E marte, 30.04.2024, 12:58 AM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevat Rexhaj: Rugovizmi duhet të jetë në mëndjet tona gjithherë

E enjte, 21.01.2010, 10:59 PM


RUGOVIZMI DUHET TË JETË NË MENDJET TONA GJITHHERE

Nga Xhevat Rexhaj

Janë disa ditë të shënuara në histori, por mbase disa të veqanta janë të shënuara edhe në mendjet dhe trurin e njerëzve, për aq kohë sa ata jetojnë dhe kujtojnë me kthjelltësi. Pra, as ne shqiptarët nuk duhet të jemi përjashtues ndaj këtij fenomeni, ngase të kujtuarit dhe të menduarit me shpirt për ditët që ndryshuan historinë tonë duhet të jenë gjithhere në mendjet tona, kuptohet te ata që i deshën dhe i duan edhe në të ardhmën vlerat. Shumë shqiptarëve u ka rastisur që të jetojnë në vende perëndimore me kulturë dhe civilizim demokratik, dhe aty ata që deshën dhe duan kanë mundur të shohin, të kuptojnë, të mësojnë dhe të prekin realitetin se si çmohen njerëzit e mëdhenj që kanë sjellur ndryshiime në situata dhe rrethana hostorike për ato vende. Në këto shtete vlerat kanë një rendësi të madhe dhe vlerësohen si nga shteti ashtu edhe nga qytetarët e tyre, pra thenë krejt haptazi janë nacionalistë të vërtet për vehten e tyre.

Ne shqiptarët gjithashtu kemi ditë të shënuara në historinë tonë, shpesh here të keqtrajtuar dhe të bastardhuar nga vetë shqipatrët ngase sa here janë ndyrshuar sistemet kanë rënë shumë data të mëdha për ti futur datat personale e individuale të klerit pushtetar. Një datë që do jetë e shënuar në tërë mendjen shqiptare është 2 Dhjetori, dita kur lindi  një fëmij me emrin Ibrahim Ukë Rugova ,në fsahtin që duhet të jetë gjithhere krenar sa të gjithë shqiptarët në gjithë historinë e ardhme, dhe u rrit nga një nenë e fortë me gjak të pastër shqiptari pasi që babanë ia vran shkiet qysh pa i bërë 1 vit. Kjo datë më vonë do të jetë fortë e ngulitur në mendjet e shqiptarëve dhe të gjithë botës së mbarë demokratike ngase nga ai fëmij pa baba u rrit dhe u frymëzua me ide madhështore kombëtare Njeriu që do e sjelli botën para dileme të madhe, dhe në fund do ta pranoi atë që e kishte kërkuar ky Burr i Madh, pavarësine e Kosovës dhe njohjen nderkombëtare formale të shtetit të dytë shqiptarë në Ballkanë dhe në Evropë, Njeriu i  Madh me emrin Ibrahim Rugova e mundi dhe e pllakosi për toke një pushtues shekullor i cili kishte dikur krejt botën pas vetes, pra Serbinë. Besohet se Serbia gjithashtu do ta mbaj në histori të veten ditëlindjen e këtij burri jo për të mirë, por për të u kujtuar se si ishte e mundur që një Cerrcas ta mundi sllavizmin e madh dhe ta fitoi luftën politike dhe nderkombëtare në dobi të shqiptarëve e në dem të serbëve, por punë për ata le të  mbetet dher le të vuajnë gjithhere kur ta lexojnë atë datë nepër histori.

Njeriu që lind dikur edhe duhet të vdesë, ligj i natyrës edhe pse natyra dhe ky ligj nganjëhere janë të pamëshirshëm, jqanë të dhembshëm dhe sjellin shumë pikëllim kështu ndodhi edhe me 21 Janar të vitit 2006, na iku fizikishtë, familjari, fqinji, gazetari, shkrimtari, intelektuali, kryetari i të gjitha partive politike pra Këshillit Koordinues të viteve të 90 të shqiptarëv të trojeve etnike, kryetari i LDKsë, Presidenti i shtetit dhe i dashuri më i madh i shumicës shqiptare Presidenti Ibrahim Rugova, pra figura e shekujve, vizionari i madh shqiptarë. Athua iku para kohe- po, athua na u desht edhe më tutje- po, athua e munduam edhe ne shqiptarët-disa, me marrina dhe llomotina po, athua na la keq-po, athua lutet ende për ne –po, athua po vazhdojmë rrugën e tij-JO.?! 

Kah jemi ka shkojmë ne shqiptarët, pushteti i ynë, pas lëverdive personale, pas korrupcionit, pas hajnive, pas shkatërrimeve të resurseve kombëtare, pas pasurive të paligjshme dhe thjeshtë pas përpjekjes që të zhduket çdo gjë rugoviste, marri. Burri i Madh i kombit nuk i deshi këto asnjëren, kishte dhe ka familje të pastërt me gjak shqiptari, kishte egon e vet, kishte karizmen e vet, kishte personalitetin prej intelektuali dhe prej shqiptari të fortë nacionalistë, kishte vizionin për terë shqipatrët pra kishte në mendje krijimin e një mirëqenjeje për shqiptarët, sa madhështi kishte ai Njeri i Madh i kombit...

Presidenti i ynë na la në gjysmë rruge ndoshta ai gjithhere ka menduar se shqiptarët kanë krijuar vlera të mirëfillta shtetëformuese edhe nen udhëheqjen e tij por jo fatkeqësishtë, Varri i tij ende ruhet me polic, nga frika se ka shqiptarë fatzi që mund të dëmtoi varrezen, ruhet se vampira ka ende dhe ata janë edhe në institucione, shumica absolute është me mendje dhe me shpirtë me vlera rugoviane por ka ende maskarenj, ata zor ndryshojnë se edhe për të gjallë të tij ata digjshin Flamurin Dardanë vetëm që ta sjellin një flamur me ngjyra si fustanat e gabelicave.

Sot kanë shkuar shumë delegacine te “Memoriali”( fatkeqësishtë pasardhësi i tij nga LDK) Fatmir Sejdiu ende e ka lënë vetëm varrezë se nuk mund të quhet memorial, nuk dihet pse ndoshta nga inferioriteti apo ndoshta nga porosia, ai e di këtë më së miri, se Eqermi lutet që sa më pak të permendet emri Ibrahim Rugovë, e Eqerimi ulet në Kryesi të Kuvendit dhe dëgjon kopallat e Jakupit i cili asnjëhere nuk e ka vizituar varrin e Rugovës( si individë as mos ta bejë kurr se nuk e meriton) por ama si Kryeparlamentar ishte dashur, ndoshta. Ka edhe të tjerë që thirren në unitet të shqiptarëve e ende këmba e tyre nuk ka shkelur te Varri i të Madhit të Kombit shqiptarë e ata janë pasardhësit e familjes së madhe Jashari, jo shenjë e mirë për unitet ndershqiptarë, sepse sa për R.Qosjen dhe A. Demaqin punë e vogël që nuk e bëjnë këtë. Kështu jemi ne shqiptarët, të përqudshëm në vepra por të fortë e patriot në fjalë.

Presidenti i ynë i ndjerë i kadashur të gjithë shqiptarët njësoi, ai ishte unifikues dhe ishte udhërrefyes se si duhet të sillemi njëri me tjetrin ai nuk hidhërohej në shqiptarë që mundoheshin ta përbaltnin ngase ai luftonte në shumë fronte kundër armikut dhe fitonte miq pra edhe më të fortin dhe më të madhin e botës , SHBA.në. Presidenti i ynë ishte së pari njeri e pastaj President, kishte vlera të mirëfillta familjare dhe kishte brumosur trurin e tij me Pjeter Bogdanin dhe vizioni i tij ishte gjithhere, shqiptarët të ecin drejtë perëndimit, drejtë ardhmërisë dhe Euroatlantizmit, gjithhere miq me SHBA në, por kah jemi duke shkuar tani? Me disa veprime po ecim drejtë lindjesë fatkeqe, po harrojmë historinë dhe po harrojmë vizionin, për pak para po mashtrohemi dhe po dëmtohemi, kështu është kur shteti bie në duar të atyre që në plan të parë e kan veten e vet dhe pasurimin përrallor.

Si ditëlindjen ashtu edhe ditën që e humbëm të Madhin tonë duhet ta përkujtojnë edhe shqiptarët kudo, në Shqipëri, në Maqedoni në Luginën e Preshevës në Mal të Zi dhe në krejtë diasporen, Ibrahim Rugova nuk ishte vetëm i Kosovës por i të gjitha trojeve shqiptare sa më shpejtë ta kuptojmë dhe të jemi në rrugë të tij, pra rugovizmit e ardhmja shqiptare do jetë më e ndritshme, ngase ai ishte dhe duhet të mbetet Udhërrefyes i yni për të ardhmen e begatë, pra ai ishte vërtet Demokratë.

Për Rugovën do të shkruajnë shumë publicistë dhe njerëz të pendës kësaj dite, por edhe une i frymëzuar nga virtytet e tij dhe nga dashuria e madhe që kisha dhe do tër kem gjithhere për te vendosa të shkruaj diq, fatmirësishtë këtë nuk mund të ma ndaloi askush. Duhet besa shpesh të shkruhet për Rugovën jo vetëm në datat e caktuar sepse gjeneratat e reja nëse nuk lexojnë në vazhdimësi për ketë Burr të  Madh të kombit mund të mos jenë në dijeni ,ngase stresi dhe realiteti munt të jetë faktor për ta, dhe se një struktur e caktuar e njerëzve dëshirojnë që emri Rugova mos të permendet shumë, por ata të jenë kinse pjesë e historisë, djallëzore ë?

Kam patur fatin që kam jetuar në epokën e Rugovës, kam punuar dhe jam angazhuar në frymën e tij, frymoi dhe do të frymoi me vizionin e tij, Fotografia e tij në dhomën e ndejës më benë të jem krenar që jam shqiptarë, që jam edhe nga fshati ku ai lindi dhe u rrit, më benë krenar që e kam përjetuar qetësin dhe afrin e tij pra edhe nga afër, jam i lumtur që kam ecur në rrugën e tij  të drejtë, ishte dhe mbetet përjet Presidenti i shqiptarëve i zgjedhur me vota të popullit gjithhere sa konkurroi, pra shqiptarë të nderuar mendoni nga një minut se kend e kishim fat që na bëri të ndjehemi krenarë në tokën tonë.

Mos të harrojmë se do të jemi të mallkuar.

Nga amshimi lutu ende për ne i Madhi i kombit  Ibrahim Rugova.


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora