Faleminderit
Tefik Geci & Kadri Mani: Në përkujtim të dr. Milan Sufflay-t me rastin e 79-vjetorit të vrasjes
E shtune, 20.02.2010, 11:00 PM
PARATHËNIE
Për hartimin e bibliografisë kritike të M. Š., krahas kohës që më këtë rast do të ishte relevante, nuk kemi as aftësi meritore në rastin konkret, sespe ky autor, siç kemi theksuar në fillim të këtij punimi, duke vënë si moto mendimin e Dr. Bartol Zmaji?,[1][1] është i pakapërcyeshëm edhe në kohën e studimeve të sotme të mediavelistikës shqiptare dhe më gjerë. Kuptohet se për hartimin e një biblografie kritike për veprën e këtij autori duhet t'i përvishet një ekip i gjërë historianësh të kohës së mesme, të cilët brenda një kohe të gjatë do ta krynin një detyrë të tillë, detyrë kjo të cilën do ta kryejnë brezat e ardhshëm.
(Mr. Tefik Geci: Bibliografia; Vjetar XXIII 1987, f. 395-426)
Emrin e shtetit- Kroacia, sikur po e përfaqësonte emri i madh i shkrimtarit kroat, Mirosllav Kërlezha, të cilin gazetaria-letërsia kosovare po e ngritnin në nivel të merituar. Në Prishtinë, në vitet ’65 e patëm blerë shtëpinë në Rr. “Matija Gubeci” nr. 2 (Matija Gubeci, udhëheqës i Kryengritjes Fshatare, 15 shkurtor 1573), kurse Shkolla Fillore e lagjes tonë e Mëhallës së Muhaxherëve quhej “Vlladimir Nazori”, shkrimtar dhe udhëheqës kroat (30. 5. 1876-19. 6. 1949. në Zagreb).
Në Zagreb, në Spitalin “Rebro”, qe vendosur për mjekim miku ynë Mustafë Bunjaku më 1990, me ndihmën e dy kolosëve të drejtësisë e të humanizmit shqiptar: të vëllezërve Kuzhnini, zotit Simon e zotit Mikel, të cilët jetojnë e veprojnë atje; sepse në Beograd Mustafa nuk do të vizitohej kurrë: policia serbe dy veta i patën vra në Pollatë të Podujevës, në spital në Beograd e patën mbytur mjekun e syve Dr. Xheladin Dedën, e patën mbytur ekonomistin e njohur Ismet Gusinë, jua vidhnin foshnjat nënave shqiptare dhe jua jepnin nënave-shkina... paraprakisht në parlamentin serb në Beograd po i vritnin:
“Serbi po tre?i put u sedamdesetih godina (1914. u?injen krvavi atentat na nadvojvodu Ferdinanda i njegovu suprugu Sofiju, a 1928. ubijena su u beogradskoj skupštini ?etiri hrvatska zastupnika i smrtonosno ranjen vo?a hrvaskoga naroda Stjepan Radi?), proglašeni javno krvnicima“.
(Serbët për herë të tretë në vitet e shtatëdhjeta (1914. i kanë vrarë në kuvendin e Beogradit katër përfaqësues kroatë dhe është plagosur për vdekje udhëheqësi i popullit kroat Stjepan Radiçi), janë shpallë publikisht gjakatarë).[2], e po i helmonin në kafe deputetët kroatë, sikur edhe vetë deputetin shqiptar, Kolë Bojaxhiun, babain e Nënës Terezë!
Kështu Beogradi (Qyteti i Bardhë), për ne tanimë u bë i zi dhe simbol i çdo të keqeje e çdo tradhtie dhe shëmtie njerëzore: më 1990 na i helmuan nxënësit e shkollave!!
Më 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Mijan Šuflajn, vetëm pse po e zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!
Në burgjet serbe na e patën ndaluar revistën kroate “DANAS”, e cila mbronte me guxim çështjen shqiptare, por një shok tonin me emrin Tomë Milicaj, nuk e njihnin që është shqiptar, dhe ekzemplari i tij qarkullonte e lexohej me afsh nga të gjithë të burgosurit shqiptarë.
U përpoqa të rikujtoj shkaqet pse e mora ta studioj këtë kolos kroat, përderisa jam master i gjuhës e jo historian!
Mbase edhe për shkak se që ne të dy kishim qenë robër të diktarurave të burgjeve serbe, dhe unë rastësisht ngela i gjallë!?
Gjeneratës së tashme e të ardhshme: t’i kultivomë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut e popullit tonë shqiptar; t’i kultivojmë ndjenjat e dy institucioneve: 1. Institucionit të kërkimfaljes (ndreqjegabimit) dhe 2. Institucionit të dallimit të pronës private-shoqërore: kjo setër (laps, arë, livadh, mulli...) është imja, ajo pallto (laps, arë, livadh, mulli...) është jotja, të cilat mund t’i falim, t’i shesim miqësisht ose afaristikisht; kurse prona shtetërore është e përbashkët dhe e patjetërsueshme, të cilën duhet ta rrisim bashkë, ta kultivojmë e ta begatojmë shtetin tonë SHQIPËRINË ETNIKE cep më cep me troje e me popullatë kompakte të mbi 50%, pjesa tjetër e popullatës (49%) zhvendoset a vendoset me këmbime pronash në mënyrë vullnetare.
Ky është dallimi thelbësor midis Shqipërisë Etnike dhe Serbisë së Madhe hegjemoniste, të cilët thonë se aty ku është një serb (madje edhe një varr!), aty është- Serbi!!
E serbët nuk janë-sllavë, por- skllavë: kudo që shkel serbi, është tokë jona, ngase ata s’kanë atdhe, ngaqë janë- skllavë.
T’i kultivojmë ndjenjat e dashurisë ndaj të huajve që dhanë kontributet e veta të çmuara, si puna e Dr. Milan Shufflay-t (Stuart Mani, Uiljëm Liku...), për gjuhën e historinë tonë dhe që ia mbajtën ison çështjes tonë kombëtare; në mënyrë që të mos lëmë shteg të quhemi mosmirënjohës.
E përgëzojmë juristin e publicistin e njohur gjakovar, zotin Esat Stavileci për një thënie të tij zenitore, tri “gj-gj-gj”, që duhet të jenë një Program Kombëtar: bashkimi i: gjakut-gjuhës-gjeografisë!!!
-----------------------------
SHUFLAJ Milan (Milan Shuflay, (1879-1931), Historian kroat, studiues i historisë mesjetare shqiptare. Prej 1908-1918 qe profesor i Universitetit të Zagrebit. Pas krijimit të shtetit jugosllav u nxor nga puna për arsye politike, u dënua me burg dhe u ndalua të pranonte thirrjen për në Universitetin e Budapestit. Pas një udhëtimi në Shqipëri u vra në mënyrë barbare nga policia jugosllave. Vrasja e tij shkaktoi një valë protestash ndërkombëtare. Bashkë me L. Toloçin dhe K. Jireçekun, M. Sh. Botoi më 1913-18 përmbledhjen dyvëllimëshe “Akte dhe diploma” (shih) që ai e pajisi me një aparat shkencor të vlefshëm; dorëshkrimi i vëllimit të tretë, i bërë gati për botim, u konfiskua nga policia dhe humbi. Po me ata bashkautorë botoi përmbledhjen “Illyrish-Alnanische Forschungen” (shih) që mban një varg studimesh të tij. Më 1924 u botua nga Akademia e Shkencave e Vjenës vepra e tij themelore “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, më vonë pasuan punimet “Historia e Shqipërisë së Veriut” dhe “Serbët e Shqiptarët”. Me pseudonimin Alba Limi, M. Sh. Botoi më 1920 romanin historik me temë shqiptare “Konstantin Balsha”. Në punimet e M. Sh. Bie në sy dashuria e madhe e materialit burimor faktologjik, por ka pak vend për faktorët ekonomikë dhe shoqërorë dhe veprimin e tyre, historiaa e shqiptarëve është për të kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të dalluar, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me aftësi të madhe rigjeneruese; ajo përfaqëson për Sh. Thelbin autentik të historisë së Ballkanit të lashtë. (A.Bu)[3][2]
Milan Shuflaj (9 nëntor 1879 – 18 Shkurt 1931) ka qenë një nga historianët kroat më të njohur. Që mbante titullin e doktorit në fushën e filozofisë dhe atë të historisë dhe ishte specializuar në atë të albanologjisë, së cilës edhe i ishte përkushtuar. Ai u bë i njohur në rang ndërkombëtar falë punimeve të tij pikërisht në këtë fushë.
Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.
Më 1921 Shuflaj u akuzua për veprimtari revolucionare dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, por vuajti vetëm gjysmën e dënimit.
Shuflaj u rrah deri në vdekje më 1931 në një nga rrugët e Zagrebit Katër persona që i përkisnin grupimit nacionalist ekstremist “Jugosllavia e Re” ishin të implikuar në planin e vrasjes, përfshirë edhe Branko Zwerger i cili u akuzua për këtë akt.
E gjithë kjo ndodhi në kohën e sundimit të diktaturës serbe në Mbretërinë Jugosllave, dhe për vrasjene e albanologut Milan Shuflaj kroatët akuzuan gardën mbretërore që përbëhej nga oficerë serbë.
Menjëherë pas vdekjes së tij, Albert Ajnshtajn dhe Henrik Man i drejtuan një letër Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris me anë të së cilës i bënin thirrje asaj për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serb.[4][3]
PERKTHIMI: ALBERT AJNSHTAJN DHE HAJNRIH MAN PER MILLAN SHUFLAJN?
Albert Ajnshtajn dhe Hajnrih Man
APEL LIGËS NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, 125, AVENUE DE WAGRAM, PARIS
Të nderuar miqë!
Ne nuk mund ta harrojmë rastin e paralajmërimit të Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut ndaj ngjarjeve që shpien te vrasja e studiuesit kroat Dr. Millan Shufllaj më 18 shkurt 1931.
Atë ditë, derisa studiuesi po shkonte në shtëpi, në një rrugë në Zagreb, ai ishte sulmuar nga prapa, dhe sipas njoftimeve të cilat i kemi marrë, është vrarë me një shufër metalike. Të nesërmen ai vdiq nga plagët e rënda që i kishte marrë. Ai u varros në Varrezat Mirogoj të Zagrebit më 22 shkurt, pranë martirëve kroatë.
Profesori Millan Shuflaj ishte i njohur për një numër të madh artikujsh hulumtues dhe veprimtarish. Megjithatë, gazetave të Zagrebit nuk u ishte lejuar të njoftonin për veprimtaritë e këtij studiuesi. Njoftimi për vdekjen ishte konfiskuar dhe nuk ishte lejuar dërgimi i telegrameve të ngushëllimit. Nuk ishte lejuar lajmërimi me kohë i funeralit, dhe ishte ndaluar varja e flamurit të zisë në ndërtesën e universitetit.
Studentët të cilët e përcollën funeralin ishin dëbuar prej Zagrebit nga autoritetet policore dhe tri ngjyrat kombëtare kroate që e dekoronin kurorën e luleve ishin hequr. Emri i vrasësit, Branko Zwerger, ishte i njohur. Organizata në të cilën ai ishte anëtar, po ashtu ishte e njohur (“Jugosllavia e Re”). Dihet se vrasësi ishte zgjedhur në natën ndërmjet 11 dhe 12 shkurtit, në banesën që i përkiste komandantit të qytetit, Gjeneralit Bellimarkoviq. Berkiq, Godler, Marqec dhe vrasësi Zwerger ishin anëtarë të organizatës “Jugosllavia e Re” e cila mori pjesë në vrasje. Përkundër kësaj, policia e Zagrebit njoftoi më 19 shkurt se vrasësi ishte i panjohur.
Faktet e mëposhtme i kanë paraprirë vrasjes së profesorit Shuflaj:
1. Me rastin e vizitës së Mbretit të Serbisë në Zagreb, në muajin janar, një numër personalitetesh më të njohura – udhëheqësve kroatë Dr. Vllatko Maqek, Dr. Ante Trumbiq, Dr. Mile Budak, profesorëve universitarë Dr. Filip Llukas, Dr. David Karloviq, Dr. Millan Shuflaj dhe të tjerë, u ishin dërguar letra kërcënuese të nënshkruara “Për Mbretin dhe për Atdheun,” sipas të cilave jeta e tyre dhe jeta e familjeve të tyre do të jetë çmimi, në qoftë se do të ketë protesta ose demonstrata gjatë vizitës së Mbretit në Zagreb.
2. Mbreti Aleksandër mbajti një fjalim publik para organizatës terroriste që mbante emrin “Jugosllavia e Re”, në të cilin ai foli rreth largimit të përfaqësuesve kroatë të zgjedhur nga populli, gjë të cilën ai edhe e bëri. Ai tha: “Unë i kam larguar përfaqësuesit kroatë.” Ai vetë e dha iniciativën, do të thotë urdhrin, për largimin formal të tij nga kuvendi, për t’u transformuar në largim fizik që është i përhershëm. 28 qershori 1928, kur udhëheqësit kroatë ishin vrarë në kuvendin e Beogradit, duhet të përdoret si udhërrëfyes.
3. Pas kësaj, shtypi qeveritar i bëri thirrje publikut për vrasjen e udhëheqësve të popullit kroat. Kështu në gazetën qeveritare “Naša sloga” (Uniteti ynë) në Sušak më 18 shkurt ishte shkruar: “Kokat do të shtypen.”
4. Në të njëjtën natë, profesori Shuflaj ishte vrarë në Zagreb. Shembulli i dytë i thirrjes së hapur për vrasje ishte botuar më 28 shkurt në revistën e Splitit “Zastava” (Flamuri), ndërsa thirrje tjera ishin botuar në revistën e Mariborit “Jugoslaven” (Jugosllavi). Disa anëtarë të “Jugosllavisë së Re”, të cilët e kishin për detyrë realizimin e vrasjes së kroatëve në shtetet e jashtme, me 12 mars ishin zënë në Vjenë, derisa bënin përgatitjet për vrasje, dhe i ishin dorëzuar gjykatave në Vjenë për seanca gjyqësore.
Një delegacion i përfaqësuesve kombëtarë të kroatëve i dorëzoi Ligës së Kombeve në Gjenevë një Memorandum, që mban datën 25 janar 1930, i cili u ishte dërguar edhe qeverive dhe organizatave të te gjitha shteteve kulturore, duke i paralajmëruar ato për situatën në Kroaci. Memorandumi ishte një akuzë para tërë botës kundër sundimit absolut të Mbretit të Serbisë dhe kundër terrorit dhe tmerrit të zgjedhës kundër popullit kroat. Siç e kanë dëshmuar edhe faktet, tmerret që nga ajo kohë janë bërë edhe më të mëdha. Duke e pas parasysh këtë gjendje alarmuese të problemeve, ne kërkojmë nga ju, Liga Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, të ndërmerrni të gjitha masat e nevojshme për ta ndalur këtë tirani të dhunshme të pafund.
Vrasja si mjet për arritjen e qëllimeve politike nuk duhet të tolerohet.
Lavdërimi i vrasësve si heronj kombëtarë nuk duhet të tolerohet.
Ne jemi të bindur se është detyrë e Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut t’u bëjë thirrje të gjithë atyre që respektojnë lirinë dhe të drejtat njerëzore të kombeve, ta kundërshtojnë tiraninë që sundon Kroacinë dhe të fillojnë protestën më të dinjitetshme. Të gjitha vendet, sidomos Franca, Gjermania, Polonia, Austria, vende ku ekziston Liga Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, e kanë përgjegjësinë të veprojnë si mburojë e këtij kombi të vogël, paqësor, dhe të emancipuar.
Ne presim vendimet tuaja dhe u dërgojmë përshëndetje të sinqerta.
Liga Gjermane për të Drejtat e Njeriut
Albert Ajnshtajn
Hajnrih Man
Prill 1931, Berlin.
(Nga anglishtja: Isa MULAJ (isa.mulaj@gmail.com)
Bibliografia - Bibliografija
Nga Mr.Tefik Geci
BIBLIOGRAFIA ANOTARE E VEPRAVE, ARTIKUJVE
DHE
RECENSIONEVE HISTORIKE E Dr MILAN ŠUFFLAY-t
«Dr. Milan Šufflay ishte historian dhe albanolog i shquar, aftësia mendore, intelektuale dhe shkencore e të cilit ka qenë jo vetëm mbi nivelin e kohës kur jetoi, por edhe mbi mesdataren e të sotmes edhe të një kohe bukur të gjatë të së ardhmes».
(Dr. Bartol Zmaji?)
Vepra shkencore historike e Dr. Milan Šufflay-t, e shkruar brenda një kohe tridhjetëvjeçare dhe e botuar në disa gjuhë, është me rëndësi të madhe për shkencën tonë historike, andaj edhe është më së miri që të parashtrohet nëpërmjet bibliografie anotare, sepse kështu do të përfshihet gjerësia e saj në një anë, si dhe përmbledhja e shkurtër regestare e saj, në anën tjetër. Kjo mënyrë e parashtrimit të veprës shkencore është rruga më e drejtë, e cila duhet parashtruar me qëllim që të kuptohet më së miri raporti i një shkencëtari të merituar, të pakompromis për humanizëm që paraplqen shkenca objektive, pikërisht ashtu siç ishte Dr. Milan Šufflay.
Para se të radhisim njësitë bibliografike të studimeve të Dr. Milan Šufflay-t, do të paraqesim ashtu kalimthi edhe ca të dhëna kryesore biografike rreth kushteve në të cilat u arsimua dhe përfitoi njohuri të plota e solide dhe mbi rrethanat politike brendapërbrena të cilave krijoi vepër dhe bëri emër në këndin e paharruar të shkencës, ngase një gjë të tillë e meriton.
I
Dr. Milan Šufflay u lind më 9 nëntor 1879 në Lepogllavë, vend me tradita kulturore të Kroacisë, në një familje intelektuale, sepse babi i tij Augustini ishte mësues në vend[5][17] andaj nuk është e rastit që biri i tij u përcaktua për studimin e “mësueses së jetës”.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa gjimnazin në Zagreb, me sukses të dalluar, posaçërisht në vitin 1897[6][18]. Si gjimnazist tregoi interesim të posaçëm për njohuri të gjuhëve të huaja klasike, latine e greke, sikurse edhe atyre të gjalla, adaj arriti të lexojë shkrimtarë e filozof në gjuhën gjermane, frënge, angleze, hungareze, italiane dhe në të gjitha gjuhët sllave. Gjuhën shqipe e zotëroi më vonë, kur filloi të merret edhe me të kaluarën e shqiptarëve, por nuk shkroi asnjë vepër apo artikull për këtë gjuhë.
Fakultetin Filozofik – Degën e historisë në Universitetin e Zagrebit e regjistroi më 5 shtator 1897 dhe e kreu me sukses të dalluar, më 6 korrik 1901.[7][19] Në të njëjtën kohë, Milan Šufflay studioi edhe në Universitetin e Vjenës dhe në Universitetin e Budapestit, por nuk dihet mirë për studimet që bëri, sepse nga indeksat nuk mund të shihet se kur dhe si i kreu këto studime.[8][20] Krahas historisë, të cilën e përvetësoi më thellë se të gjithë bashkëkohësit e evet, sepse lexonte, vepra e dokumente edhe origjinal, Milan Šufflay studioi edhe filozofinë për ta kuptuar më thellë ideologjinë dhe lëvizjen e saj në ngjarjet historike. Këtë të dhënë e shohim në disa studime në të cilat shënohet edhe si PHILO[9][21] Në njërën, sikurse edhe nëpër shumë recensione brenda të cilave analiza hetohet aftësia shumë e madhe e mendimeve filozofike në histori.
Pas mbarimit të studimeve në Zagreb, Milan Šufflay kaloi në Vjenëku punoi brenda vitit 1902-1903, pranë Institutit të Historisë në Akademinë e Shkencave të Austrisë dhe e përgatiti studimin e dytë me rëndësi: «Die Dalmatinische Privaturkunde”, për të cilin thuhet në ca vendese ishte hartuar si tezë e doktoratit,[10][22] ndërsa në disa vende të tjera përmendet si tezë e një studimi tjetër, i botuar kohë më parë në Zagreb.[11][23]
Kohën e shkurtë të cilën e kaloi në Vjenë Milan Šufflay e shfrytëzoi për t’u njohur me studiues të historisë, si me: Ludvig Talloczy-in me propozimin e të cilit shkoi për të punuar në Bibliotekë e Muzeut Kombëtar të Budapestit – Seksionin e dorëshkrimeve.[12][24] Këtu punoi deri në vitin 1908, duke bashkëpunuar me L. Talloczy-in, Dr. Jozef Bajzin, me të cilin krijoi miqësi të ngushtë. Brenda këtyre pesë vjetëve jo të plota në Budapes, Dr. Milan Šufflay-i i thelloi edhe më shumë njohuritë edhe për Historinë shqiptare dhe nxiti edhe të tjerët, si Talloczy dhe K. Jire?eku. Prej vitit 1906 e filloi punën për grumbullimin dhe publikimin e Akta Albania me ndihmën e madhe e shumëvjeçare të Jire?ekut dhe të Talloczyt. Në Budapes publikoi shumë studime, artikuj e recensione, si “Zazadok”, “Ungarische Rundschau” e tjerë, të ccilat nuk i kemi përfshirë në këtë bibliografi, përveç atyre të përkthyer ose të botuara edhe nëpër revista e gazeta të tjera. Kuptohet se shumica e këtyre artikujve dhe studimeve i kusshtohen historisë shqiptare.
Punën që e bëri në Budapest nuk e ndërpreu edhe pasi u pranua si profesor i rregullt në Universitetin e Zagrebit, ku ligjëroi Shkencat ndihmëse të historisë deri në vitin 1918, kur me dëshirën personale pensionohet me dokumentacion mjekësor si i sëmurë. Mirëpo, pensioni më shumë isshte si rezultat i disa pengesave që i lindën me studentë, të cilët e bojkotuan duke ia lëshuar ligjëratat.[13][25] Krahas këtyre përjetoi edhe disaa hetime pas fillimit të punës si profesor, nga të cilat më vonë u lirua. Të gjitha këto i përballoi dhe i tejkaloi më lehtë se sa angazhimin në usshtri më 1915, kur e detyruan të “dëshmojë” se vërtet ishte i paaftë. Këtyre punëve M. Šufflay u hyri më shumë për t'iu kundërvënë luftës së padrejtë imperialiste, të ciln s'e duronte dot, spese kishte mendime të pëerparuara mbi bashkëjetesën e të gjithë popujve.
Gjatë punës si professor në Zagreb, M. Šufflay punoi dhe publikoi shumë vepra dhe studime të pavarura nëpër revista shkencore të kohës. Me këto studime ai që atëherë ishte i afirmuar si albanolog e balkanolog në shumicën e qarqeve shkencore të Ballkanit dhe të Evropës, duke krijuar liddhje edhe më të ngushta me shumë historianë e albanologë të tjerë. Famën më të madhe e arriti, megjithatë, me Acta Albania, që u botua më 1913 dhe 1918, kohë kjo e favorshme për diplomacinë fillestare të Shtetit të ri Shqiptar. Kësaj periudhe të krijimtarisë i përkasin edhe studimet e rëndësishme, si «»Fatet politike të Themës së Durrësit», «rrethanat e Shqipërisë para turke» dhe «Biologjia e fiseve të popullit shqiptar». Që të trija këto studime lindën nga puna për AA.[14][26]
Pikërisht atëherë kur Dr. Milan Šufflay, pas vitit 1918, mendoi se u çlirua nga ato padrejtësi dhe shtrëngesa që i solli lufta Botërore, intrigat dhe përcjelljet që i lindësn si profesor në Univesritetin e Zagrebit, nëpërmjet të së drejtës së pensionimit që e fitoi, për një punë gjithnjë e më të lirë në fushën e shkencës hasi tani edhe në përjetime dukshëm më të forta dhe shumë më të rrepta në krahasim me ato që i kishte përjetuar më parë. Ndonëse nuk thyhen plotësisht, këto vuajtje ja ndalën vrullin e punës, për të cilën bëri sakrifica të mëdha, duke vendosur që të mos martohet dhe mos të krijojë familje. Mirëpo, ishte plotësisht i vetëdijshëm se fati i tij do ta sillte dhe orientonte valëve të një jete plot brenga shumë e shumë të rënda, të cilqave vendosi t’u përballojë sipas rastit dhe në mënyrë asketike. Qëllimi i parë i Dr. Milan Šufflay-t ishte dhe mbeti, deri në fund, shkencahistorike, objektiviteti dhe humanizmi i lartë i sajë, forca filozofike të cilën e kishte të njohur në detare më të thella, duke e parë vazhdimisht fitoren e sajë që e krahasoi me shumë viktima të parakohës së vet. Të gjitha këto e bënë më të fortë dhe të pathyeshëm dhe nuk kërkoi mëshirë, nga armiqtë e shumtë e të fortë.
Më 1919 u burgos me një grup shokësh, në krye të të cilëve ishte vetë, kështu që, pas hetimeve të mundimshme u dënua dhe e mbajti burgun dyvjeçar në Mitrovicën e Sremit[15][27].
Kuptohet se puna e tij u ndal dhe pushoi edhe për një kohë më të gjatë se sa denimin e Dr. Milan Šufflay-t e kundërshtuan shumë shkenctarë dhe institucione shkencore progresive të Jugosllavisë së vjetër dhe të vendeve e shteteve të tjera, por nuk patën sukses.
Fill pas mbajtjes së burgut Dr. Milan Šufflay sërish iu përvesh punës edhe më fort, duke shkruar shumë studime të pavaruara, artikuj dhe recenzione të ndryshme, shumicën e të cilave i botoi në “Obzor”, por edhe nëpër revista e gazeta tjera në Kroaci dhe jasht sajë. Bashkëpunim më të frytshëm me Seminarin për Filologji shqipatre dhe revistën e tij “Arhiv za Arba” vepra të njohura: “Historia e shqiptarëve të Veriut” edhe “Serbët dhe Shqipëtarët e simbioza e tyre”.[16][28]
Pasi nuk pati të drejtë të udhëtojë jasht Jugosllavisë së vjetër, tërë aktivitetin dhe lidhjen me botënn e jashtme shkencore, kuptohet të përcjellur këmba këmbës, e zhvilloi nëpërmjet të koroospodencës. Kështu edhe konkuroi në Universitetin e Budapestit si profesor i Historisë së popujve Evropës Juglindore, ku u pranua me respekt, por qaqt shkencore të diktatuurës së Mbretit nuk i dhanë leje.[17][29] Asokohe u lidh edhe me Akademinë Shkencore të Vijenës për vazhdimin e botimit të AA. nga e cila u nxit edhe qeveria borgjeze e Tiranës, me të cilën filloi korrospondenca që bënte fjalë për hartimin e një historie të Shqipërisë. Pas shumë përpjekjesh të dy anshme Dr. Milan Šufflay më në fund e mori pasaportën dhe udhëtoi për në Tiranë në janar të vitit 1931.[18][30]
Në Shqipëri qëndroi vetëm një javë ditë, i vendosur si musafir i Qeverisë së Tirnës në Hotelin «internacional» për të cilin shkroi fjalë të mira.[19][31] Këtu pat rastin t'i njohë për së afërmi vendet për të cilat i kishte kalu një kohë shumë të gjatë, pranë tryezës së punës, ditën dhe natën, kohë kjo e cila, nga 31 vjet të punës, këtyre viseve ua kishte kushtuar më shumë se dy dekada të plota.
Kuptohet se n ë Shqipëri Dr. Milan Šufflay-i përjetoi gëzime të thella shpirtërore dhe ringjallje të emocioneve të thella në thesarin e pafuind të hulumtimit shkencor. Ndoshta ai nuk e pa një Shqipëri siq e dëshiroi, me plot muze dhe bibloteka, por situaza dhe qëllimi, megjithatë nuk e dëshpëruan. Më shumë u dëshpërua pasi ishte kthyer në Zagreb, sepse shpesh i vinin në bansë «musafir me uniformë» dhe e pytnin vazhdimisht: »Gospodin Profesore šta ste nam donijeli iz Albanie?»[20][32] dhe kur mendonte se ishte kthyer duar thatë kuptohet se kthent përgjigje përkatëse . [21][33]
Atëherë kur erdhi një letër kërcënuese nga organizata ekstremiste «Për mbretin dhe atëdheun» e hetoi rrezikun.[22][34], jo vetëm M. Šufflay por edhe motra e tij, e cila e përcillte vazhdimisht dhe i ndihmonte. Mirëpo, përkundër të gjitha këtyre vërejtjeve, puna e Šufflay-t nuk kishe të ndalur. Kështu erdhi edhe dita kritike e 18 shkurtit të vitit 1931 në orën 20, 30 minuta, kur kishte dalë nga banesa për të ngrënë bukë dhe për t'u kthyer praopë në punë, e priti i sterhuar në oborrin e një ndërtese, agjenti policor me emrin Nikolla Juki? dhe, pasi i shkoi pas si vetima pa zë, e qëlloi në kokë me thupër hekuri special të përgatitur, gjë që u konstatua më vonë se ia kishte thyer ashtin dhe ia kishte lënduar trurin, për të ikur ashtu pa zë.[23][35] Mirëpo, u hetua prej disa kalimtarëve, u vërejt kah iku. Ata e ngritën trupin e Dr. Milan Šufflay-t dhe, pasi e strehuan, e ftuan ndihmën e shpejtë mjekësore, e cila kishte reaguar bukur shpejt dhe brenda ca minutash e sollën në spital. Këta pastaj dhanë deklarata në gazetën «Obzor» dhe rasti u ndriçua, por nga e gjithë kjo nuk pati dobi, sepse organet policore të Diktaturës Monarko-Fashiste të Aleksandër Kragjorgjeviqit nuk lejuan të zbulohet dhe urdhëruan me forcë që të mos shkruajnë më gazetat, kështu që ato ndërprenë edhe informatat, përkundër lajmit të mëparshëm se për këtë ngjarje do t'i informojmë lexuesit.
Organet policore e trajtuan këtë rast sikur edhe rastet tjera të oborrit monarko-fashist edhe përpejkjeve që i shkonin për dore Belimarkoviqit me shokë, penguan ceremoninë e varrimit në Mirovoj. Bashkëkohësit, studentë e historiaanë, mbanin mend se kur një grua tentoi të flasë, e penguan duke i thënë: «Ata që vranë Radiqët, të vranë edhe Ty.»[24][36] dhe pastaj u shkëput fjala me ndërhyrje të policisë, numri i të cilëve ishte i madh.
Trupi i vdekur i Dr. Milan Šufflay-t u varros ndërmjet vëllezërve Radiq dhe viktimave të tjera. Sipas qëndrimit të PKJ-së edhe zhdukja fizike e shkencëtarit dhe humanistit të madh, Dr. Milan Šufflay-jit u konsiderua si njëra ndër viktimat e numërta të terrorit monarko-fashist.
Mirëpo, parashikimet policore dhe trupa e tyre ato duar të fshehura të Qeverisë monarko-fashiste nuk ishin realizuar, sepse emri i njohur i shkencëtarit dhe hummanistit të madh Dr. Milan Šufflay-it bëri jehonë shumë të mamdhe në Evropë e më gjerë. Protestat që filluan të vinin nga të gjitha anët nga opinioni shumë i gjerë progresiv botëror, habiti të gjitha caqet proqeveruitare, madje edhe ca prej atyre institucioneve arsimore dhe shkencore të Jugosllavisë së vjetër borgjeze.
II
Kuptohet se kjo Bibliografi anotare e Dr. Milan Šufflay-yt, të cilën po e paraqesim këtu, i përket një bibliografie speciale, si nga përmbajtja e saj mediaveliste e historiografisë shqiptare dhe të asaj kroate, serbe e malaziase, edhe për arsye se është me një përmbajtje të shkurtë ose regestare. Gjithashtu, një bibliografi si kjo, është njëkohësisht edhe retrospektive, sepse i përket një kohe të kaluar së cilës i kthehemi me qëllim që të ndriçohet vepra shkencore historike e autorit në fjalë. Gjersa bibliografia anotare është speciale për nga përmbajtja e saj, bibliografia retrospektive është speciale për nga koha periudha bëhen përpjekje për t'u parashtruar, pas kalimit të një kohe të gjaatë. Mirëpo, as bibliografia retrospektive, as ajo anotare, siç dihet mirëfilli, nuk i përkasin asaj kulminante, sikurse do t'ishte bie fjala bilbliografia kritike, për hartimin e së cilës do të kërkohej jo vetëm kohë shumë të gjatë, por edhe njohuri degresive dhe kuptohe më e thukët se ajo e autiorit, të cilit i hartohet autobiografia, në rastin konkret kjo e Dr. Mlan Šufflay-t. Për hartimin e bibliografisë kritike të M. Š., krahas kohës që më këtë rast do të ishte relevante, nuk kemi as aftësi meritore në rastin konkret, sespe ky autor, siç kemi theksuar në fillimtë këtij punimi, duke vënë si moto mendimin e Dr. Bartol Zmaji?,[25][37] është i pakapërcyeshëm edhe në kohën e studimeve të sotme të mediavelistikës shqiptare dhe më gjerë.. kuptohet se për hartimin e një biblografie kritike për veprën e këtij autori duhet t'i përvishet një ekip i gjërë historianësh të kohës së mesme, të cilët brenda një kohe të gjatë do ta krynin një detyrë të tillë, detyrë kjo të cilën do ta kryejnë brezat e ardhshm.
Megjithatë i hymë një pune të tillë, do të thoshim me guxim për ta hartuar një Biblografi personale të veprës të Dr. Mlan Šufflay, duke u mbështetur kryekput në njësi biblografike, numri i të cilave do të jetë treshifrorë i mjaftueshëm në raste të tilla për shkencën biblografike. Të dhënat kryesore për të gjitha këto njësi biblografike i përmblodhëm brenda një kohe të gjatë disa vjeçare kryesisht në Zagreb, ku jetoi dhe veproi[26][38] dhe pjesën më të madhe të tyre e volëm nga disa biblografi të botuara siq është Biblografia e artikujve dhe recensioneve nga historia, arkeologjia, shkencat ndihmëse të histprisë, etnografia,[27][39] skedarët e biblotekav, nekrologjet, enciklopeditë dhe disa studime të tjera kryesisht historike. Kuptohet se një pjesë të tyre e nxorëm nga aparatura shkencore e veprave të vetë Dr. Mlan Šufflay-t, ndonëse citimet e tij fusnotare ishin tejet koncize, prandaj edhe mbesin si jo të plota. Në këtë Bbiblografi nuk i k emi evidentuar dorëshkrimet që gjenden në fondin e tij, sepse nuk janë të plota dhe si të cunguara nuk paraqesin vepra ose artikuj të plotë.[28][40] Njëherazi nuk i kemi shënuar edhe disa vepra dhe artikuj të dyshimtë për fjala vendi ose viti i botimit etj. Në raste të tilla i kemi mbetur besnik edhe kritikave ose recensioneve që janë shkruar lidhur me ato v epra ose artikuj, sepse ato ishin dëshmi e fortë për t'u verifikuar një publikim i tillë.
Si njësi të veqantë biblografike i kemi shënuar edhe botimin në gjuhë të ndryshme, sepse kishim parasyshë opinionin informues gjuhësorë dhe rolin e sajë. Ndërkaq, artikujt që i ka botuar autori në dy revista apo gazeta i kemi konsideruar vetëm si njësi biblografike, duke cekur edhe gazetën apo revistën tjetër ku është ribotuar. Mirëpo, një përmbledhje të artikujve që është botuar si e veqantë me 10 ose të njohura, krahas si botim të veqantë i kemi evidentuar edhe si njeësi të tjera biblografike dhe kuptohet se është fjala për njësi më shumë se sa është numri i përgjithshëm i tyre.
III
Opusin biblografik të Dr. Mlan Šufflay-t, e kemi klasifikuar në këto pjesë kryesore:
1. Njësitë biblografike të veprave të veqnata, ku janë përfshirë edhe ato punime
Šufflay është si bashkëautor sepse ai në ato punime vërtetë e kreu punën kryesore, ndërsa autorët më të njohur i vuri përpara tij nga respekti që kishte për ata në njërën anë dhe nga modesita si punëtor shkencor në anën tjetër.
2. Artikujt e gjatë shkencorë që i botoi nëpër revista të njohura, që mund të merren edhe si vlera të veqanta, si për nga vlera ashtu edhe për nga problemi që ato mernin në shqyrtim, për historijografinë shqipëtare të mesjetës.
3. Artikujt e kritikave ose recensioneve që u botuan me rastin e daljes në dritë të veprave të ndryshme historike, në gjuhë dhe vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
4. Artikujt polimizues me shkenctarë të ndryshëm lidhur me recensione e diskutime të ndryshme dhe,
5. Artikujt dhe recensionet për vepra ose punime të Dr. Mlan Šufflay-t që i shkruajtën shkenctarë të n dryshëm e që vlersojnë punë profesionale të tijë. Mendojmë se edhe këto punime duhet të përfshihen edhe pse nuk i shkroi ai, për arsye se dëshmojnë vlerën e punimeve të tij dhe kështu janë të shkruar pikërisht për këto njësi biblografike.
Në fund e ndij për detyrë parësore të përmend posaqërisht se kjo biblografi e Dr. Mlan Šufflay-t nuk është, as që mund të jetë e plotë për arsye të ndryshme, sidomos për ato n jësi biblografike që i botoi edhe në gjuhët e huaja nëpër revista e gazeta të vendeve të ndryshme, të cilat nuk kemi pasur mundësi t'i gjurmojmë. Gjithashtu është e vërtetë objektive se mund të kemi lëshime edhe në njësi të botuara, që duhet të përfshihen më vonë dhe studime tjera, sepse i meriton ky shkenctar dhe humanist i madh.
Xhafer Leci: Vrasjet dhe kidnapimet në mërgim
E diel, 02-03-2008, 09:25am (GMT)
Nga UDB-a jugosllave prej vitit 1946-1989 janë vra ose kidnapua 69 atdhetarë kroatë.
Nga: Xhafer Leci
Të vrarët
Viti |
Shteti |
Viktimat |
Ivo Protulipac | ||
Ilija Abramovi? | ||
Dinka Doman?inovi? | ||
Rudolf Kantonci | ||
Mate Mili?evi? | ||
Joze Jeli?, Mile Jeli?, Vlado Murat, An?elko Pernar, Marijan Šimundi?, Petar Tominac | ||
Josip Krtali? | ||
|
Pero ?ovi? | |
|
Nedjeljko Mrkonji? | |
|
Ante Znaor | |
|
?uro Koki?, Vid Mari?i?, Mile Rukavina, Krešimir Tolj, Hrvoje Ursa | |
Mirko ?uri?, Nahid Kulenovi? | ||
|
||
Ivo Bogdan | ||
|
Maksim Krstulovi? | |
|
Mirko Šimi? | |
|
Mijo Liji? | |
Rosemarie Bahori?, Stjepan Ševo, Tatjana Ševo | ||
|
Branko Jeli?, Ivan Mihali?, Josip Seni? | |
Josip Buljan-Mikuli? | ||
Mate Jozak | ||
Nikola Martinovi? | ||
|
Matko Bradari? | |
|
Vinko Eljuga | |
|
Ivica Mioševi?, Nikola Penava, Ilija Vu?i? | |
|
Stipe Mikuli? | |
Ivan Tuksor | ||
JAR??? |
Jozo Ore? | |
|
Ivan Vu?i? | |
|
Križan Brki? | |
Cvitko Cicvari?, Goran Še?er | ||
|
Marijan Rudela, Zvonko Štimac | |
Mirko Desker, Nikola Mili?evi? | ||
Mate Koli? | ||
|
Petar Bilandži?, Ivo Furli?, Ivan Juriši?, Mladen Juriši?, Ante Kosti? | |
|
Stanko Niži? | |
Stjepan ?urekovi?, Franjo Mikuli?, ?uro Zagajski, Milan Župan | ||
Slavko Logari? | ||
Franjo Maši? | ||
Damir ?urekovi? | ||
|
Ivan Hlevnjak | |
Ante ?api? |
Lexues të nderuar, po jua përkujtojmë premtimin tonë para një viti se brenda vitit kalendarik do të bëhet Monografia, por fatkeqësitë nuk mund të parashihen: profesori im. z. Mr. Tefik Geci rrëshqiti në akull dhe e theu dorën e djathtë, kështu që marshuta jonë e fundit për në arkivat Sofje-Tiranë-Zagreb, u shty për më vonë.
[2] Darko Sagrak: Dr. Milan Shufflay HRVATSKI ARISTOKRAT DUHA, Zagreb, 1998, f. 111.