| E hene, 25.01.2010, 10:56 PM |
BESA IMAMI/1928-
skenat shqiptare, duke u mbajtur përherë si një divë e paparë e artit teatror dhe filmor shqiptar.Emri i saj ishte krenari e madhe për të gjithë ne dhe saherë që e dëgjonim zërin e saj ne ishim të mahnitur me forcën e tij bombastike.Por ajo gjatë jetës ishte e sëmurë, ndaj shpeshherë ishte e penguar që t’i arrinte qëllimet e saj kulminante..Ajo nuk do të harrohet kurrë nga pjesa teatrore’’Streha e të harruarve’’ në të cilën interpreton rolin e një malësoreje që vuan tragjedinë e madhe të gjakmarrjes, me ç’rast ajo thoshte’’Vij nga një familje që ka pasur drama të mëdha në brezat e saj. . Megjithëse nëna na ka rritur me mjaft përkujdesje dhe varfëri ne gjashtë fëmijët e familjes, pasi baba na ka lënë shumë të vegjël, unë ndieja se jeta ime do të merrte një drejtim tjetër. Në fakt, hyrja në teatër ka qenë krejt e rastit. Mbaj mend që në periudhën kur punoja në Kryeministri, fill pas çlirimit, një grup amator ishte duke përgatitur një shfaqje teatrale "Burri, burrë". Personazhet e pjesës ishin katër, ndërsa organizatorëve nuk po u ecte puna me gjetjen e goditur të personazhit të shërbëtores. Në një moment më kërkuan edhe mua ta provoja njëherë. Unë nisa të luaj, ndërsa dëgjova që organizatori kryesor thirri: Eureka! Kështu shkëndija e fatit duket se po më buzëqeshte. Ndërsa dhamë shfaqjen që konkurronte me të disa institucioneve të tjera regjisori i njohur, një nga themeluesit e Tetarit Kombëtar, Pandi Stillu më gjeti dhe m'u lut që të mos i ndahesha kësaj rruge.’’.Mëtej ajo shtonte’’Dëshira për t'u bërë artiste ka qenë e madhe në shpirtin tim. Mendoj se ajo që më lidhi pafundësisht me skenën ka qenë ajo natë e mrekullueshme e verës 1942, kur nën natën me yje, unë do t'i shprehja dëshirën vëllait tim, Besim Imami, i cili është dëshmor dhe u vra gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai ishte mbështetja ime më e madhe në këtë drejtium’’.
Beu’’i regjisorit sovjetik Sergej Jutkeviq. Gjatë përzgjedhjes së saj për rolin e Donikës ajo kishte qenë e shtruar në spital por me intervenimin shtetëror, ajo ishte kuruar më shpejt për ta marrë rolin e theksuar. Me Donika Kastriotin ajo arriti famë madhështore me të cilin i befasoi të gjithë, e që kujtohet edhe sot me nostalgji të madhe. Sidomos na kujtohet veshja e saj me kostume kombëtare si gruaja e heroit tonë legjendar. Dhe kush mund ta harrojë se pikërisht ajo ishte vajza shqiptare që do të ecte paralel me heroin tonë të lavdishëm nëpër shekuj. Prandaj për këto arsye ajo thotë ’’Se ai rol ka mbetur ndër kujtimet e mia më të rëndësishme dhe më të bukura kinematografike’’, ndaj edhe rikthimi I malësores në pjesën’’Steha e të harruarve’’, sipas dramës së Ruzhdi Pulahës, ishte një ngjarje e veçantë pas shumë vitesh.Gjatë interpretimit të rolit të saj në atë pjesë ajo kishte arritur që t’i përlotte shumë njerëz, çfarë edhe është qëllimi efektiv i çdo aktori të madh.