E diele, 01.12.2024, 08:05 PM (GMT)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Zahiri, Edmondi e Hakifi i qëndruan me besnikëri betimit para flamurit kombëtar shqiptar

E shtune, 30.01.2010, 09:58 PM


Përkujtohen në 13 vjetorin e rënies dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu

ZAHIRI, EDMONDI E HAKIFI I QËNDRUAN ME BESNIKËRI BETIMIT PARA FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Nga Milazim KADRIU

Është shënuar  13 vjetori i rënies heroike të komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, të cilët ranë heroikisht në një pritë të forcave serbe në Pestovë të Vushtrrisë, më 31 janar të vitit 1997. Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit ishte paralajmërim i fuqishëm se po vinte ora e madhe e historisë, kur qytetarët e Kosovës të udhëhequr nga UÇK-ja, do të marrin vendimin e madh për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë shtypjes dhe robërisë, thanë të pranishmit në një akademi përkujtimore, kushtuar komandant Zahir Pajazitit dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në Prishtinë është mbajtur një akademi përkujtimore, organizuar nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë akademi ishin të pranishëm drejtues të institucioneve të larta të vendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.

Pushka e Zahir Pajazitit, ishte porosia se nuk mund të shtypësh një popull dhe të jesh i qetë

Në një akademi përkujtimore kushtuar këtyre tre dëshmorëve, kryeministri Hashim Thaçi tha se, pushka e Zahir Pajazitit, ishte porosia se nuk mund të shtypësh një popull dhe të jesh i qetë. Thaçi ndër të tjera ka thënë se: “Komandant Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij, Edmondi dhe Hakifi përgjithmonë do të kujtohen si ndër flamurtarët e parë të marshimit të lirisë”.

Edmond Hoxha
Edmond Hoxha
Ai tha se rënia e dëshmorëve të kombit Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, në janarin e vitit 1997, ishte paralajmërim i fuqishëm se po vinte ora e madhe e historisë, lirisë e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, kur qytetarët e Kosovës të udhëhequr nga UÇK-ja, do të merrnin vendimin e madh për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë shtypjes dhe robërisë.

“Po mbushen 13 vite nga rënia e tij dhe e bashkëluftëtarëve trima, komandantëve të tjerë, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, por kujtimi dhe nderimi për ta është si kurrë më parë i fuqishëm, sepse sot edhe Zahirin, edhe Hakifin, edhe Edmondin, dhe të gjithë dëshmorët e lirisë i kujton, i nderon shteti i Kosovës, i nderon populli i Kosovës. Sot ata i nderon shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, shteti për të cilin ata ranë, si dhe mijëra  djem e vajza të Kosovës, që sakrifikuan gjithçka nga vetja e tyre për lirinë e Kosovës.

Ndërsa ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, në fjalën e tij  ka çmuar lart veprën heroike të komandant Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxha në luftën për lirinë e Kosovës, mision ky që u realizua falë guximit dhe sakrificës sublime të luftëtarëve të patrembur të UÇK-së. “Kur ne që jemi këtu e ata jashtë ishim të lodhur të brengosur dhe të frikësuar, Zahir Pajaziti u shfaq në jetën tonë, në skenën historike, jo vetëm shqiptarët por edhe më gjerë, me bindjet e tija se kryengritja ka shans dhe se ne si shqiptar kemi kapacitete kundërthënëse dhe se fitorja është e pa shmangshme, ai fliste, organizonte, vepronte ne e dëgjonim, të frikësuar, unë dhe të tjerët ëndërronim dhe pak nga pak angazhoheshim në strukturat luftarake që krijonte komandant Zahiri me shokë”.

Hakif Zejnullahu
Hakif Zejnullahu
Ata ranë në muzgun e mbrëmjes së 31 janarit 1997,në Pestovë të Vushtrrisë

Në muzgun e mbrëmjes së 31 janarit 1997, si pasojë e përcjelljes speciale të sigurimit armik, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Vushtrrisë, ranë në një pritë të forcave të mëdha policore-ushtarake të okupuesit serbo-çetnik, pikërisht në vendin e quajtur “Pestovë”. Përnjëherë drejt automobilit me të cilin po udhëtonin luftëtarët e lirisë u hap zjarr i furishëm dhe i kryqëzuar nga armatimet më të sofistikuara. Atë mbrëmje u dha lajmi i zi, se ranë tre dëshmorët e kombit!
Ranë dëshmorë për çlirimin e trojeve shqiptare nga thundra e pushtuesit barbar serbo-sllav dhe për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm shqiptar-Shqipërinë.
Dëshmoret si Zahiri, Edmondi dhe Hakifi gjatë tërë veprimtarisë së tyre i qëndruan me besnikëri Betimit para Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Jeta e këtyre dëshmorëve ishte një luftë e vazhdueshme, të cilën e kurorëzuan me lavdi , dinjitet dhe sot me krenari anekënd tokave shqiptare përkujtohet vepra dhe rezistenca e tyre .

Me rastin e 13-vjetorit të rënies së tyre heroike,  para shtatores së komandant Zahir Pajaziti në Prishtinë janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh, ndërsa  në Junik do të bëhet zbulimi i bustit të heroit Edmond Hoxha.
Zahir Pajaziti
Zahir Pajaziti
Kulla ne Orllan
Kulla ne Orllan
Permendorja ne Pestove
Permendorja ne Pestove
Shtatorja e Zahir Pajazitit ne Prishtine
Shtatorja e Zahir Pajazitit ne Prishtine


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora