E diele, 28.04.2024, 11:55 AM (GMT+1)

Faleminderit

Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit

E merkure, 06.01.2010, 11:00 PM


PJETËR JAKU - ATDHETAR I DEVOTSHËM I KOMBIT
PJETER JAKU- 1898-1945

 

NË 65-VJETORIN E VRASJES SË ATDHETARIT TË DEVOTSHË PJETËR JAKU ( 1898-1945) (1)

 

Nga Kastriot Shkreli

 

Atdhetari i devotshëm, Pjetër Jaku, lindi në Ranoc më 21 janar të vitit 1898, si fëmija i pestë i Jak Alisë nga gjashtë fëmijtë e tyre, në kohë shumë të vështira për kombin tonë.Trevat shqiptare ishin bër bastione të luftës për liri dhe pavarësi.Disfata e luftës greko-turke më 1897 dhe dobësimi i pozitave turke i dha një nxitje të madhe propagandës serbe.Kjo ju dha mundësi qarqeve sunduese të Beogradit ti forcoin pozitat e tyre në viset shqiptare të kosovës. Kohë kur e sëmura e Bosforit, ose më mirë për ta quajtur, kulçedër nga Azia,që kishte lëshuar kthetrat në tërë Ballkanin, duke e ngulfatur, për pesë shekuj, kishte fillua të numëronte ditët e fundit të jetës. Kjo e bënte edhe më agresive dhe shumë të rrezikshme, sepse i mbyturi në ujë mundohet të merr me vete edhe të tjerët që i ka afër.Populli shqiptar i lodhur nga robëria shekullore, nga qëndresa, kundërveniet, luftërat e shumta për liri, e ndinte se  liria po vjen,se kulçedra plakë po i numëron ditët e fundit në tokat tona dhe mundohej që sa më parë të lirohet nga turqit, por edhe të mbrohet nga fqinjët grabitçarë. Ndërkaq,  Fishta i madh, në atë kohë e lëshon namën: ,,Uh Evropë,ti kurvë e motit.Po kësaj i thonë besë e zotit.A kjo asht shejë e qytetnisë.Më i da tokat e shqypenisë.Më ua dhanë këlyshve të Rusisë...,,.

 Fati solli që pikërisht në atë periudhë shumë të vështirë për kombin tonë. të lind dëshmori i kombit Pjeter Jaku.Si fëmijë ishte shumë i shkathët,i menqur dhe fisnik, u rritë në familjë patriote dhe luftëtare të pakompromis për atdhe e fe. Babai i tij ishte pjesëmarrës i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit dhe zbatues me pushkë në dorë i vendimeve të këtij Kuvendi së bashku me mikun dhe bashkëvendësin e tij Rrustem Kabashin nga Korisha e Prizrenit dhe Sadik Ramën e Gjurgjevikut të Madh.Atë vit u formua BËSËLIDHJA SHQIPTARE,që shtriu degët nëpër qytetet e Kosovës,lidhje që do të qonte në KUNENDIN E PEJES në vitin 1899 kur Pjetri ishte një vjeqar.Babai i tij Jak Kqira-Shkreli ishte pjesëmarrës aktiv i këtyre marrëveshjeve, si dhe pjesëmarrës në shumë kuvende të rëndësishme për kombin tonë si dhe bashkëluftëtar me prijësit e lirisë së popullit tonë Zef Gjidodën e Haxhi Zekën e Pejës,Bajram Currin, Hasan Prishtinën,Azem Bejtën dhe Dedë Gjon Lulin, si dhe miqësinë me të parët e fesë të asaj kohe,  Atë Engjëll Palaj, Atë Lorenc Mazreku, Atë Shtjefën Gjeçovi, si dhe  Patër Pashk Prelën, që  të gjithë famullitarë të kishës së Zllakuqanit.

    Më 21 shkurt 1902 u vra në Pejë udhëheqësi i Bësëlidhjës Shqipetare HAXHI ZEKA.Djaloshi i vogel në atë kohë kishte vetem 4 vjç,por në familjën e tij kjo ngjarje u perjetu shumë rënd,posaqerisht nga i jati Jaku qe Haxhiun e kishte shok dhe bashkluftetar. Keto rrethana bënë qe te ai të ngjizën urrejtja për pushtuesit osman dhe shovinistët serbë.Ai po rritej ne rrethana të ndezura, të veshtira politike, por edhe ekonomike, qe po kalonte populli shqiptarë.Kishte ardhur koha kur popullishqiptar të zgjohej nga  gjumi shumshekullor.Prandaj dhe levizja për liri kishte marrë përmasa të jashtezakonshme,në mbarë Kosovën organizoheshin kryengritje për të dëbuar pushtuesin osman.

Pra, këto ishin rrethanat në të cilatë u rrit Pjetri me vëllezërit e motrat e tij. Miqësia e të atit të tij dhe të vetë  Pjetrit,  me prifterinjët e kishës, si dhe hapja e shkollës së parë shqipe në kishën e Zllakuqanit, bëri që ai qysh në rininë e hershme nga ata të mësojë shkrim-leximin në gjuhën amëtare, dhe të marrë një edukatë dhe kulturë  euro-perendimore.Ngjarjet e asaj periudhe shumë të rëndësishme për lirinë e popullit tonë dhe angazhimi aktiv i të atitë në këto ngjarje e kaliti Pjetrin e ri që t'i kuptojë si duhet fatet e popullit dhe të angazhohet edhe vetë në zgjedhjen e tyre, gjithashtu edhe kulla e oxhaku ku tuboheshin krerët e çetave të luftarëve të lirisë, ishte  një prej faktorëve dominantë qe Pjetri i civilizuar, i ndershëm, besnik,rob i fjalës se dhanë i sakrificës e trim në luftë,  t'ju bashkohet luftëtarëve për lirinë e atdheut.Fillimi i dekadës së parë të shekullit XX karakterizohet me lëvizje të mëdha kombëtare,politike,e ushtarake, për çlirim nga pushtim disashekullor turk e bashkim të trojeve tona.Pastaj, vjen deri te Shpallja e pavarësisë, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,të prirë nga patriotët tanë, Ismajl Qemali e Luigj Gurakuqi etj.,  ngritën flamurin dhe shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.

Por, këtë liri nuk e gëzoi një pjesë e madhe e popullit tonë, sepse iku një pushtues e u zëvendësua me të tjerë, serbë e malazezë. Pjesa e Rrafshit të Dukagjinit ishte nën sundimin malazez, që menjëherë filloi çarmatimi i popullatës,torturat, masakrat dhe presioni për ndërrimin e fesë dhe sllavizimin.Është i njohur aksioni barbar i Sava Llazareviqit, i njohur për barbarizmat e tij, si Savë Batarja.Për pushkatimet që kishte kryer kundër atyre që nuk e merrnin fenë ortodokse, e kombin sllav,përmendet ngjarja e vitit 1913 kur ushtria malazeze mbledhi popullsinë e Lugut të Baranit, gra,burra,pleq e fëmijë në Pejë, për t'i pagëzuar me dhunë.Këto vrasje, turtura. Dhe  presione të papara bëri që njerëzit e këtyre anëve të mobilizohen dhe të dalin në male për t'u organizuar në kryengritje të armatosur gjithëpopullore kundër pushtuesit barbar.

 Në këto kohë të vështira për popullin tonë kemi edhe kyçjen e Pjetër Jakut në çetën e Zef Gjidodës, si i ri gjashtëmbëdhjetëvjeçar. Në një mbrëmje  me shi e furtunë të moteve të liga për kombin tonë,erdhi Zefi te Jaku me çetën e tij, ku u pritën me nderim dhe miqësi që ishte shumë vite më parë në mes të këtyre dy patriotëve e bashkëluftarëve të shumë luftërave. Deri në orët të vona të asaj nate nën dritën e fitilaqit, zgjati biseda e përzemërt e këtyre trimave për hallet që e kishin gjetë kombin tonë. Në mëngjes, Jaku e thirrë Pjetrin në odë të burrave dhe i ofroi një pushkë duke i thënë: “E bajsh me nder o bir, e me faqe të bardhë”. Pjetri i ri prej asaj dite e deri në fund të Luftës së Parë Botërore nuk u nda nga çeta e Zefit,ai ishte si sekretar i tij, sepse ishte i shkolluar dhe shumë intelegjent. Shpërthimi i Luftës së parë dhe humbja që pësoi ushtria serbo- malazeze i lehtësoi kushtet e jetesës popullit, i cili filloi të marr frymë pak më lirisht, edhe pse nën pushtimin e Austro-Hungarisë,të cilët silleshin shumë mirë me popullatën vendëse dhe u dhanë shumë të drejta. Kemi edhe një  luftë kundër Austro-Hungarisë, nga fundi i  vitit 1918, ku me një marrëveshje të kryeçetnikut të forcave çetnike të Kolashinit të Ibrit,  Kosta Peçancit e Azem Bejtës për një luftë të përbashkët kundër Austro-Hungarisë, që ishte në tërheqje të forcave pas humbjes së Luftës së Parë Botërore. Kundërvënia Austro-Hungarisë nga Azemi dhe aleanca me çetnikun Kosta Peçancit, nuk hasi në përkrahje të popullatës së Lugut të Drinit,marrëveshje që përfundoi me tradhtinë e çetnikut ndaj Azemi, i cili ndihmoi në lirimin e Pejës.

 Pas formimit të Mbretërisë serbe, kroate e sllovene më 1918, me pozitën e shqiptarëve u bë keqësimi i gjendjes, dhuna shtohej përditë,filloi zbatimi i politikës agrare dhe kolinizuese. Jugosllavia borgjeze u bë burg i vërtet për popullin shqiptar,asimilimi,përndjekja vrasjet, presioni për konvertim në serb, e fe ortodokse, ua bëri ferr jetën shqiptarëve. Por, fal syçeltësisë së patriotëve dhe mençurisë së intelektualëve  dhe përvojës me armiq të shumtë,të lidhur me njëri-tjetrin,  ia dolën të mbijetojnë këtë dhunë të paparë.Rezistenca rritej, por edhe dhuna. Çetat e komitëve rriteshin përditë me luftëtarë të rinj. Në këtë situatë edhe çeta e Zef Gjidodës, ku ishte Pjetri  si njeri i besueshëm, tash burrë me shtatë të gjatë, të hollë e të drejtë, me një bukuri mashkullore te racës se trashëguar nga burrat e fisit të Shkrelit. Jaku iu bashkangjiti çetës, edhe dy djemt tjerë,  Rrustemin dhe Ndoun, sepse kushtrimi për mbrojtjen e trojeve tona ishte dhënë nga kokat e kombit, për mbrojtjen e atdheut,tokat, shtëpitë e fëmijët.Pjetri së bashku me çetën e Zef Gjidodës organizuan mobilizimin e vendësve në luftë për mbrojtjen e Junikut. Nga Lugu i Drinit u armatosën më se 3000 luftëtarë, të cilët iu kundërvuan trupave te Jugosllavisë në Junik, më 14 dhjetor 1918, ku lufta ka zgjatur 3 ditë e 3 netë dhe shqiptarët kanë arritur që ti mundin forcat ushtarake serbe, të cilat janë tërhequr për t'u rigrupuar dhe përforcuar me forca të reja. Kjo luftë ishte luftë mbrojtëse e vatrave tona nga pushtuesit ku morën pjesë më se 6000 kryengritës nga shumë vise shqiptare.Pastaj, kemi edhe shkuarjen e Pjetër Jakut për t'u ndihmuar rugovasve me 300 burra të Lugut të Drinit, në shkurt të vitit 1919, për t'u mbrojtur nga sulmet e çetnikëve serbo-malazez, ku u treguan shumë të zotët, duke i zbrapsur armiqtë, duke liruar edhe Rozhajën dhe u bashkuan me forcat e Sanxhakut që edhe ata kundërshtonin pushtimin e tokave të tyre nga shteti Jugosllav. Kjo luftë zgjati më se tri javë,  ku Pjetër Jaku me bashkëvendës të tjerë u tregua shumë i shkathët. Kjo dhe luftërat tjera të kryngritësve të këtyre anëve bënë që armiku të përgatitet për një sulm në përmasa shfarosëse në fshatrat tona dhe në tërë Kosovën. Komitët, siç i quanin, rezistonin me sa fuqi që kishin, por edhe xhandarmëria e ushtria  ishin shumë të ashpër në terrorizimin e frikësimin e popullatës për t'u shpërngulur. Një veprim të tillë ushtria e xhendarmëria serbo-malazeze ndërmori terror të paparë më 1919, duke plaçkitur, djegur dhe ndjekur popullsinë prej Gurrakoci e deri në Prizren, në anën e majtë të rrjedhës së lumit të Drinit të Bardhë,si dhe disa fshatra të Drenicës  e Llapushës. Fshatrat digjeshin e popullata e tmerruar ikën në anën e Gjakovës e disa në Shqipërinë e Veriut.Kryengritja e dukagjinasve u bë si pretekst për ta sulmuar edhe Shqipërinë nga ushtria jugosllave, e cila bëri masakra të papara në Veriun e Shqipërisë, por edhe nga grekët në jug. (vijon) /

 

DJEGIA E RANOCIT DHE LUGUT TË DRINIT DHE KONTAKTI I  PJETËR JAKUT ME  PATRIOTËT E KOHËS

 

Sikurse i gjithë Lugu i Drinit, ashtu edhe Ranoci, vendlindja e atdhetarit Pjetër Jaku, nga forcat serbe u dogj u i bë rrafsh me tokë. Kulla e Jak Alisë, kullë kjo e njohur në Lugun e Drinit dhe më gjerë, u  zhduk nga faqja e dheut, si të mos ekzistonte fare. Djemve të kësaj kulle nuk u mbeti gjë tjetër vetëm të dalin në mal. Jaku e Deda me gra e fëmijë janë bashkuar me bashkëfshatarët  në oborr të shtëpisë së Marka Gjokë Canës,  me ç'rast i kanë grumbulluar për t'i pushkatuar, mirëpo me ndërmjetësimin e një plake serbe, të një kolonisti nga Derrnashiqi kanë shpëtuar nga pushkatimi. Këtë të dhënë e jep Mark Jaku, pjesëmarrës në këto ngjarje tragjikë.Pastaj, së bashku me popullatën tjetër të Lugut  të Drinit morën rrugën për Gjakovë dhe Tropojë për të qëndruar larg dhunës barbare sllave. Në këtë vit në Ranoc u vra Prek Mirdita para familjës së tij, kishte edhe shumë të vrarë të tjerë në fshatrat e Lugut të Drinit, burra, pleq, gra e fëmijë të pafajshëm, faji i vetëm ishte se ishin shqiptarë dhe i pengonin barbarët në planet e tyre kolonizuese.

Pra, duke mos pasur mundësi për të duruar dhunën e ushtruar nga pushtuesit serbo-malazez, patriotët e këtyre trevave organizuan kryengritjen kundër pushtuesit në maj të vitit 1919 në Deviç si qendër administrative e Drenicës, Rrafsh të Dukagjinit e Llapushë, duke kërkuar tërheqjen e trupave pushtuese.Në Lug të Drinit kryengritësve u printe Zef Gjidoda  e  Qeli i Lukës, në Drenicë Azem e Shotë Galica, në Llapushë Sadik Rama. Kjo kryengritje qe shumë e rreptë në Lug të Drinit, sidomos në Gjurgjevik të Vogël, ku u rrethua Sadik Rama  me luftëtarët e tij nga ushtria serbo-malazeze, këtë e tregon edhe kënga popullore: Sadik Rama trim drague/Në Gjurgjevik ka mbetë rrethue/, Si luan tuj luftue/, Fyt për fyt me serbijak/ E tanë kulla u la me gjak...

Me të dëgjuar për rrethimin e Sadik Ramës në Gjurgjevik dhe të Zef Gjidodës me kryengritësit tjerë nga Lugu i Drinit që ishin të pozicionuar në anën e Osajanit me Miftar Dautin, prijësit e çetës së asaj ane i shkojnë në ndihmë.Në  mesin e luftëtarëve ishte edhe Pjetër Jaku me vëllezër.Pason kënga popullore:,Bash si llava tu shku' pas tij/,   Lugu i Drinit treqin shtepi/,  Zef Gjidoda tu ju pri/,  Në Gjurgjevik paskan mbërri/,   Ndal kadalë, o shka i zi/,  Tash do shofish trimat më sy/,  Qe do të ti veshin shkinat në zi...

Kryengritësit përparuan duke i shkaktuar dëme të mëdha forcave ushtarake serbe dhe arritën që t'i ndjekin këto forca deri ne Zallç e Gurrakoc të Istogut. Armiku pësoi humbje të mëdha, me ç'rast këtu u vranë 40 armiq,  që i hudhën në Dri të Bardhë. Sadik Rama, me Azem Galicën depërtuan fitimtarë deri në Rahovec.

Në këto luftime u dallua si trim i madh e strateg Pjeter Jaku  me dy vëllezërit e tij Rrustemin e Ndoun. Kryengritja vazhdoi, por edhe ushtria sa vinte e shtohej, po ashtu edhe sulmet  ishin shumë të ashpra. Filloi djegia masive e fshatrave të Lugut të Drinit, të cilët morën pjesë në kryengritje të armatosur kundër pushtuesit, si dhe të Llapushës e Anadrinit.Nga fshatrat e djegur janë. Berkova,djegur dhe plaçkitur; Zllakuqani,7 të vrarë,kater pleq e tri gra, djeg e plaçkitë fshati; Ranoci një i vrarë, djegë e plaçkitë fshati;Leskoci, djeg e plaqkit fshati; Patoqani,djeg e plaçkitë fshati Radulloci,djeg e plaçkitë fshati; Krusheva e Vogël,djeg e plaçkitë fshati; Shtupeli, 14 të vrarë, djegë e plaçkitë fshati; Gjurgjeviku i Vogël, të  vrarë djeg e plaçkitë fshati.

(sipas AQSH,fondi 846.dosja29/48,3/5,46).

 

  Patër Pashk Prela, prift katolik në kishën e Zllakuqanit nëpërmes kanaleve kishtare intervenoi te diplomacitë evropiane, të cilat përdorën ndikimin e tyre në Qeverinë jugosllave për t'ju lejuar kthimin e refugjatëve të ikur në vatrat e tyre të djegura  me një dekret të posaçëm, ku pranoi kthimin,duke caktuar afatin me porosi se nëse nuk kthehen në afatin e caktuar, do te humbin të drejtën në pasuri ([Don Lush Sopi,,Famullia e Zllakuqanit”f.13-17).Dukagjinasit e bënë me dëshirë e kënaqësi.

   Pas shtypjes së kryengritjes nga forcat serbe  u bënë shumë masakra,vranë mbi 200 veta në Lug të Drinit, djegen shumë fshatra,një numër i madh i kryengritësve shkuan në Shqipëri në mes të tyre edhe Zef Gjidoda,  Pjetër Jaku,Ndrec Lleshi,Mark Perlleshi etj. Kjo ishte e para herë që Pjetër Jaku shkonte në Shqipëri, ku kishte takuar shumë patriotë të njohur të asaj kohe, si Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Hoxhë Kadrinë (kryetarin e Komitetit për Kosovën me seli në Shkodër 1918-1924, Luigj Gurakuqin etj. Një takim që e ka përmend shumë herë ka qenë edhe takimi me të nderuarin Atë Gjergj Fishtën dhe shumë priftërinj të tjerë. Në Va të Dejës të Shkodrës qëndroi te kushëriri ynë Gjok Mustafa, një luftëtar i paepur kundër serbëve e malazezve, i cili nga dhuna u detyrua për të dërguar familjen në Shqipëri, si dhe kusherinjtë në Kqirë të Pukës dhe në Lek Bibaj të Tropojës te familja e Ukëcamajve. Kur është kthyer nga Shqipëria me çetën e Zef Gjidodës në Gjakovë organizuan një sulm në burgun e këtij qyteti, ku liruan një frat katolik patriot që ishte dënuar me vdekje si dhe 400 të burgosur shqiptarë. Më 1920, në gusht, kthehet në shtepi pranë familjes ku martohet me të bijën e Bashotës së Nrec Zefit nga Ranoci,një familje e ndershme, me prejaredhje Mirditore, që si komshi, tani edhe të miqësuar kishin marrëdhënie shumë të mira. Bashkëshortja e Pjertrit quhej File, ishte një femër e bukur me sy të kaltër.

  Në mars të 1921 forcat kryengritëse kthehen në Kosovë.Pas formimit të Qeverisë së Hasan Prishtinës, në dhjetor të vitit 1921 dhe shpërndarjes së saj nga ana e Ahmet Zogut, forcat reakcionare urdhëruan ndjekjen e vrasjen  e patriotëve, prandaj qëndrimi në Shqipëri për ta u bë i pamundshëm, prandaj u kthyen në Kosovë për t'u organizuar prapë për kryengritje.(vijon) /

 

AKTIVITETI I TIJ NUK NDALEJ PËR ASNJË ÇAST

 

Më 17,18,19 qershor të 1921 Pjetër Jaku së bashku me vëllezër dhe shumë bashkëvendës nga Lugu i Drinit ndihmojnë kryengritjen në Junik të udhëhequr nga Sadik Rama,  Zef Gjidoda e patriotët e tjerë.

 Me një urdhër të ushtrisë jugusllave për dërgimin në shërbim ushtarak me dhunë i të rinjve kosovarë,u mor një aksion dhe me dhunë u mblodhën të rinjtë për t'u  dërguar në Vojvodinë, shumë prej të rinjve të Lugut të Drinit, në mesin e tyre edhe Pjetri me të vëllain Ndoun për hir të ruajtjes së familjes u detyruan për të shkuar, për të mos i larguar nga toka e tyre u dorëzuan të pushtuesi serbosllav.Tregohet se i kanë deportuar së bashku në një tren të mallrave si shtazët i kanë dërguar deri në destinacionin e caktuar,ku i kanë maltretuar, por edhe vra. Pjetri shërbimin ushtarak e ka kryer në Suboticë dhe Beçej me rrethinë.Meqenëse  Pjetri ishtë shumë i mençur dhe intelegjent arriti që të mësojë shumë shpejt gjuhën serbokroate, por edhe për të shkruar, çfarë bëri që të respektohet jo vetëm nga bashkvendësit, por edhe nga eprorët që  e angazhuan si dhjetar, më pastaj e graduan edhe në shkallën e rreshterit. Me një rast kur udhëheqte një grup ushtarësh kryesisht shqiptarë në kufi e vranë një serb por edhe dy të tjerë i kanë zënë robë,ata kishin pasur për qëllim që ta kalojnë kufirin ilegalisht, të cilët duket se kishin qenë udhëheqës të partisë komuniste serbe, e cila në atë kohë ishte e ndaluar. Me këtë rast Pjetri si shpërblim kishte marrë një pushkë me leje të përhershme. Sherbimi ushtarak zgjati dy vite dhe u kthyen në gjirin familjar.Gjendja ishte e vështirë për shqiptarët. Nëpër shumë fshatra ishin vendosur kolonët serbë e malazezë, që pushteti u kishte dhënë tokat më të mira që kishte kjo trevë. Në Ranoc u vendosën 6 shtëpi kolonë, Millun e Jola Duçiç, Jovan Zllatkoviç,Gjorgje Joviç,Rangjellko Novkoviç,Mita Iliç, Nikoll Janku. Kolonistët kishin për qëllim zvoglimin e  përqindjes së popullsisë shqiptare dhe asimilimin e tyre. Regjistrimi i popullsisë për të parën herë u bë më 1921, ku Kosova kishte 435 .000 banorë,36.000 më pak se në regjistrimin turk të vitit 1911, kjo tregon për shpërnguljen e madhe nga dhuna serbe e popullsisë.Dhuna dhe terrori vazhduan në tërë territoret nën pushtimin sllav,si më të vrazhdë në këtë barbarizëm të paparë ishin ,Kosta Peçanci,Ars Peroviçi nga Gurrakoci, Miliç Krsta nga Istogu, Spiro Kapetani(Dobrosavleviç) nga Dollci etj.

Zllakuqani ka qenë qendër komunale e Rrethit të Istogut që kisht këto fshatra, Klinën Krusheven e Vogël,Gjurgjevikun e Vogël, Radullocin,Pataçanin,Ranocin, Leskocin,Dernashiqin,Shtupelin, Kërrnicen, Binçen,Klinavcin,Pogragjën,Jashanicën,etj., deri pas Luftës së Dytë Botërore. Kaçakët luftonin jo vetëm pushtuesin por edhe “poverenikët” e kralitë[të besuarit e kralit].

Pjetër Jaku nuk e pushoi aktiviteti  për çlirim kombëtar,angazhohet për t'i arsimuar të rinjtë e kësaj anë në gjuhën amtare, sepse pushtuesi e kishte ndaluar mësimin në shkollen shqipe që organizohej në kishë të Zllakuqanit, prandaj  mësimi bëhej nëpër shtëpia private.Shpesh i përsëriste fjalët e të madhit At Shtjefen Gjeçovit:

Po deshte me ja falë orës ligë e ditës s'zezë feminë  e mos me ja pa hajrin as ti e as kombi,dergoje neer mësonjtore t'hueja...

Në këtë kohë bashkëpunëtorët më të afërm të Pjetrit nga Ranoci ishin: Kol Geg Miredita,Preni Kol Gjergjit,Dedë Llesh Pjetri,Zef Gjok Marku,Bashota e Jaku Nrec Zefit,Mark B . Puka.etj. Nga Lugu i Drinit,Marka Kola i Zllakuqanit,Zef Gustini, Lazri,Zef Cubi Përnoka,Pjetër Tanushi,Llesh Gjon Lleshi, Curr Kolaj, Mark Laskaj etj.Në Pataqan Mark e Nikoll Mrija,Mark Përgjoka,Bardhok Ademi, Prek e Ukë Beka,Mihill Nreca,Mark Kola etj. Krushevë e Madhe:Nrec e Zef Kola  Budisals,Nrec Lleshi, Kolë Gojanin dhe Ndu e Pren Perlleshi nga Jagoda,Qel e Zef Shllakut nga Videja, Nrec Duhani e Mark e Zef Selmani,Pren Palushi - Paloka nga Radulloci etj. Llesh,Mihill, Pjetër e Gjon  Grabanica nga Shtupeli.

Çeta  e Zef Gjidodës,  edhe pse ma e pakt në numër prapë se prapë nuk e ndërpreu aktivitetin luftarake.Në Shqipëri atdhetarëve e  patriotëve të asaj kohe filloi t'ju vështirësohet puna,shumë prej tyre u vranë nga dora tradhtarëve të kombit. Si Bajram Curri,Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi,Avni Rrustemin,u vra edhe luftetari i lirisë e Drenicës Azem Galica në korrik të vitit 1924. Kontaktet e Pjetër Jakut me Zefin kurrë nuk u ndërprenë çdoherë që ishte në këto anë  ka një natë e kalojshin në odën e Jak Alisë duke biseduar për hallet e kombit,por kur e kërkonte nevoja për të ndërmarrë ndoni aksion luftarak i bashkohej së bashku me vllezër e bashkëvendës.Njëri nga bashkëluftarët e Zefit dhe mik i mirë i Pjetrit  Kolë Gojani nga Jagoda.Ai kishte krijuar çetën e vet, e cila po i sillte shumë kokçarjë pushtuesit serbosllav për disa vite. Në të ishin futë shumë djem trima nga Lugu i Drinit dhe nahija e Gjakovës që kishin ra në konflikt me pushtuesin duke mos pasur mundësi për të duruar dhunën e tyre, edhe Pjetri me të vllain Ndoun shpesh i bashkangjitej në ndoni aksion luftarak të çetës së tij kur rrezikoheshin popullata jonë nga hordhitë çetnike. Në Velezhë të Prizrenit u rrethua çeta e Kolë Gojanit e tradhetuar nga spiunët, të besuarit e kralit të Serbisë,  dhe pas një rezistence heroike u asgjësua e tëra duke treguar se si vdiset për atdheMë 9.11.1926 vrasja e Kolës qe një humbje e madhe si për Pjetër Jakun ashtu edhe për Lugun Drinit, dhe tërë Kosovë.Më 1927 ndërroi jetë trimi i Kosovës martire,burri i kuvendeve, besniku,kryefamiljari edukatori, i urti Jak Ali Kçira. Vdekja e tij qe një humbje për familjen,fshatin dhe mbarë Lugun e Drinit. (vijon) /

(4)

 

KUVENDI I BURRAVE  TE KREKSI   I MARKUT NIKË CANËS

 

PJETER JAKU –TË KISHA E SHËN GJONIZ-ZLLAKUQAN
PJETER JAKU –TË KISHA E SHËN GJONIZ-ZLLAKUQAN
Ndër organizatorët dhe udhëheqësit krysor në këtë kohë  në trevën e Lugut të Drinit ishin  Ukë Paloka, Beqir Toma dhe Pjetër Jaku.Agazhimi për i tyre për arsimimin dhe edukimin e rinisë në gjuhën amtare qe i vazhdueshëm,por pushtuesi në këtë çështje nuk bënte komprimis, mirëpo kërkonte që të mësohej gjuha serbe .Pas reformës agrare, ndarjes së komunave, Ranocin e Leskocin(fshatra fqinj) ,i lanë me Derrnashiqin, ku pjesa më e madhe e fshatrave përbehej nga kolonët (naselenikët). E sot këto fshatra jane të regjistrura si qendër katastrale në kuadër të Derrnoshiqin.Në ate periudhë kohore  si udhëheqës i kësaj ane të Dukagjinit ishte Veliçk Llazareviqi, i cili njihej si antishqiptar i madh. Meqenëse Ranoci e Leskoci pjesa më e madhe e popullatës ishte shqiptare dhe nuk dëshironin që të jenë me Derrnashiqin si qendër komunale, kërkuan që të jenë me Zllakuqanin. Për të arritur këtë  Pjetri u ankua dhe kërkoi të organizohet një votim për këtë nga njerëzit e këtyre dy fshatrave, kërkesa u aprovua dhe u caktua dita dhe komisioni i kryesuar nga Veliçk Llazareviçi.Vendi në livadh të Nue Mark Canës te Lisi krekës u tubuan kryefamiljarët e familjeve. Pyetja ishte: kush është për ndarje nga Derrnashiqi të shkon kah Pjetër Jaku, e kush është me për të mbetur me te, të shkoi kah V,Llazareviqi. Burrat u ngrite dhe iu bashkuan Pjetrit. Mirëpo, meqenëse shumica ishte për bashkim u vendos qe prej atij momenti këto dy fshatra të jenë më Zllakuqan, i cili si komunë ishte me Istogun si qendër e rrethit. Lufta në mes të Pjetrit e V.Lazareviçit, vazhdoi në të gjitha fushat për shumë vite, sepse intelegjenca , aftësia dhe shkathtësia e Pjetrit i pengojshin.Por, ai për herë e më shumë fitonte përkrahës dhe autoritet e miq në Lug të Drinit, Nahi të Gjakovës, Llapushë, Drenicë,Nahi të Pejës, e të Rugovës. Kjo dhe rritja e familjes me shumë djem të ri, të gatshëm në çdo moment t'i kundërvihen pushtuesit edhe me armë, respekti që gëzonte nga vëllezërit, edhe pse ishte më i vogli nga djemt e Jakut ai ishte zgjedhur si udhëheqës i familjes së madhe të Jak Alive, i bënte të vështira  zhdukjen e tij nga Llazareviçi, edhe pse ju kishte bë therrë në sy autoriteti i paprekshem i Pjetër Jakut. Pjetri e ndihmoi zgjedhjen e Adem Dushit kryetar të Komunës së Zllakuqanit, njëherit ishte ai që udhëheqi fushatën elektorale kundër V.Lazareviçit,  të Adem Dushit  në Lug të Drinit për deputet në Parlamentin serb në Qeverinë e Nikolla Pashiçit, ku doli fitus Ademi. Më 1939 një delegacion i kryesuar nga frati patër Tomë Xhaja me Adem Dushin, ku mori pjesë edhe Pjetër Jaku më shumë burra të Lugut të Drinit në një takim në Beograd me kryministrin dr. Vllado Maçek, ku ngritën zërin kundër diskriminimit,kolonizimit dhe jetës së vështirë të popullatës shqiptare në këtë trevë.

Vrasja e Van Llazareviçit (vëllai i Veliçk Llazareviçit), në livadhet e Leskocit nga Malë Kçira,  Pren Domi e Pjeter Gjok Selita të gjith nga Leskoci,të cilët ishin sulmuar nga serbi që po kulloste delet në livadhin që e kishte marrur prej shqiptarëve, sepse i vëllai ishte kryetar i emëruar i keëaj krahine të Dukagjinit.Mirpo, duke u mbrojtur arriten ta vrasin këtë sulmues të egër,por ku të shkonin, sepse pushteti në atë kohë ata do t’i ekzekutonin pa gjygj.Për të kërkuar ndihmë ata i drejtohen Pjeter Jakut dhe kanë rënë në besë të tij e të Zotit, mirëpo kjo ishte shumë e vështirë për Pjetrin dhe familjen e tij,sepse kishte të bënte me një armik të tij të përhershëm dhe me fuqi të mëdha në pushtet.Pjetri e bisedoi me vëllezër dhe vendosen që t’i marrin në mbrojtje me kusht që të vriten të gjithë.Pjetri urdhëroi burrat të përgatiten dërgoi një djalë që të njoftohet komandiri i policisë në Shtupel një kroat Mark Mashinai, cili nuk kishte marrëdhënie të mira me Veliçk Lazareviçin e këtë dinte Pjetri,por ai nuk kishte qenë në stacionin e policisë .Serbët ishin tubuar në Zllakuqan dhe kërkonin t’u dorëzohen vrasësit, por Pjetri nuk pranoi,vazhduan kërrcënimet dhe refuzimet e në fund erdhën policë nga stacioni i Gurrakocit për t’i marrë.Pjetri pranoi por vendosi të shkojë me ta deri ne Istog. U nisën tre policë, tre të akuzuarit dhe Pjetri me Markun e Gjonin, ndërsa Ndoun e porositi që me Ukën t’i përcjellin nga malet pa u diktuar. Duhet shpjegua se Pjetri kishte at të shalës që s’e kishte kush në Lug të Drinit, por edhe pushkë të cilën shumë herë kishin bërë përpjekje për t’ia marrë, por nuk kishin pasë mundësi.

Në Zllakuqan ishin tubuar familjarët e serbit, por edhe të tjerë që tentuan t’i vritnin, por Pjetri u kthej pushkën duke u thënë se së pari duhet të vriten më të e pastaj t’i vrasin këta tre bashkëvendës që i kanë rënë në dorë. Policët ishin që t’ua dorëzojnë këtyre njerëzve  për t’i linçuar,por qëndrimi i vendosur i Pjertri i zbrapsi serbët, sepse e dishin trimërinë por edhe vendosërinë e tij.Vazhduan rrugën deri në Zallq, ku për fat të Pjetrit u takuan e me atë komandirin e Shtupelit, i cili po kthehej prej Istogu Mark Mashinen (kroat), i cili i mori në dorëzim dhe garantoi se do të kujdeset për ta.Ata u burgosën dhe u dënuan me burg, por shpëtuan pa u ekzekutuar., ndërkaq pas rënies së Jugosllavisë u liruan në shtëpi.  Mirëpo, shkau nuk i fal, Pren Domin e vrasin më 24 12.1944 në oborr të tij nga kolegët e tij serb nga ,,roja partizane”, nipat e Veliqk Lazareviçit.Sipas dëshmive të tij të lëna me shkrim sa ishte gjallë dy kolegve fqinj shqiptarë erdhën mënjiherë kur  me të dëgjuar për vrasjen. Këta ishin Zef Cula dhe Tomë Cula nga Leskoci.

Pjetër Jaku, i cili tërë jetën iu kundërvua zotave të rrejshëm të kësaj toke arberore, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në pajtimin e gjaqeve e ngatërresave në Lug të Drinit, Nahi të Gjakovës,Llapushë etj. Për mençuri e urtësi,mikpritje e ndershmëri, kjo familje ka  qenë e njohur edhe më parë me të urtin e Rrafshit të Dukagjinit, Mark Skënderin,  i cili një kohë të gjatë ka jetua në Ranoc me familjen e Jak Alisë.(vijon) /       

 

 PRIJËS I KRYENGRITËSVE TË LUGUT TË DRINIT NË LUFTË KUNDËR ÇETNIKËVE TË KOLASHINIT

 

KULLA E PJETER JAKUT -194O-41) (5)
KULLA E PJETER JAKUT -194O-41) (5)
Pjetër Jaku, si njohës i mirë i politikë dhe i rrethanave të kohës,përcjellës i pasionuar i shtypit të kohës dhe sipas ngjarjeve që zhvilloheshin ndjente se po përgatitej një luftë e re boteëore. Më 7 prill 1939 erdhi deri te invadimi italian ne Shqiperi. Më 6 prill 1941 sulmohet Jugosllavija e Greqia nga Gjermania që e mori për 12 dite, që ishte fundi i Jugosllavisë së Versajt dhe mbërrin liria e Kosovës nga ajo kulçedër. Mirëpo, kjo bëri që të vështirësohej gjendja e shqiptarëve në këto anë. Pjetri e vërejti rrezikun shpejt përgatiti popullatën e kësaj ane në mbrojtjen e saj nga ushtria e shkapëderdhur serbo-çetnike, që paraqiste një rrezik të madh për popullin e pambrojtur të këtyre anëve.U aktivizuan qetat e komitve por nëpër fshatra të Lugut të Drinit u organizuan edhe rojet e fshatit që ishin caktuar nga njerëzit me trimat në atë fshat e që kishin kontakte me çetat e komitëve.Kjo ndihmoi rujtjen e popullatës të këtyre anëve edhe pse pati shumë vrasje nëpër tërë Kosovë të popullatës shqiptare nga xhendarmeria,ushtrija, dhe kolonistët serb e malazez gjatë tërheqjes së tyre për serbi. Më se keqi pësoi popullata katolike e Dukagjinit në këtë hakmarrje të serbve. Kosovën e ndanë italianët, gjermanët, dhe bullgarët.Gjatë Luftës së Dytë Botërore pati përpjekje që të bëhet bashkimi i tokave shqiptare në një shtet, por jo edhe me sukses. Balli Kombetar u formuar më 1939, ndërkaq më 1942 është promovuar Programi i kësaj organizate nga z. Mithat Frashëri.

Mbeturinat e pushtetareve ,xhandarrve, e ushtarakve serbo-malazez çetnik të përbetuar kundra shqiptarëve u terhoqen në Kolashin të Ibrit, si Kosta Peçanci, vojvodë çetnik, të udhëhequr nga krykomandanti Drazha Mihajlloviç me 1943 formoi korpusin çetnik .Qellimi i ketyre ishte sulmimi i shqiptarve te Rrafshit të Dukagjinit dhe pjesve tjera te Kosoves.Korpusi kishte  gjashtë brigada.Në shtab ishin shumë udhëheqë të mëparshëm të disa vendeve të Kosovës,  si p.sh. çetniku Jovan  Llazareviçi, kryetar i Zllakuçanit dhe Radovan Ral Vuliqi,  ish - kryetar i Istogut etj .Keto formacione çetnike sulmuan fshatrat e Istogu dhe Drenicës, në tetor të 1943. Pjetër Jaku me shumë bashkëvendës organizoi një sulmë të përgjithshëm kundër forcave çetnike të Kollashinit të Ibrit. Në këtë aksion të madh ushtarak ,përveç luftëtarëve të Lugut të Drinit kanë marrë pjesë edhe vullnetarët nga mbarë Dukagjini dhe Kosova,si dhe nga Malësia.Çetnikët kanë pësuar humbje të mëdha dhe janë shkatrruar gati krejtësisht duke i ndjekur deri përtej Pazarit të Ri.U dalluan për trimëri nga Lugu i Drinit Pjetër Jaku, Marka Kola,Kol G. Mirdita,Uk Beka,Nue Perlleshi, etj.Col Bajraktari,Ram Alija Halil Sadikaj,Tahir Alija,Mulla Zekë Berdynaj,Bajram Gashi, Rrustë Rugova,si dhe kapiteni Hysni Rudi nga Shqipëria. Pas këtij dështimi çetnikët më nuk kanë pasur guxim të sulmojnë territoret e Kosovës deri  ka fundi i vitit 1944, kur edhe u shndërruan në partizanë.

Në Shqipëri, por aty-ketu edhe në Kosovë kishte filluar që prej shumë kohësh era e komunizmit të inportuar nga Rusia e Leninit e Stalinit.Marrëveshja e Mukjes nga ,,Nacionalçlirimtarja,,më 8 gusht 1943 dhe prishja pastaj me ndërhyrjen prefide të kominternit dhe PKJ më në kry Milladin Popoviçin, Dushan Mugoshën e Tempon ,ishte thikë pas shpine Ballit Kombetar dhe eliminim gradual të trurit kombëtar në të gjitha trojet shqiptare.Kjo e shqetësonte shumë Pjetrin dhe bashkëpuntorët e tij.Me kapitullimin e Italisë, më 8 shtator1943 lindi nevoja për organizim të një kuvendi kombëtar. Më 16 shtator 1943 në Prizren u mblodh Kongresi ll i Lidhjes së Prizrenit që shpalli vendosmerinë e popullit të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë.Në këtë kongres nga Lugu i Drinit kanë marrë pjesë ky delegacion Pjetër Jaku,Ndue Përlleshi,Zef shllaku, Mark Jaku,Hil Jaku etj., të cilët populli i quante  ballistë.Qeverija e Berlinit me ane te ministrit fuqiplot per europen juglindore Herman Nojenbaher,  njohu ketë komitet dhe rishpalljen e shtetit shqiptar etnik me trojet e veta të aneksura padrejtesisht me 1913.Në Tiranë zgjedhet keshilli i lartë i regjences prej Mehdi Frasherit,Lef Nosit Pater Anton Harapi dhe Fuad Dibra,u formu qeveria e Rexhep Mitrovices.Pra kemi shtetin e pamvarur shqiptae te pranuarë nga Gjermanija te mbrojtur nga fqinjet grabitqarë nga ajo.Paraqiten edhe levizjet qe i ceka ma larët qe te ndihmuar nga sovjetiket e jugosllavet,  paraqiteshin si ,,qlirimtar,, kunder Gjermanis por në fakt e luftonin pushtetin e ri kombetar dhe angazhoheshin qe PKSH ta merr pushtetin.Atyre ju la shumë hapsirë, veprimi nga qeverija e asajë kohe. ,, Si shumë po ju besohet ketyre te kuqve te stalinit,, si i qunte ai komunistat, qe  nuk besojshin në zot,por edhe se e kishin prejaredhjen prej sllavëve, ,, e çdo gje qe ka prejardhje sllave eshtë e dëmshmë per shqiptaret,, sipas Pjetrit, ,, edhepse serbet kishin veshë lekuren e qingjit ata mbesin ujqer, se ujku lekuren e ndrron e vesin se harron,,.Komunistet e denoncun Lidhjen e Dytë të Prizrenit tradhtare,ndersa qeverinë e Rexhep Mitrovices,qeveri kolaboracioniste,çka sështë e vertetë, sepse ata kanë mbrojtur interesat kombetare, aq sa ka qenë e mundur, në kohë  okupacioni. Levizjet si në kosovë, dhe ne shqiperi, tregojshin, qe po pergaditet një fortunë e re, per ketë komb të shumë vuajtur

 

Zef Kola-Budisalës
Zef Kola - Budisalës
Nue Perlleshi prej vitit 1939 ishte kryetarë komuë ne Rugovë të Hasit në BEC te Gjakovës si dhe ne fund në Budisalës deri doli në mal per te mbrojtur tokatë tona stergjyshore nga sllavo komunistet.Në shtator të vitit 1944 në cermonin e fejeses se djalit te ti të madh, Hilit, me te bijen e Zef Kol Gojanit nga Budisalci[ i pushkatuar edhe ai ne Istog te shtepija e popit me 1945 në janarë per pikpamjet e tija patriotike e anti serboçetnike], njeri prej atyre qe u angazhu per lidhjen e ketyre dy te rinjvë ishte Ndu Perlleshi Kryetari i komunës se Budisalsit.Ndou ishte mik dhe shok lufte dhe i paqes i Pjetrit,shpesh ishin se bashku ,her te Pjetri e her te Ndou në Paskalic.Ndou ishte kushuri i aferm me Zef Kolen, prandaj edhe mundesija e lidhjes se miqesis në mes te ketyre familjeve ishte knaqesi e dy anëshme.Pjetri e Ndou ishin miqe shtepije sepse vajza e vllaut[ Ndout] ishte e martuar me djalin e axhes se Ndout , Prenin Mark Perlleshit.Ajo qe i lidhte ma se shumti ishte ideali i perbashket per qeshtjen kombetare. Pjetri beri një gosti te madhe dhe ftoi shumë miq e dashamirë,pjesmarres ne këtë cermoni ishin krejtë parija e Lugut te Drinit dhe e nahisë se Gjakoves me Malesi e Lapushë,dhe zgjati dy ditë e dy netë, sikur darsem,me kegetare e dajre,  sikur ja ndjiënte zemra se nuk do te jetë ne gezimin e marteses  se tij [ketë e kishte thënë atë mbramje miqve,,sdi a to te jemë gjallë kur te martohet se janë tu arëdhë ditë te veshtira per ne.].Me Ndoun ishte në kontakt gati gjdo ditë, por nje mbramjë ne kullen e Pjetri u bisedu shum per situaten e krijuar në lug te Drinit dhe në Kosovë.Aty ishin mbledhur shum kryetarë te qetave kryengritese si nga Kosova dhe nga Malesia. Prezent ishte edhe i madhi dhe kryekryengritesi Z.Zef Gjidoda.Ndou kishte vendosur qe te dal në mal duke kriju qeten e tij qe do ti kundervehet ,,çlirimtarëve,, nenë masken e proletarjatit internacionalist te shqipe folsve, argatë te serbojugusovjetikve komunist.Me agazhimin e at Bernard Llupit prift ne kishen e Pejes te Zef Kola [kushëri i fisit i Ndue Perlleshit] pronar i një kafeje te madhe në Pejë qe te ndermjetesoi per të taku Marije Shllakun me Ndue Perlleshi qe Zefi e beri, me knaqesi.Një ditë sebashku me MARIN erdhen ne Budisalës ku me Ndoun mbajten nje tubim ku foli me shum zjarr Shkodranja e re. Ate nate musafire ne kullen e Pjeter Jakut ishte edhe Marije Shllaku me shum burra te nderuar te Lugut te Drinit ku u biseduar per gjendjen e krijuar.Marija ka qendru nje kohë ne ket anë por nenë perkujdesje te Zef Shllakut e Zef Qunit,deri eshte dergu në Doberdol te Dan e Pjeter Berisha.(vijon) / (6)

 

TRADHËTITË  E PKJ-së NDAJ POPULLIT SHQIPTAR

 

  Në shumë vende filluan te paraqiten formacionet ushtarakë partizanë të cilat ishin te perzira më serb e malazez te cilet ishin ardhë si kal troje në keto formacionë partizanë shqiptare,por ishin kthy edhe shumë çetnik e kolonë qe bajshin shum krime neper teritorin e Kosoves. Formimi i brigades VII Partizanë të Shabanë Haxhisë [më 11 tetor 1944] në Gjakovës  e kishte shqetesuar edhe Ndoun por edhe Pjetrin,nacionalistet ju pengojshin partizanve,kta ishin verbu me LNÇ dhe me bashkim-vllazerimin më serbet, prandaj ishin te gateshem qe te zhdukëshin çdo pengesë qe u dilte perpara.Urrejtja qe u fut si mikrob kunder balli kombetar nga komunistet e PKJ filloi ti jap shejat e para te luftes vllavrasese në Kosovë.Mëqense Ndou shkonte shpesh ne Shqiperi ku takohej me Kolë Bibë Miraken e Muharrem Bajraktarin ate e akuzojshin se kishte likvidu disa komunista Kjo qe edhe aresya qe te nesermen e asaj nate, Ndou vendosi qe te filloi luften kunder Partizanve dhe çetnikve. Pjetri i dha mbeshtetje te plotë në veprimet e tij,por ardhja komandanteve te brigadave nga shqiperija,  beri qe te gjuhet mjegull në ngritjen masive te popullates se Lugut te Drinit në një mobilizim te pergjithshem kunder tyre. Ka fundi i vitit 1944 erdhi deri te humbja e Gjermanis. Bataljoni i Rakoshit u formu ne  nentor, si komandant u zgjedh, Zeqir Rexha ,u formu ne istog komanda e vendit dhe e rrethit si organe te pushtetit, njesit mbrojtese si ,,roja partizanë,,si dhe organet politike ne kuader te partis komuniste. Kryetar i komandes ne Istog, komunisti Sahit Zatriqi,sekretare Ruzha Raiçeviç[,,Dora e Zezë,,]. Kur ndrrohet Sahiti, bëhet kryetar i frontit ,Hysni Rudi emerohet komandant, kryetarë , Vasa Pavlloviçi, krytar i SKOJ-it Radosh Toshiqi nga Koshi.Duke u bazu ne marrveshjen e Bunjajt per te luftu sebashku por ne fund serbet ne vend te tyre e kosovaret me shqiperin. Këthimin e çetnikve te Drazha Mihajlleviçit, si partizan, dhe kyçja e tyre ne pushtetin komunist, si dhe synimet grabiçare serbe, e tregoin fytyren e vertet të pushtuesit.Në teritorin e Dugagjinit ka operu edhe Brigada e Tret e Shqiperisë në likuidimin e qetave kryengritese te ketyre anve.Divizjoni i pest i partizanve te shqiperis me komandant Ramiz ALIN e ka kalu një nate ne Ranoc në kullen e Pjeter Jakut , si tregon Mark Jaku, shkodrani i ri ishte i mençur por edhe gojë  mjalt.,, i pelqeu muhabeti me bacen Pjeter ,bile e luti te shkoi me te ne luftë ne  sanëgjak kunder fashizmit gjerman por ai i tha se, nuk i ka aremiç gjermanet por çetniket.,,Jo Pjetër   nuk eshte koha e mbretris,  tash jemi vllezer lufte, dhe ideve komuniste, e  vllavrasje e hakmarrje, nuk do te  ketë, ajo është kohë e shkuar per ne,,.Baca Pjeter  i tha ,,mos i nxan besë shkaut, dhe gjarpnit, o komandant kurrë ,  se te kafshon, kur se pret,,.Te nesermen shkunë kah Mitrovica per në Sangjak.Ardhja e ushtris Shqiptare qetesoi gjakrat. ngjalli besimin,se gjerat do te zgjidhen në rrugë paqesore,mashtrun popullaten se do ti mbrojnë nga serbo çetniket.Me porosin e tyre e angazhoi Hilin në Zllakuqan si ,,roje Partizane,, qe kishte rrolin e policve vullnetarë vendorë.Angazhimi i tij kishte dy aresye një qe te jete ne dijëni per levizjet e trupave partizanë, dhe tjetra te pengohet depertimi i çetnikve në teritori e Lugut te Drinit.Hili kishtë qënë i angazhuar gjashtë muji ne batalionin e vullnetarëve shqiptarë në Peje, ku ai beri kursin per ,,sanitet,,tre muji e pastai sherbeu ne bataljonin e mjeksisë ushtarake.Më largimin e gjermanëve nga Kosova kthehet në shtepi,me rroba ushtarake dhe armatim.Komandant te rojes partizane ne Zllakuqan kanë qen caktu, Mirko Serblak,komisar politik-Rajko Donçiçi,ma vonë Vuço Dakiçi,Brahim Uka dhe Rajko Tripkoviqi,krytare i kshillit popullor ishte, Petar Obradoviqi, ky ishte edhe sekretar i PKJ ,  antar N.Lalliqi, M Saviqi etj.SKOJ-ista ne Zllakuqan ishin Radiç Tomiqi, sekretar, antar, Miliç Banjaci etj.Keto te dhana per komunen e Zllakuqanit i tregova per te tregu se kush kan qen udheheqesit eminent në kohen ma te veshtire per kombin ton kur janë ba masakrat ma te medha ne kete tritor ndaj shqiptareve.Si u pergadit masakra e popullsisë shqiptare te rrethit te Istogut gjatë dimrit te madhë te 1944-1945.Deshmitaret thonë se kur eshtë formu brigada  e Tetë Partizane e Kosovës me 20 dhjetor 1944 ne Istog ka aredhu Fadil Hoxha [komandant i shtabit operativ të UNÇ të Kosovës]  Në fjalimin e mbajtur me ate rastë ka thanë,,  do te pergjigjen ata qe i kanë perly duret me gjak,sipas deshmitareve prezent.Po atë nate në shumë familje te rrethit te Istogut ka pas burgosje e malltertime ,ai dimer per shqiptaret e kosoves ka qenë tragjik.(vijon) /

(7)

 

MASAKRA NË KULLËN E POPIT DHE VRASJA E PJETËR  JAKUT

 

  Natën e 22 dhjetorit të 1944 familja e Pjeter Jakut e kujton shumë gjate për të keq.Diku ka ora 23 është rrethua shtëpia, nga ushtarë të shumtë, të cilët i kanë zënë pozicionet rreth gardhit të oborrit nga ana e jashtme. Qe kur ju kanë afruar shtëpisë në njëqind metra janë vërejtë nga djemt e familjes, të cilët menjëherë i kanë lajmërua të vjetrit.Atë natë në familjen e Pjetër Jakut ishin ardhë mysafirë, Mark Laskaj-nip,Gjon Grabanica-mik, dhe Pren Perlleshi-dhënder, të cilët kishin ardhur që të bisedojnë me Pjetrin, për situatën e vështirë të krijuar kohëve të fundit.Ushtria vetëm e kishte rrethuar shtëpinë, por  nuk kanë tentuar të hynë,por nuk kanë lënë të hyjë kush as të dalë nga shtëpia deri në mengjes.Në mëngjes komandanti ka thirrë dhe e ka kërkuar Pjetër Jalun, ju kanë përgjigjur se nuk është në shtëpi, është shkuar të një mik.Vërtet, ai atë natë ishte mysafir i Sokol Gegë Bashorit në Gurrakoc. Shtëpia mbeti e rrethuar a eprorët hyne në kullë për t’u ngrohur. Kah ora dhjetë erdhi Pjetri me kali të shalës me pushkë dhe revole në brez, edhe pse e kishin lajmëruar miqët se shtëpia të është rrethuar dhe se ushtria po e kërkon për ta marrë. Meqenëse disa raste më përpara nuk ishte dorëzuar disa njerëz, atë që e kërkokonin dhe nuk kishin mundësi ta arrestonin, e merrnin tjetrin prej familjes, ose dy për një, apo më shumë, me ç’rast kishte momente  kur e tërë familja me gra e fëmijë arrestoheshin dhe burgoseshin.

Pjetri kishte vendosur që të dorëzohet në mënyrë që mos t’i sakrifikojë vëllezërit dhe familjen. Pjetri erdhi. U krijua një tollovi në mes të ushtarëve. Zbriti prej atit, djemt ia morën atin, i cili hingëllonte duke kërcyer në këmbët, si duket e ndjente se më kurrë nuk do ta shihte të zotin. Komandanti që kërkoi nga Pjetri që të shkojë me ta, ishte Radovan Baroviçi nga Jashanica- kolonist.

 Pjetrin e dërguan në  shkollë te Zllakuqanit, në njërën prej klasave, të rujtura me roje ushtarake. Në tollovinë e krijuar, kur ka ardhur Pjetri në shtëpi ka dalë pa u vërejtur Mark Laskaj, Pren Përlleshin është fshehur në familje, ndërsa Gjon Grabanicen e kanë marrë ushtrija se bashku me Pjetrin e kanë mbyllur në burg dhe pas një kohe është. Atë natë në komunën e Zllakuqanit janë burgosë edhe Pren Laskaj, ([ne vend te Markut, qe nuk e kanë gjetë në shtepi se ishte tek në musafir, pastai doli në mal nje kohë e shpetoi),Qazim Boja në vend të Feriz Bojes, ( i cili doli në mal dhe ju bashku qetes se Ndu Perlleshit deri sa u dorzu dhe u denu me burg).Zef Gustin Lazri, qe eshte liruar pas disa ditësh,si dhe Rexhep Kosova.Meqense Hili nuk kishte qenë atë nate në shtepi kur ishin ardhë ushtria për ta marrë te atin, sepse kishte qenë ne Kerrnicë duke mbledhur armë me njesitin e tij me shokë, si Ndue Selmanin,Shtjefen Duhanin, Ndue Gojanin,Shtjefen Palushi-Paloka. Kishin fjet te Bojajt në Kërrnicë.Atë nate është rrethuar shtepia e Feriz Bojës ku u mor Qazim Boja, nga brigadatë partizano-çetnike.Pasi u kthynë ne stacionin e policis në Zllakuqan më tregunë se ma kishin burgos babën, tregon Hili,u shqetesova shume, dhe meniher shkova te shkolla ku ishte i burgosur baba qe ishte aty afer ,roja nuk me ndali, hyra dhe e takova babën, i cili po rrinte i ulur në një stol, duke pirë duhanë,e përshendeta ate, dhe te tjeret dhe fillum biseden në një moment, une, i propozova qe te ndermarr nje akcion, dhe ti liroi, pasi une isha i armatosur dhe shum leht mund ta bëjsha.Baba me tha jo biri im sikur te kisha deshiru me ikë unë kam mujtë por nuk kam dashte me te sakrifikuar ty, vëllazërit e familjen tonë ,ma mirë ështe më sakrifikuar veten se krejt familjen ,unë insistova prapë.Ai prerazi me tha, ta ndaloi qe te mendosh per ketë gje.Ti mendo per vete per familjen mu mos me harro,dhe kurrë mos kërko mëshirë te armiku,unë tërë jetën ia kam kushtua kombit dhe atdheut, nuk jam i burgosur për hajni ose tradhti e poshtersi, jam i burgosur se kurrë s’e kam ndalë luftën kundër armiqve të Kosovës dhe sikur edhe dhjetë jetë t’i kisha për ketë tokë do t’i jepsha pa lëkundjen më të vogël.Pas pak u ndava me babën dhe shkova në shtëpi.Pjetër Jakun të nesërmën e derguan në Istog ne stacionin e policisë ku e mbajten disa ditë dhe e dergunë në Kullën e Popit, e cila shërbente si burg ku vriteshin shqiptarët. Për dhunën çnjerzore ndaj të burgosurve që ushtronin çetnikët, më kanë tregua të burgosurit, qe kanë pasë fatin për të shpëtuar, nga ky ferr, si Haxhi Bujupi, Pjeter Mehmeti-Zogu, Ndue Dedaj ,Gjon Grabanica etj.Në një rast kur e vizitova baben me tha : ,, Thuej bacit Rrustë se jam mirë. Këtu i kam krejt shoktë e mij të idealit që kam luftue e jetue me ta, sa edhe me dek asht nji si me lind për së dyti,tregon Hili. Në Kullën e Popit, Bashkë më Pjeter Jakun të burgosur kanë qënë,Col Sokol Bajraktari nga Uça,Bajram Rama,Zhujë Haliti dhe Zenun Blaka,Rrustë Rugova,  me te birin Uken,Rexhep Hoti ,Zef Kola nga Budisalsi [mik i tij, e kishte te fejuar vajzen e Zefit, Marinë për djalë Hilin], Llesh Gjoni,Qazim Boja,Ukë Zeneli-Elezaj,Fanë Elezaj[ femra e vetme e burgosur në istog],Ukë Sadiku, Sadri Hotin etj.

Të burgosurit e liruar  tregojnë per Pjetrin, se ishte burrë më karakter të fortë trim,të gjithë shokëve ju jepte kurajo. ,,Çka mujmë me i dhanë atedheut ma shumë se jeten  tonë, duke nai mbytë vllezrit me çekiça para daljes ne koridor dhe duke i hudh ne pusë ne oborr te kulles”, i kishte thënë ai vëllait të tij Naut, në një moment kur ai e kishte vizituar.

Në Kullën e Popit ishte krijuar një realitet i tmerrshëm,qe vetëm barbarët seërbë  kishin pasur mundësi ta bënin.Per të burgosurit ishte një ferr i vërtetë, që nuk mund te pershkruhet dhe e veshtirë te durohet. Vetëm njerëz më shpirt titaniku, siç ishin  Pjetër Jaku dhe Rrustë Rugova, i qëndronin pa u lëkundër kësaj katrahure. Ata të burgosurve ua shtonin qëndresën dhe i ngushëllonin me fjalë që vetëm ata i gjenin në ato momente të vështira. Në Kullë të Popit ka qendruar deri me  7. janar 1945 kur ka qenë edhe hera e fundit që e ka vizituar Toni (i biri).Të nesërmen kur ka shkuar për ta vizituar i kanë thënë se nuk është më aty.

Në mure, e nëpër shtylla, su shpallje,  serbët i kishin vënë  emrat e ,,armiqve te popullit”, të cilët i kishin  pushkatuar.Në mesin e tyre ishte edhe emri i Pjeter Jakut, si “armik i  popullit”..

Hijet e zeza të ushtris e policisë,shperndaheshin si hijena për të kapë luftetaret antikomunistë e antikolonizatorë sllavë; bëhen arrestime, e pushkatime, në emer të ,,popullit,,duke vra, bijt ma te mire të tijë,apsurd ne vetevete.Kryetar i OZN-es [UDB-es] ishte Dushan Popoviqi,bashkpuntor Pavle Joviqeviqi,Sahit Zatriqi,Ismet Shaqiri, Ruzha Raiqiqi,Alush Gashi, Radosh Toshiqi etj. Këta njerz kanë pas në dore jetën e mbi 400 veteve.

Tri varret e perbashkta kanë qenë të gropat e ushtris në Bellovan,në dy kanalet të vaditjës,tek ara e Bytyqëvë,në Llugë të xhamisë së Istogut,dhe dy bunarë në oborr të kulles dhe të shkollës fillore lagjja e Gurajëve.Neper këto varreza masive,kufomat kanë qenë  me duar të lidhura me tel,shum prej tyre te zhveshur dhe me fytyra të demtuara qe e vështirësonin identifikimin e tyre, të grumulluar,të mbuluar me dhe,baltë e borë.Shumë nga familjarët, pavarësisht nga rreziku që u kanosej nga barbarët, shkojshin për të kërkuar trupat e të dashurve të tyre. Edhe  djali, dhe vllazerit e Pjetrit, por pa sukses.Siç kanë qenë bashkë në luftë për liri,bashkë edhe në burg, në mundime e tortura, dhe së bashku në varreza të përbashkëta  që deri sot si ka hap kush.Mirëpo, pluhuri i harresës kurrë nuk do t’i mbuloijë, rrezet e dritës do të dëpërtonin thellë në labirinthet e vërtetësisë,duke zdavaritur deformimet dhe zhgaravinat e historiografisë komuniste në Kosovë e Shqipëri. (fund) /



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora