Faleminderit
Namik Selmani: Dhimbja e Lokemadhes
E hene, 25.01.2010, 10:59 PM

Dhimbja e Lokemadhes
(Me rastin e katërvjetorit të vdekjes)
Nga Namik Selmani, mësues
namikselmani@yahoo.ca
Më 21 janar 2010 mbushen katër vite nga ndarja me një nga udhëheqësit më të njohur të Kosovës dhe arkitektit të pavarësisë së saj Ibrahim Rugova.
U thinj brenda një nate Kosova. Brenda disa ditësh. Si një Lokemadhe e heshtur ia kishte kishte hapur derën e rëndë vëllezërve për udhëgjatin e kryevëllain e tyre në një akrkëmort të flamurtë mbi supe. Ani, Prishtinë, bash i odës së lirisë e mençurisë! Në ato ditë të ngrira ti kishe më tepër frymë rugoviane, mençuri rugoviane, buzqeshje rugoviane. Në të gjitha pragjet e dyerve të shtëpive të tua që po merrnin ndjeshëm frymën e lirisë së munguar, sikur ishte nga një copë e shallit të tij legjendar. Si reliken më të bukur njerëzore që mund të marrë në duar një njeri e që mund ta lakmojnë të gjithë muzetë e rralla. Po si na iku kështu!!!??
Si maratonomak që porsa kishte lënë në duar stafetën e mençurisë e të dashurisë. Stafetën e valëvitjes së flamurit..Të një Himni që ende s’ia këndoi fjalën e fundit. Iku pa na vënë në duar Kurorën e Festës, Kurorën e Ëndrrës.Ta prekte. Të gëzohej si ai. Të heshtëte si ai. Të mendohej si ai. Ta bekonte si ai, i pagjumi, punëshumi e sëmundjeshumi i Kosovës.
Iku me një dorë të lodhur nga pena e sëmundja. Iku pa na thënë edhe një fjalë të pathënë. Si gurët e bedenave të një kështjelle ku nuk mungojnë asnjëherë kështjellarët. Madje në këto radhë kështjellarësh që shihnin shumë më larg se syri i zakonshëm i një njeriu donin të rreshtoheshin edhe ata që lindën në atë ditë erëngrira e morti. U deshën të thinjen në një çast lulet në palcën plisgjakosur të maleve të Rugovës, të Reçakut, të Drenicës, të Urës së Ibrit në Mitrovicës me aq ëndrra bashkimi, të lëndinave të Prizrenit apo të Fushë Kosovës për humbjen e bacë Ibrahimit. Dimri kishte shkuar në majën e tij më të lartë për t’u matur me veten, por jo për të na mundur. Jooooooo!
I patë varganët e njerëzve?
Dikush tha se ne Prishtinë, diku aty pranë Skënderbeut e Nënë Terezës, kishte ardhur vetë DETI. Deti i dhimbjes vinte nga Krusha e nga Reçaku, nga Prizreni e Tirana, nga Nju Jorku e Bostoni, nga Peja e Australia, nga Vlora e Amerika. Nga Suedia e Tetova. Nga Shkupi e Tetova. Nga…..E gjërë rruga që i solli. A nuk ishte çdo trup që përkulej dhëmbshurisht si një lulëkuqe Rugove që aromizonte të nesërmen e Kosovës? I patë ata, të pangopurit në Etjen e tij? I patë tek ecnin në hullinë e fjalës së tij? Me ca plisa të bardhë mbi krye ku nuk dalloheshin thinjat e bardha nga dëbora që binte e binte në atë ditë dhimbjembushur. E si ta kalojmë këtë Dimër pa na thinjur edhe malet?- pyesnin pleqtë.– E si ta presim Pranverën me këtë Ortek që dashka të na zërë kullat e mbetura si Muze pa cicëronë?- thoshin poetet që rilindën në ato ditë me poezitë e tyre. “ Po si ta kapërcejmë të qetë gjumin në netët e tjera të ngrira?“- thoshin ca të tjerë.
Ani, ani.

Ehheeej, o lahutar i lahutës harktendosur! Nise dhe vazhdoje në breza këngën e Rilindjes! Bëja gati kurorën e ëndrrës së Bashkimit dhe mos e quaj më ëndërr të bukur që i tregohet nipërve gjunjëulur me sy të vemendshëm para fjalëve të tua të bukura. E mos ki droje nga thinjat. Jo. Jo. Se thinjat ashtu si vijnë, ashtu edhe bredhërojnë sërish larg, larg, larg….Si shqiponjat e munguara që fluturojnë kësaj radhe në qiellin e shpirtërave tanë të lirë, të lumtur shumë më të guximshëm për të njohur horizonte të tjerë. Si ca tufa pulëbardhash që kthehen prapë te liqeni për të vazhduar lojën e bukur të puthjeve të valëve. Atje ku një Dimër tjetër nuk i gjen ata edhe në fund te dheut.. Hallall pika e qumështit e mençuria e Lokemadhes, o Bacë Ibrahim Rugova!
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Besa Imami
Nuridin Ahmeti: Luftëtari besnik i nacionalizmit shqiptar - Kamber Brruti-Opoja(1908-1977)
Abas Fejzullahi: Urtësia ,durimi dhe mençuria si vlera të veçanta të kryetarit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës
Ndue Ukaj: Rugova i përjetshëm
Ledi Shamku-Shkreli: A njimend ike, Pashk?
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda Panajot Pano
Xhevat Rexhaj: Rugovizmi duhet të jetë në mëndjet tona gjithherë
Milazim Kadriu: Rugova, Arkitek dhe Ikonë e Pavarësisë
Halit Bogaj: Adnan Merovci për Rugovën
Blendi Fevziu: Panajot Pano dhe “Qemal Stafa”!
Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do të mbetet arkitekti i pavarësisë
Gjithmonë Rugova!
Naser Aliu: Rugovizmi nuk është gandizëm
Skënder R. Hoxha: Janari i përgjakshëm i vitit 1999
Safet Hyseni: Shaqir Sadiku atdhetar, bashkëpunëtori dhe shoku më i afërt i Jusuf Gërvallës
Thodhori Miho: Heroi i Akropolit të Athinës, Sotir Gurra
Zef Ndrecaj: Prek Brahimi, figurë e shquar e diasporës shqiptare
Kasam Shaqirvela: Flaka e Yjeve
Neki Lulaj: Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut
Halit Bogaj: Bujar Lako