Faleminderit
Safet Hyseni: Shaqir Sadiku atdhetar, bashkëpunëtori dhe shoku më i afërt i Jusuf Gërvallës
E hene, 18.01.2010, 06:57 PM
SAFET HYSENI
Shaqir Sadiku atdhetar, bashkëpunëtori
dhe shoku më i afërt i Jusuf Gërvallës
Në fshatin Llagje në vitet kur bëhej shtypja më e madhe e shpërnguljes dhe kolektivizimit, në vitin 1952 lindi Shaqir Sadiku, nxënësi i shkëlqyeshëm, studenti shembullor dhe veprimtari i devotshëm i çështjes shqiptare. Ai do t? regjistrohet në gjeneratën e parë me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin e Kërçovës në vitin 1967/68. Gjeneratë kjo, e cila do përjetojë hapur diskriminimin dhe urrejtjen e politikës antishqiptare deri në shkallën e torturës së nxënësve nga kuadri arsimor maqedonas. Shumë shpejt do mbyllen paralelet me mësim në gjuhën shqipe, kurse Shaqiri i cili kishte dashuri të madhe ndaj librit, bashkë me shumë moshatar? të tij do t? marrin udhën në këmbë për në Gostivar. Asaj kohe nuk ishte zhvilluar komunikacioni, nuk kishte as lidhje me autobus dhe as me tren. Tuneli hekurudhor Zajaz - Patalisht sa ishte hapur dhe ende punohej p?r t’u v?n? n? qarkullim komunikacioni hekurudhor. Nxënësit nga Kërçova udhën do e bënin më këmbë përmes këtij tuneli përplot rreziqe. Qysh në shkollë të mesme Shaqiri do t? tregojë aftësitë e tij prej letrari duke shkruar e recituar vargje t? rilindas?ve shqiptar, ashtu edhe poezi të veta që do t’i botoj? her? pas here n? shtypin e asaj kohe, q? më vonë do t’ia uzurpojë një dorë e zezë dhe do ia zhduk pa lënë gjurmë.
Shaqir Sadiku është njëri nga studentët e par të rrethit të Kërçovës që diti të ec rrugës të veprimtarit të vërtetë krah për krahu me Jusuf Grvallën dhe me shok? të tjerë, të cilëve dita u dukej e shkurtër për t’i kryer detyrat komb?tare me të cilat e kishin ngarkuar veten. Ai në kohën kur veproi, ndiqte dhe kreu studimet në Universitetin e Prishtinës, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Gjat? kohës s? studimeve, ai punonte edhe në Radiotelevizionin e Prishtinës, si redaktor i emisionit për “Arsim dhe Kulturë”, ku tregoi aftësitë e tija organizative dhe intelektuale. Pastaj, u angazhua edhe si udhëheqës i emisionit për shëndetësi. Ishte njohës i mirë në fushën e dokumentar?ve televizive dhe për këtë pati marr edhe shumë shpërblime. Veprimtaria e tij u shënua edhe në kuadër të Shoqatës së studentëve “Ramiz Sadiku” i angazhuar si aktor në seksionin e dramës, ku edhe u dallua duke luajtur në shumë drama rolet kryesore. Shaqa ishte pjesëmarrës i shumë manifestimeve kulturore - letrare, mbrëmje poezish, ku dallohej me stilin e tij specifik të recitimit. Veprimtaria e tij la gjurmë edhe në Shoqatën Kulturore “Xixa” në Prishtinë, e cila tubonte kërçovarët dhe ushtrimet i bënin në ambientet e gjimnazit që sot quhet “Sami Frashri”. Veprimtaria e tij e gjithanshme kishte rënë shumë herët në sytë e Udbeskës jugosllave, q? kur ai ishte ende nxënës në Gostivar, i cili në qendër të qytetit para shumë qytetarëve pati lexuar referatin: “Kush e vrau Sefer Selimin?!”. S’dinte si ta tregoj solidaritetin me të varf?rit, por në skenën e Gostivarit me dramatizimin e vargjeve të Migjenit ua përloti sytë artdashësve të shumtë, pa e ditur se më vonë edhe vet? do t? ishte një personazh i Migjenit, që përfaqësonte mjerimin, por madhështor!!! Ishte i lindur aktor!!!
Edhe pse, ai tani si student e dinte se ndiqej, nuk prajti së vepruari dhe u bashkua me atdhetarin e mirënjohur Jusuf G?rvallën. Do t’i ndihmoj Jusufit që së bashku të nxjerrin në dritë gazetën ilegale “Lajmëtari i Lirisë”. Në vitin 1981 Shaqir Sadiku detyrohet që të kaloj në ilegalitet dhe për një kohë ai strehohet në Zvicër ku sërish bashkëvepron me Jusufin në projektin e bashkimit të të gjithë grupeve ilegale shqiptare në një organizatë të vetme. Rruga e veprimit të tij ishte Gjermani - Zvicër, ku takohej dhe i furnizonte me materiale të ndryshme celulat e para të veprimtarëve të ardhshëm. Kufirin Shaqa e kishte bërë si një gardh livadhi dhe e kalonte më këmbë, vetëm e vetëm që detyrat të kryhen me sukses.
Involvimi i tij i thellë në kronologjinë e organizimeve ilegale, si dhe vrasja e vëllezërve G?rvalla dhe Kadri Zeka në vitin 1982, i deprimuar dhe i zemëruar, po edhe i ndjekur këmba - këmbës nga shërbëtorët e UTB-ës dhe të KOS-it, e detyrojnë të braktisë Zvicrën dhe të kthehet ilegalisht në vendlindje. Edhe në vendlindje ai sërish do të veproj? duke rekrutuar student? të ri dhe duke bashkëpunuar me veprimtar? të vjetër. Në rrethana tepër të pasqaruara ai hetohet, zbulohet dhe arrestohet nga policia jugosllave diku në Serbi. Hetuesit duke ditë për personalitetin e tij shumëdimensional, aftësitë organizative e krijuese, nga padronët e tyre marrin detyra specifike që me çdo kusht ta dëmtojnë deri në shkallën që ai të mos jetë më i dëmshëm për sistemin sllavo - komunist. Kur hetuesit, vërtetohen vërtetë se veprimtarin e kanë dëmtuar dhe e kanë bërë të parrezikshëm e lëshojnë nga burgu. Nuk është i vetmi veprimtar i dëmtuar deri në shkallën e mos të qenit i rrezikshëm për sistemin, por është i pari nga Kërçova. Ai tani e kuptonte gjendjen e tij, e kuptonte edhe mesazhin e sistemit se ta sjellësh veprimtarin në gjendjen e lypësit, është poshtërsia m? e madhe q? mund t’i b?het nj? patrioti. Andaj, Shaqa i mbyllur në vete si një guacë, vazhdoi që të mbetet i papërkulur edhe pse, ai tanimë bënte një jetë mjaft? të vështirë, ashtu siç e kishte luajtur dikur në dërrasat e skenës së Gostivarit rolin e Lulit t? voc?rr. Pas daljes nga burgu, ai do
të ndiqet, por nuk do të përkulet dhe do të zgjedh që të jetoj i pamposhtur deri në minutat e fundit. Jetoi vetëm 54 vjet, por la gjurmë të pashlyera! Gjurmë që s’do shlyhen kurrë!!! Personaliteti, figura e tij shumëdimensionale paraqet enigmën që ngërthente në vete shpirti i tij kryengritës i cili në çdo kohë dinte dhe ia dilte të vepronte duke përhapur idetë për liri kombëtare dhe individuale. Fjala e tij se “njerëzit çmohen pas vdekjes”, u vërtetua me rastin e përcjelljes së trupit të tij të pajetë, ku merrnin pjesë me mijëra qytetar? nga të gjitha trojet shqiptare. Kjo ishte një dëshmi se veprimtari, atdhetari dhe poeti Shaqir Sadiku nuk ka ikur nga mesi yn?, po ende ?sht? gjall? me poezit? e botuara n? gazetat dhe revistat letrare t? asaj kohe. Q?, me siguri n? t? ardhmen miqt? e tij t? pen?s e kan? p?r obligim q? t’i mbledhin mes dy kapak?ve dhe t’i botojn? si lib?r. Ngase, ai mbetet shembull i intelektualit të pamposhtur deri në frymën e fundit.
Është thënë dhe dëshmuar që nga revolucioni borgjez-francez se: “Luftën e përgatisin të mençurit, e bëjnë trimat dhe përfitojnë batakçinjtë”, kjo mbase u vërtetua edhe në historinë më të re shqiptare.
Shaqir Sadiku - Shaqa, mbeti njeriu shembull i veprimtarit, atdhetarit, sakrifikuesit, intelektualit, poetit, aktorit, publicistit... Kjo figurë e anatemuar deri në skajshmëri, është tepër komplekse dhe shumëdimensionale, dhe që kërkon një studim të thellë nga veprimtar? e analist? shumë serioz për të zbërthyer mendimin filozofik dhe papërkulshmërinë e tij. Shaqa u nda nga jeta, por shoqërisë shqiptare e posaçërisht rrethit ku lindi, veproi e punoi sikur ia vrau ndërgjegjen dhe tronditi shpirtin e atyre që, vërtetë e donin, çmonin dhe e ndihmonin n? jet?...
Komentoni
Artikuj te tjere
Zef Ndrecaj: Prek Brahimi, figurë e shquar e diasporës shqiptare
Kasam Shaqirvela: Flaka e Yjeve
Neki Lulaj: Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut
Halit Bogaj: Bujar Lako
Behxhet Haliti: Ditën në ndërtimtari, natën me pikturë..
Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes
Skënder R. Hoxha: Atdhetar e poet i mallit për vendlindjen
Nderron jete znj. Pandora Dedja, bashkeshorte e prof. Bedri Dedes
Halit Bogaj: Jusuf Gërvalla
Milazim Kadriu: Tërë jetën në shërbim të atdheut
Fran Buzhala: Jusuf Gërvalla - Simbol i Bashkimit
Halit Bogaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka
Zef Mulaj: Gjergj kastrioti
Vilhelme Vranari: Gjergj Kastriot Skënderbeu
Fejzulla Duraku: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Tajar Zavalani: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Joseph J. DioGuardi: Skënderbeu - Shok me të mëdhenjtë e më të mëdhenjëve
Ferit Ramadani: Skenderbeu - Regëtima e vdekjes sonë shekullore
Ludvig Holberg: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori