E shtune, 20.07.2024, 10:12 PM (GMT+1)

Faleminderit

Baki Ymeri: Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë

E enjte, 04.02.2010, 10:59 PM


SHEMBUJ TË SHENJTË TË ATDHEDASHURISË 
(Fragmente nga libri Shipkovica ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit)

Xhelal Gjura, legjenda e pavdekshme e Sharrit

Xhelal Gjura i admironte armët, mbante koleksion armësh në apartamentin e tij në Tiranë, dhe e sfidonte me trimëri djallëzinë e shërbimeve të fshehta jugosllave. Në bazë të informative të tij, në Shqipëri ekzistonte plani shqiptar për çlirimin e trojeve etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm më 1981, kur mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe.
 
Nga Baki Ymeri

 Thonë se në krahasim me gratë, burri ka vokacionin e heroit. Ata janë heronj të ideve të mëdha, dhe emri i heroit ngjitet deri në qiell, thuajse burri i përket Qiellit, ndërsa gruaja Dheut. Kështu thonë të tjerët, ndërsa në themi se shqiptarët shquhen edhe me heroina, siç shquhen francezët apo popujt e tjerë. Edhese kishte ide të majta, gjë që justifikohej në kohën e tij, Xhelal Gjura mbetet një nga heronjtë më të dashur të malësisë së Sharrit. Rezistenca e tij në zemër të Sharrit i mahniste miqët dhe armiqët. Xhelalin e nderonin dashamirët dhe e respektonin kund?rshatrët. Ata që e ndiqnin konstatonin se shqiptarët dinë ta mbrojnë me guxim dheun e vet. Xhelal Gjura, u lind në Shipkovicë (1927) dhe vdiq në Tiranë (1976). Ishte aktivist i paepur për çështjen e arsimit shqip. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në Shkup kreu medresen e madhe trevjeçare (gjatë viteve 1939-1941). Gjatë viteve 1942-1945, kreu me sukses Normalen në Prishtinë. Pas këtyre viteve, si student me korrespondencë, arrin të kryejë Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. 
Për shkak të aktiviteteve të dendura politike, duke qenë përherë në shërbim të shqiptarizmit, detyrohet të arratiset në Shqipëri, në vitin 1951. Gjatë viteve 1951-1954, arrin të kryejë Fakultetin Juridik në Tiranë. Një kohë të gjatë ushtron aktivitete diplomatike, duke qenë gjatë viteve 1960-1966 atashe i Ambasadës së Shqipërisë në Kinë. Më vonë punon si profesor në Universitetin e Tiranës, ku edhe i janë botuar dy vepra shkencore për përvetësimin e gjuhës serbokroate. Një pjesë të jetës dhe veprës së tij e të Sadudin Gjurës e ka ndriçuar për herë të parë Flaka e Shkupit, si dhe revista elektronike e Idriz Hamzait, www.shipkovica.com, ndërsa burimet elementare lidhur me prezentimin e tij e të kushëririt të tij, i huazuam nga monografia e Shoqatës së Pedagogëve Shqiptarë të Tetovës "Veteranët e arsimit shqip në Tetovë e rrethinë prej vitit 1940-1960", që u botua në gusht të vitit 2000, në Tetovë, vepër e sponsorizuar nga Kuvendi i Komunës së Tetovës.

Ndjekja e Xhelali nëpër malet dhe bjeshkët e Sharrit

         Xhelal Gjura i admironte armët, mbante koleksion armësh në apartamentin e tij në Tiranë, dhe e sfidonte me trimëri djallëzinë e shërbimeve të fshehta jugosllave. Në bazë të informative të tij, në Shqipëri ekzistonte plani shqiptar për çlirimin e trojeve etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm më 1981, kur mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe. Sipas Anila Lelit (Rilindja, 30 gusht 2000), në Shqipëri ka ekzistuar realisht një plan lufte për çlirimin e trojeve shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia. “Lidhur me këtë janë shprehur dy prej titullarëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Veli Llakaj, ish/shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Shqiptare gjatë viteve 1975/1962, në një intervistë dhënë një të përditshme shqiptare, pohon se “Me porosi të Enver Hoxhës, nën drejtimin e Mehmet Shehut, bashkë me një nga zëvendësministrat e mbrojtjes, u ngarkaum që të hartojmë një plan për të çliruar jo vetëm Kosovën, por të gjitha trojet shqiptare të pushtuara deri atëherë nga Jugosllavia. Ishte një detyrë serioze përpara së cilës duhej të mateshe mirë, t’i peshoje mirë gjërat, një detyrë e padëgjuar deri atëherë, por jo e paimagjinueshme përderisa një pjesë e trojeve tona ishin të pushtuara padrejtësisht… Ishin marrë masa të rrepta për ruajtjen e fshehtësisë së veprimeve dhe drejtimin e fshehtë të trupave. Gjithsej, për këtë operacion ishin planifikuar 500.000 trupa rezervë, veç rezervave tjera në Shqipëri, por edhe 300.000 të tjera në Kosovë, ndërsa në vise të tjera më pak”. Kontributi i Xhelal Gjurës për hedhjen e idesë së këtij plani është i jashtëzakonshëm.
Ishte verë e vitit 1952. Xhelali me shokët e vet kishte kaluar kufirin shqiptar dhe qëndronte diku në bjeshkët e Sharrit, tejmatanë brigjeve të Kodrës së Diellit. Kalon Islami Nazifit nga Liseci dhe ua tregon rrugën nga mund të arratisen, që të mos bien viktimë e ptarullës jugosllave. Kur arritën te Mali Karaxhës, u lulën në një lëndinë për ta shuar urinë. Kalon andejpari me kalin me drurë Hazizi Nazifit dhe i sheh “diverzantët” shqiptarë. Xhelali e përqafon dhe i thotë: “Kur të arrish në katund, trego se na ke parë!”. Mirëpo, aty pranë kish ndodhur patrulla e policisë jugosllave, e cila posa i kish parë i kishte sulmuar. Fillon një dyluftim i ashpër, porsi në kohën e betejave partizane. Krismat e prishën qetësinë e mbrëmjes. Gjithë natën angazhohen forca ushtarako-policore nga Tetova e Popa Shapka (sot Kodra e Diellit). Sipas urdhërave indirekte të UDB-ës, ato i shoqërojnë edhe civilë të shumtë nga fshatrat përrreth. U mbushën malet me ndjekës të mashtruar për ta zënë “meteorin” e pakapur. Ishte koha kur perëndonte vera, vjente vjeshta dhe korreshin thekrat në Stanabara. Pas gjëmimeve në Malin e Karaxhës, të nesërmen herët në mëngjez, forcat policore e zbulojnë një viktimë,Havzi Toplicën. Kufoma e pafajshme i ekspozohet dhunës policore. Prej atje e sjellin në mes të fshatit, ku edhe aty i ekspozohet dhunës policore. Thonë se përgjatë varrosjes së saj, policia sllave i detyron fshatarët ta mbushin varrin me therra, e pastaj ta hedhin kufomën mbi to.
Emri i Xhelal Gjurës ndërlidhet me burimet historike të shqiptarizmi. Ndjekja e tij nëpër malet dhe bjeshkët e Sharrit vazhdon edhe disa ditë më vonë. Ai ndiqej, madje edhe fushave të Shipkovicës, në Fushë të Madhe, rrugës së Dërvenit, te Hani Halimit, në Marko Livadhe, arrave përrreth fshatit, në Livadh të Madh, shpatijeve të Ballbajës, në Bigur, në stane e në bjeshkë. Këto ndjekje vazhdojnë disa ditë me rradhë. Ndjekja që u zhvillua të nesërmen ka qenë aq e madhe, saqë i nxorri nga strofulla e vet edhe egërsirat e malit, krejt lepujt, derrat, vjedhullat, ujqit, thuajse ka ndodhur ndonjë kataklizmë. Nuk është e hijshme të flas për vete, shton Nexhbedin Nezir Voka, por në vendin e quajtur Puçovllaz, një kope derrash deshi të më përbijë me gjithë kalin që kisha. E krejt kjo u shndërrua në përfolje dhe qarje hallesh se çka do të ndërmarrë pushteti më tutje. Por dikurë, pas disa ditësh, çdo gjë ra në rrjedhën normale, ndërsa fshatit iu shtua edhe një element i ri i biografisë së tij politike. 
   
Kushtuar Xhelal Gjurës
         
Veç putra ujqërish  mbi dëborën e trashë
As këmbë malësori, as sopata, as sakica
Po , kush është ai burrë që po ecën i vetëm?
 - E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!
 
Ç’e ka atë zemër të bardhë , si kjo borë
Dhe ecën mes malesh i bukur dhe trim
Dhe vdekja kërkon t’ia puthë gjoksin e leshtë
Dhe vdekjes i thotë : “Më thonë Xheladin!”
 
Me vete s’mban plumba ky burr i përmalluar
Ka libra, revista dhe një mall të pafund
Të gjallë kërkon që ta pjekë UDB ja
Kërkon qiell e dhe, nuk e kapë dot askund
 
O, Malet e Sharrit, sa borë paski sot
Sa sy udbashësh që shohin përanë!...
Me opinga malësori kërkon një kasolle
Shqiponja e Sharrit që vjen nga Tirana
 
Ç’është ky xham që troket në mesnatë
“Kam ardhë të të puth e të ik prap, moj nanë”
“ Kush je ti, oj hije, që nanë më thërret mua?”
“ Po jam Xheladini, moj nanë, nga Tirana!”
 
Dhe dita agon, dhe laku shtërngohet
Dhe urdhëra xhindosur po jep gospodari
Po Xheladin Gjurën s’e kapin dot plumbat
Nuk kapet e gjallë, more, Shqiponja e Sharrit
 
“Bllokoni kufirin!”, buçet gospodari
Por trimi tash kafe po pi mes Tiranës
Kur nata vjen , Sharri e ka Xhelën pranë
Tek qeshë aq bukur në fytyrën e hanës.
 
Hamdi Islami


Shqiponja e Sharrit që vjen nga Tirana
(Këngë lirike kushtuar Xhelal Gjurës)

Veç putra ujqërish  mbi dëborën e trashë
As këmbë malësori, as sopata, as sakica
Po kush është ai burrë që po ecën i vetëm?
- E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!

Ç’e ka atë zemër të bardhë si kjo borë
Dhe ecën mes malesh i bukur dhe trim
Dhe vdekja kërkon t’ia puthë gjoksin e leshtë
Dhe vdekjes i thotë: “Më thonë Xheladin!”

Me vete s’mban plumba ky burr i përmalluar
Ka libra, revista dhe një mall të pafund
Të gjallë kërkon që ta pjekë UDB ja
Kërkon qiell e dhe, nuk e kapë dot askund.

O, Malet e Sharrit, sa borë paski sot,
Sa sy udbashësh që shohin përanë!...
Me opinga malësori kërkon një kasolle,
Shqiponja e Sharrit që vjen nga Tirana.

Ç’është ky xham që troket në mesnatë?
“Kam ardhë të të puth e të ik prap, lum nana!”
“ Kush je ti, oj hije, që nanë më thërret mua?”
“ Po, jam Xheladini, moj nanë, nga Tirana!”

Dhe dita agon, dhe laku shtërngohet,
Dhe urdhëra xhindosur jep klyshi gospodarit,
Po Xheladin Gjurën s’e kapin dot plumbat,
Nuk kapet e gjallë, more, Shqiponja e Sharrit!

“Bllokoni kufirin!”, buçet gospodari,
Por trimi tash kafe po pi mes Tiranës.
Kur nata vjen , Sharri e ka Xhelën pranë,
Tek qeshë aq bukur në fytyrën e hanës.

Riza Lahi (Tiranë)

Duke vajtur gjurmave të Sadudin Gjurës
(Kushtrimi i Kosovës dhe Dita e Flamurit në Shipkovicë. Pas daljes nga burgu, edhepse  gjendej në shtjellën e  traumave shpirtërore, Sadudini ishte nisur me shpirtin e tij për në Shqipëri.) 

Para disa vitesh u nda nga kjo botë një veteran i atdhedashurisë shqiptare në Shipkovicë: Mixhait Ymeri. Xha Xhiti ishte një dashamiri madh i librit shqip, i gjuhës shqipe dhe i kombit shqiptar. Derisa ishte gjallë, na fliste me admirim për Rexhep Vokën dhe Sadudin Gjurën. Kush ishte, de facto, Sadudin Gjura? Para se të flasim për të, po shtojmë faktin se historia jonë është  e mbushur me shembuj të shenjtë të atdhedashurisë. Misionarët e saj i kemi gjithandej: që nga jugu i Çamërisë e deri tejmatanë brigjeve të Dardanisë, atje ku rrjedhin ujërat e qeta të Moravës, që përfaqësonte dikurë kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë. Trojet tona janë të mbushura me eshtra martirësh. Falë familjes dhe bashkëfshatarëve tanë, në varrezat e Shipkovicës sot prehen eshtrat e Sadudin Gjurës, eshtrat e shqiptarit që e persekutuan deri në atë shkallë ish-udbashët e Jugosllavisë, saqë ia shembën edhe shëndetin e shpirtit. 
Para rrëfimeve tronditëse të Izmit Bamës për këtë hero, vijnë ato të kushëririt të të tij Hazir Gjurës, sipas të cilit, kur e paskan gjetur në bjeshkë të vdekur, qafa e “shinjellit” të tij, ishte e shpuar. Ku ta dish! Ndoshta së pari e kanë mbytur në “milicët” e Shapkës në dajak, siç e kishin zakon, e pastaj e kanë lëshuar me helikopter në bjeshkë! “E shihni këtë vend!”, i kishte thënë Hasimit komandiri i policisë së atëhershme, Ruse: “Do vijë koha kur këtu do ngritet përmendore”. Ia kish thënë këto fjalë tinëz, mos ta dëgjojnë të tjerët, kur sapo ktheheshin nga varrimi i tij i parë, duke u lëshuar brigjeve të dëllinjave për në fshat. Duke vajtur gjurmave të Sadudin Gjurës, poet, arsimtar dhe patriot që militonte për bashkimin e trojeve shqiptare, kuptojmë se pas daljes nga burgu, edhe në atë gjendje të traumave të papërshkruara shpirtërore, Sadudini ishte nisur me trupin dhe shpirtin e tij për në Shqipëri, duke i lënë eshtrat tejmatanë Lerës së Veshallës, për të vajtur përjetë, në botën e engjëjve. Kështu e përshkruanin ata që e mbanin mend, jetën e tij heroike, ndër të cilët edhe dashamirët e tij të përjetshëm: Mixhait Ymeri, Mahir Gjura dhe Hasim Hazizi. 

Kushtrimi i Kosovës në zemër të Sharrit
Sa i përket shpirtit shqiptar të këtij fshati kreshnik, të një rëndësie relevante janë edhe kujtimet e arsimtarit të parë të Shipkovicës, Murtezan Katzadei, veteran i arsimit me prejardhje nga Elbasani. Dëshmi konkrete se gjermanët dhe italianët i admironin shqiptarët, duke ua dhënë të drejtën për të jetuar në një shtet të përbashkët, me demokraci parlamentare evropiane, me një gjuhë e me një flamur. Dëshmi për këtë qëndrojnë edhe çertifikatat e notave që ua jepte nxënësve, në ballë të të cilavet qëndronte anteti “Mbretëria Shqiptare”. Para se të vijë të drejtojë komunën dhe të ndihmojë shkollën e Shipkovicës, Sefedin Kërçova kishte botuar artikullin Kolonia Muhamedane e Shqiptarëve të Bukureshtit  “Java” (Tiranë, 1937). Murtezani  pat vepruar në këto troje, ndërmjet viteve 1941-1944, duke qenë më vonë i dekoruar nga Qeveria Shqiptare me Urdhërin “Naim Frashëri” të Kl. I. E kemi parë në një fotografi të asaj kohe, sëbashku me nxënësit e Sh.F. “Rexhep Voka”, duke mbajtur uniforma shkollare dhe parollat Rroftë Shkolla Shqipe!, Rroftë Flamuri!, Rroftë Shqipëria!. Në fotografi, mes tridhjetë nxënësve të tij, vërehen edhe Sehadini Rakipit dhe Mixhaiti Ejupit, si dhe shërbëtori i shkollës, la Fazli,  i cili ca vjet më vonë, do të bëhet kurriri i Fadil Hoxhës. Ç’u bë me atë fotografi historike dhe me një varg letrash, fletoresh, librash e dokumentesh tjera të rënëdishme që i kishte sekuestruar “milicia” maqedone e drejtuar nga Bedri Sinani kur e kishin bastisur shtëpinë time në fshat (1973). Murtezanin e kam patur dy vjet mësues, na thoshte Mixhait Ymeri derisa ish gjallë: E mbaj mend edhe sot vjershën e parë që na e pat mësuar (Kushtrimi i Kosovës), atë vit kur u kremtua solemnisht, Dita e Flamurit në Shipkovicë (1942). 
Kujtimet e bashkëfshatarëve tanë janë të qarta dhe bindëse. I emëruar përmes një dekreti nga Qeveria Shqiptare, kryetar i Komunës së Shipkovicës, asokohe ishte Sefedin Kërçova, patriot me përvojë, që nga Kolonia Shqiptare e Bukureshtit. Pas mbarimit të manifestimit dhe ngritjes së Flamurit kombëtar, një grup bashkëfshatarësh, me flamurin në ballë dhe me kryetarin e komunës në mes, shkojnë te  shtëpia e Ajvaz Vokës për t’ia uruar lindjen e djalit, me krisje pushkësh. Këto rrëfime për historinë e fshatit, i konfirmonte para disa vitesh, edhe një bashkëfshatar tjetër i mençur, i këtij katundi të vjetër: Refet Ziberi që e dhezte cigaren në pisk të Ramazanit, shqiptar i kulluar, demokrat i mirëfilltë, orator i përsosur. Për të ishin festa të shenjta, si Bajrami, poashtu edhe Pashkët dhe Krishtlindjet. La Refet ishte gjakëmbël dhe askujt nuk ia prishte qejfin. Askush nuk i harron dhembjet që pat ndjerë, kur të birin e tij, Mutalipin, e kishin shkatërruar në policët, vetëm e vetëm pse kishte tentuar t’i mbrojë shqiptarët në Tetovë. Po i rikthehemi subjektit të paraljmëruar. 

Kush ishte Sadudin Gjura?
Vebi Xhemaili, Shaip Emërllahu, Ismet Jonuzi-Krosi, Sufjan Halili, Rami Kamberi dhe autori i këtij shkrimi janë disa nga autorët që kanë dhënë kontribut për ndriçimin e jetës dhe veprës së këtij martiri shqiptar. Në këtë kontekst vlen të përmendet edhe Ejup Ajdini me artikujt “Sadudin Gjura, një yll i vetmuar dhe i zhdukur shqiptar” (Fakti, 1997), “Poeti i zemrës mëmëdhetare” (Fakti, 1998). Në pyetjen për kushërinjtë Gjura, gjatë vitit 1999, Resul Arifi, i persekutuar politik, na thoshte: “Sadudini ishte më i mençur se Xhelali, ndërsa Xhelali ishte më trim se Sadudini. Trimëria e tij kaplonte përmasa legjendare. Ai vjente nga Tirana, futej si gjilpërë në shtëpinë e tij të mbushur me udbashë dhe xhandarë, përshëndetej me nënën, i jepte libra shqipe për t’i shpërndarë dhe delte pa e vërejtur askush”. Sipas burimeve të Wikipedisë, Sadudin Gjura lindi në vitin 1926, në fshatin Shipkovicë. Mësimet e para i bëri në fshatin e lindjes, të mesmen në Tetovë, kurse studimet e gjuhës ruse në Shkup. 
Ai ishte ndër profesorët e parë të Pollogut dhe të Malësisë së Sharrit. Punoi si mësues në shumë fshatra, ndërsa në vitin 1951 vepron si profesor në Normalen e Tetovës. Në vitin 1952, profesorin e nxjerrin nga mësojtorja dhe prej asaj dite nxënësit nuk e shohin më. Dënohet me 14 vjet burg, por përjetoi vetëm 8 vite nëpër burgjet e errëta dhe kazematet jugosllave të asaj kohe në Idrizovë e Goli Otok. Nga burgu doli i sëmurë psikikisht dhe i paaftë për jetë. Vdekja e tij mbeti enigmatike me dekada. Pas lëshimit nga burgu, gjatë dimrit të madh, humbet në malet e Sharrit. Barinjët e Sharrit e gjejnë kurmin e tij të shformuar dhe të derdhur në qershor të vitit 1962. Sadudini ishte poet, dramaturg dhe atdhetar i martirizuar. Shkroi një grumbull poezishë, por thuajse shumica prej tyre u humbën ose u sekuestruan nga pushteti. Ka shkruar poezinë e gjatë me 50 vargje "Jeta e re e njerëzimit po agon", që e botoi për herë të parë te Jeta e Re, në fillim të viteve 5O-të, poezi e ribotuar në revistën Brezi 9, para disa vitesh. Nga të afërmit e tij janë ruajtur edhe këto vepra:  "Vaj si qenka ba Tetova" (poezi), "Marshi i normalistit" (poezi), "Kanga e punëtorit" (poezi), "Lalë Bajrami" (dramë), "Fejesa në djep"  (dramë), "Shqipja e malit" (dramë), "Dervish Cara" (dramë). 

HOMAZH PËR SADUDIN GJURËN

1.

Ishte ditë me diell kur erdhëm te ti
Atje majë malesh që vijnë si kurorë.
Aty dyzet vjet ndejte në vetmi
Si në baladën e djalit vetulhollë.

Dhe ne pamë se si ikje në dritë të hënës
Nëpër borë e ngricë, prej ujqve të tërbuar
Ashtiu si fëmija që kërkon ndihmën e nënës
Dhe në krahët e saj, do për t’u lëshuar.

Po s’arrite dot, i dashur Sadudin.,
S’arrite të hidhesh në krahët e saj,
Mu në këtë vend trupi yt ngrin
Atë natë kur hëna të shikonte tërë vaj.

Dhe e vure kokën te kjo qafë mali
Të pushosh një çikë, se ishe i lodhur shumë,
Zemra yte e madhe trokitjen e ndali
Aty, në qetësi, të bësh një sy gjumë.

Po gjumi s’të doli më asnjëherë
Nën jorgan të bardhë e të ftohtë acar
Deri sa të gjetën një ditë në pranverë
Tek kullosnin bagëtinë ca barinj në Sharr.

2. 

Erdhën të të varrosin mu aty ku re
Xha Mahiri i ri me babain tënd.
Në kupën e qiellit u mblodhën ca re
Dhe ca pika shiu ranë te ky vënd.

Ata zbritën malit me dhembje të thellë
Sikur mbi supe mbanin tërë Sharrin
E zymtë ishte, me kob ajo pranverë
Atje midis kodrash ku e lanë djalin.

Tok me kurmin, edhe emrin e groposën
Se askush s’guxonte të ta zërë në gojë.
Ç’ishte ai emër që trondiste botën,
Dhe mendjen hienave ua bënte plojë!

Ti mbështete kokën me trupin e shtrirë
Mu në gji të tokës, aty ku të vunë,
Thellë aty në varr ndiheshe më mirë
Se të rrosh i gjallë nën këmbë e dhunë.
 
Atje midis malesh toponim i ri
Lindi nga barinjtë me bagëti kur vinin:
Atje do takohemi, te kodra përmbi,
Atje te varri i Sadudinit.
3.
Dhe ardhën atë ditë të të nxjerrin nga varri
Të mos rrish i vetmuar më përmbi mal
Dyzet vjet me rradhë të kishte ruajtur Sharri
Bashkë me emrin tënd që erdhi i gjallë.

Po s’mund të të gjenin pa xhaxha Mahirin
Vetëm ai e dinte ku të kishin vënë,
Aty dhe të rinjtë tok me të do vinin
Të shikonin vëndin ku Ti kishe rënë.

Dhe i ngulën kazmat si t’i ngulnin në krahëror
Tek i nxorrën eshtrat një nga një,
I ngjante kjo baladës për djalin vetullhollë
I bëre të shurdhohen, i bëre pa zë.

Të morën në krahë dhe tek zbrisnin tatëpjetë
Kaluan në varg pranë një burimi,
Aty u ndalën të pinë disa vetë
Ujin që atë natë e kishte pirë Sadudini.

Ecën tok me ty e mes përmes fshatit
Me emrin që të ndiqte dhe u bë jehonë,
Të çuan e të vunë mu në fund të shpatit
Te bashkëfshatarët të prehesh përgjithmonë.

4.
Tok e zbulon bustin trim Rafi Halili,
Edhe ky martir, i Nënës Shqipëri,
Një si pranverë nëpër zemra hyri
Që duket në fytyra, në ballë dhe në sy.

Buzëqeshjen tënde që të gjithë e panë
Ballin e gjerë, flokët kaçurrela
Të gjithë u gëzuan që u erdhe pranë
Në rrugë të vështirë, por me nderë
Përveç ndonjë qeni, që rrinte i përmjerë.

Të gjithë të shikojnë me admirim
Në kokën e bronztë, me shikim nga mali.
Aty do qëndrosh deri në amshim
Sa të jetë Shkumbini, Gryka edhe Sharri.

5.
Dhe erdhëm ne te varri yt i gjerë
Aty përreth udhës, të të vemë kurorë
Aty do të këndojnë zogjtë çdo pranverë
Ashtu si në baladën e djalit vetullhollë.

Dhe Shkumbini grykës tek zbret ndër ujvarë
Ku në atë zë një si oshëtimë
Që e sjell nga shekujt plot përplot acar
Dhe do ta përcjellë në kohët që vijnë.

Tek eci asaj udhe me gurë e me drurë
Anash me livadhe, ara e lëndina,
Në krahëror më djeg diç si furrë
Dhe më dhemb, më hapen vrima.

Këta lisa e këta gurë e kanë parë
Kur zbriste e ngjitej udhës për në fshat,
Kur shkonte në shkollë si nxënës i parë
Dhe e hapte rrugën me një afsh të zjarrtë.

Por kurrë s’e kanë ditur që në ecjen e tij
Do të ketë kaq dhembje e kaq krenari
Aty pranë shkollës në bronz do të qëndrojë
Dhe brezave që vijnë do t’u bëhet rojë.
     
                      Hamdi Islami 

  
Sadudin Gjura sipas bashkëfshatarit të tij Sufjan Halili

Veprimtarinë për ndriçimin e emrit të personalitetit të njohur nga Shipkovica e Tetovës, atdhetarit, letrarit, mësuesit dhe të të burgosurit Sadudin Gjura, Shoqata e të Burgosurve Politikë në Maqedoni e filloi me rivarrimin e të ndjerit, në fshatin e tij të lindjes (15 tetor 1999). Kjo veprimtari vazhdoi me zbulimin e bustit të punuar nga piktori i njohur Nehat Beqiri dhe me tribunën për jetën dhe veprën e këtij atdhetari. Sadudin Gjura jetoi dhe veproi për idealin e vetëm kombëtar, atë të bashkimit të trojeve të robëruara të Shqipërisë. Kështu, të tri dimensionet e shtjelluara të jetës së tij, dimensioni politik, letrar dhe arsimor, kanë për bazë po këtë ideal, të kultivuar edhe te nxënësit e tij, te familja, te shoqëria dhe te të gjithë ata që patën rastin të jetojnë në kohën e Sadudin Gjurës. Këto dhe të tjera u thanë në analizat dhe kujtimet e thëna, me këtë rast, për Gjurën.Veç pjesëmarrësve të shumtë, të cilët dëshironin të dinin më shumë për personalitetin e tij, të pranishëm në tribunë ishin edhe emra të njohur të jetës politike dhe shoqërore shqiptare nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Për ta nderuar kujtimin për Sadudin Gjurën kishte ardhur edhe këshilltari i Kryetarit Rexhep Meidani. 
Qëllimi i kësaj tribune, tha në fjalën e tij organizatori i tribunës Xhevat Ademi, është para së gjithash shpalimi i pjesëve të mbyllura të historisë. Sadudin Gjura si kolos i Lëvizjes Kombëtare shqiptare, në burgun famëkeq të Idrizovës dhe të Goliotokut, në organizatën kombëtare ilegale që drejtonte, në ligjërimet në shkollat ku punonte dhe në krijimet e tij letrare, gjithnjë kërkonte të kapte udhën e Shqipërisë, kërkonte bashkimin e shqiptarëve, gjë që dëshmohet edhe me vdekjen e tij shumë pran kufirit shqiptaro-shqiptar. Në këtë tribunë u fol edhe për dramën që ka shkruar Sadudin Gjura "Lalë Bajrami", si dhe për krijimet të tjera, të cilat ende nuk kanë parë dritën e botimit. Në fund u lëshua mesazhi për mosanashkalimin e figurave kombëtare, siç është Sadudin Gjuradhe vënien e tyre në vendin që meritojnë. (Kosovapress, 1999, fm5y068 at public.uni-hamburg.de ).

Golgota Shqiptare ku përmendet edhe Sadudin Gjura
            (Fragmente monografike) 

“Golgota Shqiptare” e autorit Ismet Jonuzi-Krosi, fillon me një parathënie (faqe 8-10), e titulluar “Veprimtaria e organizatave politike ilegale në Kosovë e në vise të tjera etnike shqiptare (1945-1999)”, ku evidenton një numër të konsiderueshëm të të dënuarve shqiptarë, të cilët vitet e rinisë dhe vitet më të ndritura të rinisë i kanë mbajtur në kazamatet jugosllave, si në Idrizovë të Shkupit, Veles, Nish, Podgoricë, Lepogllavë, Stara Gradishkë, Bileqe, Beograd e në Goli Otok. Evokimet e personazheve, që kaluan e që njëhësh e përjetuan “Ferrin e Goli Otokut”, dëshmojnë për një trajtim të egër, barbar e mizor, të pa përsëritshëm në historinë e njerëzimit në kohën bashkëkohore (...). Në fillim të punimit, bën përpjekje që ta ndriçojë Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”, e udhëhequr nga profesor Sadudin Kadriu-Gjura me shokë, që ishte vazhdimësia e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “BESA”, e themeluar që në vitin 1935 në Beograd(…). Monografia që kemi në dorë  ka për qëllim që, sa më realisht të paraqitet një segment i luftës heroike dhe burrërore që bëri intelegjenca shqiptare. Ky veprimtar i palodhshëm i Pollogut dhe çështjes shqiptare, do t’i bëjë ballë me durim të madh e gjakftohtësi, stoikisht ideologjisë tradhtare të riokupimit sllavo-komunist të trojeve shqiptare. Kur flasim dhe kujtojmë figurën e Sadudin Gjurës dhe bashkveprimtarëve të tij, por edhe kur marrim guxim të shkruajmë për një figurë të ndritur siç na përshkruan publicisti Ismet Krosi, ai nuk del tjetër veçëse një luftëtar i denjë dhe i paepur për qëllime të pastra të bashkimit kombëtar. 
Të shkruash sot për këtë figurë të rrallë e të pastër kombëtare, është edhe nder edhe përgjegjësi. Nder është sepse ai, me luftën e vet që bëri, sakrifikoi veten familjen dhe nderoi kombin shqiptar. Përgjegjësi është pse druajmë që të mos lëndojmë atë thelbësoren për çka luftoi Sadudin Gjura tërë jetën për çlirimin dhe bashkimin e kombit. Dëshmitarët e gjallë flasin gjithnjë duke pasur në gojë vetëm të vërtetën për Sadudinin, me kompetencë të plotë për thelbin e strategjisë ushtarake, politike, ideore dhe luftararke të Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”. Kjo strategji u përkrah plotësisht nga i tërë populli tetovar dhe më gjerë në mbrojtje të trojeve Arbërore. Ne, pasardhësit e tij, i jemi mirënjohës këtij veprimtari, i cili i vuri në binarë të shëndoshë me çka në radhë të parë pikëpamjet kombëtare që diti t’ua zgjerojë horizontin se, luftën që bëri për komb, ishte  e shejntë dhe prioritare. Kuptohet se me të vetmin qëllim politika komuniste vuri në dispoinim pushtetin policor për të shfarosë këtë popull, të mbajë nën okupim tokat e tij. Bolshevizmi gjatë pesë dekadave sa do të qëndrojë në skenën politike do të përpiqet, pjesërisht t’ia arrijë qëllimit duke i dërgua edhe nëpër kazamatet më të egra jugosllave deri në Goli Otok. Të gjitha këtë do ti përdorë për të shuar vetëdijen, dinjitetin kombëtar dhe synimet liridashëse. Mirëpo, pushteti komunist kurrë nuk do të arrijë ta shuajë vullnetin e çeliktë, atdhedashurinë dhe bindjen në fitoren përfundimtare të shqiptarëve, që ishte e trasuar nga plejada e shkëqyer e veprimtarëve të kohës së Sadudinit me bashkëveprimtarë, të cilët e trasuan rrugën drejt çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Prandaj emri i Sadudinit, do të jetë gjithmonë i shënuar në historinë më të re kombëtare si patriot i palodhshëm për çlirimin dhe bashkimin e kombit, pra jemi të bindur se ky libër historik do të shtoj te brezat e rinj kurajon drejt platformës për një ardhmëri që ky popull e meriton. (Tetovë, 19.06.2007, Dr. Vebi Xhemaili)

VEPRIMTARIA E ORGANIZATAVE POLITIKE ILEGALE NË KOSOVË E VISET TJERA ETNIKE SHQIPTARE 1945-1999
 
Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova dhe viset e tjera shqiptare,jo vetëm që u penguan për t´u bashkuar me Shqipërinë,ashtu siç ishte vendosur në konferencën e Bujanit (31 dhjetor 1943-1 e 2 janar 1944), por ngjau ajo më e keqja,që këto troje etnike shqiptare u ripushtuan  dhe u ndanë  në katër copëza brenda Federatës Jugosllave të AVNOJ-it: Kosova bashkë me pjesët etnike shqiptare në Maqedoni, në Serbi dhe në Mal të Zi. Populli shqiptar, ndonëse s´u pajtua asnjëherë me këtë gjendje, u organizua në forma të ndryshme legale e ilegale për të sendërtuar aspiratën e vet historike, çlirimin e trojeve shqiptare që mbetën nën sundimin jugosllav (lexo-serbosllav) dhe bashkimin e tyre me shtetin amë,Shqipërinë. Veprimtaritë politike-kombëtare  ilegale  të shqiptarëve në Kosovë…gjatë viteve 1945-1999 janë përshkuar nëpër gjashtë faza organizative:
1. Faza e parë, e organizimeve politike-kombëtare ilegale përfshin periudhën nga fundviti 1944 e deri më vitin 1950, dhe përkufizohet kryesisht me  veprimtarinë e Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare(LNDSH). Drejtues të LNDSH-së ishin intelektualët patriotë: Halim Spahija, prof.Ymer Berisha, Tahir Deda, Marije Shllaku, Gjon Serreçi, At Bernard Llupi, Adem Gllavica, Ukë Sadiku, kapiten Hysni Rudi, Ajet Gërguri, Luan Gashi, Ibrahim Fehmiu, Qemal Skënderi, Halim Orana, Hamdi Berisha, Prof.Ibrahim Kelmendi, Hysen Tërpeza, Ejup Binaku, Sadudin Gjura me shokë, Organizta Ilegale Politike Kombëtare “Liria”, etj.
2. Faza e dytë, përfshinë kohën në mes viteve 1950-1958, dhe në popull, kjo periudhë deri në vitin 1966 quhej „Koha e Rankoviqit“. Brenda këtyre viteve organizimet ilegale, kanë qenë të shumllojshme si:vazhdimësia e veprimeve të LNDSH-së nga grupe me emërtime të tjera,Informbyroistët“, organizimi i grupimeve të ndryshme nga Sigurimi shqiptar, kundërshtimi i rekvizitave “Otkupit“. Kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i marrëveshjes xhentëlmene Tito-Qypurli 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi…, luftimi në forma shantazhuese të kolektivizimit, aksioni i armëve etj. Përfaqësues të këtyre grupimeve ishin: Xhavit Gafuri, Hasan Jashari, Shaban Dërguti, Hafëz Jakupi, Bitër Dehalla, Sefer Elezkurtaj, Hajdar Bytyqi, Bie Vokshi, Fetah Bogiqi, Sami Peja, Sali Kelmendi, Konstandin Vasilaca (oficer i armatës shqiptare), Hajrullah Gorani, Ramiz Osmani, Xhemil Fluku, Ramadan Rexha, Ali Aliu, Omer Qerkezi, Sabit Kapiti, Mehmet Gega dhe grupi i tij,, Naxhi Purde me grupin “Shkëndija”, Rexhep Abdullahu, Nysret Nivokazi, Emin Fazliu,Nejazi Maloku (Procesi i Prizrenit) Enver Dukagjini, Adem Demaçi, Muhamed Brovina, Hidë Dobruna… 
3. Faza e tretë, përfshinte  kohën në mes të viteve 1958-1968, dhe kjo periudhë karaketrizohet me formimin e organizatave ilegale, të cilat do të artikulojnë koncepte të reja politike e kombëtare. 
Në vitin 1958, atdhetari Metush Krasniqi, formoi organizatën: “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë“ (PRBTSHSHA);
Në vitin 1960-61, atdhetarët: Kadri Halimi dhe Ali Aliu formuan organizatën:“Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi, me Shqipërinë“ (KRBTSHJSH);
Në vitin 1963-64, simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi, formoi “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të të cilit  kanë vepruar Komiteti i Prishtinës,  Pejës, Gjakovës…
Në vitet 1964-68, veproi grupi i studentëve (sipas platformës së LRBSH-së), të drejtuar nga studenti Osman Dumoshi. Ky grup, ishte organizator i demonstratave të 27 Nëntorit 1968. 
4. Faza e katërtë, përfshin periudhën 1969-1981, dhe mund të thuhet se është faza e lulëzimit të veprimtarive ilegale në Kosovë…Grupet ilergale më të njohura që e  karakterizojnë këtë periudhë janë: 
Grupi Revolucionar i formuar në vitin 1972, nga Kadri Osmani, Xhafer Shatri…(K.Osmani, fillimisht në nëntor 1969 kishte organizuar shpërndajen e një pamfleti, me anë të të cilit ka manifestuar suksesin e demonstratave të vitit 1968, dhe për këtë veprim dënohet me 10 muaj burg); 
Grupi MLK (1976-78),OMLK(1978...) vazhdues të „Grupit revolucionar“, të drejtuar nga Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Kadri Zeka, Rexhep Mala…(Në vitin 1978 Kadri Zeka emigron në Zvicërr) „Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës“ (1975), e kryesuar nga Adem Demaçi dhe grupi i Adem Rukiqit;
-Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi-PKMLSHJ(1977...) i drejtuar nga Avdullah Prapashtica;
Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare (1977…) e drejtuar nga Emin Fazlia, alias Emil Kastrioti, me seli në Gjermani;
Fronti i Kuq Popullor-FKP(1978...), i drejtuar nga Ibrahim Kelmendi i emigruar në vitin 1976 në Gjermani;
Grupi Partia Kombëtare e Punës (1979-1980), i drejtuar nga Zaim Beqiri...;
Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe të Viseve të tjetra Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ(1978-shkurt 1982,) të drejtuar nga Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella. (Në dhjetor 1979 Jusuf Gërvalla emigron në Gjermani, ndërsa Sabri Novosella në Turqi). Gjatë viteve 1980-81 në Kosovë me programin e LNÇKVSHJ-së sipas udhëzimeve të  Jusuf Gërvallës ka vepruar Komiteti i Deçanit, i drejtuar nga Ismail Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Jashar Salihu, Xhavit Hoxha...dhe Komiteti i Drenasit, i drejtuar nga Bajram Gashi, e shumë të tjerë.
5. Faza e pestë e Lëvizjes Ilegale në Kosovë, dhe në viset tjera shqiptare, fillon me demonstratat e Pranverës së vitit 1981, dhe përfundon në vitin 1990, atë kohë kur nis fundi i shpërbërjes së Perandorisë Jugosllave të AVNOJ-it. 
Bartëse e organizimeve ilegale ishte Lëvizja për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi-LRSHJ, e cila u themelua me 17 shkurt 1982, pas shkrirjes së tri organizatave ilegale: LNÇKVSHJ, OMLK, PKMLSHJ në këtë organizëm.
Grupi Kushtrimi i Lirisë, i drejtuar nga Rafi Halili dhe Bejtulla Ademi, që veproi në Tetovë e më gjerë në vitet 1981 dhe 1982;
Grupi Marksistë Leninistë, i drejtuar nga Milaim Ziberi dhe Safet Shabani nga Kërçova në vitin 1983;
Grupi Dorë për dore, i drejtuar nga Alit Naxhaku nga Ohri në vitet 1983 dhe 1984;
Nënkomiteti i komitetit organizativ i marksistëve-leninistëve të Kosovës dhe për viset e banuara me shqiptarë në Maqedoni, është themeluar në vitin 1985...
Në vitin 1986 LRSHJ merr emrin: Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës dhe në kuadër të saj kanë vepruar një sërë grupimesh të vogla me emërtime të ndryshme, të cilat  synonin me çdo çmim jetësimin e Republikës së Kosovës.
Dejtuesit e ilegales në periudhën 1981-1990, në Kosovë dhe në perëndim ishin: Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Gani Koci, Mehmet Hajrizi, Bajram Kosumi, Ali Lajçi, Gani Krasniqi, Nezir Myrtaj, Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Hysen Gega, Bajram Bahtiri, Emin Fazliu alias Emil Kastrioti, Kastriot Haxhirexha, Fehmi Lladrovci, Ismet Begolli, Emrush Xhemajli, Shaban Shala, Halil Alidemaj, Mr.Ukshin Hoti, Mentor Kaçi, Kadri Osmani, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Xhavit Haliti, Xhafer Shatri, Elmi Zeka, Gafurr Adili, Hasan Mala, Agim Sylejmani, Xhavit Haziri, Saime Isufi, Abdullah Prapashtica, Meriman Braha, Martin Çuni, Bislim Elshani, Afrim Morina, Sejdi Gega, Bardhyl Mahmuti, Zaim Beqiri, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Fadil Vata, Zija Shemsiu, Ibrahim Kelmendi, Bajrush Xhemajli, Hajdin Abazi, Fatmir Brajshori, Emin Krasniqi, Sejdi Veseli, Adem Grabovci, Enver Topalli, Halit Naxhaku, Gafurr Elshani, Muhamet Kelmendi, Tahir Hani, Pajazit Jashari, Fadil Lepaja, Januz Musliu, Ramë Buja, Ahmet Haxhiu, Ibish Neziri, Xhabir Morina, Rafi Halili, Ibrahim Shala, Berat Luzha, Ramadan Avdiu, Xhemajl Fetahu, Sherif Konjufca, Bajram Ajeti, Raif Çela, Shemsi Veseli, Petrit Duraku, Ahmet Isufi, Beqir Beqa, Bashkim Mazreku, Behadin Hallaqi, Nysret Pllana, Sadri Ramabaja, Azem Syla, Akile Dedinca, Nesim Elshani, Ali Ajeti, Gursel Sylejmani e shumë të tjerë.
6.        Faza e gjashtë (1991-1999,) është faza më kulminante e organizimeve politiko-ushtarake në Kosovë...dhe në historinë më të re të sa,j me të drejtë cilësohet si periudha e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Bazamenti i UÇK-së u bë Lëvizja Popullore për Repubilkën e Kosovës (LPRK), e cila në vitin 1993, u emërtua  si; Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK).
  
GOLGOTA  SHQIPTARE (PJESA E PARË)

Shumica e të dënuarve shqiptarë vitet më të rënda të burgut, përveç Idrizovës e Velesit në Maqedoni, Nishit, Beogradit, Pozharevcit... në Serbi, Titogradit në Mal të Zi, Bileqës, Stara Gradishkës, Lepogllavës... në Kroaci, i kaluan më së shumti në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok", ujdhesë në Adriatikun verilindor (Kroaci). Në këtë ujdhesë të xhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e atyre që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm thyerja por shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar shpeshherë rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër me ata të rinjtë e porsaardhur). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër koridorin e gjallë e të "të penduarve" dhe të udbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat me imoral) jo vetëm që "vetëqeverisnin" me krejt kampin,por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë, ndërsa trojet shqiptare të Maqedonisë e pësuan një numër i madh, por unë në pjesën e parë të këtij libri ( që në të ardhmen shpresoj se do ti botoj edhe tri pjesët tjera të “GOLGOTËS SHQIPTARE” që do të përfshinë periudhat nga 1953 deri në vitin 1999), jam përpjekur që ta ndriçojë Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” e udhëhequr nga profesori Sadudin Kadriu-Gjura me shokë që është vazhdimësia e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “BESA” e themeluar 1935 në Beograd, ndërsa në Tetovë në vitin 1936 e që ka vepruar deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, më pas pushon së vepruari deri në riokupimin e trojeve shqiptare nga pushteti i atëhershëm i Republikës Popullore Federative e Jugosllavisë 15.11.1944.  Me vazhdimin e qëndresës së shqiptarëve u themelua ONDSH-ja ku Sadudin Gjura me shokë ka qenë anëtarë, pasi pushteti okupues vëprimtarët kyç të ONDSH-së disa i pushkaton, disa i dënon me burgim të rëndë prej 20 vjetësh, Sadudin Gjura me shokët e idealit vazhdojnë aktivitetin e tyre për një Shqipëri Etnike, por edhe kjo organizatë kombëtare e pëson fatin e njëjt të ONDSH-së, që për fat të keq deri më sot fare pak ose aspak nuk është shkruar.  
NË GRUPINE PARË JANË: 
1. Sadudin Gjura, i dënuar me 14 burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
2. Sabri Ramizi, i dënuar me 10 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të dretave qytetare, 
3. Izmit Bajrami, i dënuar me 11 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
4. Murat Isaku, i dënuar me 9 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
5. Vehbi Lushi, i dënuar me 7 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare dhe
6. Abdylselam Skenderi, i dënuar me 7.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave
qytetare, 
NË GRUPIN E DYTË; 
1. Mulla Jaha, i dënuar me 2.5 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
2. Resul Arifi, 3 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
3. Ibrahim Zeqiri, i dënuar me 3 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
4. Beadin Nebiu, i dënuar me 2 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
5. Jusuf Bislimi, i dënuar me 4 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare dhe 
6. Zija Roshi, i dënuar me 3 vjet burg, 
SI DHE GRUPI I TRETË; 
1. Xhemaili Beqiri, i dënuar me 5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
2. Ismail Saidi, i dënuar me 4.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
3. Sheref Kazazi, i dënuar me 6 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 
4. Gani Luma, i dënuar me 6 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare dhe 
5. Hysni Abdullahu, i dënuar me 2.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare.  
(Ismet Jonuzi-Krosi)

Burime të reja për Sadudin Gjurën
Reshteri Ruse, pesë vjet kishte banuar te Mulla Beshiri gjatë kohës sa ka punuar në Stacionin e policisë në Shipkovicë. Njihej si parja e kuqe prej të gjithëve. Aq ishte katundi nammirë i Sharrit. Në meskorrikun e 1960-ës, detyra e pat qitur në Qafë të Leshnicës. Atje, ku udha e Shqipërisë u pavdekësua nga Sadudin Gjura. Zhvarrimi që po bëjmë këtu sot, thoshte la Hasim më kujtoi reshterin polic, Ruse. Ishte një ditë e dielltë me freski Sharri. Ashpërsia e shkrepave të Skaqallës dhe lartësia e frikshme e kullës vrojtuese në Majën e Miratës, ndjellnin pasigurinë edhe të Zotit. Korba të njëjtë si këta të sodit silleshin atëbotë mbi kokat tona. Nën një pushtet frike, vetëm një grusht njerëzish kishin ardhur ta varrosnin kurmin e Sadudinit. Baba, ... hoxha i fshatit, unë... Pasi e kishin mbuluar në shpejtësinë më të madhe dhe kishin marrë krahun e djathtë të Qafës, polici Ruse, i cili bënte roje me një shok të tijin, i qe afruar dhe i kishte pëshpëritë: “O Hasim, a beson ti se do të vijë dita kur këtu do të ngrihet një përmendore” (Duke treguar me gisht varrin). Nën ankthin e frikës, i thashë po me atë lartësi zëri: “Jo bre, askush nuk do ta kujtoj më atë.” 
Me vetëbesimin më të madh, ma ktheu: “Shiko ç’të them. Do të bëhet atje një korrigjim, por se kur, s’e di”. La Hasim kishte ulur kokën dhe kishte shpejtuar hapin. S’i kishte dhënë të drejtë. Nuk i kishte dhënë të drejtë i shtyrë edhe nga frika që ishte bërë sinonim i Sadudinit e që përcillte edhe Qafë Bjeshkën. Kisha pasur dëshirë ta takoja policin Ruse dhe t’i jepja të drejtën që ia injorova atëherë, mërmërit La Hasim tek po shprushte zjarrin që kishte ndezur me degë të njoma dëllinjash atë ditë zhvarrimi në Qafë Bjeshkë. S’ishte analfabet për ngjarjen që kishte ndodhur. Ai e kishte vlerësuar drejtë veprën e Sadudinit, veprën që ne e... Bile kishte guxuar edhe ta shprehte në ato çaste ku rreziku dhe dhimbja, ndonëse nuk njihnin kufij, survejoheshin nga “jaka e këmishës”. Kur udha e Shqipërisë kishte çimentuar pavdekësinë e ngutej para mbrëmjes të marrë dhenë. Shumica prej nesh nuk e kishim idenë se ç’kuptim bartte vdekja e mistershme – Sadudin Gjura. Formulimin e sodit vetëm ndonjë bashkëluftëtar i tij e kishte menduar dhe e kishte ushqyer. (Shaip Emërllahu)

Rami Kamberi:
LIRIA NË POEZI (fragment nga libri Pikëpamje)

Në qoftë se do të bëhej studimi historik i receptivit të poezive kushtuar Lirisë që penat shqiptare e kanë shkruar në letrat shqipe deri sot, sigurisht do të konstatohet se kurora e poezive në fjalë është poezia Jeta e re e njerëzimit po agon e poetit Sadudin Gjura, e vetmja poezi dhe dëshmi nga shkrimet e poetit, e cila sipas natyrës së saj mund të emërohet si libër mes kopertonave: tokë – qiell shqiptar. Kështu mund të konstatojmë ngase receptiv-i i rreshtave dhe vetë ndarja e poezisë në tre cikle e konkretizon natyrën e një entuziazmi të veçantë, i cili i mjafton gjeografisë që emërohet – Libër. Meqë poezia e Sadudin Gjurës Jeta e re e njerëzimit po agon moteve të monizmit nuk ka arritur të gëzoj dritën e botimit apo ribotimit dhe lirshëm të lexohet nga lexuesit dhe, e ndëshkuar më se gjashtë dekada edhe interesimi kritik, mendimi i lirë nuk ka mundur ta thotë fjalën e vetë. Andaj, në qoftë se kritika nuk mundë ta ndryshoj fatin historik të poezisë dhe poetit, sot, mundë ta intensifikoj receptivin e kohës në fjalë dhe, ardhmëria e poezisë dhe poetit të bëhet pjesë e pandarë e letërsisë dhe historisë kombëtare. Ku qëndron arsyeja kryesore e mendimit të këtillë për poezinë dhe poetin në fjalë – Sadudin Gjura, intelektual, i ndershëm dhe luftëtarë për liri dhe bashkim të shtetit të vet – Shqipërisë, besnik në krenarinë e vet, vigjilent për kohën, i zhgënjyer nga flamuri i Internacionales proletare, duke humbur interesin për të ashtuquajturin Vëllazërim - Bashkim, dhe barazi mes njerëzve, u bë njëri nga armiqtë më me emër për ish- RSFJ dhe, i persekutuar i parë pas “çlirimit” apo më mirë thënë ri-robërimit të shqipët(a)risë.  
Kacafytjet e para me pushtetin në fjalë do t’i shpreh me gjuhën e penës, e në veçanti me poezinë në fjalë. Pushtetarët sllav me barbarinë e tyre dhe pafytyrësinë ia zunë rrugën e lumturisë, lirinë e veprimit intelektual dhe duke shkuar edhe më larg, më barbarisht, ia morën të drejtën për të jetuar, e persekutuan maleve të Sharrit, ngase syçelëtës-a e tij dhe vatra ndijore e dhembjes e më gjanë e, deri te arrestimet dhe shpërnguljet me dhunë si dhe persekutimet e shqiptarëve, që poetin jo vetëm që do ta detyrojnë të veproj në kuptim fizik, por edhe intelektual, me penë do ta thotë fjalën e tij, për të sfiduar sfidat barbare. I vetëdijshëm se: plotënija e LIRISË është në ndjenjë, por, i vetëdijshëm se vetëdija e njeriut nuk është ajo ndjenjë, vetëdije e lartë dhe ndjenjë e shpirtit, për ta kuptuar kuptimin e fjalës LIRI dhe, se të gjithë njerëzit duhet të jetojnë të lirë – në liri.  Pra, i vetëdijshëm se barbarët sllav dhe djallëzia e tyre, nuk e ka vetëdijen për të kuptuar se: plotënija e jetës është ndjenja, pa të cilën nuk mundë të shijohet LIRIA. Nga gjeografia e poezisë lirshëm mund të themi se poeti Sadudin Gjura asaj kohe ishte intelektual i ngjarjeve të mëdha dhe, historisë nuk i mbeti vetëm si emër për ta gjurmuar nëpër datat historike, por, si vizionar për ardhmërinë e Shqipët(a)risë dhe mbarë njerëzimit. Në kohën kur është shkruar dhe botuar poezia Jeta e re e njerëzimit po agon  e Sadudin Gjurës, poezia shqipe ishte e paktë kurse numri i poetëve që premtonin se poezia do të mbetet vokacion i tyre ishte i dyshimtë për arsye të njohura.  Dhe, me poezinë e Sadudin Gjurës Jeta e re e njerëzimit po agon, do të vërejmë ovulimin e koncepteve që flasin për një kontinuitet sa të ndjeshëm po aq dhe të kuptueshëm dhe të domosdoshëm për shpirtin që do – LIRI. Pikëpamjet e Sadudin Gjurës për LIRINË janë racionalizim kontinuitiv i praktikës së njeriut që duhet të vetëdijesohet për vetveten, që, në të vërtet, të bëhet i vetëdijshëm për domosdoshmëri-në e ovulimit, si kusht i shijimit të asaj që të mungon madje dhe universalizimit ta saj në praktikë, andaj jo rastësisht poeti shkruan se poezia i kushtohet:  „Kushue kohës së robnisë e luftës shlirimtare“ 
Nisur nga vetë titulli i poezisë Jeta e re e njerëzimit po agon dëshmon se sa e thellë dhe e pasur në aspekt të vrojtimit për njeriun ishte vetëdija e poetit. Sikundër mund të shihet në rreshtat e poezisë që në ciklin e parë poeti dëshmon për mendimin, dhe se plotnija e jetës së tij është ndjenja që jo vetëm që do ta shijoj lirinë në kuptim individual, por, si liri për mbar njerëzimin: “Liri! Sa e naltë asht kjo fjalë dhe e shtrenjtë, Me mujtë, me nji ndriçim mendimi m’e kuptua n’tansi... Si madhnueshëm kuptimi i gjanë e i plotë  saj, që me plot mall i thomi: liri... “. Po qe se e shikojmë në tërësi poezinë Jeta e re e njerëzimit po agon, lirshëm do të themi se: në tekstin poetik të Sadudin Gjurës lartësohen shumë probleme qenësore: liria, robëria, lufta, ekzistenca, qëndresa, humanizmi etj.  
Të gjitha ngjyrat e natyrës jetë, shtrohen për t’u kuptuar, brenda kufijve gjeografik të poezisë në fjalë: Sa e madhe ashtë në sytë e robit t’shkelun, Kur e peshon me lot gjakun e robnisë!... E asgja tjetër, e madhe dh’e naltë nuk ngelën, Pa iu falun me përunjësi lirisë! “ Vet rreshtat flasin se shkaktar i mos shijim të lirisë është robëria e qenies sonë, poeti vetëm e emërton dhe rrëfehet se sa peshon liria kur matet me lot e gjakun e robërisë, e madhe është liria na mbetet të themi për t’i kuptuar rreshtat në vijim: “Sa e vlefshme asht kur merret prej t’hujt E edhe zemra pleqesh atëherë me hov kumbojnë! Sa e dashtun asht për njerëzit e përvujt, Dhe sa e ambël shfaqet kur e kujtojmë...” Rreshtat në fjalë a nuk na sugjerojnë se nga duhet të shpalosen dhe më pas të degëzohen ngjyrat e jetës që ta kuptojmë se çfarë na qenka kjo – LIRI, që i mungoi poetit dhe njeriut për të cilin e shkruaj-ti poezinë. Duke lexuar poezinë, nga vargu në varg, do të mësojmë se liria që i mungoi poetit është gjuha e robërisë që e sfidon lirinë si gjithmonë shekujve, liri e cila gjendet në duart e forcës që të sundon – pushtuesit. E vlefshme është liria, kur merret nga i huaj thotë poeti, atëherë edhe zemra e plakut merr hov dhe kumbon.  
Kështu fjalët e poetit bëhen gjithnjë më domethënëse duke ia treguar lexuesit se si fitohet liria, duke shpalosur shpirtin dhe duke mbyllur në vete mos guximin, në ciklin e dytë do t’i shfaq ngjyrat e natyrës që dhurojnë liri: „Në kryengritje thërret nji za e ushton, Mas vajit vjetër, po lindë një gaz i ri: E me gjallni e rreptësi shpirti gufon Sa u nis lufta e pritun për liri!” Liria si nocion për Sadudin Gjurën është një pasqyrë e jetës, kuptim ku percepton më të rëndësishmen për njeriun, poeti është në kërkim të lirisë së vendit dhe popullit të tij, me gjithë atë në natyrën ku jetohet i robëruar, nën diktaturën e ashpër të pushtuesit, vëren burrërinë si shpresë për të marrë lirinë nga i huaj: 
“Dhe si një vullkan i plasun n’kulm të tërmetit, Revolucioni e lufta kudo krisë; Përpara syve t’mjegulluem n’tym t’barutit, Qëndron flamuri i kuq i lirisë! “ Ndërkaq në vazhdën e rreshtave, liri për mbarë njerëzinë, flitet më bindshëm dhe, shpresa mbizotëron, mbizotëron optimizmi karshi pesimizmit, shpresa se arriti dita e lirisë për njeriun si qenie, ngase vullkani i revolucionit, lufta për liri shihej në çdo anë të botës dhe se flamuri i lirisë valëvitej dhe, në rreshtat e ciklit të tretë shihet qartë se për poetin mbarë globit i lindi ylli i lirisë: “N’orizont t’hapët, po lind nji yll i ri! Me dritë shpëtimi, fillon ai të ndrisë. I kuq si gjaku i dëshmorëve për liri, Ndriçon agimin e shlirimit të njerzisë! “ Të kthehemi prapë te titulli i poezisë dhe se kujt i kushtohet poezia, thelb e poetikës së poetit, për të kuptuar se a është individi kreator i fatit të vetvetes – njeriut – njerëzimit.  Liria – gjeografia e saj është hapësira e qenies sonë, sa jemi të vetëdijshëm se: plotënija e LIRISË është në ndjenjë dhe se vetëdija e njeriut shqiptar nuk është ajo ndjenjë, vetëdije e lartë dhe ndjenjë e shpirtit, për ta kuptuar kuptimin e fjalës LIRI, që të mos mbetet rob i të huajt dhe, se edhe ne si të gjithë njerëzit duhet të jetojmë të lirë – në liri, në një shtet ku mund ta shijojmë lirinë që e ëndërrojmë me shekuj. 
A nuk na mësojnë vargjet e poezisë se si fitohet ajo: “ Gjallni dhe gëzimin’shpirt t’trtun s’qëndron, Kur endet zemra n’shtërgim të errësisë Kur syni përlotun veç vaj e zi shiqon E mbi dhe t’shkelun pikon loti i lirisë! “  Ose: “O, Yll i kuq i shlirimit të njerëzisë  Me dritë të madhe që larg e fort ndriçon: Shndrit dhe ma me dritën e lirisë Se jeta e re e njerzimit po agon!...”  Duke lexuar poezinë e Sadudin Gjurës Jeta e re e njerëzimit po agon, pos vështrimit të lartë shkruar duhet të shtojmë edhe këtë:  Liri – shqetësim kohor për njeriun, ballafaqim mes robit dhe pushtuesit, mes shqiptarit dhe armikut siç themi nëpër odat tona, e plakur në tokën tonë. Motet, shekuj i kemi harruar duke bredhur pas saj.  Po, do të themi e shijojmë lirinë ose do të thirremi në të kaluarën, për të justifikuar robërinë e sotme dhe, duke bërë portretet e heronjve, dëshmorëve dhe disa fytyrave kombëtare do të përshkruajmë kuptimin e LIRISË se ajo duket e këtillë !? E, poeti do të thoshte: më lexuat, më kuptuat se sa dhe si e dëshiroja LIRINË.  Pra, qëllimi i sajimit të kësaj poezie është: që të mendojmë për unitet kombëtar, të mos na mungoj ndjenja, pa të cilën nuk mundë të fitohet dhe të shijohet LIRIA.


(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora