E hene, 29.04.2024, 08:35 PM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Rugova, Arkitek dhe Ikonë e Pavarësisë

E enjte, 21.01.2010, 10:58 PM


Nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, u mbajt një manifestim përkujtimor me rastin e katër vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit  të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

RUGOVA, ARKITEKT DHE IKONË E PAVARËSISË

Nga Milazim KADRIU

Në fjalën e tij , në manifestimin përkujtimor kushtuar katër vjetorit të shkuarjes në amshim të presidentin Ibrahim Rugova, Presidenti i Republikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu ndër tjera tha se: “Sot është katër vjetori i shkuarjes në amshim të burrështetasit të parë të Kosovës, Presidentit historik Ibrahim Rugova. Çdo vit, ne jemi mbledhur kështu së bashku për t’i shprehur jetës dhe veprës së tij kolosale nderimet tona më të larta, për t’i shprehur Atij falënderimin për punën e jashtëzakonshme që ka bërë Ai për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit tonë, Kosovës së dashur. Katër vjet më parë, ne, populli dhe institucionet e Kosovës, mbetëm pa Prijësin që na kishte prirë me urtësi e me largpamësi në etapën më të vështirë që kaloi jo vetëm vendi ynë, po i gjithë rajoni. Janari i vitit 2006 sigurisht ka qenë ndër më të acartët në Kosovë. Por, as moti skajshmërish i ftohtë, as temperaturat konstante 15 celsius nën zero nuk i ndalën dot qytetarët e mbarë Kosovës për ta ri shprehur adhurimin për Presidentin Rugova. Sheshi “Nëna Terezë”, gjatë ditëve të homazhit për Presidentin Rugova, ishte përplot me qytetarë të gjitha moshave. Asnjëherë më parë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që i gjithë populli, i madh e i vogël, të kishte vetëm një cak – Kuvendin e Kosovës, aty ku i bëheshin nderimet e fundit Presidentit Rugova.

Presidenti Sejdiu me bashkëpunëtorë vizituan familjen e Presidentit Rugova, pjesëtarët e së cilës e falënderuan Presidentin Sejdiu për kujdesin e vazhdueshëm që Presidenti ka për familjen e Rugova.

Vaclav Havel merr çmimin “Ibrahim Rugova”
 
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekoruar Vaclav Havelin, ish presidentin e Republikës Çeke dhe udhëheqësin e lëvizjes reformatore në këtë vend, me medaljen e artë për "Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Ibrahim Rugova". 
Kjo dekoratë u bë publike në akademinë përkujtimore që u mbajt në Prishtinë.

Fatmir Sejdiu tha se siç e dini, duke u mbështetur në përgjegjësitë dhe kompetencat e mia kushtetuese, si president i vendit, unë kam themeluar dekoratën “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova”. Kjo medalje u jepet qytetarëve të vendit dhe të huaj, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.

Sivjet, për herë të parë, me këtë medalje nderohet ish-Presidenti i Republikës së Çekisë, dijetari e burrështetasi shquar Vaslav Havel. Ftoj Ambasadoren e Çekisë në Prishtinë, zonjën Janina Hrebickova që të vijë në këtë podium dhe të marrë këtë medalje në emër të Presidentit Havel, të cilit i shprehim konsideratat tona për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë për lirinë, demokracinë dhe humanizmin në vendin e tij dhe kudo në botë dhe i dëshirojmë shëndet e fat.

Havel: Rugova ishte partner i shteteve perëndimore

Ambasadorja e Çekisë në Prishtinë, Janina Hrebickova, në kuadër të akademisë përkujtimore në katër vjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ka pranuar të enjten “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova”, të cilën presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, ia ka dhënë ish-presidentit të Republikës së Çekisë, Vaclav Havel. Ambasadorja Hrebickova duke e falënderuar presidentin Sejdiu për medaljen, në emër të presidentit Havel e pranoi atë dhe e lexoi letrën të cilën presidenti Havel, në pamundësi të ardhjes personalisht në këtë manifestim, ia kishte shkruar presidentit Sejdiu. Në letrën e presidentit Havel thuhet: “Më lejoni që të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për shpërblimin që po e marr sot. Është nder për mua që të jem personi i parë që shpërblehet me Medaljen e Artë, e cila e mban emrin e një personaliteti të shquar të historisë së shtetit tuaj të ri”.

Rugova ishte një kolos dhe një burrë i madh i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu me bashkëpunëtorë, të enjten me rastin e katër vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, bëri homazhe të varri i presidentit Rugova dhe e vizitoi familjen Rugova. Me këtë rast, presidenti Sejdiu, duke vlerësuar punën e madhe që presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova ka bërë për Kosovën, theksoi se ai është në kujtesë të përhershme dhe se i mungon shumë vendit.
“Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, të cilin e kemi në kujtesë të përhershme për punën e madhe që ka bërë për Kosovën, ishte një njeri që i mungon shumë vendit, një njeri që ka bërë historinë në kohët më të vështira që kemi pasur si popull, dhe mund të themi një njeri që e solli koha dhe që e bëri kohën, e bëri epokën e vet”, theksoi presidenti Sejdiu.

Thaçi: Rugova do të kujtohet me pietetin më të lartë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, bëri homazhe dhe vuri kurora lulesh te varri i ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Thaçi tha se gjendet aty në nderim Presidentit Rugova, në 4-vjetorin e vdekjes, për kontributin e tij shtetformues. "Është nderimi dhe përkujtimi shtetëror i qeverisë së Republikës së Kosovës për kontributin shtetformues dhe demokratizues për personalitetin e Presidentit Ibrahim Rugova, i cili do të kujtohet me pietetin më të lartë prej shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës", theksoi Thaçi. Gjithashtu Kryeministri Thaçi mori pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova që u mbajt në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Shala: Mungesa e Rugovës ndihet si kurrë më parë

Një delegacion i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëri homazhe dhe vuri kurora lulesh te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në shenjë nderimi dhe kujtimi në 4 vjetorin e vdekjes. Nënkryetari i parë i AAK-së Blerim Shala tha se në 4-vjetorin e largimit fizik të Ibrahim Rugovës, shoqëria kosovare ndien "mungesën e tij si kurrë më parë". Shala vlerësoi se Dr. Ibrahim Rugova ka qenë burrë shtetas i parë i Kosovës dhe ka qenë në krye të lëvizjes për pavarësi që e solli lirinë për vendin dhe shtetin e Kosovës.

"Megjithatë duhet të themi sot se jemi akoma larg sendërtimit të të vizonit të tij që Kosova të bëhet shtet anëtar i BE-së dhe NAT0-s. Të gjithë së bashku duhet të punojmë për jetësimin e këtij vizioni. Vetëm në këtë mënyrë do të shprehim respektin për trashëgiminë e tij", nënvizoi nënkryetari i AAK-së Blerim Shala.

Daci: Presidenti Rugova ishte në rrugë të drejtë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në krye me liderin e saj akademik Nexhat Daci bënë homazhe para varrit të Presidentit të parë të shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova, me rastin e katërvjetorit të ndarjes nga jeta. Akademik Nexhat Daci me bashkëpunëtorë vizituan edhe familjen e Presidentit Rugova në rezidencën e tyre në Velani, në shenjë respekti për kontributin e fuqishëm të tyre gjatë viteve, me ç'rast i shprehu ngushëllimet më të sinqerta në emër të gjithë anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Daci në këtë ditë përkujtimi vlerësoi lart figurën e Presidentit Rugova me ç'rast tha se, "ishte i madh dhe i nevojshëm në kthesat jo vetëm që i patëm por edhe që i kemi, ndërkaq fryma dhe shpirti i tij për krijim të një uniteti të të gjithëve, është madhështia më e madhe, gjë e cila na nevojitet edhe sot". "Presidenti Rugova e dëshmoi se është në një rrugë të drejtë, në rrugë të zotit. Do t'i përulemi përherë veprës dhe sakrificës së ideatorit Rugova dhe LDD do të jetë e përkushtuar gjithmonë që të punojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit në frymën dhe filozofinë e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova", theksoi Daci.

LDK drejt ringjitjes në 4-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Zgjedhjet e fundit lokale, sidomos fitorja në kryeqytet, i bën përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës të besojnë se katër vjet pas vdekjes së themeluesit të saj, presidentit Ibrahim Rugova, LDK është në rrugë të mbarë për t'u rikthyer si partia e parë në vend. Vdekja e kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova dhe ndarja në dy parti: në LDK dhe LDD në kuvendin e fundit zgjedhor, konsiderohen si dy goditjet e rënda, që i mori partia, pasojat e të cilave ende po i vuan.Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, rikthimin e LDK-së e sheh edhe në zbatimin e reformave të brendshme të partisë."Natyrisht që implementimi i politikave reformuese në LDK është një proces që ka zgjatur dhe i cili detyrimisht do të zbatohet, sepse është një rrugë me një drejtim. Nuk ka kthim mbrapa"."Natyrisht që presidenti Rugova po i mungon në veçanti politikës shqiptare në Kosovë, shtetit të Kosovës. Por, kështu jeta e ka përcaktuar dhe me një analizë të rezultateve të fundit, dhe me politika të qarta rekomanduese, LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare natyrshëm do të kthehet si parti e parë në vend", tha Haziri.

Homazhe tek varri i presidentit Rugova bënë edhe shumë përfaqësues të institucioneve spektrit politik,kulturor e sportiv dhe qytetar tjerë nga mbarë Kosova dhe vendeve tjera të rajonit e më gjerë.
Lutfi Haziri
Nexhat Daci
Blerim Shala
Blerim Shala
Vizita ne familjen Rugova


(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora