Faleminderit
Abas Fejzullahi: Urtësia ,durimi dhe mençuria si vlera të veçanta të kryetarit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës
E diele, 24.01.2010, 09:56 PM
Urtësia ,durimi dhe mençuria si vlera të veçanta të kryetarit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës
Nderimi dhe respekti!
Shkruan : Abas Fejzullahi
Në jetën e përditëshme njerëzit bëjnë nderimin dhe respektimin e njëri tjetrit, duke u nisur nga shumë drejtime, burime arsyesh dhe interesash.Se çfarë është nderimi dhe repekti në praktikë, varet shumë nga:edukata, arsimi, kultura, tradita, ndërgjegja dhe vetdija që ka secili njeri .
Njeriu varësisht nga bamet dhe sjelljet e tija në jetën e përditshme, qoftë në rrethin familjar, shoqërorë, e profesional, në shkallë kombëtare apo shtetërore, me kohë krijon rrethana të jetë i nderuar dhe i respektuar apo të kundërten, që është e natyrshme dhe e drejtë të jetësohet në praktikë nderimi, sipas meritës dhe bameve në jetën e përditshme.
Nderimi dhe respektimi i merituar i secilit varet shumë, se në çfarë shkalle të zhvillimit është vetëdija dhe ndergjegja vetiake, e rrethit familjar, shoqëror dhe kombëtar, si dhe, e atyre të cilët e kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin e të bameve me ndershmëri, sinqeritet dhe përgjegjsi të lartë njerëzore, profesionale, kombëtare dhe shtetërore.
Është për t`u analizuar dhe studiuar dukuria e nderimit dhe respektimit të njerëzve të cilët me bamet e tyre, vërtetë e kanë merituar nderin dhe respektin gjatë kohës së veprimit dhe pas ndërrimit të jetës, në veçanti të atyre të cilët kanë ba shumë për çështje njerëzore, e kombëtare, në drejtime shumëdimenzionale.
Historia e popullit shqiptar duke filluar që nga Ilirët e deri më sot, ka një rrugëtim të gjatë, sa të dhimshëm aq edhe krenar!
E dhimshme është se nga Iliria që shtrihej në pjesen më të madhe të Ballkanit, sot kemi pasardhësit e Ilirëve - shqiptarët e Shqipërisë Natyrale të coptuar nga ardhacakët barbar serbo-sllav dhe nga shovenistët Grek, ku nga sipërfaqja prej mbi 100 mijë km katror ka ngelur Shqipëria e sotme politike me 28 mijë km.katror dhe Kosova poashtu e cunguar dhe coptuar, me ekonomi tërsisht të rrënuar, papunësi dhe varfëri në skajshmëri, ende e pa konsoliduar si dhe sa duhet në të gjitha drejtimet, e pa u pranuar pavarësia e saj e merituar, nga faktori ndërkombëtar, që heziton për ta njohur formalisht pavarësin e saj, siç kërkonte vazhdimisht me të drejtë, kryetari i parë e i nderuar i Kosovës dr.Ibrahim Rugova, ndërsa Çamëria e grabitur nga Greqia, pothuajse fatkeqsisht gati e harruar..nga vet politika e shtetit te cunguar shqiptar..!
Krenar, sepse mbijetuam nga sulmet barbare të pushtuesve sllav e grek, te cilët patën për qëllim kryesor, grabitjen e teritoreve Iilio - Shqiptare siç e kanë bërë duke ushtruar në vazhdimsi gjenocidet nga më të ndryshmit, ndaj popullit Iliro shqiptarë me qëllime strategjike dhe afatgjate për ta zhdukur qenien biologjike dhe kombëtare të tij..!
Krenar, për qëndresën shekullore, trimrin, bujarin, besen dhe mikëpritjen si virtyte të larta njerëzore.Për fat të keq, besa, mikëpritja dhe bujaria, sa herë ju ofruar fqinjëve sllavë dhe grek, ata i keqpërdorën këto virtyte njerëzore, në të gjitha mënyrat dhe format e mundëshme dhe të përshtatshme për ta, në kohë dhe rrethana të caktuara kur atyre ju ka përshtatur, duke vu në shërbim dhe zbatim:gjitha llojet e mashtrimit, dinakrisë, tradhtisë, dhunës dhe gjenocidit në dëm të popullit shqiptar në vend të mirënjohjes dhe falënderimit..!
Krenar, për figura të ndritshme kombëtare që dha populli shqiptar në te gjitha periudhatë historike që nga Ilirët e deri me sot, për të mbrojtur trojet, nderin dhe dinijitetin e popullit tonë. E këto figura në drejtimin e kulturës, shkencës dhe artit s`kanë munguar bile në shumë raste kanë kaluar kufijtë e kombëtarës dhe janë nderuar dhe respektuar edhe në përmasa ndërkombëtare, për bamet e tyr në të mirë të njerëzimit siç është rasti i Gjergj-Kastriotit-Skënderbeut, bamirësja me famë botërore për njerëzimin dhe fituese e çmimit Nobel për bamirësi e paq e nderuara Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza etj. Për këto figura të çmuara e të nderuara të kombit tonë është shkruar dhe vlersuar si nga vendorët e ndoshta shumë nga të tjerët, ku edhe vazhdimisht do të vlersohen e nderohen dhe do të shkruhet për ta e të tjerë edhe në të ardhmen.
Është detyrë kombëtar e Akademisë së Shkencave dhe Atreve në Shqipëri dhe Kosovë që figurat e shquara të komit tonë, të cilatë kanë dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e çështjes së atdheut, përmes pjesmarrjes së drejtpërdrejt në luftë, dhe përmes veprave në lëmin e artit, shkencës dhe kullturës, që për shkaqe ideologjike janë trajtua ashtu si nuk e kanë merituar, bile edhe keqtrajtuar dhe pushkatuar, t`ju jipet vendi i merituar për bamet e tyre në histori siç janë: At Gjerj Fishta, Prof.Ahmet Gashi, P.Anton Harapi . Hamit Kokallari, Dr.Vasfi Samim Visoka, Mid`hat Frashëri, Marie Shllaku, Prof.Ymer Berisha, e shumë të tjerë.
Karakteristikë e këtyre figurave të përmendura dhe atyre të pa përmendura ka qenë: Urtësia, durimi , mençuria guximi , dhe kontributi shumë i çmuar i tyre për, lirinë dhe pavarësinë e atdheut .
Në përfundim të LDB-re në kushte dhe rrethana të jashtëzakonëshme , lindi Ibrahim Rugova më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë bashkia e Burimit (Istgut). Komunistët serbo-jugosllavë, me10 janar 1945 ja pushkatojnë babën Ukë dhe gjyshin Rrustë Rugovën, luftëtar për mbrojtjen e Shqipëisë Natyrale.
Pushkatimet i kryenin komunisto-çetnikët serbo-sllav, në emër të internacionalizmit proletar e të bashkim-vëllaznimit dhe barazisë mes popujëve, propogandë kjo e rreme fund e krye, ndersa praktikisht bënin riokupimin ushtarak të Kosovës Martire, ku zbatohej, shtypja,terrori dhe gjenocidi në vazhdimsi, ndaj shqiptarëve në përgjithësi ndërsa ndaj nacinalistve dhe demokratëve në veçanti.
Lindja dhe vdekja në jetën e njerëzve përcillen me gëzime dhe pikëllime në momentet kur ato ndodhin, për një periudhë kohore për të lindurin apo të vdekurin.
Kur lindi Ibrahim Rugova me 2 dhjetor 1944, qajti vet, ndërsa e ëma dhe familjaret e tjerë u gëzuan, kurse me 21 janar 2006, kur ndërroi jetë Ibrahim Rugova, që ishte kryetar i parë i Kosovës, për te qau populli shqiptarë në Daradaninë e lashtë dhe gjitha trojet shqiptare...
21 Janari i vitit 2006 do të mbetet gjatë në kujtesë,lajmi e zia, që si rrufe u përhap në Dardani, në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale dhe në mërgatë kudo në botë, se ndërroi jetë, kryetari i parë i Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
Lidhur me veprimtarin e dr.Ibrahim Rugovës në drejtimin e krijimtarisë letrare, vlersimet dhe analizat e bëra deri më tani nga profesionistët dhe jo profesionistët me dhe pa paragjykime, janë vlerësuar dhe publikuar ku edhe në të ardhmen do të vlerësohen dhe studiohen nga studiues të rinjë, në fushën e kritikës letrare por me shpresë pa anime dhe paragjykime si deri më tani.!
Për veprimtarin Politiko-dilomatike të dr.Ibrahim Rugovës është folur, e përfolur, shkruar dhe vlerësuar si në mjetet e ndryshme informative të shtypit dhe elektronikës, në radiio dhe TV, nga gazetar, publicistë, komentator, analist, politikaj, diplomat, udhëheqës partiak e shtetëror, oficer e ushtarak të ndryshëm si vendor dhe ndërkombëtar, që vërtetë kanë pasur dhe kanë vlera profesionale dh përvojë (por edhe asi pa vlera dhe pa përvojë) për vlerësime të kësaj natyre.
Shkrimet e bëra në mjetet e ndryshme të informimit dhe publicistikë lidhur me veprimtarin politiko-diplomatike të dr.Ibrahim Rugovës prej vitit 1989 e deri më ndrrimin e jetës së tij dhe pas, deri me sot, janë të shumta nga shtypi shqiptar pothuajse nga të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale dhe të mërgatës shqiptare kudo në botë.
Fatkeqsisht ka pasur nga të përmendurit, edhe asi që, janë marrur dhe mirren jo me vlersime, por me çvlersime, duke u mbshtetur në: shpifje, intriga, deznformata, kurthe, ndërskamca dhe dredhi nga më të ndryshmet, që vlerat e vërteta t`i kthej në kundërvlera, me qëllime rrënuese, por pa e lënë anash, krimin dhe ndëshkimin si qëllim të fundit..! Arsyeja dhe baza themelore ku janë mbshtetur dhe mbshteten për këto çvlerësime dhe veprime janë: Urrejtja dhe paragjykimet si këshillëtar të kqinjë të ndërlidhur ngusht me pikpamjet ideologjike, karrjerizmin e pa merituar, interesat e ndryshme materiale dhe politike, smirën dhe gjelozinë patologjike etj.
Veprimtaria politiko–diplomatike e kryetarit të parë të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës ka qenë e psur, largpamse dhe shumëdimenzionale, lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në lsh Jugosllavinë komuniste të sëmuren e ballkanit nga nacionalshovinizmi serb dhe rrjedhen e proceseve demokratike në hapsirën e Ballkanit e më gjerë.
Koncepti i veprimtarisë politiko-diplomatike i dr.Ibrahim Rugovës si udhëheqës i LDK-së dhe si kryetar i parë i Kosovës i zgjedhur me referendum më 24 maj 1992 dhe i rizgjedhur edhe dy herë, deri sa ndërroi jetë, ishte i bazuar në: urtësin, durimin dhe mençurin e tij, si vëlera të veçanta, të cilat i përdori me kohë dhe mjeshtri ashtu si duhet dhe ku duhet, në zhvillimin e aktivitetit të tij politiko-diplomatikë në kushte dhe rrethana të jashtzakonshme si brenda në Kosovën martire të robruar nga Serbia,dhe në kontaktet me faktorin ndërkombëtar në Europë dhe SHBA-së, për t`i njohur me gjendjen e rëndë shtypse në Kosovën e pa mbrojtur ku zbatohej në vazhdimsi dhuna dhe gjenocidi në formatë e përzgjedhura nga regjimi barbar serb.
Përpjekjet e dr.Ibrahim Rugovës, për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga faktori ndërkombëtar, sipas referendumit të mbajtur kah fundi i shtatorit 1991, ishte pothuajse kërkesa e tij në çdo takim si në Kosovë dhe jashtë saj në Europë dhe SHBA-së me të gjithë që ju dha rasti me u takua qoft zyrtarisht apo edhe takime rasti..
Me URTËSINË e treguar që e kishte si vlerë dhe pasuri të veçantë, gjatë tërë jetës së tij, me sjelljet e tija si politikan dhe diplomat pa ndonjë shkollë të krye për politikë dhe diplomaci, me shumë suksesë paraqiti çështjen e Kosovës, duke i bërë me dije dhe njohuri me gjendjen e saj të rëndë nën okupimin serbo-sllav, qendrat kryesore ndërkombëtare të vendosjes si në SHBA.-së dhe në Europë, duke krijuar miqësi dhe respekt si për personalitetin e tij si udhëheqës i popullit të Kosovës poashtu edhe për Kosovën dhe popullin e saj në përgjithësi.
DURIMI, ishte vlerë me rëndësi të veçantë për te, që ai e praktikoi në jetën e përditëshme si politikanë dhe udhëheqës i popullit të Kosovës, për ruajtjen e faktorit njeri në veçanti dhe të mirave tjera materiale në përgjithësi...
Nga shkurtpamsit , dhe dashkqinjët e të gjitha llojeve si brenda dhe jasht vendit, Durimin, që ai e kishte dhe e zbatonte në vazhdimsi, kërkonte që edhe populli shqiptar i Kosovës ta zbatonte në praktikë, në kushtet dhe rrethanat e jashtëzakonshme nën okupimin serbo-çetnik,me lejen dhe bekimin e ish Federatës Jugosllave, e keq interpretonin me qëllime të caktuara dhe të ulëta .
Përpunimi me kujdesë të veçant nga institucione të veçanta dhe zhvillimi sa më i përkryer i propogandës kundër shqiptarëv të Kosovës në veçanti, dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, nga ana serbo jugosllave, duke u shërbyer dhe vu në përdorm me mjeshtri dhe pa fije turpi , por me krenari, arsenalin e pasur të tyre nacional e të pa shterrshëm, me gënjeshtra dhe falsifikime nga më të ndryshmet, është plasuar shumë me sukses dhe ka gjetur mirëkuptim në rrafshin ndërkombëtar, duke depertuar në të gjitha nivelet politiko-diplomatike të shteteve ku ka zhvilluar marrëdhënje ekonomike, politike dhe kulturore kudo në botë e për fat te keq edhe tek Shteti Shqiptar, ish Jugosllavia e ashtu quajtura Federative Socialiste ku kombet dhe kombësit jetonë të vllazëruar dhe bashkuar dhe me të drejta të barabarta.
Kjo propogandë si gënjeshtër e kulluar por e përkryer, ishte një ushqim pothuajse i detyrueshëm dhe i përditshëm politikë në të gjitha nivelet institucionale, në mjetet e informimit në tërë hapsirën e ish Jugosllavisë e më gjërë.
Serbia në vazhdimsi gjithnjë ka krijuar, krijon dhe do të krijon sisteme kurthashë, planesh dhe provokimesh, në kushte dhe rrethana të caktuara kohore kur mendon se do ta ken efektin e duhur për qëllimet e tyre shoveniste dhe grabitçare ndaj trojeve shqiptare duke shti në veprim dhe kordinuar si gjithnjë fundamentalizmin Ortodoks të Kishës Serbe, AASHS (Akademin e Arteve dhe Shkencës Serbe ) me elaboratet dhe planet e tyre shoveniste ,AU
(Akademin Ushtarake), dhe Diplomacinë si brenda dhe jashtë vendit, për të krijuar kushte dhe rrethana të përshtatshme, për veprime konkrete në zbatimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës në veçanti duke i quajtur ata me lloj-lloj emërtimesh si: nacionalist, shiftari, ballistë, bashkëpunëtor tëgjermanisë fashiste, irridentist, shovenist, fashist, fundamentalist islamik, terrorist, kanibalist e çka jo tjetër, të cilët rrezikojnë serbët dhe Serbinë...!
Shkatrrimi i qenies biologjike dhe kombëtare shqiptare për Serbinë mbetet qëllimi kryesor i përhershëm i tyre nacional, dhe këte e kanë provuar dhe zbatuar kur kanë vlersuar se janë krijuar kushte dhe rrethana të përshtatshme për veprime të koordinuara diplomatike jashta vendit për t`i arsyetuar dhe mbuluar, veprimet e tyre gjenocidiale e çnjerëzore para opinionit botëror...!
Dr.Ibrahim Rugova, gjithnjë theksonte, se shqiptarët janë të pa mbrojtur, të çarmatosur dhe kërkonte nga ata durim që të mos bien në provokime dhe kurtha të përgatitura nga Serbia për të realizuar qëllimet e lartë përmendura.
Ai bëntethirrje për zgjedhjen e drejtë të çështjesë së shqiptarëve nën okupimin serbo- Jugosllavë në mënyrë paqësore, pa dhunë me mjete demokratike, ku edhe shqiptarët të ken të drejtatë e tyre të barabarta dhe të drejtën për vetvendosje për vendin dhe fatin e tyre.
Njohja e të drejtës për vetvendosje dhe pavarsimi i Kosovës do ta qetsonte këtë pjesë të Ballkanit dhe të Europës përseriste gjithnjë dr. Ibrahim Rugova...
Të gjitha këto thirrje të drejta dhe të arsyeshme,në kohën e duhur, nuk u drejtkuptuan si brenda dhe jashtë Kosovës në veçanti, ku pothuajse binin në vesh të shurdhër sidomos në shumë nga zyretë- diplomatike të shteteve të Europës Perëndimore dhe lindore, të cilat në të kaluarën në bisedat e zhvilluara diplomatike në Paris, Londër dhe Berlin, për ti kënaqr kërkesat e Serbisë dhe Greqisë kishin coptuar tokat e Shqipërisë Natyrale duke u dhuruar shofenistve Serb dhe Grek. Kosovën dhe çamërinë...!
Dr.Ibrahim Rugova në kontaktet e vazhdueshme me udhëheqës të ndryshëm shtetesh, diplomat dhe politikaj si në Europë dhe SHBA-së, për njohjen dhe senzibilizimin e Kosovës, bënte përpjekjet e tija mbinjerëzore dhe kërkesa në vazhdimsi për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në BU dhe strukturat Euro Atlantike të NATO- së, në miqësi të përhershme me SHBA-së, si dhe pranimin e saj në OKB-ar dhe faktorët tjerë ndërkombëtar, ishin referene të tija të përsëritura deri sa ndërroi jetë...!
Në këtë drejtim mund të thuhet se ka pasur një largpamësi të veçantë, sipas deklaratave të tija që shumë kushi s`i ka kuptuar apo i ka keqkuptuar, me apo pa qëllim, por rrjedhatë dhe ngjarjet janë zhvilluar pothuajse ashti siç i parashikonte Ai. Intervenimin e NATO-së, Protektoratin ndërkombëtar si fazë kaluese deri në njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës dhe integrimi i Kosovës në BE dhe në strukturat Euro.Atlantike të NATO-së ...
Mençuria si vlerë e veçantë e kryetarit dr.Ibrahim Rugova, largpamsia dhe drejtkuptimi lidhur m zhvillimin e rrjedhave të proceseve demokratike me shumë vështërsi në ish Jugosllavi, në Ballkan e më gjërë, dhe veprimet e tija politiko-diplomatike në këtë drejtim ishin të arsyeshme dhe shumë të qëlluara për ruajtjen e faktorit njeri në Kosovën martire të pa mbrojtur e të rrezikuar në vazhdimsi nga fqinjët sllavë dhe grek...
Me fillimin e çthurjës së ish Jugosllavisë, me veprimet konkrete të Serbisë, për të dominuar në tërë ish Jugosllavinë, duke filluar hapatas që nga vitet 1988. Të gjitha ish Republikatë shifnin dhe e kuptonin rrezikun nga synimet dhe qëllimet e Serbisë, andaj në forma të ndryshme direkte dhe indirekte kërkonin që lufta të filloj në Kosovë, por me dinakrinë e tyre sllave ...duke ditur se shqiptarët ishin të pa mbrojtur e të pa përgatitur dhe kuptohet si gjithnjë viktima dhe të fajsuar dhe fajtorë për prishjen e rendit dhe qetësisë të Federatës Jugosllave e më gjërë...
Një kërkesë e tillë ka qenë që Shqiptarët e Kosovës të fillojnë luftën edhe nga ish udhëheqës të Kroacisë, ndërsa disa nga udhëheqësit Slloven, ngrisnin zërin aty këtu për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë nga Serbia, sa për formalitet dhe kamuflim , të cilët ishin bashkëpjesëmarrës me forca të përbashkëta ushtarako policore nga tegjitha republika, te derguar në Kosovë, në emrin e Federatës Jugosllave kundër demostratave masive paqësore të shqiptarëve në Kosovë për shtypjen e tyre me dhunën që ushtronin sipas dëshirës dhe orekseve të Serbisë, për ta penguar lirin dhe pavarësin që kërkonin me të drejtë të ligjëshme dhe të natyrshme shqiptarët e Kosovës. Kërkesat dhe dëshirat e shqiptarëve u shtypen barabarisht duke shkaktuar të vrar dhe të plagosur, ndërsa të burgosur e të keqtratuar kanë qenë mbi 650 mijë sipas deklaratës zyrtare të Rrahman Morinës ish udhëheqës Krahinor i LK dhe i policisë e bashkëpunëtor i Serbisë.
Ish republikat bënin mend që nga kasaphanja që do ndodhte në Kosovë dhe zjarri që do përhapej, të përfitonin për interesat e tyre të ardhme, në kurrizin dhe dëmin e shqiptarëve...!
Dr. Ibrahim Rugova këto qëllime dinake i kuptoi shumë mirë dhe gjithnjë bënte thirrje në popull për DURIM, dhe të mos bien në kurthe dhe në provokime që i bënte Serbia me shtypje dhe represion, nga se jemi të pa mbrojtur dhe thoshte kështu na këshillojnë edhe miqët tan nga jashtë...etj.
Për këto qëndrime dhe veprime, populli ju përgjegj vazhdimisht pozitivisht. Kurs nga individ të ndryshëm, u fol dhe u shkruajt në mjete të ndryshme të informiit për dr Ibrahim Rugovën si:
Njeri i but, që me thirrjet e tija paqësore për durim dhe qetësi e ka bërë popullin pasiv , të mos i kundërvehet Serbisë..! Se kj është politikë shterrpe pa rezultate dhe i ndihmon vetem serbisë, bile e kanë quajtur, frikacak, pacifist, se politika e tij paqësore e zbrazi Kosovën nga të rinjët duke ikur e dalur në shtetet e perëndimit, se po mbjell frikë në popull duke mbiçmuar forcën ushtarake serbe, dhe shkuan aq larg në vlerësime dhe ofendime sa që e krahasonin përmes shkrimeve të publikuara në shtypin shqiptar dhe të huaj ngandonjëhere me artikuj shumë provokativ dhe denigrues, duke shpifur se me deklaratat e tija për UçK-në është kundër UçK-së, se i ka shkëputë lidhjet me popullin, se ka bërë tradhti, bënin krahasime dhe e krahasonin me Millosheviqin e si bashkëpunëtor të tij, dh s`lanë gjë pa thënë e shkruar vetëm ta largojnë nga skena politike e Kosovës për qëllime të ulëta e karrjeriste, pa lanë anash edhe hartimin e listave ilegale për likuidim fizik siç ishte e publikuar në shtyp ma par lista e dorëzuar nga prof .Zekiria Cana i cili edh ai ka qenë në atë listë për likuidim dhe dr. Ibraim Rugova ..me psudonimin SHALLI etj..!
U tha e çka su tha për te, nga gjithkushat dhe askusht, por asnjëherë në asnjë rast as me gojë e as me shkrim s`ju kundërvu askujt edhe pse e dinte se kush i bënte ato nga kush organizoheshin dhe nga kush orjentoeshin dhe çfarë qëllimi kishin...! Askujt si tha fjalë të rëndë e fyese, por me urtësin, durimin dhe meçurin e tij, si kundërpërgjegje ishte: Domokracia lejon kundërthënjet dhe kritikat, por e rëndësishme është të punojmë për Kosovën dhe pavarësin e saj.
Ishte njeri që përpiqej të afronte sa më shumë dhe të bashkonte faktorin shqiptar, kjo u dëshmua deri sa ishte gjallë, por edhe u vërtetua me rastin e ndrrimit të jetës dhe ja një thënje e shkrimtarit të njohur shqiptar:
I cili poashtu në kushte dhe rrethana të caktuara ka pasur deklarata të pa matura ndaj dr.Ibrahim Rugovës, që i ka pranuar edhe vet..dhe i ka kërkuar falje në takomin ndoshta te fundit me te …!
Por ka pasur dhe ka ende sot e kësaj dite të till, që asnjëherë s`kanë pasur guximin, qytetar dhe burrëror t`i pranojnë gabimet dhe veprimet e bëra ndaj tij, çfarë është për të ardhur keq, se një kategori e tillë ende s`janë shëruar nga sëmurja e pa shërueshme kronike me përpjekje të përhershme infektive me virusin e urrejtjes dhe elemente tjerë infektuese ndihmës …për keqbërje, shpifje dhethashe theme nga më të ultat…si dhe qëllimet e tyre…!
URREJTJA si këshillëtar shumë i keq, vazhdonë edhe pas ndërrimit të jetës së tij, që herë pas herë tek disa njerëz të cilëve u mungon etika e mirëfillët e elementit njerëzor,arsyeja e vërtetë, bëjnë përpjekje të vazhdueshme që me shkrimet e tyre kundër personalitetit të kryetarit të parë të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, për ta çvlersuar veprimtarin shumëdimenzionale të tij për çështjen e pavarësisë së Kosovës në veçanti dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.
Disa prej këtyre njerëzve me këso lloj veprimesh dhe përpjekjesh, si më parë dhe tani, po bëjnë dhe kanë bërë vazhdimisht , zvetnimin, çvlersimin e demaskimin e personalitetit të tyre..! Populli si vlerësuesi më i mirë, me të drejtë ka vlerësuar veprimet e tyre dhe në mënyrë shumë bindëse ua ka kthyer përgjegjen e merituar: Me nderimet dhe respektin e treguar sa ishte gjall por edhe kur ndërroi jetë kryetarit i parë i Kosovës dr. Ibrahim Rugova .
Disa nga mbresat nga takimet me kryetarin e parë të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën të autorit të këtij punimi :
Mbresa nga takimi i parë :
Në shtator të vitit 1991 në takimi që patem me dr. Ibrahim Rugovën bashk me shokun tim Skënder Berishën në pranin e Milazim Krasniqit as kohe më duket sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës gjatë ndejes dhe bisedës mes tjerash:-Skënder e pyeti drejtpërdrejtë Dr.Ibrahim Rugovën: A jeni ju për Republikën e Kosovë? Përgjegja e tij ishte:si zakonisht duke qeshur…ndoshta edhe ma tepër se për Republikë.Në vazhdim i tha, këtë e kemi edhe në programin e LDK-së, merre dhe lexoje me kujdes, në të ardhmen të bëhet bashkimi kombëtar. Skënderi i kënaqur me përgjegje i thmes tjerash: Kjo pergjegje e juaj ishte ashtu si unë kam dashur e menduar, edhe perkrahjen time e keni gjithmon për këtë çështje. Aso kohe bëheshin nënshkrime ilegale dhe gjysëm ilegale-lloj peticioni për Pavarësin e Kosovës në disa qytete të Kosovës ku ne me Skënderin ishim në dijeni, dhe e pyeti edhe për këtë veprim. Përgjegja ishte poashtu pozitive.
Gjatë bisedës së zhvilluar në vazhdim dr.Ibrahim Rugova mes tjerash tha: ! Është shumë me rëndësi kujdesi dhe veprimi, disa të rinjë të akumuluar me energji, donë të bëjnë shkarkimin e asaj energjie pa e orjentuar në kohë dhe momente të duhura dhe shpeshëherë pa e kontrolluar ate edhe pse për qëllime të mira ata shpeshëherë fluturojnë pa kra aq lartë dhe kur vërejn se s`kanë krah, bien nga lartë, përplasen dhe bëhen pluhur. Bile e përdori fjalën origjinal për vetvrasje, si kmikazë.!
Lidhur me Demokracinë tha mes tjerash: Në demokraci konkureca dhe vëlerat me kohë vijnë në shprehje në çdo drejtim. Demokracia e ka edhe një të mirë se njerëzit shprehen lirisht dhe sipas aftsive dhe veprimeve secili del në sipërfaqe me kohë me vëlera apo kundërvëlera...secili tregon letërnjoftimin e vet se kush është e si është..!
Mbresa nga takimi i dytë :
Pas takimit tim me personalitete aso kohe të vitit 1992 lidhur me një projektë për Organizimin e Qëndresës afatgjate ndaj represionit serb në Kosovë në drejtimin Humanitarë dhe drejtime tjera të natyrës specifike organizative, pata zhvilluar biseda dhe kërkuar përkrahje nga: dr. Hajrullah Gorani kryetar aso kohe i BSPK-së, I cili pa rezervë tha se e ke përkrahjen time. Azizë Abrashi dhe Burhan Kavaja, realizimin e këtij projekti e shiqonin me skepticizem dhe rezervë dhe mes tjerash kërkesen për grumbullimin e të dhënave që kërkoja thanë se vështir se mundet me krye me sukses BSPK-së,dhe bisedat e zhvilluara aso kohe pergjoheshin dhe une isha i kufizuar në bisedë për ta thënë haptas qëllimin e projektit por ate e mbulloja me çështje humanitare, ndërsa atyre as që u shkonte mendja për këtë dhe përgjimin e mundshëm. ..!
Këto ishin vlerësimet e mija dhe janë edhe sot.. Po këto biseda dhe të njejtat qëndrime dhe kërkesa i zhvillova me Adem Demaçin dhe Akademik Rexhep Qosjen, në pranin e Sabit Gashit edhe Abdullah Tejecin si dhe vetem në kater sy heren e fundit.Të cilët s`pranuan rrolin e tyre në realizimin e këtij projekti nga se unë mendoja se permes autoritetit dhe emrit që aso kohe kishin në Kosovë kjo do të mundet me u realizuar më leht, për të cilin projekt thonin se është madhor e përkrahin por vet s`munden me u kyq. Ademi arsyetohej se është i zënë me Këshillin për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut dhe propozoi një bashkëpunëtor të tij(Gjergjizin) .
Akademik Rexhep Qosja, lidhur me projektin thoshte se është diçka madhore kombëtare por thoshte se për të realizuar këtë mundet vetem shteti, qeveria se ka shumë punë…! I thash profesor ne s`kemi shtet jemi të okupuar…! Poashtu edhe SabitGashi u perpjek ti sqaron diç më shumë në lidhje me projektin nga se une isha i kufizuar per arsyet e pergjimit siç e ceka më lart. Ai filloi me falë të mira si ushqim shpirtëror lidhur me projektin se asht i mrekullueshem dhe se e përkrah, por vet s`mundet me u angazhuar se është i pavarur dhe të mos keqkuptohet se po perkrah ndonjë shoqatë apo parti, dua të jem i pavarur, por për veprim e përkrahje praktike asgjë, shiqonte interesat e veta..!
Takimin me Kryetarin dr.Ibrahim Rugova e bëra kah muaj Qershor 1993 në selin e Shkrimtarëve në Prishtinë në të cilat zhvillonte aktivitetin e saj LDK-së.Takimi e organizova përmes Edita Tahirit sipas kërkesës sime që takimi të bëhet vetem mes meje dhe kryetarit pa pranin e të tjerëve.
Kështu dhe u realizua takimi ku kam këto mbresa dhe përshtypje të veçanta:
Mirëpritja e zakonshme, me qeshjen e tij karakteristike: Po sa e njoftova me aktivitetin humanitar aso kohe të Këshillit për realizimin e aksionit ” Familja Ndihmon Familjen”, më vonë e regjistruar në Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës si Sh H ” FNF ”, ai u shpreh: më vie mirë shumë që po ndihmon minatoret dhe të tjerët të mbetur pa punë...Kurë e vërejti se unë isha i kufizuar në bisedë nga se e kuptoj shumë shpejt se unë po dyshoja se përgjohen bisedat qeshi dhe u afrua pranë meje, duke pohuar me kokëse më kupton dhe kam te drejtë në dyshimet që kisha..!
Unë, pa folur i tregova Formularin nr.1,2 dhe 3 ku kërkoheshin grumbullimi i të dhënave për secilen familje me anëtarët e sajë sipas moshës,gjinisë dhe profesionit në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe pasurin që posedon të lëvizëshme dhe të palevizëshme, në Kosovë. E kuptoj menjëhere rëndësi dhe qëllimin, pasi që edhe unë ia theksova me zë fare të ulët se formularët që ja tregoja ishin me rëndësi të veçantë.
Përgjegja ishte e mrekullueshme, me një kujdesë dhe seriozitet të madh: S`foli fare, por me dor dhe me gjeste tha: Shkruaj dhe sille për ta lexuar sipas nevojës e ruan apo e asgjason (shkyen) për ta ruajtur fshehtësin dhe funksionalitetin, të gjitha këto pa folur pa zë vetem permes shenjave me duar dhe mimikës. Kështu e përfundova takimin dhe vërejta se: Ishte i kujdesshëm, e dinte se përgjohej, dhe mbi të gjitha krijova bindjen se dr.Ibrahim Rugova ishte i përkushtuar në ruajtjen e faktorit njeri në përgjithësi dhe të veprimtarëve në veçanti , nga e keqja e armikiu shekullor Serb për aq sa kishte mundësi në ato rrethana ekzistuese të okupimit..
Të nejtin seiozitet dhe kujdes kishte edhe në takimet tjera në Shipëri-Tiranë lidhur me çështjen e sitemit të veçantë në kuadër të Republikës së Kosovës- të koduar (9436 ), për të cilin ka qenë në dijeni edhe koordinatori aso kohe (34) për këtë Sistem ne nivelin Republikan për takimet e bëra.
Si përfundim:
Urtësi, durimi dhe mençuria e presidentit të parë të Kosovës si vlera me shumë rëndësi të përdorura me kohë dhe mjeshtri, për të mirën e popullit dhe çështjen e pavarësisë së Kosovës u vlersuan shumë drejt nga populli me rastin e përcjelljes së tij pas ndërrimit të jetës për në amshim me nderimet dhe respektin që i bënë masovikisht, në ato ditë acarri me ngrica dhe temperatura të ulëta me -20C, ku populli në rradhë priste me durim nga 6 orë e më tepër, për ti bë nderimet kryetarit IbrahimRugova. Një kushëri i imi polic në ruajtjen e rendit mes tjerash më tregonte: Jam befasuar dhe çuditur shumë, se si rrinin me nga pesë gjashtë orë në rradhë njerëz të gjitha moshave për ti bërë nderimet e fundit, ndërsa ne si policë ndrroheshim çdo gjysëm ore për shkak të temperaturave të ulëta..!
Urtësia, durimi dhe mençuria e tij, bëri miqësi edhe me shumë personalitete të ndryshme nga vendet e ndryshme të botës e në veçanti miqësia e lidhur me SHBA-së që e thoshte gjithnjë dhe që u vërtetua me intervenin dhe ndihmën që SHBA ja dhanë Kosovës në momentet ma të vështira , kur gjindej para zhbërjes nga gjenocidi i ndermar ng Serbia.Dhe me të vërete thonte: Fal zotit dhe SHBA-së dhe UçK-së Kosova është e lirë dhe ne shpëtuam…!
Për nderimin dhe respektimin që të tjerët patën për dr. Ibrahim Rugovën dëshmojnë shumë mirënjohje dhe çmime me rëndësi nga institucione të ndryshme që ju ndanë sa ishte gjall dhe pjesëmarrja në varrimin e tij dhe dergimi i ngushëllimeve familjes dhe institucioneve të Kosovë si dhe homazhet e bëra ende sot e kësaj dite nga personalitet të ndryshe siç ishte rasti i paradokohësh i ish komandantit të forcave të NATO-së shumë i nderuar dhe respektuar nga populli shqiptar i Kosovës dhe institucionet e saj Gjenerali tani në pension Vesli Klark etj. Një deklarat nga diplomati amerikan Richard Holbrooke lidhur me vlersimet që i bënë kryetarit të parë të Kosovësku mes tjerash shprehet :
Janë interesant kujtimet dhe vlersimet e ish Ambasadorit të fiundit Amerikan Warren Zimmermann në Beograd në librin e tij: BURIMET E NJË KATASTROFE- Jugosllavia dhe shkatrruesit e saj, ku mes tjerash shkruan:Dok: dy faqe të skanuara nga libri në fjalë:
:“…Dy miilion shqiptarët e Kosovës udhëhiqeshin nga Ibrahim Rugova, një poet lirik, i cili e bindi popullin e vet për të reaguar kundër sulmeve të Millosheviçit mbi të drejtat qytetare të shqiptarëve me anë të mosbindjes qytetare pa dhunë, të tipit të Gandit..“.në faqen 128 dhe 129 dhe 130 të librit në fjalë ku mes tjerash shkruan: “…Dolli, D`Amato dhe unë vajtëm në Prishtinë nga aeroporti me makinen time të ambasadës.Po e vrisja mendjen se si e ndiente veten Nesha,shoferi im serb, duke çuar figurën më të keqe për Serbinë në vendet më të shenjta të saj; Nesha mbahej tipik siç e kërkonte zanati, por i nënshtruar jo siç e kishte natyrën. Shpura policore serbe na përcolli në qytet me shpejtësin më të madhe për të mos rastisur që të bisedohej me shqiptarët. Megjithatë njerëzit dilnin nga arat dhe fshatrat buzë rrugës per t`i bërë Dollit shenjën shqiptare V të fitores. Lajmi për viziten e tij ishte përhapur si rrufe. Në qendër të qytetit ne gjetëm një skenë shkretëtire; rrugët ishin të zbrazëta me përjashtim të policëve të pajisur plotësisht si për trubullira. Atë mengjes kishte pasur vërtet trubullira. Një turmë shqiptarësh ishte grumbulluar për të përshëndetur Dollin dhe ishte shpërndarë me dhunë. Ne takuam Rugovën, udhëheqësin shqiptar, te Grand Hoteli me një arkitektur kontradiktore, madhështia e të cilit është vetëm nga rjepja epike. Ai na tregoi foto të çastit të disa prej të lënduarëve; ata ishin përgjakur keq, por askush nuk ishte vrarë. Rugova dhe krerët e partive të tjera politike shqiptare i dhanë grupit të Dollit një paraqitje të kthjellët dhe mbresëlënëse për fatkeqësitë e tyre. Pastaj Dolli dhe shoqëruesit u shtynë te një derë tjetër për të dëgjuar britmat e një grupi të rekrutuar serbësh ekstremistë. Këta grabitqarë ballkanikë niseën te grindeshin midis tyre se a do të mblidheshin në një dhomë ku ishte i varur një portret iTitos ( nuk do të mblidheshin ), pastaj kaluan në katalogun e zakonshëm të pa dokumentuar të vrasjeve, grabitjeve ,dhunimimit të varreve dhe akteve të tjera të përbindshme, që ua vishnin shqiptarëve. Nëse qëllimi i tyre ishte që t`i kthenin amerikanët nga kundërshtarë armiq në armiq të betuar, ata ia arritën qëllimit plotësisht.
Ndërsa po dilnim, Dolli më tha se dëshironte të bënte një shetitje për të takuar disa shqiptarë të zakonshëm. I thashë se më mirë ta kontrolloja me Rugovën. Për çudin time shqiptari e kundërshtoi me forcë: ”Serbët mund ta shfrytëzojnë këtë si pretekst për një dhunë edhe më të keqe. Mendoj që më mirë të shkoni drejt e në aeroport.” Dolli i zhgënyer e pranoi këshillën. Mendova për cilësin e karakterit të Rugovës. Një incident i dhunshëm me siguri do të ishte në në avantazhin e tij politik, por ai donte ta shmangte, sepse nuk donte të dëmtoheshin njerëzit.”
Siç shifet ,Rugova s`pranonte epersi politike të tij, duke dëmtuar faktorin njeri, por ai donte ta ruante faktorin njeri qoft ajo edhe në pengimin e epërsisë së tij politike para kujdo qoft... Pra këtu shifet madhështia e tij si udhëheqës me një largpamsi duke njohur vetit dhe cilësit e barbarve serb. Prndaj edhe Senatori Bobe Dolle mbet mik i tij dhe i popullit shqiptar sot e kësaj dite dhe Rugova sa ishte gjall e emroi: Ambasador nderi i Kosovës në SHBA-së.
Vlersimet Robert Dolit për kryetarin Ibrahim Rugova:
Është për t`u befasuar me qëndrimin e faktorit ndërkombëtar, në përgjithësi dhe të BE në veçanti lidhur me çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës sipas kërkesës së kryetarit dr. Ibrahim Rugovës, kur te gjitha qarqet deklaronin se e përkrahnin qendrimin e tij paqësor, ndërsa praktikisht lejuan gjenocidin serb ndajpopullit shqiptar të Kosovës, çfarë ishte edhe më keq, jo që se njohen pavarësin edhe pas intervenimit të NATOS në Kosovë, por Administrata e UNMIK-ut pengoi ate me të gjitha format deri me sot, në pranin e tyre u bë ndarja e Mitrovicës, Kosovës ju dhanë detyratë e shtëpisë për plotësimin e standardeve me një ekonomi të rrënuar, plaçkitur e shkatrruar nga Serbia e në anën tjetër duke lejuar kriminakitetin ekonomik dhe politik në Kosovë, papunësin deri në 70-80 %, duke mos krijuar mundësi për ngritjen ekonomike, hapjen e vendeve të punës, por duke penguar ate dhe krijuar një varëfëri deri në skajshmëri për 90% shqiptar pa infrastruktur dhe rrymë burim elementar për jetesë, ndersa miklojnë përgdhelin dhe stimulojnë krijimin e enklavave serbe, dhe kërkojnë nga Kosova kompromisë dhe ligje te veçanta për pakicen serbe duke i privilegjuar ata të cilët haptas janë kundër pavarësisë së Kosovës, që deri me tani i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës,atyre në veriun e Mitrovices su nderprehet rryma asnjëhere, e tani kërkojnë decentralizim përmes të cilit synojnë coptimin e Kosovës me strategjin e tyre afatgjate edhe këte me ndihmen e faktorit nderkombëtar.
Serbët dhe Serbia si faktor destabilizues në ballkan dhe si shkaktar të tragjedive dhe gjenocideve: në Bosnje dhe Kosovë përkrahen sot e kësaj dite, përkdhelen dhe luten duke ju krijuar kushte dhe favorizime, edhe pse ata kundershtojn dorëzimin e krimineleve Mlladiq e Karaxhiq të cilët i ruajn dhe i strehojnë..! Nga Kosova e dëmtuar dhe coptuar kërkojnë plotësim standardesh, në vend që të kërkojnë këte nga serbet në Serbi dhe Kosovë, kjo është edhe një padrejtësi e madhe që i bëhet Kosovës sikur në vitet 1878.1913 dhe 1919 kur u coptua Shqipëria, Kosova dhe Çamëria ju dhuruan Serbisë dhe Greqisë. Faktori ndërkombëtar në vend se ti përmirsoj gabimet e bëra, ajo po i kamuflon ato dhe po i përserit duke kushtzua Kosovën për mos bashkim që do të thot baras me ja marr të drejtën Nënës me qenë bashkë me fëmijën e porsalindur..!
Po në këtë drejtim i ka mbetur borxh, politika ndërkombëtare e në veçanti ajo e BE, e cila nuk e njohu drejtpërdrejt pavarësin e merituar të Kosovës sipas Kërkesave të Dr. Ibrahim Rugovës, duke hezituar dhe stërgjatur gjendjen e pa përcaktuar të Kosovës, ku sipas të gjitha rrjedhave të deri tanishme, i ka konvenuar Serbisë ashtu siç ajo dëshiron...të shtyhet në paskajshmëri mos pranimi i pavarësisë së Kosovës.!
Abas Fejzullahi
2006-06-10
Bern
Zvicër
Komentoni
Artikuj te tjere
Ndue Ukaj: Rugova i përjetshëm
Ledi Shamku-Shkreli: A njimend ike, Pashk?
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda Panajot Pano
Xhevat Rexhaj: Rugovizmi duhet të jetë në mëndjet tona gjithherë
Milazim Kadriu: Rugova, Arkitek dhe Ikonë e Pavarësisë
Halit Bogaj: Adnan Merovci për Rugovën
Blendi Fevziu: Panajot Pano dhe “Qemal Stafa”!
Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do të mbetet arkitekti i pavarësisë
Gjithmonë Rugova!
Naser Aliu: Rugovizmi nuk është gandizëm
Skënder R. Hoxha: Janari i përgjakshëm i vitit 1999
Safet Hyseni: Shaqir Sadiku atdhetar, bashkëpunëtori dhe shoku më i afërt i Jusuf Gërvallës
Thodhori Miho: Heroi i Akropolit të Athinës, Sotir Gurra
Zef Ndrecaj: Prek Brahimi, figurë e shquar e diasporës shqiptare
Kasam Shaqirvela: Flaka e Yjeve
Neki Lulaj: Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut
Halit Bogaj: Bujar Lako
Behxhet Haliti: Ditën në ndërtimtari, natën me pikturë..
Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes