Faleminderit
Halit Bogaj: Fatma Zyberi
E premte, 05.02.2010, 10:59 PM
![](http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2009_07/9287/u1_HalitBogaj.jpg)
Nga Halit Bogaj
Edhe Fatma Zyberi është njëra ndër këngëtaret tona më të shquara, pa të cilën do të ishim shumë të varfër. Emri i saj filloi të dëgjohej me dëshirë të madhe qysh kur ishte në bankat shkollore, atëherë kur shihej se popullit tonë i vinte një talente e paparë e cila do të shkëlqente me dekada të tëra, me zërin e saj melodik që përjetohej me dashuri të madhe nga adhuruesit e shumtë nga të gjitha trevat shqiptare.
Vitet kalonin kurse ajo, me këngët e shumta, vinte duke u rritur në zemrat tona. Në valët e Radio Tiranës, bashkë me shumë këngëtarë të tjerë të shquar, e dëgjonim edhe zërin e saj të paharruar i cili na duket se ka mbetur përherë i paprekur në ndërdijen e shqisave tona kolektive.Ajo ishte ndër këngëtaret tona më të preferuara ngase këndonte sipas shijeve të llojllojshme popullore.Me plot gojën mund të themi se nuk kishte njeri i cili nuk i përkujtonte këngët e saj të fuqishme me motive të ndryshme nga jeta shqiptare, nga të cilat duhet përmendur edhe këngët patriotike me të cilat i mobilizonte shpirtrat tanë të përmallur për këngë të tilla aq të nevojshme në një kohë kur Kosova donte të nxirrej nga kthetrat e armikut të saj shekullor.
![](images/articles/2010_02/12860/u1_FatmaZyberi1.jpg)
Nga emocionet që ndjeva duke e shikuar një emision dokumentar për këtë ikonë të muzikëds sonë popullore, u përpoqa të shkruaja pak për Fatma Zyberin, e cila, përveç talentit të dhuruar nga vetë natyra, posedonte edhe gjene tradicionale familjare për t’u marrë me muzikë dhe për t’iu përballuar sfidave të shumta jetësore nëpër të cl]ilat është katandisur këngëtarje jonë madhështore.
Ajo që më bëri përshtypje të jashtëzakonshme ishte edhe paraqitja e saj në një Koncert në Turqi gjatë vitit 1978 në të cilin merrnin pjesë edhe shumë këngëtarë dhe artistë të tjerë nga Shqipëria.Fatma këndoi para një pubiku mbi tridhjetëmijë spektatërësh, e cila i kishte ndezur flakë zemrat njerëzore, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë spektatorë me origjinë nga Kosova.Koncerti njëmend ishte një ngjarje randioze i cili e kishte ndezur atmosferën deri në shkallët më të larta të emocioneve të papërmbajtura dhe lotëve të derdhur nga dashuria e madhe e mergimtarëve ndaj popullit dhe atdheut të të parëve të tyre të cilët ishin shpërngulur me dhunë nga vatrat e tyre shekullore.Pra atje ishte shkuar edhe Fatma Zyberi për t’ua kthyer një pjesë të dashurisë së humbur ndërvëllazërore e cila përjetohej me ovacione të jashtëzakonshme të cilat ishin dëshmia më e madhe dhe e sinqertë se çfarë ndienin njerëzit ndaj Ansamblit shtetëror të Tiranës, në përgjithësi dhe Fatma Zyberit, në veçanti.
![](images/articles/2010_02/12860/u1_FatmaZyberi2.jpg)
Për të shkruar për këtë këngëtare të mirënjohur, duhet kohë, angazhim dhe njohuri më të shumta profesionale, por unë u përpoqa që të shkruaja sadopak, në saje të përjetimeve dhe ndjenjave të mia të akumuluara kushtuar këngëve të saj fenomenale.Arti i saj poliedrik muzikor posedon një forcë magnetike që të mbanë përherë pranë vetes , kurse ngrohtësia e përhershme e këngëve të saj është kapitull në vete.
Në vijim po i japim këngët ekënduara prej saj:
1/Ah pranvera 2/Doli vasha në penxhere 3/Fryni era u çel taraba 4/Instrumentale 5/Kanarina 6/Kënga e kafes 7/Kënga për Ganimete Tërbeshi 8/Kënga tiranase 9/Kurbeti 10/Lum e lum 11/Mejrem 12/Moj Erlinë 13/Përditë goca del n’pazar 14/Potpuri I,II dhe III 15/ Rrallë kam pa k’so bukurie 16/ Si mi ke sytë m’i ke vetullat dhe 17/Buzë Adriatikut
Komentoni
Artikuj te tjere
Ramazan Ilnica: Rifat Manjani - Dëshmori i Lirisë
Baki Ymeri: Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë
LDD në Suedi: Mbledhje komemorative me rastin e ndërrimit jetë të nderit Fadil Ferati
Kujtim Mateli: Hasan Pacani i Mazhanit - shëmbëlltyra e vlerave përmetare
Kastriot Shkreli: Ndue Jaku (1896-1948)
Hajro Hajra: Nëna Tereze në Feniks të Arizonës
Ylli M. Dilo: Pano Xhamballo
Milazim Kadriu: U shënua 20 vjetori i vrasjes së dëshmorit Fadil Talla nga forcat e ish APJ-së
Neki Lulaj: Dy Burimet e Istogut
Xhevat Rexhaj: Sot Istogu dhe Kosova filluan ditën me lot dhe pikëllim
Milazim Kadriu: Zahiri, Edmondi e Hakifi i qëndruan me besnikëri betimit para flamurit kombëtar shqiptar
Neki Lulaj: Zahiri - Edmondi e Hakifi
Ukshin Zajmi: Kalorës i këngës me çifteli
Shevki Sh. Voca: Përkujtim me rastin e lindjes dhe vdekjes së Profesor Magjistër Ahmet Sh. Maloku (II)
Halit Bogaj: Arta Dobroshi
Fatos Baxhaku: ''Tani po, na mbeti vetëm Zoti''
Sabile Keçmezi-Basha: Mësuesi Hasan Bilalli, në mbrojtje të trojeve shqiptare
Shevki Sh. Voca: Përkujtim me rastin e lindjes dhe vdekjes së Profesor Magjistër Ahmet Sh. Maloku (I)
Mazllum Saneja: Figura patriotike e Fatmir Gorancit (1932-1990)
Sabile Keçmezi- Basha: Jo-ja e madhe e atdhetarit të anamoravës – Ramiz Cërrnica