Faleminderit
Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998)
E enjte, 14.01.2010, 10:34 PM

Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Emri i Selim Selimit, myezinit të xhamisë, dëshmorit të lirisë, vërtetë me shekuj do t’i takojë historisë, sepse në moshën 20 vjeçare e dha edhe jetën për çështjën shqiptare…
Mulla Selim Selimi, djali i Shaip Selimit, lindi me 7 Korrik 1978 në katundin Belincë, në rrethin e Shtimes.
Mësimet fillestare i kreu në Shtime, kurse mësimet e mesme i vazhdojë në Prishtinë, në Medresenë “Alauddin”
Në Medresenë “Alauddin” nuk ishte nxënës i rregullt, por me korrespodencë. Meqë ishte djalë i zgjuar, me vullnet e dëshirë për të lexuar, mësuar, të gjitha provimet i jepte në afatin e caktuar.
Kështu, me dëshirë të zjarrtë, me shumë vullnet e kreu vitin e parë, vitin e dytë dhe vitin e tretë.
Pasi e kreu vitin e tretë të Medresesë, ende pa i mbushur njëzetë vjet, meqë e kishte zërin e bukur, përgatitje të mjaftueshme, sjellje të shkëlqyeshme këtë djalë
të ri e pranuen myezin në xhami.

Në Xhaminë e Shtimes, ku shërbeu si myezin, kur besimtarët e nderonin, e çmonin e përgëzonin Mulla Selimin për shërbimin e rregullt në xhami, por ai nuk e ndjente të njëjtën kënaqësi!
Përse? Diçka i mungonte, diçka e shqetësonte…! Se çka i mungonte, se çka e shqetësonte nuk shkojë gjatë dhe u kuptue, kur dëgjuan se Mulla Selimi në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u rreshtue…
Mulla Selim u rreshtue në radhët e UÇK-së në pranverën e vitit 1998, në Krojmir të Drenicës, ku u pritë nga ushtarët e eprorët me dashamirësi, ku edhe ky priti shumë të rinjë të tjerë të gatshëm m’u flijue për liri…
Me 14 dhjetor 1998, duke u kthyer nga Shqipnija, ku kishin shkuar për t’u furnizuar me armatim, së bashku me 149 ushtarë të UÇK-së, prej të cilëve u vranë 36 ushtarë , në mesin e tyre ishte edhe myezini, Mulla Selim Selimi…
Për dëshmorin, për luftëtarin, për trimin Mulla Selim Selimin, motra e tij ia ka kushtue një poezi, ku ndër të tjera, shkruen:
Shiko këtu në Belincë
Vrojto mirë me sy
Bën sikur të flet
Dikush gjendet aty.
Gjendet varri i trim Selimit
Dëshmorit të lirisë
Që me vite e shekuj
Do t’i takojë historisë
O im vlla, Selim
Lule pranverore
Varri të shkëlqen
Si kandil prore.
Emri i Selim Selimit, myezinit të xhamisë, dëshmorit të lirisë, vërtëtë me shekuj do t’i takojë historisë, sepse në moshën 20 vjeçare e dha edhe jetën për çështjën shqiptare…
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Për Jusuf Gërvallën
Pierre-Pandeli Simsia: Dr. Selahedin Velaj, një jetë e tërë në shërbim të Komunitetit dhe çështjeve shqiptare
Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Kompleksi i sfidave
Sabile Keçmezi- Basha: Ajshe Gërvalla - Nënlokja e madhe që rriti trimat e kombit
Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Promotheu i simbolikës lirike (II)
Neki Lulaj: Xhemë Ferizit (Atdhetarit të palodhur të çështjes kombëtare)
Ramiz Dërmaku: Rekuiem për Atdhetarin e Komandantin e UÇK-së z. Sali Çekun
Gjon Neçaj: Emër i gdhendur në rrathët e lisit
Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Promotheu i simbolikës lirike
Ferit Ramadani: Isa Boletini - Përmasa e ndergjegjes për flamur e pavarësi
Hadi Feri: Pse nuk analizohet filozofia e Rugov(izmit)ës në mënyrë objektive?
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Nazmi Ismaili e Ismet Beqiri
70 vjetori i regjisorit dhe publicistit Pëllumb Kulla
Halit Bogaj: Vdiq Sali Mani, rapsodi ynë i shquar
Krist Gjinaj: Davidi dhe Goliati
Sami Krasniqi: Kur të kthehem, do të vij bashkë me lirinë...
Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit
Agim Gashi: Kangë për Anton Çettën
Reshat Sahitaj: Ramiz Kelmendi – veteran i kulturës shqiptare në Kosovë
Ramiz Dërmaku: Në 26-vjetorin e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës