E shtune, 20.07.2024, 10:58 PM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevat Rexhaj: Sot Istogu dhe Kosova filluan ditën me lot dhe pikëllim

E shtune, 30.01.2010, 10:59 PM


SOT ISTOGU DHE KOSOVA FILLUAN DITEN ME LOT DHE PIKËLLIM
 
Familjesë së të ndjerit F. Ferati
Qytetarëve të komunës së Istogut
Degës së LDKsë në Istog dhe të gjithë aktivistëve
FR të LDKsë në Istog
 
E nderuara Zonjë Ferati, të nderuar fëmijët e dashur të Z. F. Ferati dhe të afërmit e tjerë
 
-Ne që kemi lindur dhe jemi rritur në Istog mbajmë në mendje gjithhere se kur fryen nga një fortunë e madhe në Istog,nder më të fortat në rajon e më gjerë mund të ndodhin dëme të ndryshme. Ne pra përgatitemi për tu mbrojtur disi, por ja që fortuna të mëdha e shkunden Istogun, Kosovën besa edhe shqiptarinë brenda pak vjetesh. Janari 2006 na e mori në amshim Presidentin dhe idolin e istogalisë tjeter F. Ferati, të Madhin Ibrahim Rugova. Ne istogasit e kishim disi më lehtë ta përballonim humbjen e njeriut të madh ngase kishim në Istog një burrë dhe një pasues të vlerave të Rugovës Zotin Fadil Ferati i cili po si Rugova në nivel shteti edhe ky në nivel komune ishte i zgjedhuri i qytetarëve dhe ndertues i bazave dhe standardeve për një shtet me demokraci dhe ardhmëri të mirë.
Ja ky janar i këtij viti të ftohët na e mori sot edhe Njeriun e dytë të dashur për istogasit dhe qytetarët e kosovës, Njeriun që ishte vërtet i urtë por shumë nacionalistë edhe shqiptarë, por edhe nacionalistë i vërtet rugovistë, sot u mor lajmi i hidhur se u nda nga jeta Kryetari i Istogut, i dashuri i istogasve, kryetari që Istogun e bëri shembull se si qeveriset me tipare demokratike rugoviste.                                                                                                                                               
 
Familje e nderuar Ferati, Zonjë e nderuar që ishe në krah të Z. Fadil, që e përkrahe dhe e mbështete gjithhere në shumë sfida dhe vështirësi që ai duhej përballuar në kohë dhe situata të ndryshme për vetë Istogun dhe LDKnë në veqanti, të dashur fëmij të një babe që bëri vërtet shumë për Istogun por edhe më shumë për kombin ishte vërtet i pathyeshëm, ishte shembull ta ruaj taksen e qytetareve dhe ta zbukuroi dhe zhvilloi Istogun, familje e gjerë e nderuar Ferati:
 
Ju shpreh ngushllime nga zemra dhe shpirti për humbjen e Burrit, Babës dhe familjarit tuaj, Zoti ju lashtë shëndosh për atë Burrë të Madh shqiptarë.
 
-Të nderuar dhe të dashurë qytetarë të komunës buzë Bjeshkëve të Nemuna të komunës ku buron uji si kristali nga dy burime,  dhuratë e natyrës, këto dy burime do i kemi ende, por dy Burra të mëdhenj që buruan nga këto anë nuk do i kemi më. Pas lajmit të hidhur të sotëm se nga jeta na u nda edhe një i dashur i madh i yni, pas Viganit Rugova, jemi ligështuar ngase na shkoi dhe na la vetem një njeri që një orë ta bënte një minutë, një njeri që qytetarin e pat gjithhere në mendje dhe Istogun e pat në shpirt. Pra bashkëqytetarë të dashur ju shpreh ngushllimet e thella edhe në emër të shumë bashkëqytetarëve istogas për humbjenë e F. Feratit; Zoti ju lashtë shëndosh.
 
-Të nderuar LDK- ista të Istogut, Kryesi, FG, FRLDK dhe simpatizantë
Ngushllime të thella për humbjen e Kryetarit tuaj dhe të gjithë neve në mergim, dhe njeriut që na deshi dhe e deshëm pa hile, Zoti ju lashtë shëndoshë.
 
Të jeni të kujdesshëm se si po silleni këto ditë besa edhe më pastaj, për hir të njeriut që e deshëm të gjithë ju duhet të jeni në nivel të detyrave dhe obligimeve, do Zoti e nuk përseritet diq që na ka ndodhur në shtepinë e madhe të dikurshme.
 
Xhevat Rexhaj


(Vota: 8 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora