E diele, 28.04.2024, 01:37 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Besa Imami

E hene, 25.01.2010, 10:56 PM


BESA IMAMI/1928-

E përgatiti Halit Bogaj

Besa Imami, krahas emrave më të shquar të aktoreve tona, siç janë Margarita Xhepa, Maria Llogoreci, Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Edi Luarasi dhe të tjera., është njëra ndër figurat më të ndritshme të teatrit dhe filmit shqiptar.Në kinematografi ka mbetur i paharruar sidomos roli i Donika Skeënderbeut me të cilin krenohet aktorja jonë madhështore.Në një intervistë të dhënë në një gazetë shqiptare, ajo thoshte se ishte krenare që e kishte luajtur atë rol aq të madh historik/ gruanë e heroit tonë më të madh kombëtar/.Në çdo rol të saj  ishte e njejtë dhe asnjëri nuk mund të dallohej nga tjetri.Ajo u lind në Gjakovë.Në vitet e para të rinisë së hershme gjatë kohës së luftës, Besa Imami aktivizohet në grupet rinore, ndërsa ka qenë një anëtare e organizatës "Debatik". Pas çlirimit të vendit punon në Kryeministri. Edhe atje grupohet në aktivitetet rinore të natyrave të ndryshme.Në vitin 1945, aktorja Imami luan rolin e parë në teatër me regjisorin Pandi Stillu. Më 1946, Besa Imami bëhet pjesë e Teatrit Popullor, të cilit i përkushtohet deri në vitin 1990.Në jetën e saj si aktore numërohen mbi 90 role, shumica e të cilëve janë dramatike.Në moshën 31-vjeçare, Besa Imami është vlerësuar me titullin "Artiste e Merituar". Besa Imami qëndroi e papërkulur për 5o vjet në skenat shqiptare, duke u mbajtur përherë si një divë e paparë e artit teatror dhe filmor shqiptar.Emri i saj ishte krenari e madhe për të gjithë ne dhe saherë që e dëgjonim zërin e saj ne ishim të mahnitur me forcën e tij bombastike.Por ajo gjatë jetës ishte e sëmurë, ndaj shpeshherë ishte e penguar që t’i arrinte qëllimet e saj kulminante..Ajo nuk do të harrohet kurrë nga pjesa teatrore’’Streha e të harruarve’’ në të  cilën  interpreton rolin e një malësoreje që vuan tragjedinë e madhe të gjakmarrjes, me ç’rast ajo  thoshte’’Vij nga një familje që ka pasur  drama të mëdha në brezat e saj. . Megjithëse nëna na ka rritur me mjaft përkujdesje dhe varfëri ne gjashtë fëmijët e familjes, pasi baba na ka lënë shumë të vegjël, unë ndieja se jeta ime do të merrte një drejtim tjetër. Në fakt, hyrja në teatër ka qenë krejt e rastit. Mbaj mend që në periudhën kur punoja në Kryeministri, fill pas çlirimit, një grup amator ishte duke përgatitur një shfaqje teatrale "Burri, burrë". Personazhet e pjesës ishin katër, ndërsa organizatorëve nuk po u ecte puna me gjetjen e goditur të personazhit të shërbëtores. Në një moment më kërkuan edhe mua ta provoja njëherë. Unë nisa të luaj, ndërsa dëgjova që organizatori kryesor thirri: Eureka! Kështu shkëndija e fatit duket se po më buzëqeshte. Ndërsa dhamë shfaqjen që konkurronte me të disa institucioneve të tjera regjisori i njohur, një nga themeluesit e Tetarit Kombëtar, Pandi Stillu më gjeti dhe m'u lut që të mos i ndahesha kësaj rruge.’’.Mëtej ajo shtonte’’Dëshira për t'u bërë artiste ka qenë e madhe në shpirtin tim. Mendoj se ajo që më lidhi pafundësisht me skenën ka qenë ajo natë e mrekullueshme e verës 1942, kur nën natën me yje, unë do t'i shprehja dëshirën vëllait tim, Besim Imami, i cili është dëshmor dhe u vra gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai ishte mbështetja ime më e madhe në këtë drejtium’’.

Në ato vite, si shumë aktorë të tjerë shqiptar, edhe Besa Imami nuk e dinte se ç’ishte filmi dhe kontakti me këtë lloj të artit. Kur I kishte thënë vëllait të saj se donte të bëhej aktore, as nuk e kishte ditur t’ia thoshte profesionin, por ai ishte gëzar dhe kishte inkurajuar për përcaktimin e saj në atë lloj arti.Por edhe regjisori Stillu e kishte parë talentin e madh që e kishte poseduar Besa Imami, ndaj kishte shkuar në  shtëpi që ta luste nënën e saj që ta lejonte të përcaktohej për profesionin e saj të ardhshëm, të cilin do ta ushtronte një jetë të tërë, përkatësisht për pesë dekada.Por edhe nëna si nënë ishte pajtuar që bija e saj t’I ndiqte rrugët e zgjedhura me vetëdëshirë.Pra filmi i parë i  Besa Imamit ishte spektakli historik ‘’Skënder-

Beu’’i regjisorit sovjetik Sergej Jutkeviq. Gjatë përzgjedhjes së saj për rolin e Donikës ajo kishte qenë e shtruar në spital por me intervenimin shtetëror, ajo ishte kuruar më shpejt për ta marrë rolin e theksuar. Me Donika Kastriotin ajo arriti famë madhështore me të cilin i befasoi të gjithë, e që kujtohet edhe sot me nostalgji të madhe. Sidomos na kujtohet veshja e saj me kostume kombëtare si gruaja e heroit tonë legjendar. Dhe kush mund ta harrojë se pikërisht ajo ishte vajza shqiptare që do të ecte paralel me heroin tonë të lavdishëm nëpër shekuj. Prandaj për këto arsye ajo thotë ’’Se ai rol ka mbetur ndër kujtimet e mia më të rëndësishme dhe më të bukura  kinematografike’’, ndaj edhe rikthimi I malësores në pjesën’’Steha e të harruarve’’, sipas dramës së Ruzhdi Pulahës, ishte një ngjarje e veçantë pas shumë vitesh.Gjatë interpretimit të rolit të saj në atë pjesë ajo kishte arritur që t’i përlotte shumë njerëz, çfarë edhe është qëllimi efektiv i çdo aktori të madh.

Në teatër: "Qeni i kopshtarit","Artani","Monserati","Cuca e maleve, Lulet e shegës","Mikroborgjezi","Armiqtë", "Halili dhe Hajria","Rrënjët e thella", "Bashkë me agimin","Revizori",’’Karakteri moskovit","Invadini", "Majlinda", "Mbi gërmadha","Doktor Aleksi","Gryka e nëmur","Tragjedia e fundit e Deas", "Qëndresa", "Rajmonda", "Familja e peshkatarit" etj.

Në kinematografi:"Skënderbeu","Radiostacioni",‘’Balada e Kurbini’’, "Brazda", "Në fillim të verës’’ dhe’’Gruaja pa krahë’’.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora