E shtune, 27.04.2024, 04:37 PM (GMT+1)

Faleminderit

Mazllum Saneja: Figura patriotike e Fatmir Gorancit (1932-1990)

E merkure, 27.01.2010, 11:00 PM


FIGURA PATRIOTIKE E FATMIR GORANCIT (1932-1990)
NË LËVIZJEN KOMBËTARE TË BASHKIMIT TË TROJEVE SHQIPTARE

Nga MAZLLUM SANEJA

Fatmir Goranci u lind më 1932 në Gjakovë, në një familje patriotike nga babai Musliu dhe nëna Shirine, që ishin të lidhur me mish e me shpirt me Lëvizjen e Ballit Kombëtar për bashkimin e trojeve shqiptare. Qysh si fëmijë, Fatmiri ish i mbrujtur me ide të shenjta kombëtare ndaj Atdheut, Kosoves dhe, shtëpija e Musli Gorancit ishte asokohe një çerdhe patriotësh dhe atdhetarësh kombëtar.
    Familja Goranci asokohe vazhdimisht ishte në shënjestër të xhandarëve serb dhe të bashkëpunëtorëve të regjimit , që ngado ndiqnin dhe persekutonin familjet patriotike çfarë ishte familja e Musli  Gorancit. Në qytetin e lindjes, Gjakovë, Fatmiri do të kryej shkollën fillore dhe gjimnazin, për t’ u punësuar më vonë  si mësues në fshatin Cërmjan, përreth Gjakovës.
   Duke e parë, aktivitetin e tij arësimor dhe patriotik në lëvizjen e rezistences kundër regjimit të atëhershëm policor serb, Fatmirin do ta dëbojnë nga arësimi ku ishte mesues dhe, që nga kjo periudhë atë do ta përsekutojnë këmba-këmbës regjimi i UDB-së i Jugosllavisë së atëhershme. Dhe, në pranverën e vitit 1947, akoma pa i mbushur 18 vjeç, Fatmiri i ri i rebeluar dhe kryengritës, duke mos u pajtuar asessi me një regjim policor,  në agun e pranverës të vitit 1946 , në kodër të Çabratit të Gjakovës, do të shpalosë flamurin kuqezi dhe,sapo e zbuluan këtë akt heroik të Fatmirit, shërbimi sekret jugosllav UDB –ja do ta ndjekin për ta pushkatuar.Dhe  së këtejmi, Fatmiri do të marr arratinë dhe, do të fshihet në shtëpija të ndryshme të Gjakoves dhe rrethines në Rrafshin e Dukagjinit. Pastaj, do të fillojnë bastisjet e njëpasnjëshme në shtëpinë e Musli Gorancit. Ishte kjo një kohë e vështirë jo vetëm për familjen Goranci. Ështe e udhës të vëmë në spikamë, kur në njerën nga netët e vështira për familjen Goranci, kur xhandarët serbe zunë të torturojnë tërë familjen për Fatmirin, madje as lutjet e nënës së Fatmirit nuk ndihmuan, që ta lënë djalin e tyre të qetë dhe, më në fund do ta burgosin Fatmirin në fillim me nga shtatë-tetë muaj për shkak të moshës së mitur.
   
Ndërkaq, Fatmiri sapo i  mbush  20 vjeç do të inkuadrohet në grupin e Organizates Ilegale – BTSH, strategjia e sëciles  ishte bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet, çfarë nuk i pëlqente një ide e tillë Jugosllavisë së atëhershme policore, shërbimi sekret i sëciles UDB-ja vazhdimisht e përcjellnin çdo lëvizje të njerëzve  nga familjet e caktuara çfare ishte familja Goranci. Tashmë emri i Fatmirit figuronte  te konfidentet e UDB-së si një emër i rrezikshëm dhe armiqësor për regjimin ekzistues. Aktiviteti i tij ilegal shtrihet pothuajse në tërë Rrafshin e Dukagjinit bashkë me shokët e tij Sylë Shala, Sylë Mehmeti,Nuredin Kastrati, Sali Mujka, Sali Hajdari, Haxhi Osmani – Paloku etj., që vepronin në ilegalitet kundër regjimit policor serbe.
    Në moshën 21 vjeçe, shërbimi sekret jugosllav UDB – ja  arrijnë ta arrestojne përsëri Fatmirin dhe, do ta dënojnë me një burgim të rëndë prej tete vjetesh në burgun famëkeq të Nishit(1948-1956). Në çelinë e burgut të Nishit , Fatmir Goranci do të përjetojë torturat më çnjerëzore, do të kalojë netë e netë të tëra të pagjumë si netët e gjata të Bartolomeut mes thikash. Megjithë torturat më mizore që i përjeton në çelitë e burgut famëkeq të Nishit, ai do të qëndroj i paepur dhe stoik, asnjëherë duke mos tradhëtuarë shokët dhe Lëvizjen e rezistences shqiptare, duke i qëndruar besnik idealeve të veta ndaj kombit, që shtypej mendimi dhe fjala e lirë kombëtare.
    Pas lirimit nga burgu, u kthye në vendlindje, në Gjakovë. Megjithë përpjekjet që të gjejë ndonjë punë, ai nuk do të gjejë asnjë mbështetje dhe, për këtë vendos të ik nga Kosova, që aq shumë e deshi, që aq shumë punoi për çështjen e saj kombëtare. Dhe, më 1957 ai vendoset në Tuzëll të Bosnjës dhe, në fillim do të zë punë si nëpunës zyrë. Edhe në Bosnjë nuk do të ndërprej aktivitetin e tij patriotik dhe atdhetar për çështjën e shenjtë  kombëtare, ku do të tubojë tok të gjithë shqiptarët me punë të përkohshme në Bosnjë, ku do të zgjojë vetëdijen patriotike kombëtare kundër Jugosllavisë, që gjithnjë po shkilte në mënyre flagrante të drejtat elementare të shqiptarëve çfarë është liria dhe fjala e lirë. Fatmiri,  i cili tërë jetën e vet e kish shkrirë për idealet e shenjta ndaj kombit, iu kishte folur asokohe bashkëkombasve  për bashkimin gjithëkombëtar, për bashkimin e forcave të brendëshme dhe mobilizimin e tyre, që në rrugëtimin tonë të bëhemi zot të vetvetes, se hegjemonizmi sërbomadh po shtypte mendimin dhe ndjenjën tonë kombëtare.

Ndërkaq, të rekrutuarit e UDB-se nuk reshtnin e pranin as në Bosnjë dhe, sapo e vëzhgojnë aktivitin e tij dhe aspiratat kombëtare të Fatmirit, sakaq e arrestojnë në Tuzëll, ku dënohet për veprimtarinë e ashtuquajtur kundërshtetërore të Jugosllavisë. Edhe këtu do të dënohet me pesë vjet burg, ku do ta deportojnë për në Zenicë të Bosnjës(1958). Vlen të theksojmë se gjatë burgimit të tij, do të përkujdeset e shoqja e tij, Fifi, me të cilën do të kurorëzohet kah fundi i burgimit të tij(1963). Dhe, më vonë, pas vuajtjes së dënimit, Fatmiri më në fund do të gjej një punë si agjent tregtar në Tuzëll. Por. malli ndaj Kosoves nuk e linte të qetë dhe, një ditë vendos të lë Bosnën dhe,  me një valixhe në dorë do të vendoset në Prishtinë. Pas një kohe, bashkëpunëtorët e UDB-së as në Prishtinë nuk do ta lënë të qetë të jetojë dhe, Fatmiri duke e parë vetveten të rrezikuar ai dhe familja e tij, prapë do të kthehen në Tuzëll. Dhe, në moshën 69 vjeçe, më 1990 do e mbyll jeten e tij, duke mos e  pare e përjetuar lirinë aq shumë të ëndërruar dhe të pritur të Kosoves, për të cilën flijoi tërë jetën Fatmir Goranci, duke ia kushtuar Lëvizjes kombëtare për bashkimin e trojeve shqiptare.

Varshavë,
fundi i janarit 2010


(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora