E shtune, 05.10.2024, 01:16 PM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: U shënua 20 vjetori i vrasjes së dëshmorit Fadil Talla nga forcat e ish APJ-së

E hene, 01.02.2010, 10:59 PM


Dëshmori Fadil Talla
Dëshmori Fadil Talla
U shënua 20 vjetori i vrasjes së dëshmorit Fadil Talla nga forcat e ish APJ-së

Nazmi Talla: Nuk është lehtë të përballohet momenti kur të vritet  biri para syve

Nga Milazim KADRIU

Me rastin e 20 vjetori të vrasjes të dëshmorit të kombit, Fadil Talla, u organizua akademi përkujtimore, ku u vlerësua se në saje të sakrificës së dëshmorëve Kosova arriti të realizojë identitetin kombëtar dhe shtetëror. Fadili

20 vite më parë nga forcat e ish APJ-së para shtëpisë së tij në Besianë është vrarë Fadil Talla që është shqiptari i parë i ekzekutuar publikisht nga ish APJ nga një epror i saj. Në kino-sallën e qytetit në Besianë u mbajt një akademi përkujtimore  Fillimisht familjarët, të afërmit, përfaqësues të institucioneve lokale , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe qytetar tjerë bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh tek varri i Fadilit në Letanc. Ndërkaq në akademinë përkujtimore kryesuesi i Kuvendit të Komunës Hazir Raçi, në falën e tij ndër tjera tha se "Të evokosh kujtimet për veprat që bënë dëshmorët është përgjegjësi në ndërgjegje dhe privilegj, që në brezat e tërë të rrugëtimit tonë kombëtar dolën atdhetarë dhe njerëz të përkushtuar për liri dhe pavarësi të vendit. Në vitet që mund të konsiderohen si vitet më turbullta të historisë sonë më të re, por njëkohësisht edhe viteve më të rëndësishme për fatin tonë në organizimin e lidershipit shtetëror, biri i Juaj ishte pjesë e pandashme e atij procesi të lavdishëm. Krijesa artificiale e atij shteti siç ishte Jugosllavia u lëkund nga tentativat hegjemoniste serbe për të dominuar nëpërmes shtypjes dhe dhunës ndaj popujve të tjerë, e sidomos ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Raçi më tej tha se ishin bijtë dhe bijat e kombit ata që e bënë historinë tonë. Në saje të sakrificës së tyre ne e arritëm ta realizojmë identitetin tonë kombëtar dhe shtetëror".Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së foli Xhevdet Maçastena i cili tha se Kosova është një familje e madhe e dëshmorëve. Këta janë pasuria më e madhe e Kosovës, prandaj meritojnë respekt. Në këto momente është prezentë dhembja për familjarin,shokun por është prezentë edhe krenaria për veprën e tij. Duke përshëndetur të pranishmit për pjesëmarrje babai i Fadilit, Nazmi Talla tha se në natyrën e njeriut nuk është lehtë të përballohet momenti kur të vritet i biri para syve. Mirëpo ne na mbanë krenaria, sepse ai ra për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sikur edhe Hyzdriu dhe shumë dëshmorë të tjerë të kombit. Në emër të familjarëve dhe të fshatit Letancë foli Jakup Blakçori- Besholli që duke evokuar kujtime për Fadilin, ndër të tjera tregonte se Fadili tri ditë pas vrasjes së tij do të fejohej, por vdekja ja anuloj fejesën e tij. Fadili u vra nga dora kriminale e ushtrisë kriminale të ish Jugosllavisë, e cila në vend se të mbronte njerëzit, ajo vriste shqiptar dhe na i sillte në arkivole. Megjithatë ne ndihemi krenar për Fadilin, sepse ai u bë shembull frymëzimi për gjeneratat që vijnë që kur është në rrezik atdheu duhet flijuar për te. Në fund u dha një dokumentar me temën "Kronika e një vrasjeje" kushtuar vrasjes së Fadil Tallës,tekstin e lexoi Avdulalh Balkqori,ndërsa skenarin dhe regjinë e kishte bërë Bardhyl Bekteshi. Në fund nxënësit e shkollës së fshatit Letanc "Hyzriu e Samiu" u  shfaq një program kulturo-artistik.
Homazhe tek varri ne Letanc
Homazhe tek varri ne Letanc
Nazmi Talla
Nazmi Talla
Hazir Raçi
Hazir Raçi


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora