe Prishtinë për të cilat, për fat të keq, nuke kemi shënime.Rolet e Enver Petrovcit nga këta filma janë të llojllojshme dhe shpeshherë të ndërlikuara të cilat mundi t’i realizonte vetëm ai me poetencën e tij të dëshmuar artistike dhe me talentin e dhuruar nga vetë natyra.Në vijim duhet theksuar edhe disa karakteristika të krijimtarisë filmore të Enver Petrovcit. Ai nuk kishte shumë role kryesore në filma, përveç në ‘’Rojet e mjegullës’’, në regjinë e Isa Qosjes.Në filmin’’Manifesto’’/1988/, në regjinë e Dushan Makavajevit, ai aktroi përballë aktorëve të shquar si: Alfred Molina, Erik Stolc, Gabriel Anvar, Linda Marlou, Patrik Godfri, Rade Sherbexhia etj,, që do të thotë se edhe ky film ishte një sukses i madh i aktorit kosovar.Gjithashtu edhe në filmin’’Forbiden sun’’aktroi me disa emra të kinematografisë botërore si:Lorin Haton, Klif De Jang, Robert Beltran, Viveka Dejvis, Rene Estevez, Kristinë Harnos, Samanta Mathis dhe Rene Props,kurse në ’’Karrotat nuk janë rritur sa duhet’’e shohim bashkë me djalin e Bekim Fehmiut/Ulisin/,.Në filmin televiziv ‘’Migjeni’’portretizon jetën e shkurtër të poetit tonë të mjerimit i cili edhe atë pjesë të jetës e sakrifikoi për popullin dhe nxënësit e tij të varfër.Edhe ky rol na ka mbetur në kujtesë të përhershme.Në këtë rrafsh është interesant të theksohet edhe filmi’’Baroti i shurdhër’’/1990/, në të cilin aktron E.Petrovci, i regjisorit boshnjak Bahrudin Bato Çengiq i cili e kishte bërë një film dokumentar edhe për Shqipërinë në vitin 1992.Edhe në filmin’’Festa në Sarajevë’’/1991/, i regjisorit Benxhamin Filipoviq, e sipas skenarit të shkrimtarit të shquar Abdulla Sidran, Enver Petrovci luan një rol të paharruar, me të cilin dëshmohet se aktori kosovar kishte autoritet të madh edhe në Bosnjë, kurse në filmin’’Rrethi’’/1991/i regjisorit Nebojsha Divjak, ai luan rolin e tretë , sipas radhitjes së aktorëve.Në filmin’’Nekrologji’’/1994/, i regjisorit Fatmir Koçi, krahas Rajmonda Bulkut në rolin kryesor, Petrovci aktron rolin e katërt.Në filmin e Mevlan Shanajt’’Lule të bardha, lule të zeza’’rolin e Nan Golemit, ku luan bashkë me Bujar Lakon, kurse në filmin’’Anatema’’i Agim Sopit , përveç me aktorët kosovarë ,aktron edhe me aktorin shqiptar Rikard Ljarja.Në filmin’’Lufta ka mbaruar’’/2009/ e ka rolion kryesor.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mark Simoni: Mirela Bogdani dhe dera e pasme e politikës
Halit Bogaj: Ibrahim Rugovës
Lek Pervizi: Gjergj Fishta - Poet i pavdekshëm
Mexhid Yvejsi: Mulla Ismeti Limani (1946-1999)
Halit Bogaj: Lasgush Poradeci
Thodhori Miho: Gjik Gjini kapedani furtunë
Adem Zaplluzha: Mikut që e ka mik sharkinë
Përparim Hysi: Lasgushit në 110-vjetorin e lindjes
Neki Lulaj: Dr. Ibrahim Rugovës
Frrok Kristaj: Pjetër Bogdani
Murat Gecaj: Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës
Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh
Ramiz Dërmaku: Dr. Ibrahim Rugova kishte fuqinë e gjeniut të popullit
Emil Lafe: Fjalë kujtimi e nderimi për Prof. Selman Rizën
Adem Berisha: Abdyl Krasniqi u varros por nuk vdiq
Murat Gecaj: Prof. Zihni Sako - ''xhaxhai'' i mirë i folklorit shqiptar
Halit Bogaj: Adem Mikullofci
Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim
Mexhid Yvejsi: Mulla Sadri Prestreshi (1917-1002)
Ramiz Dërmaku: Kështu e njoha Xhemail Mustafën