Faleminderit
Halit Bogaj: Bujar Lako
E hene, 18.01.2010, 04:45 PM
BUAJR LAKO
Nga Halit Bogaj
Edhe Bujar Lako është njëri ndër aktorët më të shquar shqiptarë që i dha jetë filmit dhe teatrit shqiptar në dyzet vitet e skuara.Karierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Në fillim të verës’’" i Gëzim Erebarës dhe "Perballimi" i Viktor Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: "Gjeneral gramafoni" V. Gjika, "Udha e shkronjave" V. Prifti, "Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, "Kthimi i ushtrisë se vdekur" dhe "Gurët e shtëpisë sime" Dh. Anagnosti, "Amiko" Cizia Zyke, produksion francez.Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçojmë: "Vizita e inspektorit" Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati" E. Robles (P. Mani), "Vdekja e një komisioneri" A. Miler (F. Haxhiraj), "Vdekja e Dantonit" Byhner (V. Milçin), "Ditë vere" Mrozhek, (B. Lako), "Ariu" Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin "Varrtarët" .
Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin "Përballimi". Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin "Ballë per ballë". Në Festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i Festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit Beratit në filmin "Gjeneral gramafoni". Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat "Gjeneral grarnafoni" dhe "Ballë per ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin "Naim Frashëri" klasi i parë, për interpretim në teatër. Në Festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori më i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin "Kthimi i ushtrisë se vdekur". Në vitin 1985 fiton titullin "Artist i Merituar"Filmografia: Syri magjik - (2005)Lule të kuqe, lule të zeza - (2003) Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989)....Gjenerali Italian Binarët - (1987) Telefoni i një mëngjesi - (1987) Vrasje ne gjueti - (1987) Gabimi - (1986) Gurët e shtëpisë sime - (1985) Vendimi - (1984)....Këshilltari Dora e ngrohtë - (1983) Nëntori i dytë - (1982).....Luigj Gurakuqi Ballë për ballë - (1979) Gjeneral gramafoni - (1978)......Halit Berati Udha e shkronjave - (1978) (TV) Përballimi - (1976) .
Siç shihet nga ajo që u tha më lart, të gjitha rolet e tij ishin maestrale, të paharruara, të dashura për çdo shikues dhe të mirëpritura edhe nga kritika filmore.Disa nga tridhjetë e sa filmat e tij morën edhe shpërblime të ndryshme ngase ishin performansa të rrralla artistike që buronin nga një mjeshtër i madh i fjalës kinematografike dhe tetarore.Në këtë rrafsh duhet theksuar edhe faktin se kinemaja shiptare as që mund të mendohet pa Bujar Lakon. Gjithashtu madhështor ishte edhe në teatër në të cilin i realizoi gati njëqind role të llojllojshme.
Edhe ne në Kosovë ishim të mahnitur kur e pamë për herë të parë filmin e tij ‘’Gjenerali gramofon’’, rol të cilin do ta kishin lakmi edhe aktorët e mëdhenj botërorë.Përveç tjerash në këtë film pëlqehet edhe muzika specifike e një klarinetisti virtuoz/Halit Berati/ i cili duhet të angazhohet të hyjë në lëvizje për ta çliruar atdheun nga pushtimi italian i vendit të tij.
Në filmin ‘’Përballimi’’, sipas skenarit të Teodor Laços, Bujar Lako realizon një rol të shkëlqyer kushtuar një kohe kur populli vuante nga uria , me ç’rast duhej të mblidhej drithi nga stërshitësit e ndryshëm të cilët fitonin në kurriz të popullit.
Në këtë film, edhepse aktronin Sandër Prosi, Kadri Roshi dhe Stavri Shkurti, Bujar Lako kishte rolin kryesor, duke na e dhuruar një film vërtet të lakmuar dhe të realizuar me sukses të madh .
Në filmin’’Kthimi i ushtrisë së vdekur’’, sipas veprës së njohur të Ismail Kadaresë, Bujar Lako aktron një gjeneral italian i cili shkon në Shqipëri për t’i mbledhur eshtrat e ushtarëve të rënë atje gjatë luftës së fundit botërore.
Pra edhe ky film ka mbetur ndër realizimet më të bukra të Buajr Lakos dhe regjisorit të famshëm Dhimitër Anagnosti, i cili ishte shkolluar në Institutin artistik të Moskës.
Mes tjerash përshtypje të jashtëzakonshme na ka lënë edhe filmi televiziv ‘’Udha e shkronjave’’në të cilin Bujar Lako është përcjellës i njeriut i cili e sillte shtypshkronjën në Shqipëri/Sandër Prosi/por të cilin e pengonte kisha ortodokse greke e cila dëshironte që Shqipëria të jetonte në errësirën shekullore.
Është ndër filmat më të bukur në Shqipëri i cili bën fjalë për martirin Dhaskal Todri, pra i interpretuar nga aktori kolosal Sandër Prosi, i cili kur t’i shtohet edhe roli tjetër i madh i bujar Lakos, përbëjnë një tandem të pakrahasuar në kinematografinë shqiptare.
Edhe ky film përjetoi shikueshmëri të madhe në të gjitha trevat shqiptare, duke i fituar disa shpërblime të rëndësishme kinematografike, siç ishin : Çmimi i veçantë i Italisë/1979/, çmimi i ndarë Sandër Prosit për rolin e tij fenomenal dhe çmimi i Republikës së shkallës së parë dhënë Vladimir Priftit për regji..
Sidomos në kujtesë të përhershme na ka mbetur roli i tij nga filmi’’Nëntori i dytë’’në të cilin interpreton Luigj Gurakuqin madhështor, të cilin na duket se po e shohim përherë afër Ismail Qmalit/Sandër Prosi/ dhe atëherë kur i thotë një oficeri shqiptar në shërbim të Turqisë ‘’Se nëse më vret mua unë do të bëhem martiri i parë i Pavarësisë së atdheut kurse ti tradhëtari i parë’’, me ç ‘rast oficeri shqiptar tërhiqet për ta lënë të kalonte suita e Ismail Qemalit në krye me Luigj Guraqkuqin e famshëm..
Në fund duhet theksuar se përveç filmave të përmendur ky aktori i realizoi edhe filmat: ‘’Dora e ngrohtë’’,’’Vendimi’’, ‘’Gurët e shtëpisë sime’’,’’Gabimi’’,’’Vrasje në gjueti’’,’’Telefoni i mëngjesit’’,’’Binarët’’,’’Lule të kuqe, lule të zeza’’,’’Syri magjik’’dhe’’Muaji i mjaltit’’.
Komentoni
Artikuj te tjere
Behxhet Haliti: Ditën në ndërtimtari, natën me pikturë..
Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes
Skënder R. Hoxha: Atdhetar e poet i mallit për vendlindjen
Nderron jete znj. Pandora Dedja, bashkeshorte e prof. Bedri Dedes
Halit Bogaj: Jusuf Gërvalla
Milazim Kadriu: Tërë jetën në shërbim të atdheut
Fran Buzhala: Jusuf Gërvalla - Simbol i Bashkimit
Halit Bogaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka
Zef Mulaj: Gjergj kastrioti
Vilhelme Vranari: Gjergj Kastriot Skënderbeu
Fejzulla Duraku: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Tajar Zavalani: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Joseph J. DioGuardi: Skënderbeu - Shok me të mëdhenjtë e më të mëdhenjëve
Ferit Ramadani: Skenderbeu - Regëtima e vdekjes sonë shekullore
Ludvig Holberg: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Ilmi Veliu: Nëna e Skenderbeut - Vjosava Tribalta Shqiptare
Behar Gjoka: Skënderbeu, Simboli dhe miti i tij në letrat shqipe
Skënderbeu mes strategëve të mëdhenj
Halit Bogaj: Poemë për Skënderbeun