E merkure, 18.09.2024, 04:17 PM (GMT+1)

Faleminderit

Zef Ndrecaj: Prek Brahimi, figurë e shquar e diasporës shqiptare

E hene, 18.01.2010, 06:55 PM


Prek Brahimi
Prek Brahimi
Prek Brahimi, figurë e shquar e diasporës shqiptare

Nga Zef Ndrecaj

Prek Brahimi u lind  me 20.01.1940 ne fshatin Shengjon (ish ? Gllaveçicë) komuna e Pejës.

U lind ne një familje te varfër por mjaftë atdhetare te kohës. Si shumë familje shqiptare ne valët e jetës kjo familje beri disa migrime brenda trojeve etnike. Familja Brahimi ne vendlindjen e sotme ne Shengjon (ish Gllaveçicë) vjen nga fshati Muzhevinë komuna e Istogut. Përkatësia fisnore është e fisit Toplan (Gash) e cila nxjerr ne pah zanafillën e prejardhjes se kësaj familje nga fshati Toplan i rrethit te Shkodrës. Mbiemri Brahimi është marrë ne Muzhevin te Istogut qe drejtpërdrejt paraqet  situatën e asaj kohe nder pushtimin turk ku shumë familje ishin konvertuar ne islam , si pasoj e presionit dhe shtypjes se sundimit te atëhershëm. Nga ajo  kohë mbeten  vetëm dy familje te konfesionit krishterë dhe atë ende është familja Marku qe jeton ende ne Muzhevin., kurse shumë te tjera u detyruan te marrin emra te besimit mysliman ne mënyrë qe te mos identifikohen si te krishterë. Kështu ndodhi edhe me familjen Brahimi , babai i tij Rexha (ne kishë ishte i krezmuar me emrin Prend ndërsa mixha Kingji me emrin Zef).

Pas vdekjes se motrës Zojes 12 vjeçare Prekës i vdes edhe nena ndërsa babai i tij Preni detyrohet te del kaçak nga se përndjekej nga regjimi partizano ? komunist . Kështu qe si jetim fëmijët e tij u rriten tek  daja Noj Lula po nga ky fshatë, duke i mbajtur ne kushte te kohës ashtu si fëmijët e vet.

Baba Prendi kishte marr pjesë ne  luftën e Drenicës i cili ma vonë vepron edhe ne Shqipëri dhe pas kthimit prapë detyrohet te strehohet ne malet e Shqiponjës (ish Jablanicës) ndërsa me pas u dorëzua ne policin e Pejës dhe u dënua me burg, pas te cilit u lëshua ne përcjellje te gjithhershme te pushtetit , pasi qe ishte shpallur armik i Jugosllavisë se atëhershme komuniste .Po ashtu daja i tij Zef Noja i cili kishte vepruar ne ballin kombëtar ne viset sotme te Maqedonisë u dënua me 15 vjet burg bashkë me 13 vetë te organizatës se ballit kombëtar, ndërsa komandanti  Hysni Rudi edhe u pushkatua.

Masa represive nga pushteti i atëhershëm  u ndermuarën ne gjithë popullatën por edhe  ne familjen e dajës Mal Prenushit i cili i mbante  jetimet (nipat). Mal Prenushi kishte me se 15 anëtar te familjes ndërsa pushteti i atëhershëm i merr edhe teshat e shtratit , dhe miellin ne magje , ku ne mungesë te ushqimit familja detyrohen për te ngrenë edhe hithra.

Por Mal Prenushi qe ne atë kohë ju qëndroi te gjitha furtunave te pushtetit, ai edhe pse disa herë u maltretua dhe u burgos ,ai nuk u mposhte kurrë. Ai ishte këshilltar i fshatit , burrë i fjalës dhe atdhetar i devotshëm mbrojtës i denjët i fshatit dhe popullatës shqiptare me gjer. Por te  gjitha represionet qe u zbatuan , pushteti kurrë nuk arriti qe nga rrënjët e tij ta çkul fjalën qe ai e thonte çdo herë...Herët e vonë populli shqiptar do te jete një shtet dhe do te gëzon  lirin.

Si duket nga ky burrë i devotshëm u kalit edhe nipi Prek Brahimi . Ndonëse ai ne kushte te vështira u detyrua te punoj qe nga mosha 17 vjeçare, se pari ne një ndërmarrje blegtorisë, e me pas edhe ne një koperativ bujqësore ne hapjen e pyjeve.

Ne vitin 1962 Preka u detyrua te shkoi ne shërbim ushtarak ne Nish ku me shumë bashkatdhetar  arriti qe edhe me tej ta kalit ndjenjën e atdhe dashurisë.

Me pas Prekës i vdes babai, dhe ai për te sigurua ekzistencën e familjes  detyrohet te gjej punë ne Kroaci dhe me pas edhe Maqedoni ku kryen punë mjaftë te vështira ne një ndërmarrje qe bënte ndërtimin e Hidrocentraleve.

Preka me pas kthehet ne shtëpi dhe merret me punë bujqësore , martohet ne vitin 1966 . Me pas ai angazhohet ne rrethin edhe ne jetën shoqërore politike , sepse ishte e vetmja rrugë qe ti dilte ne ndihmë fshatit he rrethinës.

Me 1968 ne zgjedhjet komunale te rajonit te Pejës , Prek Brahimi zgjidhet këshilltar ne ansamblen komunale për pesë fshatra ( Gllaveçic, Leshan, Kliqin,Sferkë dhe Jabllanic), zgjedhje te cilat me skeptizem u priten nga popullata  Serbo- Malaziase. Preka ende evokon fjalën e thënë nga fçiu i tij Milovan Mikiç i njohur si ishe çetnik dhe tani i veshur ne petkun komunist... Prek ti fitove dhe tani me siguri do ti ndihmosh dhe mbrosh shqiptaret .

Ne vitin 1969 organizohet forma e krijimit te mardhenjeve te punës ne boten e jashtme , ku Preka angazhohet ne organizimin  e kurseve sidomos ne profesionet e tesaris, dhe zdrukthtaris. Nga zyrtaret e entit te komunës se Pejës Preka caktohet edhe si mesimdhenes. Shumica nga këta punëtor dërgoheshin ne Austri dhe Gjermani ndërsa vet Preka me ma se 40 bashkëvendës u vendos ne Austri perkatesishtë ne Bregenz republikën e Voralbergut.

Me 1977 Prekës nga një sëmundje e rend i vdes bashkëshortja , dhe atij i mbesin 5 fëmijë jetim. Për fëmijët kujdeset vëllai i tij Marjani , ndërsa Preka vet detyrohet edhe me tej ta mbaj punën dhe te siguroi ekzistencën e familjes.

Disa te dhëna për  vëllain e tij Marjanin:  Marjani u lind  me 16.07.1943 .Shkollën fillore e kreu ne Kliqin nga se Shkolla ne Shënjon (Ish Gllaveçic) u mbyll nga sistemi komunist dhe ne te mësonin vetëm serbo-malazezet. Por nga etja për shkollim Marjani kreu shkollën normale ne Pejë dhe me pas edhe akademinë  Pedagogjike dhe ter jetën punoi ne profesionin e shenjet te mësuesit ne Shkollën Zef Serembe te Shengjonit. Ai punoi me ter përkushtim dhe ishte mjafte i respektuar si nga nxënësit ,dhe ashtu edhe nga rrethi. Ne Kushtet e mbylljes se Shkollës nga regjimi Serb i viteve 90 ta ai punoi edhe pa pagës vetëm e vetëm për mbajtjen gjallë te mësimit Shqip. Marjani vdiq  me 22 prill 2001 duke mbetur gjithë ne kujtim te brezave qe ai i mësoi dhe ne ter rrethinën si veteran i arsimit dhe qeshtejes kombëtare.

Veprimtaria  ne diasporë

Ndonëse edhe puna ne perëndim ka edhe pasojat e saj , Preka ishte smuar rende nga frymëmarrja dhe me qraste disa herë shtrohet ne Spital. Me 1989 Preka vendoset nga Bregenzi ne Graz te Austrisë perkatesishte ne qytetin e dytë mjafte te zhvilluar te Austrisë.

Qe nga punësimi ne Austri Prek Brahimi masivishte me ter qenjen e tij punoi ne organizimin e mërgatës shqiptare . Ai gjitheher siguronte informacione, dhe revista nga vendlindja dhe punonte me përkushtim qe mërgata e jon shqiptare te largohej përfundimisht nga klubet dhe organizimet Jugosllave. Ketë mundësi si duket i dha Grazi , dhe hapin e par qe ai ndërmori ishte formimi  i shoqatës ?Nen Tereza? e cila shoqatë qe atëherë  tuboi mbi 70 anëtar.

Me 1993 ( (8.12) me angazhimin e tij u themelua edhe misioni katolik shqiptar për Austri ku si meshtar filloi Marjan Marku.

Prek Brahimi pas viteve 90 ta gjithë u angazhua ne strukturat udhëheqëse te LDK ku kishte pozitën e nënkryetarit, dhe me pas me 1994 ai themeloi edhe degën e PSHDK për Graz te Austrisë , se pari ne rolin e nënkryetarit dhe me pas edhe atë te kryetarit te degës, te cilin e mban edhe sot.

Veprimtaria e Prek Brahimit është vështir te përshkruhet nga se  për ketë nevojiten faqe te tera . Por   pasi ky botim behet për nder te urimit te  70 vjetorit - datëlindjes se tij .

Ne universin e jetës nuk është me rendësi jeta por mënyra e te jetuarit. Sepse  s´është tragjedi te lindsh ne okupim dhe varfëri por tragjedi është te mos e luftosh atë.

Prek Brahimi e zgjodhi ketë rrugë dhe me ter fuqinë e tij intelektual punoi ne semzibilizimin e jetës ne diasporë , sensibilizimin e jetës dhe qeshtjes kombëtare. Duke vepruar dhe organizuar  ne te gjitha   nyejt kyçe ku aj munde ti del ne ndihmë qeshtjes se pa zgjidhur shqiptare.

 Për ketë ai nuk u mposhte kurrë , dhe trokiti ne dyert dhe entet  kyçe  edhe te qeveris Austriake dhe deri tek kryeministri Wolgang Schüssel (Kryeministri Austriak) ku  ne letrën dërguar atij jepte te gjitha sugjerimet se pse Kosova duhet te jetë e lirë dhe Sovrane , por qe kërkonte edhe mbështetjen e tij dhe qeveris Austriake.

Prek  Brahimi punoi shumë dhe arriti qe PSHDK ta afroi me partin ÖVP ? parti ne pushtet (parti si motër) dhe njeherit përmes saj te bëj sensibilizimin e qeshtjes shqiptare. Ai ne qendër te piedestalit te veprimtarisë se tij mbajti gjithmonë prof. Akademik Markë Krasniqin te cilit disa herë ne librin e tij i kushton thenjen...një jetë ne shërbim te atdheut.

Një fjalë popullore thotë ? Guri duhet te shtyhet ,jo atij ti sillesh rrotull, dhe Prek Brahimi është ai qe ketë guri e luajti nga vendi , ai çkuli përfundimisht rrënjët e klubeve Jugosllave , duke krijuar hapësire dhe organizim për organizimin e atyre kombëtare shqiptare.

Prek Brahimi na solli edhe një fryte te ri , ky është libri i tij me titull ?UDHTIMI I QMALLJES PER NJE COP DHE? ku pos veprimtarisë organizative ne diasporë ai ne ketë libër qe nga Titulli i tij, tregon përkushtimin, mallin  dhe atdhe dashurin e tij për atdhe dhe liri kombëtare . E ter kjo siç e përshkruan ai...për një copë dhe, për një popull , për një liri . Ky ishte përkushtimi i tij , ideali dhe betimi i tij dhe atë qe nga kalitja e tij nga daja i tij Mal Prenushi ?

..Herë do kur ky popull do te bashkohet dhe jetoi ne liri

Prandaj mbetet qe Bacës Prek ti dëshirojmë urime ? Urime 70 vjetori i lindjes, faleminderit për ter atë qe i dha kombit dhe diasporës ne përgjithësi. Ky udherrrefim s?do te vdes kurrë dhe do te mbetet gjithmonë i kujtuar . Ndërsa ju ,ju dëshiroj edhe vite e vite jetë te lumtur, dhe udherrefim për ketë popull i cili ka vere vetëm hapin e par ne Liri.


(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora