Faleminderit
Thodhori Miho: Heroi i Akropolit të Athinës, Sotir Gurra
E hene, 18.01.2010, 06:57 PM
Heroi i Akropolit të Athinës, Sotir Gurra
Nga Thodhori Miho
Kalaja në Gërc-Athinë,
Ç’e rrethosnë dyzet mijë,
Rretheqark e dot nuk hyjnë,
Lufton Gurra me të nipnë.
Gurra thirri imdat(ndihmë)
Nga vajte, Karaiskaq
Se na bëri turku çark
Na kërkon kalanë emlaq(ta dorzojmë)
E kërkon, po unë s’ia jap...
Kështu vjen rrëngjethshëm kjo këngë brilante -balladë nga viti i largët 1827, ku luftëtari i shquar siniciot Sotir Gurra lufton përkrah Gjergj Karaiskaqit në marjen dhe mbrojtjen e Akropolit të Athinës dhe skuq gurët e lashtë, quajtur kala nga populli, së bashku me të nipin. Kush ishte Sotir Gurra ky trim çaplehtë i çartur i maleve të egra të Senicës plakë, i rritur me “lakra e burdullak”staneve e limereve të Malit të Gjerë, me qumështin e nënës, me djathin e dhirtë, me erën e trendelinës e rigonit, me ujin e gurrës së akullt që i fali mbiemrin, me bëmat e luftrave dhe kuvendit të parë të besës më 1610. Kur mbeti shkëmbinjëve të thepisur të Athinës ishte pranë të pesdhjetë e shtatë e nipi i tij sa i kishte dirsur mustaqja, në lule të djalërisë, djalë në vakt. Ishte ajo shkëndijë e parë e 1610 -tës që do të mbetej flakadanë i ndezur gjithmonë e do të përsëritej herë pas here kur ta kërkonin interesat e fshatit, krahinës e më gjerë. Siç shkruan e thotë historia, në krye të forcave të shumta turke që nxinin me tokë e det ishte Qytahiu i tmerrshëm, një nga njerëzit më të besuar të Stambollit, i zbritur nga viset e Mesollongjit të shkrumbuar, “ku vate gjaku në gjunjë të kalit” siç thotë populli, ku gjaku i kryengritësve ishte derdhur pa hesap për gabime fatale të disa kokave tuafe drejtuese. Por sa po u fut në Atikë Qytahiu ra në grackën e ngritur të luftëtarëve arvanitë që popullonin asokohe rrethinat e Athinës. Qendresa e arvanitëve ndonëse burrërore nuk i ndali dot hordhitë e panumurta turke që pas betejës vazhduan rrugën e nisur për në Athinë. Qytahiu pasi mori me radhë disa pjesë të qytetit aty nga mesi i gushtit të vitit 1826 ju afrua Akropolit duke e shtrenguar keqas darën rreth tij. Atje ku se priste atij do t’i dilte përpara Gjergj Karaiskaqi, i lindur në Mavromat të Agrafës më 1870 i rritur nga e ëma e më pas në oborrin e Ali pashë Tepelenës. Gjerg Karaiskaqi në atë kohë sa kishte marë detyrën nga qeveria si komandant i Greqisë Kontinentale Lindore me këmbnguljen e Teodor Kollokotronit. Aty do të gjendeshin nën armë nën udhëheqjen e Karaiskaqit dhe dy senicasit ungj e nip. Ata ishin pagëzuar që në betejat e para të Mesellongjit në harkun kohor të vitit prill 25, prill 26, të gjendur përkrah shqiponjës së Sulit Marko Boçarit e trimave të tjerë suliotë. Aty ishin nën armët dhe shkëlqenin në trimërinë e tyre kardhiqotët Griva dhe K.Petroja. Kariskaqi korri një pas një fitore të papara deri në atë kohë, tre prej të cilave me Omer Vrionin, kryekomandanti i dikurshëm ushtarak i vilajetit të Janinës kur sundonte Aliu, por të para me sy tjetër nga cmirëzinjtë të cilët s’lanë gur pa lëvizur për ta zëvëndësuar e për të vënë në vend të tij një angles të quajtur Riçard Xhons. Sherri i nisur nëpërmjet Karaiskaqit me anglezët për gjendjen e rrethimit të Akropolit mënyrën e zgjidhjes përfundimtare të marrjes së tij do ta hidhëronte por s’do ta përkulte kleftin e armatolin e dikurshgëm. Ideja e të huajve që ndihnin atëhere revolucionin grek ishte për një sulm të vrullshëm e të menjëhershëm frontal , ndërsa Karaiskaqi me shokë ishte i mendimit se forcat e pakta e të parregullta kryengritëse nuk mund t’i bënin ballë ushtisë së hekurt turke e s’mund ta përballonin atë nga toka e nga deti. Fjalët e tyre ranë në vesh të shurdhër. Ishte 22 prilli i 1827 i plagosur e me kolltje të njëpasnjëshme pasi kishte kohë që vuante nga mushkëritë, duke mos mbajtur parasysh poprositë e Teodor Kollokotronit që të ruhej u fut në betejë ku u plagos rëndë, duke vdekur të nesërmen më 23 prill në duart e shokëve që e dëgjuan dhe e deshën aq shumë. E varrosën me nderime në Lefsinë. Aq emër kishte marë ai sa dhe shqiptarët muslimanë që ishin në krah të kundër të sulmit, në radhët e ushtrisë turke e qanë me ligje.
...e premtja po gdhin, ah, mos ish gdhirë,
se filloi lufta në fushë t’ Athinës,
se Karaiskaqi u nis për në luftë.
Në sulm të parë që bëri trimi,
Hej, një gjyle topi në gjoks seç e mori.
Goja gjak iu mbush, hunda hidhërim
Dhe gjuha-bilbil si zog ligjëroi:
-O trima, dëgjoni, , ju trima dëgjoni,
i bini turkut me sa fuqi kini.
Unë në Kullur, në spital po shkoj,
Për pesë dit do të kthehem, këtu do të më kini!
Ditën e zezë të vdekjes së Gjergj Karaiskaqit si për mos ta lënë heroin legjendar vetëm vdekja dhe lavdia mori në fushën e betejës rreth Akropolit jo pak, por 1 500 luftëtarë kryengritës midis tyre dhe Sotir Gurra i Senicës së Rrëzomës me të nipin. Kujtesa popullore nuk na e ka sjellë dot emrin e të nipit nga që them se trimëria e Sotirit ka qënë shumë herë më e dukshme a ndoshta janë mjaftuar thjesht me të thirrurrën i nipi i Sotirit. Me gjthë dëshirën e fjalëve të tyre që na e jep kënga e popullit e vendosur në fillim të këtij shkrimi Athina u vesh në zi e u mbulua në gjak. Turqit të egërsuar me Qytahiun dhe Ibrahim pashën të ardhur nga Egjypti do të vendosnin çizmen osmane gjithandej, por endrrat për liri nuk do t’i vrisnin dot, të cilat do të çelnin përfundimisht dy vite më pas. Kënga e cituar në fillim, pra kënga jonë labërishte na jep të dhëna të sakta jo vetëm për “çarkun” e egër turk dyzetmijësh, por edhe të tjera, si mund ta marim me mend se në atë betejë ose në ato beteja kanë marë pjesë edhe rrëzomas të tjerë, apo kurveleshas të cilët ishin dëshmitarë të luftës e të rënies së tyre, duke na i sjellë heronjtë e rënë të gjallë kapur në jelet vargje të asaj kënge balladë. Sa herë më çojnë këmbët e ngjitem Akropolit më bëhet se nga shkëmbinjtë më del ai Sotir Gurra, levendi i Senicës me të nipin të veshur me fustanella, tirq, e me kapelet e zeza që u rrinë mbi sy gjithë nur e lezet. Rrugët i ngjisim bashkë. Pastaj më humbasin. He!- them,- tani mbase janë atje në Senicë tek Gurra, tek Luadhi a ndoshta, ndoshta tek Shpella e Besës. S’harroj të shpërndajë gjithandej trendafila e manushaqe për kujtim e gjakut të tyre të derdhur në atë pranverë të përgjakshme të 1827-tës. Se ikën të pafjalë në prillin e dashurisë, në prillin e manushaqeve e këngës së bilbilave, në prillin e trendafilave për të mbetur në kujtesën tonë përherë trendafila.
Komentoni
Artikuj te tjere
Zef Ndrecaj: Prek Brahimi, figurë e shquar e diasporës shqiptare
Kasam Shaqirvela: Flaka e Yjeve
Neki Lulaj: Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut
Halit Bogaj: Bujar Lako
Behxhet Haliti: Ditën në ndërtimtari, natën me pikturë..
Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes
Skënder R. Hoxha: Atdhetar e poet i mallit për vendlindjen
Nderron jete znj. Pandora Dedja, bashkeshorte e prof. Bedri Dedes
Halit Bogaj: Jusuf Gërvalla
Milazim Kadriu: Tërë jetën në shërbim të atdheut
Fran Buzhala: Jusuf Gërvalla - Simbol i Bashkimit
Halit Bogaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka
Zef Mulaj: Gjergj kastrioti
Vilhelme Vranari: Gjergj Kastriot Skënderbeu
Fejzulla Duraku: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Tajar Zavalani: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Joseph J. DioGuardi: Skënderbeu - Shok me të mëdhenjtë e më të mëdhenjëve
Ferit Ramadani: Skenderbeu - Regëtima e vdekjes sonë shekullore
Ludvig Holberg: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori