E hene, 29.04.2024, 10:15 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjithmonë Rugova!

E merkure, 20.01.2010, 10:58 PM


Editorial i  Bota Sot

Tashmë nuk ka kurrfarë dyshimi, personaliteti më i madh shqiptar i shekullit XX është Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Por vetëm edhe dy a tre individëve problematikë, e jo hiç më shumë, tashmë Rugovën si të tillë, si personalitetin më të madh të shekullit XX, e pranojnë edhe armiqtë e dikurshëm të tij. Tash për së vdekuri, edhe këta ia pranojnë dhe ia njohin meritat që kishte në krijimin e Lëvizjes popullore shqiptare në Kosovë, në diasporë dhe në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, madje edhe në Maqedoni e në Shqipëri. Por a mjafton kjo që tashmë e pranojmë veprën e madhe të figurës më karizmatike politike dhe letrare intelektuale të Rugovës? Kjo pyetje del e rëndësishme, nëse këtu përpiqemi ta kujtojmë një fakt që nuk i shkon në favore skenës politike aktuale, jo vetëm, në Kosovë, por edhe më gjerë në vendet shqiptare! Në fillim, një vit pas vdekjes së Presidentit Historik, u vërejt një përpjekje, do zoti jo e organizuar, që Rugova të përmendet vetëm spontanisht dhe vetëm si figurë historike në portretimin e tij apologjik, e jo analizimit të koncepteve të tij politike, që i nevojiteshin kohës menjëherë pas vdekjes së tij, dhe që i nevojiten edhe sot më shumë se kurrë. Zhvillimi në proces i ngjarjeve në Kosovë, gjithnjë e më shumë, do ta imponojë domosdoshëm zgjidhjen definitive të statusit të pavarësisë së Kosovës, por edhe më gjerë, zgjidhjes së çështje shqiptare në tërë kompleksivitetin e saj historik si çështje e anashkaluar nacionale nga fuqitë e mëdha, e jo si çështje qytetare, etnike a multietnike, njësoj. Rugova jo vetëm sot që po e imponon nevojën për impelementimin e koncepteve të tij politike në praktikë, por kjo do të jetë nevojë edhe e të nesërmes, që të mos themi ai do të jetë gjithmonë një ideolog i madh i çështjes kombëtare shqiptare, nacionale, një udhërrëfyes i pagabueshëm. Pra sa më shumë që kalon koha, aq më e madhe do të paraqitet nevoja që të nisemi rrugës së konceptit rugovjan për zgjidhjen definitive të problemit të kontestuar ende shtetformues të shqiptarëve. Ishte lideri i parë shqiptar i pranuar dhe i njohur nga të gjithë faktorët vendimmarrës të skenës politike botërore, njeri i pakontestuar, njeri që ushtronte autoritetin e tij në mënyrën më origjinale, lider që argumentin e evropizmit shqiptar e internacionalizoi me një “lehtësi” ta paimagjinueshme. “Lehtësi” pikërisht për shkak se Rugova në mënyrë kreative intelektuale “seleksiononte” argumentet që shkojnë në favor të djepit evropian të shqiptarëve, dhe jo vetëm ato historike kulturore, por edhe ato historike politike. Nuk ishte Rugova intelektuali i parë në skenën politike shqiptare, por ishte ndër tre katër të tjerët, e jo më shumë, që njihen që nga koha e Rilindjes Kombëtare. Por nëse është Rugova në rrethin e ngushtë të plejadës së politikanëve intelektualë të shqiptarëve, atëherë është i pari ndër ta që arriti të bëhej figurë botërore karizmatike, njeriu që më shumë sesa të gjithë të tjerët (pos Skënderbeut) arriti ta afirmojë çështjen shqiptare, ta afirmojë me tërë seriozitetin e argumenteve etnike dhe historike që janë në favor të shqiptarëve në mënyrë të pakontestueshme. Koha e Rugovës nuk kalon, ajo, përkundrazi, gjithmonë vjen, dhe sa më shumë që vjen koha e tij, aq më të aftë do të jenë shqiptarët në punën e shtetformimit të tyre definitiv. Rugova është i pavdekshëm


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora