Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ukshin Zajmi: Kalorës i këngës me çifteli

| E premte, 29.01.2010, 10:57 PM |


Ukshin Zajmi:

Kalorës i këngës me çifteli (akrostih)

 

(Demir Krasniqit)

 

Dallgët e pentagramit të degdisën nëpër oda

E zëri i melodisë të ngriti në podiume sallash.

Melosin vendor e shpalose në shumë metoda

Ishe, je e do të jeshë simbol - folklor etapash.

 

Rapsod i lindur në ashpërsinë e cergës dhe të borës

Këngëtar i të gjitha gjenetarave e i shumë krajatave

Ruajtës i vargut popullor - para dhëmbit të kohës

Atlet festivalesh me instrumente e bukuri të hapave.

 

S’të ndalën lodhjet, shpifjet, prangat e as vjetët

Në kalërimin e këngës me çifteli në trojet arbërore

I skalite me nota vallet, doket e këngët vendore.

 

Qëngj i të bukurës, ujk i të keqës me të gjitha mjetët

Ideal pate: diellin, tokën, ujin dhe jetën e nënëlokës

Talent i muzikës, mësues dhe dokumentues i kohës.

 

Janar 2010