Faleminderit
Milazim Kadriu: Në tre vjetorin e rënjes u përkujtuan Mon Balaj dhe Arben Xheladini
E shtune, 13.02.2010, 08:55 PM
Arben Xheladini Mon Balaj |
NË TRE VJETORIN E RËNJES U PËRKUJTUAN MON BALAJ DHE ARBEN XHELADINI
Nga Milazim KADRIU
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, përkujtuan protestën e përgjakshme të 10 shkurtit të vitit 2007, ku humbën jetën edhe dy protestues - Mon Balaj dhe Arben Xheladini dhe u plagosën 83 aktivist të tjerë.
Në nderim të rënëve Vetëvendosje ka bërë homazhe tek varri i Mon Balajt në Besianë , varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, si dhe vendosen lule edhe te pllaka përkujtimore në sheshin "Nëna Terezë", kurse në kinemanë ABC u shfaq filmi "10 Shkurti" dhe më pas u mbajt akademi përkujtimore. Aktivistët e kësaj lëvizjeje, edhe pas tre vjetëve, kërkojnë që vrasja e qytetarëve kosovarë nga policët e kontingjentit rumunë të zbardhet.
Me këtë rast, lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka thënë se edhe tre vjet pas vrasjeve qëllimi politik i demonstratës së 10 shkurtit mbetet aktual, ndërsa vlerësoi se tani EULEX-i dhe UNMIK-u po bëhen bashkëpunëtorë në një krim që ka pasur për qëllim heshtjen e opozitës politike në Kosovë dhe shkatërrimin e të gjithë atyre, të cilët kërkojnë liri e vetëvendosje për popullin e Kosovës.
Ndërsa, profesori i historisë nga Tirana, Hysabedin Feraj tha se vazhdimi i mohimit që i bëhet popullit të Kosovës për vetëvendosje tregon se ndoshta për këtë nuk mjaftojnë dy të vrarë.
“Kjo dëshmon se nuk mjaftojnë ndoshta dy vetë të vrarë, ndoshta do të duhen më shumë për fat të keq”, është shprehur ai.
Duke përkujtuar të rënët e 10 shkurtit, aktivistja Vlora Haxhimehmeti tha se padrejtësia dhe vrasjet e bëra nga UNMIK-u mund të vazhdohen edhe më tutje, andaj nevojitet një bashkim i veprimit për të kërkuar drejtësinë.
Ajo tha se asnjë kompensim i ofruar për familjet e Monit dhe Arbenit në këmbim të heqjes dorë nga e drejta e tyre për të ndjekur penalisht UNMIK-un dhe OKB-në nuk do të kenë sukses.
Tashmë janë bërë tri vjet kur ndodhi demonstrata e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, demonstratë kjo që ishte kundër planit të Ahtisarit dhe ku kërkohej e drejta për vetëvendosje. Në këtë demonstratën forcat policore të UNMIK-ut kanë vranë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, ndërsa i kanë plagosur më shumë se 80 protestues dhe kanë arrestuar me dhjetëra të tjerë.
Në varrezat në Besianë Mon Balaj prehet bashkë edhe me tre atdhetarët tjerë Hamit Abdullahu, Xheladin Rekaliu e Sami Rama
Në varrezat e qytetit në Podujevë,në trevjetorin e rënies është përkujtuar Mon Balaj me ç 'rast nga bashkëveprimtar,familjar dhe qytetar tjerë janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh. Me këtë rast Frashër Krasniqi, nga lëvizja "Vetëvendosje!" tha se nuk mund të jetë vital një komb i cili në gjirin e vet nuk ka djem e vajza që për lirinë kombëtare do të flijojnë edhe jetën. Pra, rënia që është shkalla më e lartë e sakrificës në rezistencë, dëshmon që pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme të armiqve, kombi nuk po vdes. Dhe kombi po jeton vetëm falë rezistencës deri në vdekje të bijve dhe bijave të tij. sepse, vetëm gatishmëria për të dhënë edhe jetën për ideale, të bën vërtetë të lirë. Kurse liria është parakushti kryesor për vitalitetin e një shoqërie.
Ndërsa axha i Mon Balajt,Nebih Balaj duke falënderuar familjarët e dëshmorëve që ishin të pranishëm , veteranët e luftës, shokët, miq, farefis dhe të gjithë pjesëmarrësit përkujtoi se si tha ai në këto varreza ku jemi, unë si i ri mbaj mend që kemi katër atdhetarë, është atdhetari Hamit Abdullahu, Xheladin Rekaliu, Sami Rama dhe tash i fundit Mon Balaj. Për këtë dhe është derdh gjak dhe për të fituar lirinë, atdheun e Kosovës është dashur një gjak edhe i gjeneratave më të hershme, prandaj Kosova sot është atdhe i barabartë për të gjithë edhe për ata që ishin kundër Kosovës dhe lirisë së saj edhe ata që punuan kundër interesave të saj edhe ata që punuan veç për interesave të veta, edhe ata që punuan me armikun shekullor. Pra jemi të barabartë edhe me ata që i kanë lënë këto gjurmë në bazë të të cilave e kemi lirinë ne sot. Kush sot mund të jetë ballëhapur sesa ata që i dhanë bijtë dhe bijat më të mëdha për lirinë e Kosovës.
Lëvizja "Vetëvendosje" kritikon administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe autoritetet përgjegjëse për krijimin e pengesave në vënien e drejtësisë për rastin e vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt. Tri vjet pas protestës së 10 shkurtit, e cila rezultoi me dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, Kombet e Bashkuara ende nuk e kanë përmbyllur rastin.
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi: Dëshmorëve të Feronikelit
Luan Topçiu: In memoriam - Ibrahim Kodra
Xhevat Rexhaj: Istogasi Ibish Rugova
Uran Butka: Pjetër Arbnori si simbol i qëndresës
Vladimir Shyte: Pishtarë që kurrë nuk shuhen
Poezi për Dëshmorët e Kombit nga Dibran Demaku
Origjina e Skënderbeut, Dokument i rrallë i 1368 përmend Kastriotët nga Kanina e Vlorës
Halit Bogaj: Fatma Zyberi
Ramazan Ilnica: Rifat Manjani - Dëshmori i Lirisë
Baki Ymeri: Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë
LDD në Suedi: Mbledhje komemorative me rastin e ndërrimit jetë të nderit Fadil Ferati
Kujtim Mateli: Hasan Pacani i Mazhanit - shëmbëlltyra e vlerave përmetare
Kastriot Shkreli: Ndue Jaku (1896-1948)
Hajro Hajra: Nëna Tereze në Feniks të Arizonës
Ylli M. Dilo: Pano Xhamballo
Milazim Kadriu: U shënua 20 vjetori i vrasjes së dëshmorit Fadil Talla nga forcat e ish APJ-së
Neki Lulaj: Dy Burimet e Istogut
Xhevat Rexhaj: Sot Istogu dhe Kosova filluan ditën me lot dhe pikëllim
Milazim Kadriu: Zahiri, Edmondi e Hakifi i qëndruan me besnikëri betimit para flamurit kombëtar shqiptar
Neki Lulaj: Zahiri - Edmondi e Hakifi