Faleminderit
Xhevat Rexhaj: Istogasi Ibish Rugova
E merkure, 10.02.2010, 10:56 PM
ISTOGASI IBISH RUGOVA
Nga Xhevat Rexhaj
Po jetojmë në kohë kur mundësit e njeriut janë të mëdha që të shprehet në forma dhe vende të ndryshme për shumë çka. Mundësia e madhe që na u ka krijuar edhe ne shqiptarëve nga njerëz të dijesë dhe vullnetit që të jemi prezent me dhe afër njeri tjetrit të bëjnë të lumtur që të jesh pjesë e këtij koloriti të kohës së internetit.
Ishin kohë të liga kur duhej të lexonim dhe të dëgjonim vetëm lajme dhe informata e lërvdata nga mjetet të kontrolluara të informimit të kohës moniste, sot fatmirësishtë po njihemi dhe po shihemi me njëri tjetrin në shumë mënyra. Që te shfrytëzohen mjetet e ndryshme të informimit sot vetëm nevoitet që të jesh i drejtë dhe të jesh jo hileqar ndaj njerëzve dhe familjeve që me dekada kanë dhënë kontributin e tyre për qështje të ndryshme të e cjesë shqiptare, andaj vetëm duhet vullnet dhe realitet që të shkruhet dhe thuhet e drejta.
Kosova është është një shtet i vogël në harten botërore dhe komunat janë pika të vogla edhe në hartën gjithshqiptare por ama për ata që jetojnë në ato vendbanime është e udhës që të njohtohen me raste konkrete dhe me emra konkretë për të mirat e tyre. Istogu është një komunë e vogël por lirshëm mund të thuhet me njerëz të mëdhenjë të etapave të ndryshme kohore të cilët edhe ndrruan kahet e ecjesë shqiptare. Në komunën e istogut është një familje me disa shtëpi që njihen shumë kohë pra Familja Rogova.
Të rinjët dhe të rejat e kësaj familjeje qysh në vitet e hapjesë së dyerve të shkollimit dhe arsimimit ishin shembull tipik se si duhet të ecet përpara, ishin shumica e tyre që hynë nepër dyertë e Universitetit të Prishtinës, në krahasim me familjet tjera jo vetëm në Cerrcë por edhe më gjerë që ishin me nga 50 e më shumë shtëpi këta ishin me shumicë më të shkolluarit. Veçanti e tyre ishte edhe sporti e kultura nga ta ne të tjerët mund të mësonim shumë se si duhet të jetë i qetë dhe i urtë shqiptari si në mësime ashtu edhe në sporte të ndryshme, vërtet ishin shembull për të mirë gjitrhhere ashtu siq janë edhe sot e tutje. Ne istogalit nuk jemi inatçor të mirit dhe të drejtit ia pranojmë meritat. Rogovasit si përpara ashtu edhe sot e tutje terë kapacitetin dhe kapitalin e tyre moral e derdhin për të mirën e qytetarëve dhe bashkëkombasve të tyre.
Në ketë shkrim do të ndalem konkretishtë në një emër i cili si edhe mbarë familja e tij e ngushtë është në shërbim të shtetit dhe Istogut, e ai është Ibish Rugova inxhinier i dalluar dhe i dashur edhe kur punonte në Pejë, punëdhenës me vëlla në Austri dhe aktivistë i fortë i qështjes shqiptare, përndryshe anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDKsë në Prishtinë dhe me vite kryetar i degës së LDKsë në Austri. Nuk do ndalesha më shumë në vetit dhe burrërin e tij ngase atë edhe ma dokumentojnë shumë bashkëvendas që jetojnë në Austri ,por edhe ata në Istog, por e veqanta ishte kur ai së bashku me istogas kishte ardhur drejtë nga Austria bashkë me aktivistin e fortë të LDKsë Rexhë Vuthin dhe të tjerë, në varrimin e Kryetarit të Istogut Z. F. Ferati. Në biseda të ndryshme me Z. Ibish fitohej përshtypja se njerëzit intelektual dhe kontribues për shtetin flasin pak për veten e tyre, i tillë është Ibishi po si vëllezërit e tij të cilët që të gjithë janë intelektual dhe familjarë të vërtet që me punën dhe angazhimin e tyre edhe kanë ndryshuar Istogun dhe Cerrcën për të mirë të të gjithëve. Modestia dhe sinqeriteti i Ibishit të benë edhe më të fortë në kauzën e LDKsë, ai ishte dhe është në rrugë të drejtë, ai e do shumë Kosovën e në veqanti istogun, në një intervistë që kishim së bashku me të në radio Fontana Ibishi tha diçka të veqantë për realitetin në Kosovë e në veqanti në Istog, ai tha” më duket se nga shumica e komunave të Kosovës në Istog ia vlenë të jetohet me dinjitet dhe në qetësi...”
I tillë është Istogu me të vërtet ngase ka shumë njerëz të till siq është Ibishi që e duan qetësin dhe ecjen e drejtë përpara rrugës së demokracisë, Istogu ka veqanti në shumë rrafshe andaj shpresohet se edhe humbjen e madhe që pësoi me shkuarjen e kryetarit historik të Istogut bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët e Istogut do ta kalojnë me dinjitet e vazhdimësi ka LDKja në >Istog njerëz të fortë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Uran Butka: Pjetër Arbnori si simbol i qëndresës
Vladimir Shyte: Pishtarë që kurrë nuk shuhen
Poezi për Dëshmorët e Kombit nga Dibran Demaku
Origjina e Skënderbeut, Dokument i rrallë i 1368 përmend Kastriotët nga Kanina e Vlorës
Halit Bogaj: Fatma Zyberi
Ramazan Ilnica: Rifat Manjani - Dëshmori i Lirisë
Baki Ymeri: Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë
LDD në Suedi: Mbledhje komemorative me rastin e ndërrimit jetë të nderit Fadil Ferati
Kujtim Mateli: Hasan Pacani i Mazhanit - shëmbëlltyra e vlerave përmetare
Kastriot Shkreli: Ndue Jaku (1896-1948)
Hajro Hajra: Nëna Tereze në Feniks të Arizonës
Ylli M. Dilo: Pano Xhamballo
Milazim Kadriu: U shënua 20 vjetori i vrasjes së dëshmorit Fadil Talla nga forcat e ish APJ-së
Neki Lulaj: Dy Burimet e Istogut
Xhevat Rexhaj: Sot Istogu dhe Kosova filluan ditën me lot dhe pikëllim
Milazim Kadriu: Zahiri, Edmondi e Hakifi i qëndruan me besnikëri betimit para flamurit kombëtar shqiptar
Neki Lulaj: Zahiri - Edmondi e Hakifi
Ukshin Zajmi: Kalorës i këngës me çifteli
Shevki Sh. Voca: Përkujtim me rastin e lindjes dhe vdekjes së Profesor Magjistër Ahmet Sh. Maloku (II)
Halit Bogaj: Arta Dobroshi