E hene, 29.04.2024, 10:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Adnan Merovci për Rugovën

E enjte, 21.01.2010, 10:56 PM


ADNAN MEROVCI PËR RUGOVËN

Nga Halit Bogaj

 Mbrëmë  në Televizionin’’Klan Kosova’’, Adnan Merovci për herë të parë vendosi që të fliste pak më tepër për opinionin e gjërë përkitazi me vitet e kalura pranë Presidentit Rugova. Vërtet ishte kënaqësi e madhe që ta dëgjonim njeriun më të afërt të Dr. Rugovës i cili i qëndroi besnik për një kohë të gjatë, duke u lidhur ngushtë me rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut.

Në pyetjet e shumta që ia bënte Baton Haxhiu, Adnan Merovci përgjigjej me sinqeritet të madh, pa ekuivoke, me çiltërsi, me krenari që kishte qenë afër Presidentit tonë madhështor dhe me transparencë të drejtëpërdrejtë gjatë të gjitha pyetjeve të shtruara.Adnani fliste dhe përgjigjej ashtu siç duhej por ky tjetri vazhdonte, siç thotë populli ynë’’Ne vetë pyesim, vetë përgjigjemi’’, duke menduar se i dimë të gjitha!Në pyetjet e disahershme të Baton Haxhiut, se Rugova ka thënë ‘’Se UÇK-ja është krijesë serbe’’, Adnan Merovci përgjigjej dhe e demantonte një thënie të tillë të shtrembëruar dhe jashtë kontekstit të saj të dikurshëm, por ky tjetri, prapëseprapë, e vazhdonte avazin e mëparshëm, edhepse Adnani i tregonte se Rugova, për shkak të Bashkësisë ndërkombëtare, nuk mund t’i pranonte Grupet e armatosura, por duke ia bërë asaj të ditur , se nga zullumi i madh serb, një ditë do të ndodhte edhe ajo. Më vonë mësojmë se në njëfarë mënyre edhe ai u kishte thënë luftëtarëve të lirisë’’Ju vazhdoni me tuajen, ne po  vazhdojmë me tonen’’.Se a kishte Rugova  lidhje me luftën dhe Adem Jasharin, tregonte Merovci sa mundej, duke thënë’’Se unë isha ai i cili kisha kontakte me Adem Jasharin, e gjithashtu edhe Fehmi Agani me përfaqësuesit e tjerë të UÇK-së’’. Prandaj këtu nuk duhet ndonjë filosofi e madhe për ta kuptuar më hollësisht rrjedhën e ngjarjeve dhe raportet mes dy palëve kur dihej se sa të afërt ishin këta dy me Presidentin!

Por ajo që na bënte përshtypje të paharruara nga kjo bisedë e fuqishme dhe shumë e dobishme për të gjithë ne, ishin edhe të dhënat dhe njohuritë e reja përkitazi me përpjekjet e Presidentit tonë historik në drejtim të çlirimit  dhe Pavarësisë së vendit tonë.Në vazhdim na emociononin fjalët e Merovcit kur e thoshte një realitet të pakontestuar se Dr.Rugova me autoritetin e tij të krijuar në botë kishte bërë që çështja e Kosovës të shkonte aq larg dhe të shtrohej në tavolinat më të rëndësishme të kacelarive botërore, ashtu siç ndodhi me të vërtetë.Mes tjerash na habiste edhe fakti se pikërisht Greqia kishte qenë ajo që e kishte pranuar Dr.Rugovën me nderimet më të larta shtetërore dhe në nivelin e një Presidenti të një vendi të pavarur, prandaj edhe mund ta kuptojmë se si e ka ndjerë veten Millosheviqi në ato çaste kur miku i tij më i mirë/Micotakisi/, ia kishte bërë pritjen aq të nderuar Presidentit të vendit tonë.Sigurisht se do ta ketë pasur shumë vështirë.

Në pyetjen ‘’Se çka mendonte Rugova për kundërshtarët e tij’’, Merovci përgjigjej se Presidenti nuk merrej asnjëherë me atë se çka thonin të tjerët por e vazhdonte rrugën e tij të ndritur dhe shpresëdhënëse për këtë popull.Gënjeshtrat, shantazhet, përçmimet, etiketimet dhe marifetllëqet e tjera të ngjashme ndaj Presidentit, nuk kishin të ndalur por prapëseprapë ai ecte vetëm në një drejtim të caktuar nga i cili nuk kishte të ndalur, duke qëndruar si një Lis i pamposhtur shekullor, i cili e kishte përkrahjen e palëkundur të popullit të tij të dashur të cilin  e solli në rrugë të mbarë. Meritat e shumta që ia çmonte mbarë bota, për fat të keq, nuk dinin apo nuk donin t’ia çmonin disa narcisoidë të pakorigjuar, të cilët , me veprimet e veta destruktive, edhe sot kanë mbetur si të mjerë dhe për gjynah. Dhe duke vazhduar që ta shajnë Rugovën edhe përsëvdekuri, ata vdesin edhe më tepër për së gjalli, duke u bërë edhe  më të irituar për të gjithë neve /pjesën tjetër, e cila më duket se nuk  është e vogël/, të cilët ia kemi ditur vlerën epokale dhe njerëzore Presidentit tonë historik, i cili kishte përkrahje aq të madhe nga burrështetasit më të mëdhenj në botë, disa nga të cilët derdhën lot me rastin e varrimit të tij, kurse Klintoni u tregoi edhe atyre në Palamentin tonë se kush ishte miku i tij i ngushtë, i  cili në një rast i kishte kërkuar atij/Klintonit/ që ta shpëtonte Kosovën tonë të shtrenjtë..

Përveç tjerash Merovci na tregonte edhe për hezitimin e Rugovës për mbajtjen dhe themelimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë’’Se Lidhjen e Prizrenit kishte kush ta mbronte, kurse Parlamentin tonë do ta shpartallonte Serbia me tërë aparatin e vetë represiv’’. Por edhe kur  e mbajti, pati zëra të tillë nihilistë që nuk e përkrahën duke thënë’’Se Rugova e formoi Kuvendin para hundëve të Serbisë’’ së cilës thënie i përgjigjet sentenca popullore’’Hyp se t’vrava, zbrit se t’vrava’’, përkatësisht nga ne ka edhe të tillë që kurrë nuk kënaqen, nga shkaqet vetëm për ata të njohura.

Pra kishte edhe zëra të shterrur që konferencat për shtyp të Dr. Rugovës i quanin ‘’Xhuma politike’’, duke mos e ditur kurrë rëndësinë e tyre të vërtetë, me të cilat ai përherë dhe për çdo javë e mbante popullin unik dhe i jepte shpresa të përhershme për ditë më të mira të cilat do të vinin në një qershor të bukur për këtë vend të okupuar me shekuj nga një  okupator i egër dhe i pashpirtë i cili akoma jeton me shpresat e kthimit në këtë vend!!!Kishte pra edhe të tillë që edhe pas kthimit triumfal të Dr.Rugovës në atdhe, përkatësisht pas çlirimit të vendit tonë dhe hyrjes së NATO-s, pa fije turpi e shkruanin në ‘’Në kohën ditore’’titullin e rrejshëm’’Kthimi i humbësit’’, duke gënjyer se Rugovën në Han të Elezit dhe në shtëpinë e tij në Velani nuk e kishin pritur më shumë se 200 vetë, derisa në të dy vendet e theksuara ishin mbledhir me mijra njerëz për ta pritur idhullin e tyre të shtrenjtë, fjalët e të cilit ishin bërë realitet, kur thoshte :’’Se Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe Protektorat ndërkombëtar’’, me të cilin qeshnin laikët dhe pesimistët e papërmirësuar.

Dhe në fund duhet theksuar se Adnan Merovci kishte merita të mëdha dhe besnikëri të paparë që nuk u nda kurrë nga Presidenti, deri në ditën kur ania arriti në breg.


(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora