Faleminderit
Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Përmasa krijuese e platformës gjithëkombëtare
E premte, 15.01.2010, 10:51 PM
JUSUF GERVALLA PERMASA KRIJUESE E PLATFORMES GJITHKOMBETARE
Nga Ferit RAMADANI
Pas ndodhisë, Jusuf Gërvalla u shndërrua shenjti i përlindjes sonë ! Ai i shoqëruar me bashkeveprimtarët e tij, vëllaun Bardhoshin, dhe shokun e idealit, Kadri Zekën nuk mbetën tri shenja të heshtura e, të mbuluara me tokën e varrit, por, u bënë jehona që u prinë gjithë manifestimeve që e mbuluan përmasën gjithshqiptare. Jusuf Gërvalla, promotori i Lëvizjes tanimë vetëm fizikisht mungonte. Ai shpirtrisht ishte në mes të çdo shqiptari , po aq i dashur, po aq vullkanik, po aq elokuent, se rruga e fitores duhej të ecte , dhe të arrihej deri tek qellimi!
Shumë martirë , te idealit mbetë në kornizat e provincës dhe, për ata, janë organiziuar memento në vendlindje, ose janë harruar fare. Jusuf Gërvalla me bashkeveprimtarët e tij , është në shenjëzimin e nismës vepruese nga Deçani, por, e njejta veprimtari, është bërë çështje e shënimit te aktivitietit edhe në vende të tjera. Jo vetëm në Kosovë ! Jo vetem në Shqipëri ! Jo vetëm në Iliridë ! Ajo me zjarr dhe me përkushtim u mbajtë në mërgim! Bile, varret e tyre në Shtutgard të Gjermanisë u kthyen në një vend pelegrinazhi, që i ngjante Mekës së rizgjimit shqiptarë.
Ky reflektim gjenial i shprehur nga gjithë përmasat kishte të veçanat e veta. Asnjëherë historiografia nuk e ka shkruar një fenomen të tillë, siç u shndërrua rasti i vrasjes se ketyre tre martirëve. Por, veçmas prej te treve, Jusuf Gervalla, u bë Agim Njeriu , I profilit te nje dukjeje ku edhe ashpërsia burrërore ishte po aq e veçantë , por edhe mirësia e bujaria vëllazërore arrinte dimensionet e elokuencës, se rrugën qe ai e shpalonte, ishte rruga e Pavarësisë dhe e Bashkimit shqiptarë ! Gjithë kjo ishte një motiv që , edhe persëgjalli te tij behej vullkan, por, edhe pas vrasjes se tij u bë llava përfeshirese qe i hapi krahet e pushtimit dhe u perfaqesua nga gjithe permasat!
Janë te paktë personat e tillë si Jusufi, ose aspak nuk egzistojnë persona të tillë, që pas vrasjes se tyre, me perdorimin e mekanizmave dhe bashkepunetorëve te shtetit, me kete rast të jugosllavise Titoiste, , te mos munden institucionet shtetrore kriminale të bëjnë përballim, sepse rizgjimi i masave , ashtu si u ringriten shqiptarët , i futi ata në dioptrine e shnëjzimit për zi!. Sigurisht ata që ngriten dorën e krimit, kishin sponsor të madh te shtetit kriminal. Sigurisht, ata pëpara se të veprojnë, kane bere edhe projektet se si t’ia dalin pastaj. Ishte ky Skenari më misterioz, qe te realizoje thyerjen e perjetshme te Levizjes Kombetare ! Por, njollosjen me zi te ketyre tre martirëve, nuk arriten ta bejnë. E para se , ata nuk e kishin pritur, se Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu, edhe pas vdekjes se tyre, do te shnderrohen ne energji qe motivojnë unitetin! Nuk e prisnin, se po keta tre martire do te behen shenjtorë te pavdekshëm te Kombit, dhe ateherë kur mbi ta do te rendoje toka e huaj mbi varret e mbuluar me lule te fresketa dhe kurora te ndryshme nga mergimtare qe ia mesyenin nga gjithë anët e botes, dhe u perkuleshin per te dhene betimin, se nuk do te mposhten nga barbaria sllave.
Por kush mund te konstatoje se pika e fundit per permbarimin e asaj ndodhie te zeze edhe pergjate ketyre dekadave te vrasjes së tyre mbaroj. Jo! Ajo as ne prologun e saj nuk e ka hapur kaptinen që te beje nje qasje dinjitoze, ashtu siç ishin dinjitozë tre martiret markante te Levizjes sonë Kombetare. Edhe pse jane shkruar tekste kengesh nga rapsode popullore, edhe pse jane shkruar poezi perkushtimesh, fragmente prozash, vleresime dhe rivlerësime, që në analet e historisë kanë peshë, serish, gjithcka duket pak ! Sepse, secili, e di se ne to mungon esenca. Secili e di se ne to ka hapur krahet misteri dhe nuk e le te zhvillohet e verteta si duhet. E kush eshte e verteta ne kete mes ?
Sa here kam dashur dhe jam perpjekur te them diç nga ajo që te realizohet qëllimi ynë, më kanë dale përpara Kolosët. Më ka dale përpara Jusufi ! Me ka dale perpara qellimi madhor i Kolosit që , ndizte flakadanin e madh te çdo jubilari. Po nuk ishin vetem ata datat e rikujtimit per martiret. Nuk kishte vend e takim, nuk kishte shkrime e hartim, nuk kishte manifestim qe nuk e kishte vene ne planin e pare pamjen e ketyre Kolosëve. Dhe secila nder to, e krijonte nje hallkë në zinxhirin e gjate te vazhdimësisë që i jepte pulsin e ri rrjedhes së zhvillimit në Kosovë dhe në shqiptari. Me këto kritere qe shpaloheshin si bazë e një obcioni të vetëm për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare, arritën të nderlidhen gjithë alternativat e veprimit të grupeve funksionale vepruese në megrim. Po ajo , u bë thjerrëza e nje vokacioni te mirëfilltë se në Kosovë, por edhe ne Shqipëri, duehej trajtuar ndryshe zgjidhja e çeshtjes shqiptare, e cila, nuk ishte ndesh idesë së martirit të idelait që ia kishte vënë bazën dhe i kishte dhene vrull te veçantë të shtrihet në permasa gjithkombetare!
Nëse shtrojmë dilemën se si u arrit gjithe kjo padyshim se duhet te rezultojmë një realitet te ri nëpër të cilin , edhe Jusufi si shume veprimtarë te tjerë pandal e artikulonte. Nëse në kohën e viteve 1977 e deri ne vitin 1980, kur Jusufi mori rrugën e egzilit, në Prishtinë zhvilloheshin linjat e fuqishme te idesë që duhej të bëhej çeshtje. Nga njëra ane , pushteti nxjerrte ne skene bashkepunëtorët e tij qe u jepte grada e kushte, pastaj , krijuesit qe ishin percaktuar dhe i mbushnin faqet e gazetave me shkrime te aktivitetit vetëqeverisës, ndersa nga ana tjeter , ku konsolidoheshin radhet e njerzve militante qe i kunderviheshin kesaj ideje. Në ate kohë , ne perfaqesuesit e idese, studentë nga Kërçova, në mesin e te cilëve ishte dhe poeti , gazetari i asajë kohe, Shaqir Sadiku, dhe Ismail Abdiu, e pastaj edhe Abedin Hyseni, i kishim venë linjat me veprimtaret , Zeqir Gërvalla, Adem Salihu, Sinan Kamberaj, Arif Demolli, Jusuf Gervalla, dhe ma vone me Jusuf Muriqi, Ahmed Kelmendi, Ali Muriqi, nga Peja, Sherif Konjufca, Abdurrahman Konjufca, Ismet Begolli, Shefqet Rexhepi, dhe Avdi Krasniqi nga Lipjani, dhe te tjere veprimtare nga visit shqiptare, si Adem Gashi, Sabit Rrustemi , Rrahim Sadiku, dhe Mustafë Xhemaili, që edhepse te ri, kishin forcen krijuese dhe intelektuale te zhvillonin idete e Levizjes!
Natyrisht, gjerat dita ditës merrnin dimensione te ndryshme.Sepse, perndjekja ishte e perditeshme, dhe ajo secilen dite i ashpersonte qëndrimet. Perndiqeshin studentet e Qendres studentore ! Perndiqeshin gazetaret, profesoret. Gjithcka perndiqeshte per te arritur deri tek shpartallimi I idese që motivonte gjeneraten te koordinoje kerkesën e Kosovës Republikë. Per kete tendence do te behet me i kerkuari dhe më i perndjekuri Jusuf Gërvalla, i cili, detyrohet të marrë rrugen e egzilit. U pershpërit koluareve te Prishtinës, në Televizion, në Rilindje dhe ne qarqet studentore, se gazetari I kultures Jusuf Gërvalla ka leshuar vendin e punës dhe ka ik ne Perëndim! Ndersa Shërbimi sekret i UDB, kishte rekrutuar agjentet që te merreshin me kete veprim, dhe ata dita ditës, benin perndjekje!
Çka do te ndryshohej me ate akt?
Veprimtaria e Jusuf Gërvallës i dha frytet . Zeri nga largesia arriti te krijojë një ndertim etnofilozofik politik jashtë Kosovës, se shqiptaret, nga mergimi, kerkuan te zgjidhet çeshtja shqiptare. Kjo veprimtari e tillë u identifikua se eshte levizje per bashkimin e tokave shqiptare që në vete kishte ngerthimin e vazhdimit te 1968 , dhe ate e rikualifikonte ne vitin 1981. Në këto momente , jo njjehere doli kerkesa per lirimin e te burgosurve politik, ku nder ta ishte Adem Demaçi. Por, as kjo kerkese nuk gjeti asnje mirekuptim tek strukturat pushtetare te Jugosllaveve te perkrahur nga bashkepunëtorët besnikë shqiptarë si çifti I Sinan Hasanit e deri tek kelyshet e vegjel te instaluar nëpër ofiqari e nëpër zyra vendi!
Nisma e ketyre trendeve te kerkesave, mirekuptimi I organeve shteterore Gjermane dhe Zviceriane, e mundesuan qe te behet plotesimi i koncepteve vepruese te kerkeses per zgjidhjen e shqiptareve qe tanime ne megrim e profilizonin udheheqesin e tyre. Edhepse Jusufi ma shume se udheheqes ishte personi numer nje qe nisi shkrimin e platformës se Levizjes. Ajo nuk ishte thjeshte nje dokument i procedurave dhe i propozim programit, por, ishte edhe percaktimi i krijimtarise së Jusufit që permes poezisë, prozës, dramës dhe këngës, arriti te krijojë bazen elokuente qe me nje estetikë përzgjedhjeje perfeshinte permasen e gjere shqiptare në krahët e lëvizjes per bashkim dhe pavaresi!
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Poezi kushtuar Smajl Hajdarit
Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998)
Neki Lulaj: Për Jusuf Gërvallën
Pierre-Pandeli Simsia: Dr. Selahedin Velaj, një jetë e tërë në shërbim të Komunitetit dhe çështjeve shqiptare
Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Kompleksi i sfidave
Sabile Keçmezi- Basha: Ajshe Gërvalla - Nënlokja e madhe që rriti trimat e kombit
Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Promotheu i simbolikës lirike (II)
Neki Lulaj: Xhemë Ferizit (Atdhetarit të palodhur të çështjes kombëtare)
Ramiz Dërmaku: Rekuiem për Atdhetarin e Komandantin e UÇK-së z. Sali Çekun
Gjon Neçaj: Emër i gdhendur në rrathët e lisit
Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Promotheu i simbolikës lirike
Ferit Ramadani: Isa Boletini - Përmasa e ndergjegjes për flamur e pavarësi
Hadi Feri: Pse nuk analizohet filozofia e Rugov(izmit)ës në mënyrë objektive?
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Nazmi Ismaili e Ismet Beqiri
70 vjetori i regjisorit dhe publicistit Pëllumb Kulla
Halit Bogaj: Vdiq Sali Mani, rapsodi ynë i shquar
Krist Gjinaj: Davidi dhe Goliati
Sami Krasniqi: Kur të kthehem, do të vij bashkë me lirinë...
Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit
Agim Gashi: Kangë për Anton Çettën