E diele, 28.04.2024, 04:07 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Vdiq Sali Mani, rapsodi ynë i shquar

E premte, 08.01.2010, 10:59 PM


Sali Mani
Sali Mani
VDIQ SALI MANI, RAPSODI YNË I SHQUAR

Nga Halit Bogaj

Më 29 dhjetor të vitit  që lamë pas , në  Detroit të SHBA-ve, vdiq rapsodi ynë i madh Sali Mani, me emrin e të cilit është e lidhur një periudhë e gjatë kohore e këngës dhe muzikës madhështore shqiptare.Rapsodi Sali Mani me këngët e tij të ëmbla ishte përherë prezent në Kosovë.Edhe atëherë kur e kishim të ndaluar dhe  shkohej në burg  edhe për një këngë të dëgjuar nga Shqipëria,me vite të tëra ishim mësuar ta përjetonim zërin e rapsodit tonë të dashur Sali Mani, i cili në mënyrë të njejtë dhe me dashuri shumë të madhe këndonte për të gjithë bashkëatdhetarët e tij jashtë atdheut.Ai kishte hyrë në zemrat tona dhe ishte bërë përherë  pjesë e pandarë e tyre, duke mbetur njëri ndër personalitetet më të çmuara të artit të bukur muzikor.Kur Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve  popullore shqipe vinte për vizitë në Kosovë, një vend nderi i përkiste edhe Sali Manit , kënga e të cilit e ndezte flakë çdo zemër shqiptare të këtij nënqielli.

Të gjithë e dimë se me çfarë pasioni të thellë i këndonte dy këngët e tij kushtuar Kosovës’’Moj e mira e bregut t’Cemit’’dhe’’Oj Kosovë hej tungjatëjeta’’të cilat me fuqinë e tyre të brendshme dhe aftësinë interpretuese të këngëtarit tonë të mirënjohur na përvetësuan për jetë dhe na mallëngjejnë sa herë i  dëgjojmë.

Sali Mani ynë i madh mbahet në mend edhe për një këngë elegjiake kushtuar martirit tonë Jusuf Gërvalla. Kënga u krijua atëherë kur Jusufin e vranë jashtë Kosovës dhe kur për të shkruanin dhe këndonin edhe krijues të tjerë, i cili/bashkë me vëllaun e tij Bardhoshin dhe shokun Kadri Zeka/ ranë në altarin e lirisë për çlirimin e vendit të tyre  nga hegjemonizmi shekullor serbosllav.

Pra me vdekjen e Sali Manit, kultura shqiptare humbi një njeri të saj të madh i cili do t’i mungojë asaj gjithmonë, por veprat e tij do të mbesin një begati e rrallë edhe për gjeneratat tona të ardhshme përmes të cilave do të mësohet se çfarë formati specifik ishte ai njeri i rrallë që na la aq shumë këngë të kënduara dhe të  interpretuara nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë etnike dhe në diasporë ku ai dëgjohej me dëshirë të madhe.Me vargjet e fuqishme të këngëve të tij ai na shtonte dashurinë për atdheun dhe na bënte krenarë që ishim dhe jemi shqiptarë.

Krahas Dervish Shaqës , Fatime Sokolit dhe disa figurave të tjera të shquara në Shqipëri që kënduan me çifteli, ai ishte i pari dhe më i madhi  i atij lloji të këngëve tona popullore.

Këngët e tij me jehonë të gjatë ,si malet e larta të Malësisë së madhe, janë ndër margaritarët më të çmuar të rapsodive tona popullore.Ato kanë mbetur një trashëgimi e paparë që na i la  testament autori dhe si të tilla duhet kënduar dhe kultivuar edhe më tej si vlera të vërteta specifike të popullit dhe traditës sonë muzikore.

Në vijim po japim veprimtarinë muzikore të këngëtarit tonë ,tani i ndjerë, përkatësisht kjëngët e tij të kënduara: 1/A e dini kush e vrau,2/Amanetin e banë toka,3/Ata sy, 4/Bajlozi i zi,

5/ Bjere dorën more vlla, 6/Çou lahutë, 7/ Dal në mëngjes herët, 8/Dëshirë, 9/ Dibra e madhe, 10/Diku larg përballë me hasëm, 11/ Dita e Flamurit, 12/ Dora jonë, 13/Drini i zi,

14/ Duel nga burgu Adem Demaçi, 15/ E bukur je, 16/ Ecte vetë, 17/ Erdha nga Shqipëria, 18/Fllad lirie, 19/ Jam Kosova, 20/ Janë dy vëllezër, dy binjakë, 21/ Këngë kurbeti, 22/ Këngë për Adem Jasharin, 23/ Këngë për Xhemë Gostivarin, 24/ Kojshia i mirë, 25/Kombi kriminel, 26/ Krisi pushka, 27/Kujdes, 28/ Kur duel pranvera, 29/ Kur ka dalë e bardha verë, 30/Lamtumirë mori nanëloke,31/Malli për malet, 32/ Mbarë Kosova qon ushtimën,  33/Moj Kosovë me diell mbi vetull, 34/Muri, 35/ N’buzë t’Valbonës n’Dragobi, 36/ Në Fushë t’Kosovës Murati i parë, 37/ Në muzeun historik, 38/ N’Lugje t’Verdha, 39/Oj Drenicë, 40/ Oj Malësi, 41/ O moj Shqipni, 42/ Oj Shqipni, 43/ Oj Kosovë hej tunagjatëjeta, 44/ Oj Kosovë kreshnike, 45/ Ora e lirisë, 46/Orkestra, 47/Plagë në të gjallë, 48/ Politika, 49/ Pse malsorja sot s’po del, 50/ Qeveria jonë e re, 51/Rrugëve të botës, 52/ Saherë të këndoj këngë, 53/ Skënderbeut, 54/Ta vras gjumin, 55/

Te krojet e Ali Pashës, 56/Toka dridhet gjëmon deti, 57/Ulqinakes, 58/Ura e Ibrit, 59/Zemra e madhe dhe 60/Zemra e shqiptarisë.

Siç shihet nga opusi i këngëve të kënduara nga rapsodi Sali Mani, një pjesë e madhe e tyre i kushtohet Kosovës dhe luftës së saj heroike për çlirim.Kosova është përherë në kujtesën dhe shpirtin e tij.Çdo lëvizje historike e bën poetin kurreshtar se çka do të ndodhë me fatin e saj. Kosova është dhembja dhe krenaria e tij. Është shtylla kurrizore e e çështjes sonë të pazgjidhur kombëtare ndaj i këndon asaj me një dashuri të pashterrshme.Krahas këngëve kushtuar Kosovës, me fatin dhe fatkeqësinë e së cilës janë të lidhur shqiptarët kudo që janë, një vend kulmor u përket  edhe heronjve tanë të vdekur dhe të gjallë si Ali Pashë Gucia, Xhemë Gostivari, Jusuf Gërvalla, Adem Jashari , Azem Hajdari dhe Adem Demaçi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora