E shtune, 20.07.2024, 10:06 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramazan Ilnica: Rifat Manjani - Dëshmori i Lirisë

E premte, 05.02.2010, 10:58 PM


RIFAT MANJANI-DËSHMORI I LIRISË 

Nga Ramazan Ilnica, studiues

Më 1 shkurt 1944 në luftë me forcat armike kuislinge në afërsi të Vrakës së Shkodrës, duke luftuar me trimëri dha jetën si dëshmor i atdheut RIFAT MANJANI, luftëtar i shquar i Ushtrisë Nacionalcclirimtare dhe ish- kapiten i Ushtrisë Shqiptare .
Ndonëse oficer , ai kishte bashkëpunuar me Lëvizjen Nacionalçlirimtare që heret dhe që para kapitullimit të Ushtrisë Italiane, në pranverë 1943, u hodh në ilegalitet dhe pastaj si partizan në Ushtrinë Nacionalçlirimtare Malazeze, në Brigadën I Proletare. Kjo ndodhi, sepse ra në sy lidhja e veprimtaria e tij me elementët kryesorë të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare Malaziase. Drejtuesit e Luftës Antifashiste në Malin e Zi e pritën me shumë respekt vendimin e Rifat Manjanit për të hyrë si luftëtar në repartet e asaj ushtrie. Besimi i tyre tregohet qartë, sepse ai zgjidhet në shtabin e ushtrisë çlirimtare të Malit të Zi, duke drejtuar repartet artiliere.
Ky veprim i tij tregon edhe një herë pjekurinë e tij politike, për vetë faktin se ai ishte i qartë për luftën që duhej bërë deri në shkatërrimin përfundimtar të fashizmit. Pra, ai e kishte bindje të tij se e vetmja rrugë për të shporrur fashizmin ishte lufta pa kompromis nga gjithsecili kudo që ndodhej. Rifat Manjani zgjodhi rrugën e luftës si mënyrën e sigurtë për të arritur zhdukjen e bishës fashiste. Ai ishte ushtarak dhe dinte më mirë se kushdo, se lufta kërkon sakrifica të rënda deri dhe atë supreme, dhënien e gjësë më të shtrenjtë, të jetës. Rifat Manjani i përbuzte disfatistët që thoshin se “…jemi të vegjël dhe s’ kemi se çfarë t’i bëjmë Italisë e Gjermanisë”si dhe ata që u strukën nëpër qoshe të ngrohta e të fshehta për të pritur “ditë të mira”, për të përfituar për vete pa hedhur një pushkë.Ai shprehej prerë:”Ata që thonë “të presim”janë ose frikacakë, ose tadhtarë!” Kështu Rifati hidhet në luftë me armë në dorë kundër pushtuesit fashist si bashkëluftëtar me partizanët malazias.
Në bisedë të një veterani partizan tivaras nga Mali i Zi është thënë ndër të tjera: “Rifati kishte arritur një perfeksion në armën e artilerisë, gjë që e zhvilloi më tej në luftë si i inkuadruar në formacionet e artilerisë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. Topat e inkuadruar nga ai ngjallnin panikun dhe vdekjen në radhët e ushtrisë fashiste italiane.Edhe për këtë aftësi, si dhe për guximin e tij të rrallë, ai nderohej dhe respektohej shumë nga bashkëluftëtarët e tij qoftë malazias, qoftë shqiptarë të Ulqinit, Plavës, Gucisë etj.” 
Por, sidoqoftë Rifati nuk ishte asnjëherë i qetë larg vendit të tij, larg popullit të vet, kështu që me lejen e drejtuesve atje dhe këndej hidhet në Malësinë e Shkodrës dhe në Tropojë. Më vonë kalon me detyra në zonën operative të Shkodrës. Në krahinën e Shkodrës, duke qenë kuadër shumë i përgatitur si ushtarak dhe duke qenë shumë i besuar si patriot i devotshëm dhe trim, kreu detyra speciale në përgatitjen e kuadrove drejtues të luftëtarëve të grupimeve partizane të zonës operative.
Lëvizja Antifashiste, siç dhe dihet, e kishte shtrirë veprimtarinë e saj dhe në Malin e Zi, duke bashkëpunuar dhe me luftëtarët shqiptarë të asaj ane. Rifat Manjani , meqë kishte njohje të mirë për trevën matanë kufijve dhe ngaqë kishte bërë shumë miq atje , ishte ngarkuar nga drejtuesit e zonës operative të Shkodrës të shoqëronte dhe ndihmonte

2

Vasil Shanton në Mal të Zi. Vasil Shanto, ishte drejtuesi kryesor i Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimtare dhe kandidat i Komitetit Qendror të PKSH, e kishte marrë si shoqërues Rifat Manjanin, ngaqë i ishte sugjeruar dhe nga drejtuesit komunistë shqiptarë në Ulqin, por dhe nga Shtabi i Brigadës Proletare (Partizane ) malaziase. Rifat Manjani atje ishte i njohur dhe për atë se dallohej si njeri i aksionit si dhe i zotësisë si oficer i përgatitur. 
ë janar 1944 Vasil Shanto ishte i ngarkuar me detyrën si përfaqësues i PKSH-së dhe i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar për të bërë bashkërendimin e luftës me drejtuesit kryesorë të P J Jugosllave dhe të Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, që ndodheshin në Kolashin, qytet i çliruar i Malit të Zi. Pikërisht atje, në Kolashin, Vasil Shanto krijoi një njohje të plotë për kapitenin e ri nga Dibra. 
Siç shkruan në kujtimet e tij Preng Gjeta Uli , kur Vasil Shanto u takua me drejtuesit e lartë të zonës së Shkodrës u kishte thënë: “Ky oficeri i ri dhe elegant duhet mbajtur afër, sepse është shumë i zoti dhe shumë besnik e trim. Është veç kësaj edhe i përgatitur dhe shumë i gojës. Fjalët e tij i dëgjonin me vëmendje dhe respekt dhe shokët drejtues jugosllavë, shqiptarë dhe malazias. Fjalët e tij i dëgjonin me vëmendje dhe jugosllavët, prandaj i bënin shqiptarët atje në Kolashin që të ndjeheshin krenarë për bashkatdhetarin e tyre dibran. Kam dëshirë të dalim bashkë me Rifatin në fotografi…”(Foto që për fatin e mirë ka arritur dhe është botuar te monografia “Vasil Shanto”)
Pasi kreu detyrat e ngarkuara në Malin e Zi, suksesin e së cilës këtë radhë ia kushtonte edhe oficerit Rifat Manjani, Vasil Shanto i maskuar si kosovar , përsëri i shoqëruar nga Rifat Manjani u kthyen në krahinën e Shkodrës. Arritën në Mbishkodër më 29 janar 1944 dhe me ta u bashkuan dhe Reshat Rusi e Naun Zafirovi (maqedonas me origjinë ). 
Më 1 janar 1944 pasdreke, në katundin Grilë (Shkodër) çeta e vogël e Vasil Shantos bie papritmas në përpjekje aty buzë liqenit me forcat e xhandarmërisë së postë- komandës së Vrakës, të Rusit dhe të Urës së Keqe.Përpjekja zhvillohet e ashpër dhe e pabarabartë në të cilën spikati si përherë trimëria e rrallë dhe vendosmëria e papërkulur e partizanëve .dhe bien dëshmorë aty njëri pas tjetrit, për lirinë e popullit dhe të atdheut të tyre të dashur.
Lidhur me “Luftën e Vrakës”, siç dhe është quajtur përpjekja e fshatit Grilë, kemi deponimin para trupit gjykues të një eksponenti të Xhandarmërisë Shqiptare, të kapur pas të ashtuquajturës “ Kryengritjes së Postribës” së vitit ’45. Siç dhe dihet Xhandarmëria Shqiptare ishte vegël dhe armë e Qeverive kuislinge të krijuara nga pushtuesit nazistë gjermanë në Shqipëri. Trupat e kësaj Xhandarmërie në fakt drejtoheshin nga Gestapo dhe shërbimi SS gjerman dhe detyra kryesore e tyre ishte likujdimi i partizanëve në mbështetje të trupave pushtuese naziste. Kjo gjë manifestua haptas në shumë beteja të forcave gjermane kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku kanë kryer detyra luftarake dhe trupat e Xhandarmërisë. Por në terren kjo trupë ishte e inkuadruar edhe si polici, edhe si shërbim informative, vegël e Gestapos naziste duke pasur post- komanda që inkuadruar në komuna e nënprefektura. Veç trupave me uniformë xhandarmëria kishte dhe spiunë të saj që çonin informacione te postkomandantët.
Pyetjes së kryetari të gjykatës se “…ç’ dinte ai për përpjekjen Vrakës” eksponenti i xhandarmërisë së Vrakës iu përgjigj:
- Kishim informacion që në zonën tonë po lëviznin komunistë të rrezikshëm Vasil Shanto, Reshat Rusi dhe kapiteni dibran, që ishte bashkuar me ta…

- Kush ishte ky ”kapiteni dibran”, i pandehur?
- Emrin e vërtetë ia mësuam në dokumentat që iu gjetën pas vrasjes. Në dokumentat shkruhej se quhej Rifat Manjani nga fshati Homesh i nën prefekturës Zerqan të Dibrës. Kishte dhe dokumente të tjera…
- Po si u zhillua luftimi më 1 shkurt 1944 , ç’dini ?
- Pas informacionit që përmenda, komandanti i xhandarmërisë së Shkodrës u dha urdhër të prerë tri postkomandave për të bërë pritën me urdhërin kategorik:”Të qëllohen dhe të vriten pa paralajmërim!...” Në rrethim kanë marrë pjesë të tre efektivat e postave të Vrakës, të Urës së Keqe dhe të Rusit, disa dhjetra xhandarë…
Kemi qenë në distancë të afërt dhe kemi qëlluar pas shpërthimit të një bombe nga tri anët. Çeta e vogël e tyre në fillim ka marrë pozicione me front në drejtim të hedhjes së bombës, por pas krismave, u dëgjua thirrja e kapitenit:” Jemi të rrethuarnga tri anë ! Ruani shpinën e qëlloni! Rruga e lirë veç mbrapa!” Vetë ai u hodh pas një shkëmbi dhe po qëllonte me automatik , ndërsa personi me plis kosovar (që më pas u njoh se ish Vasil Shanto) po qëllonte me nagant dhe dy të tjerët me pushkë. Qëndresa qe e fortë , por bataret e shumta bënë që të vriteshin njëri pas tjetrit…, por nuk u tutën asnjeri. I pari u vra Reshat Rusi, i dyti u qëllua Refat Manjani dhe në fund bie Vasil Shantoja dhe një tjetër…Trima ishin , po mua më ka bërë përshtypje zotësia e kapidanit …”Këto radhë që shkëputëm, tregojnë se dhe kundërshtarët e kanë njohur e vlerësuar zotësinë e Refat Manjanit , ndaj dhe realizuan me masa të rrepta më së pari të këtij trimi të shquar të popullit dibran.
Ata ranë heroikisht në fushën e nderit për të mbetur shembull i rrallë trimërie dhe dashurie për dheun e të parëve. 
Dëshmori Rifat Manjani, biri trim i popullit dibran, ra për të mos vdekur kurrë dhe u bë shembull i madh frymëzues për të gjithë rininë dibrane në kohën e Luftës sonë Nacionalçlirimtare dhe duke mbetur i pavdekshëm në altarin dëshmorëve të lirisë së Atdheut.
Në komunikatën e prefekturës së Shkodrës bërë Ministrisë së Punëve të Brendshme Tiranë shkruhej se”…kanë vra komunistët Rifat Manjani nga Homeshi Zerqan…” Ndoshta kjo ishte si propagandë e kohës apo dhe mund të kenë gjetur dokumente në rroba që rezultonin që Rifat Manjani të ketë qenë anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave. Gjithashtu ndoshta janë gjetur dokumente që flisnin për lidhje me Partinë Komuniste Shqiptare që nga largimi i Rifat Manjanit prej Malit të Zi. Por përsëri kjo nuk mund të ketë saktësi, deri sa kjo nuk u vërtetua kurrë.Sidoqoftë, Rifat Manjanin e nderon titulli i lartë “Dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare” dhe prehet i qetë dhe i respektuar me veneracion në Varrezat e Dëshmorëve.
Më 1 shkurt 2010. në 66–vjetorin e rënies së dëshmorit Rifat Manjani, populli ynë nderon edhe një herë veprën e tij heroike si një prej të 28 mijë dëshmorëve që me gjakun e tyre vaditën rrënjët e lirisë së atdheut dhe që sot e kësaj dite na bëjnë krenarë që në sajë të gjakut të tyre të derdhur për liri, jemi radhitur si të barabartë me popujt e Koalicionin fitues të Luftës II Botërore.

4

BIOGRAFI E DËSHMORIT RIFAT MANJANI

Dëshmori Rifat Zeqir Manjani u lind më 1908 në fshatin Homesh të zonës së Shupenzës së Dibrës në një familje fshatare. Familja e tij qe dhe shkolla e parë e edukimit patriotik të Rifatit të ri. Mësimin fillor e mbaroi në shkollën e fshatit Homesh, një nga shkollat e para të Dibrës. Ai kishte aftësi shumë të veçanta në matematikë dhe mësuesi i tij nguli këmbë qëtë vazhdonte, por mungesa e shkollave në zonë dhe kushtet ekonomike e penguin në fillim dhe vetëm pas disa viteve arriti të marrë dëftesën e shkollës qytetëse.
Me ndërhyrjen e dajës së tij te disa të njohur që arritën deri te Nana Mbretneshë, Rifati arriti të fillojë shkollën Mbretnore Ushtarake në vitin shkollor1928-1929. Kursantët e rinj tregonin për Rifat Manjanin se ai dallohej mes shokëve të kursit jo vetëm nga e folura karakteristike e tij , por dhe nga një pjekuri e veçantë që nukishte vetëm nga mosha pak mëe rritur. “ Binte menjëherë në sy për karakterin e tij burrëror, dashurinë ndaj shokut, për sinqeritetin, në bisedat “e ngrohta,“ nga një e folur e këndshme dhe plot humor. Dukej që vinte nga një familje e varfër, por e passurnë ndershmëri dhe mirësi”,- shkruan në kujtimet për Rifat Manjanin shoku i tij i kursit në vitin e parë, Preng Gjeta Uli.
Një karakteristikë e veçantë e Rifat Manjanit ishte dëshira dhe vullneti i tij i fortë për të studjuar dhe për të arritur rezultate të larta në përgatitjen si officer, duke I “sfiduar” dhe ata që kishin mbaruar shkolla të mesme .Rritja cilësore e tij ranë sy dhe të intruktorëve ushtarakë dhe të mësuesve civilë, sidomos të profesorit të rreptë të matematikës, meqë siç dihet arma e artilerisë bazë ka këtë lëndë “të frikshme.”
Por edhe në këtë lëndë Rifati arriti rezultate shumë të mira duke u formuar si një artilier shumë i kualifikuar. Rezultatet e larta të tij qenë dhe nga ajo sedër e fortë e tij e rrënjosur per të nderuar familjen dhe veten.
Në ato vite në aparatin shtetëror e ushtarak kishte një numër jo të vogël personalitetesh me influencë nga Dibra që mund ta ndihmonin për të zgjidhur problemet e tij personale dhe familjare, por Rifati asnjëherë s’e bëri këtë.Asnjëherë nuk upa të shoqërohej me djem të parisë dibrane apo të zonës së tij dhe aq më tepër t’u shkonte për vizitë në shtëpi. Nga bisedat me shokët, gjithnjë tepër i kursyer, Rifati kishte lënë të kuptohej se nuk i honepste ata bejlerë e agallarë që e mbanin veten si patriotë të mëdhenj.
Një shok kursi nga Dibra ka shkruar në kujtimet e tij: “Jemi dibranë ne të tre , por a e dini se nganjëherë më vjen rëndë ta them se jam dibran .Dhe , a e dini pse?Nga ajo që pa pikë turpi paria e Dibrës e shiti Dibrën e Madhe .Dhe tani na shesin mend se janë atdhetarë…Më vjen të vjell kur shoh…Veç Mersim Demën e nderoj. Ama vetëm atë si Mersim…Se mos kishin në dorë gjë vegjëlia, që vetëm për të derdhur gjak janë thirrur…” TeRifati ndjehej një përbuzje e madhe për atë pari që jetonte vetë në mes të bollëkut,ndërsa një masë emadhe e fshatarësisë nuk siguronin bukën e gojës.
Më 1shtator 1933 Rifat Manjani mbaroi studimet në Shkollën mbretnore ushtarakedhe u gradua nëntoger i artilerisë në një repart artilerie. Përsëri dhe në atë detyrë ai

5

shfaqi vetitë më të mira të tij: korrektësi në detyrë, aftësi e tij tepër të larta si artilier, por dhe thjeshtësi dhe dashuri për ushtarët, duke fituar respektin e të gjithëve. Asnjëherë nuk u dallua tek ai ndjenja e superiorit, por qëndrimi si e një vëllai të madh, ndonëse dinjitoz, gjithnjë elegant dhe i rregullt duke dhënë shembull se si duhej respektuar uniforma e ushtarakut. 
Pas kryengritjes së Fierit, 14 gusht 1935, Rifatin e transferuan në një repart ushtarak në Urën e Haxhi Beqarit, mes Përrenjasit dhe Librazhdit duke injoruar dhe dhe qenien e tij si një nga oficerët më të zot dhe për të stërvitur paraushtarakët si këmbësorë. Regjimi i Zogut kështu veproi me shumicën e oficerëve të rinj, sidomos me ata që ishin bij të popullit të thjeshtë: i transferuan, i hoqën nga postet komanduese,i dërguan në poste që s’lidheshin fare me specialitetin ushtarak etj. Mjafton dhe vetëm ky izolim i Rifatit në atë zonë duke e shkëputur nga jeta aktive në repartet ushtarake dhe nga shokët, për të treguar faktin se ç’ konsideratë kishte regjimi për atë si dhe për shokët etij.
Në prill1939 Rifati jetonte në Durrës, ku dhe kishte shtëpinë e tij.Ditën e 7 prillt ’39 ai u nis për në Durrës për të kryer detyrën etij në radhë të parë si atdhetar, por dhe si ushtar, por në repartin e artilerisë ishte bërë sabotim: u ishin hequr gjilpërat topave, duke i nxjerrë jashtë funksionit , ashtu siç kishin bërë dhe me pushkët në të gjithë garnizonet e Durrësit dhe të gjithë vijës bregdetare. Veç që atdheu humbi lirinë, zia e madhe u shtua ngaqë dhe mbreti gënjeu popullin evet dhe iku tamam si kusar duke përlarë dhe arin e shtetit tonë. Rifatit iu bë gërmadhë dhe shtëpia nga predhat që lëshuan mbi qytetin e Durrësit fashistët italianë, ata që trumbetonin me propagandën e tyre se”vinin jo të pushtonin Shqipërinë, por të sillnin zhvillimin dhe qytetërimin”. Në takimin me shokun e kursit, Preng Gjeta Ulin, Refati shfryu me të urrejtjen për okupatorin dhe për tradhtarët, vegla të tij . “Rifati ishte i qartë për të gjithë situatën e krijuar dhe nuk ushqente as më të voglin iluzion. Ai kish bindjen se një gjë kish ndodhur: zëvendësimi i një mbreti me një mbret tjetër që na kishte dhe një bisht, se na quhej perandor.Nuk mund të harroj fjalët e Rifatit që ishin pelin të idhta:
-Netë të tëra rri pa gjumë duke vrarë mendjen se si do t’i vejë halli kësaj gjendjeje të krijuar, si do të mund t’i shporrim të huajt e urryer dhe bashkë me ta dhe shërbëtorët e tyre. Kishim flamurin tonë të bukur, por shqipes sonë i kanë vënë dy sopata anash që ta ruajnë mos marrë fluturimin. Por ne s’e lëmë të robëruar, mor joo!”- thirri ai…
Në shtator 1939, duke u nisur nga qëllime të rafinuara dhe që të largonin nga Shqipëria shumë persona që fashistët i shihnin me peshë në radhët e oficerëve, po që s’donin t’i acaronin, i dërguan në Itali. Të gjithë këto ishin artilierë, ish- nxënës të Shkollës Mbretnore Ushtarake. U dërguan në Akademinë e Artilerisë gjoja për kurs perfeksionimi njëvjeçar duke i parë si rrezik imediat e me potencë kundër tyre, italianëve. Por kjo nuk e afroi aspak Rifatin me pushtuesit, përkundrazi ia shtoi edhe më tepër urrejtjen kundër fashizmit , sepse e pa atë në vendin etyre se si e kishte katandisur popullin italian.
Në qershor 1940, andej nga fundi i muajit, të gjithë ata oficerë artlierë kthehen në atdhe me vaporin “Paganini”dhe afër brigjeve tona vapori shpërtheu nga ekplozivë dhe fundoset rreth 12 milje larg Durrësit. Një pjesë e madhe e pasagjerëve mbytet duke përfshirë dhe 6 oficerë shqiptarë dhe qindra italianë. Rifati me disa shokë të tjerë shpëtoi.Pas kthimit nga Italia , Rifati emërohet në repartet e artilerisë italiane, por që quheshin si reparte gjoja të ushtrisë së “Shqipërisë së Madhe.”Në pranverë të vitit 

6

1941 Rifati bashkë me repartin kalon në Mal të Zi. Në këtë kohë Rifati kishte arritur gradën kapiten. Në Mal të Zi ai hyn në lidhje me luftëtarët malazias dhe në pranverë 1943 kalon në Brigadën I proletare të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave. Në janar 1944 , edhe me pëlqimin e eprorëve të Shtabit Qendror malazias, ku Refati ishte anëtar , sipas kërkesës së Vasil Shantos, Rifat Manjani kalon në Shqipëri me detyra në Ushtrinë Nacionalçlirimtare Shqiptare.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora