E diele, 28.04.2024, 07:42 AM (GMT+1)

Faleminderit

70 vjetori i regjisorit dhe publicistit Pëllumb Kulla

E shtune, 09.01.2010, 07:53 PM


Pëllumb Kulla
Pëllumb Kulla

9 Janar
70 vjetori i regjisorit dhe publicistit Pëllumb Kulla

Pëllumb Kulla mbetet një regjisor i veccantë dhe një publicist i spikatur

Më 9 janar regjisori i talentuar dhe pubicisti Pëllumb Kulla mbush plot 70 vjecc. Me rastin e kësaj dite të bukur të jetës së tij mbushur plot emocione nga më të ndryshmet, ekskluzivisht për Telegraf, morëm nga aktorë, miq, fotogra këto opinione.

Flasin Luftar Paja, Todi Llupi,  Albert Zholi, Bujar Asqeriu, Genci Resulaj (Drejtor fotografie i Teatrit Kombëtar)

Bujar Asqeriu

Për mua Pëllumb Kulla , është një nga përfqasuesit e shquar të kulturës shqiptare, dhe në veccanti një nga përfqasuesit tipik, të teatrit shqiptar. Roli i tij ka qenë i pazëvëndësueshëm, në arritjet e teartrit dhe estradës së Fierit në veccanti në vitet 1980. Edhe ai u gërshetua në mënyrë organike, me aftësinë si shkrimtar, dramaturg dhe regjisor. Jo vetëm teatri por edhe estrada e Fierit, me dorën e tij pate bume artsitike të tilla që fituan mirënjohje dhe simpati nga publiku i gjerë shqiptar. Lojën e ashtuquajtur në teatër ai e futi me mjeshëtri dhe në estradë. Në spektklet e estradë së Fierit, kishte tashmë figura artistike me diapzon të gjere që të nguleshin thellë në memorje, për kjo njëkohësisht i dha gjithë trupës së Fierit një rritje të theksuar profesionale. Kam patur fatin të punoj tani vonë me PËLLUMB Kullën si autor dhe regjisor i veprës “Kërcuri”, ku ai angazhoi aktorët më
 të mirë të tetarit “Bylkis” të Fierit. Më ka bërë përështypje gjatë gjithë punës jo vetëm admirimi që kishin për të trupa artistike, por dhe admirimi i publiukut të gjerë fieark. Puna me Pëllumbin ishte thellësihst profesionale e sinqertë, dhe argëtuese. Në tërë drejtimin e punës Pëllumbi reflektontë shumë dashuri dhe respekt me artsitët me të cilët punonte. Me një aftësi të spikatur demosturese si regjisor, ai e fuste secilin aktor, me lehtësi në labirinthet e personazheve që interpretonin. Lexonte ndonjëhere gjendjen shpitrërore të secilit artist dhe këkronte në mënyrë graduale ccdo aktor të shkonte me lehtësi drejt zemrës së figurës artistike. Ishte një pantonomist i përkryer, njohës i thellë i natyrës njereëzore, ku spikaste menccuria të cilën ai shpeshherë nuk donte ta demostronte, por, ajo shfaqej vetiu në natyrën e tijë. Ishte një eksperiencë shumë e vyer për mua, sepse në realizimin e figurës artistike në këtë vepër kam prekur në qënien time pulsant duke zgjuar qarqe të cilat flinin brenda meje. Dua ti uroj në këtë 70 vjetor Pëllumbit shëndet, mbarësi, dhe sukseke të tjera. Dua ti uroj gjithashtu Xhulit grua së tij, gjithë të mirat së bashku me fëmijët e tyre të mrekullueshëm.

Luftar Paja

U bënë mbi 35 vjet që jam njohur me regjisorin e talentuar Pëllumb Kulla. Në gjithë këtë rrugëtim njohjeje dhe bashkpunimi artistki Pëllumbi sidomos në zgjedhjen e roleve të mia ka ditur të hyjë thellë në botën time artsitike por edhe të personazhot me të cilin ai më vishte mua. Por kjo do një puë serioze, studimore, do përgatitje do intelekt. Dhe këto Pëllumbi i ka pas dhe vazhdon ti ketë. Kur merrte dhe vishte një personazh ai kishte parasysh vendin, apo krahinën e personazhit por edhe artsitin që do ta realizonte. Ai i bënte në një të dy këta. Kjo ishte arsyeja që ai gjthmonë kishte sukses në krijitarinë e tij. Puna e tij sistematike ne Teatrin e Fierit bëri që Fieri të kthehej në një shkollë të humorit për teatrot dhe estradat në Shqipëri. Ai s’dinte të lodhej, s’dinte të fyetne, s’dinte të tërhiqej. Ishte i vëmendshëm deri në detaj. Por me ratin e 70-vjetorit unë dua të uroj dhe gruan e
 tij Xhuljetën një aktore shumë e mirë, që ishte si motra jonë. Pa humorin dhe komunikimin e saj njerëzor s’do të ishim një trupë solide dhe plot rezultate. Gëzuar ditlindjen Pëllumb i dashur, dhe qofsh gjithmonë pëllumb i paqes mirësisë, krijimtarisë pikante të humorit sicc ke dhe emrin...

Albert Zholi

Ende se kam njohur nga afrë, ende se kam takuar dhe ta përqafoj. Por lidhem ccdo ditë me të. Më lidh pena e tij, mënyra e të shkruarit, mënyra e komunikit, problematika që sjell në shtyp. Por lidhjen më të afërt me të e pata kur po realizoja librin monografik të Artistit të Popullit Luftar Paja. I dhashë që doja të ishte redaktori i librit. Pa hezitim m’u përgjigj po, pasi ishte njohur me krijimtarinë time. Duke ditur se ishyte një libër i vështirë për mua, pasi botën e artit se njoh kurrë si ai, fjala e tip pozitive më ngrohu. Kur i dërgova librin për redaktim isha i emocionuar. Risja në antk. Vallë a do ti pëlqente Profesorit? Nqs jo, sigurisht kurrë sdo ta nxirrja në treg atë libër monografik që më mori aq kohë. Dhe pas disa ditëh Profesori m’ përgjgj pozitivisht. U gëzova. Dikush mund të mos e besojë, por qava nga gëzimi. Kisha kaluar një provim të vështirë. Sigurisht ai kishte bërë dhe
 rregullimet e rastit. Dhe kishte ndërhyrë me mjeshtërinë e tij që donte të thoshte aty je ti, jo unë. Pëllumb Kulla mbetet një regjisor i veccantë dhe një publicist i spikatur. Sot e kësaj dite në biseda mes artostësh ai kujtohet me respekt. Ska ditë që në biseda që ka m me miq të mij artistë të mos përmendet emri i tij. Gëzuar Profesor! Rrofsh sa të dojë zemra!

Todi Llupi

Ndonjëherë s’tëvijnë fjalët, kur flistte për regjisorë dhe shkrimtarë si Pëllumb Kulla. Kam punuar gjatë me të dhe jam ndjerë në mnëyrë komode. Ai sdinte të grindej, por dinte të punonte. Ai na njihte neve si personazhe dhe dinte në mnëyrë të përkryer të na jepte rolet. Krijimet e tij ishin të përshtatura në bazë të individualitetit tonë. Ishte mjeshtër i gjetjeve skenike dhe i harmonizimit të punës në grup. Puna e tij e palodhur i dha famë trupës së estradës dhe të teatrit të Fierit. I uroj gëzuar, shëndet, lumturi në këtë 70 vjetor.

Genci Resulaj (Drejtor fotografie i Teatrit Kombëtar)

Për talentin e Pëllumbit si regjisor flitet ende ccdo ditë në Teatrin Kombëtar.Ai mbetet një regjisor i talentuar dhe një krijues intresant. Kam pas shumë takime dhe miqësi me të dhe atë që do të veccoj jashtë profesionit është të qënit njeri, të qënit mirënjohës. Ai dinte ta vlerësonte nderin dhe dinte ta shpërblente. Dikur i pata filmuar një drekë shoqërore dhe një darkë familjare me rastin e largimit për në Shba. Në fund më tha sa të detyrohem. Shtanga! Askush nga miqtë sma kish bërë këtë pyetje. U mallëngjeva nga ajo fjalë pasi kuptova se ai dinte të respektonte dhe vlerësonte punën. Por kurrsesi si pranova gjë. Me atë gjest ai më kishte dhën botën e tërë. Pas dy vjetësh kur vjen në Tiranë më merr në tel dhe pasi më përqafon më le në duar një dhuratë. S’dija ctë thoshja. Mirënjohja është vlera më e madhe njerëzore sidomos sot në ekonominë e tregut. Dhe ai dinte të vlerësonte.
 Është shumë mirënjohës dhe me kulturë. Njerëz si ai janë të rrallë. I uroj jetë të gjatë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora