Faleminderit
Luan Topçiu: In memoriam - Ibrahim Kodra
E enjte, 11.02.2010, 09:56 PM
In memoriam - Ibrahim Kodra
Nga Dr. Luan Topçiu
Peizazhi i modernitetit shqiptar do të ishte i paplotë n.q.s. nuk do të flasim për piktorin Ibrahim Kodra, piktorin shqiptar që pikturoi e jetoi në Itali dhe Europë. Ai përbën një personalitet kulmor europian, gjë e konfirmuar nga personalitetet më të mëdha të shekullit XX. I klasifikuar sot nga kritikët e specialitetit si postkubisti i fundit i Europës, problemi thjeshtëzohet tejet. Misteri Kodra është më kompleks se sa një klasifikim metodik dhe komod. Në pikturat e tij ka diçka solemne e hijerëndë nga dekoracioni popullor, nga mozaiku, diçka mitike, elementë të monumentalitetit të madh egjiptian, diçka nga kubizmi a la Picasso, diçka që nuk i ndahet përjetësisht nga fëmijëria, në formën e një të kaltre, një thjeshtësi tronditëse, nga ku Kodra ngre ëndrrën e vet piktorike.
Natyra është pretekst dhe subjekt i përhershëm. Ai nuk ndalet para saj për ta pasqyruar e riprodhuar në mënyrë mimetike. Në telajon e Ibrahim Kodrës ndërtohet një realitet që bën pjesë autentikisht në botën e tij, në këtë laborator të stërmadh nga prodhohet ëndrra njerëzore. Realiteti përthyhet, stilizohet, përshtatet, gjeometrizohet, pleqësohet, reduktohet nga elementë dytësorë e të panevojshëm, i jepet shkëlqimi që mund t’i japë vetëm arti – për të bërë këtë jetë të pavarur në këtë univers të ri. Në pikturat e tij nuk ka rëndësi të veçantë lëvizja, ajo është e kontrolluar prej rreptësisë së stilit kategorik, në të bien në sy figurat që janë ballore dhe dypërmasore.
Kodra është një personalitet i papërthyeshëm, i paluajtshëm, konsekuent i shenjave të tij, konsekuent i gjuhës së tij, konsekuent i semantikës së tij, si rrallë tjetërkush u jep u objekteve një notë vetanake. Personazhe, portrete instrumentistësh, dhe në mënyrë të veçantë idhulli, i nënshtrohen logjikës së hekurt të stilit të Kodrës, inkuadrohen në drejtkëndësha, në forma gjeometrike, trekëndësha e rrathë të vegjël që e bëjnë sipërfaqen e telojos të pulsojë. Shenjat e tij janë aluzione të sarkofagëve të faraonëve, të portave orientale, të dritareve të fëmijërisë dhe deri tek shenjat e kibernetikës së sotme. Piktori shqetësohet për njeriun e transformuar për shkak të industrializimit të ekzagjeruar, për shpërdorimin që i bën njeriu natyrës etj. Ibrahim Kodra është krijuesi i një kubizmi lirik, gjeometrizimi i tij ka nevojë për zgjidhjet plot finesë të dekoracioneve, për një seri shenjash që çlirojnë tinguj dhe emocione. Pesha dhe rëndesa e kompozimit, siguria e linjave të forta alternohet nga muzikaliteti i ngjyrës, nga poetika e hapësirës. Format gjeometrike janë të stolisura nga depërtimi i mprehtë i dritës. Katërkëndëshi i Kodrës është virtuoz, në këtë formësim gjeometrik vendosen portrete, peizazhe, kompozime figurash, në këtë sintetizim formal ai përpiqet t’u japë liri maksimale ideve të tij.
Ibrahim Kodra, postkubisti europian, shndërrohet në themeluesin e modernitetit më të epërm shqiptar. Ai nuk përbën vetëm një profil artistik, por një shkollë të modernitetit, një model të asimiluar të artit europian dhe atij nacional në të njëjtën kohë.
Rasti Kodra, ashtu si dhe rasti Kadare në letërsi, përbëjnë momentin kur kultura shqiptare i ofron asaj universale modernitet të konfirmuar sipas parametrave europianë. Përpos rasteve të tjera, kur letërsia shqiptare është bërë e pranishme në Europë dhe në botë, Ibrahim Kodra dhe Kadare kanë siguruar dialogun më të gjallë dhe më intensiv me Europën, homologimin më të lartë me modelet europiane, sepse dhe ato në vetvete janë modele universale dhe pasuri e tyre.
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhevat Rexhaj: Istogasi Ibish Rugova
Uran Butka: Pjetër Arbnori si simbol i qëndresës
Vladimir Shyte: Pishtarë që kurrë nuk shuhen
Poezi për Dëshmorët e Kombit nga Dibran Demaku
Origjina e Skënderbeut, Dokument i rrallë i 1368 përmend Kastriotët nga Kanina e Vlorës
Halit Bogaj: Fatma Zyberi
Ramazan Ilnica: Rifat Manjani - Dëshmori i Lirisë
Baki Ymeri: Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë
LDD në Suedi: Mbledhje komemorative me rastin e ndërrimit jetë të nderit Fadil Ferati
Kujtim Mateli: Hasan Pacani i Mazhanit - shëmbëlltyra e vlerave përmetare
Kastriot Shkreli: Ndue Jaku (1896-1948)
Hajro Hajra: Nëna Tereze në Feniks të Arizonës
Ylli M. Dilo: Pano Xhamballo
Milazim Kadriu: U shënua 20 vjetori i vrasjes së dëshmorit Fadil Talla nga forcat e ish APJ-së
Neki Lulaj: Dy Burimet e Istogut
Xhevat Rexhaj: Sot Istogu dhe Kosova filluan ditën me lot dhe pikëllim
Milazim Kadriu: Zahiri, Edmondi e Hakifi i qëndruan me besnikëri betimit para flamurit kombëtar shqiptar
Neki Lulaj: Zahiri - Edmondi e Hakifi
Ukshin Zajmi: Kalorës i këngës me çifteli
Shevki Sh. Voca: Përkujtim me rastin e lindjes dhe vdekjes së Profesor Magjistër Ahmet Sh. Maloku (II)