Faleminderit
Milazim Kadriu: Shaban Shala u flijua për Flamur, Gjuhë e Liri Kombëtare
E shtune, 20.02.2010, 10:58 PM
Shkolla fillore dhe e M.E.U,,Shaban Shala’’ka shënuar 89 vjetorin e punës edukativo arsimore si dhe 77 vjetorin e lindjes së dëshmorit
SHABAN SHALA U FLIJUA PËR FLAMUR GJUHË E LIRI KOMBËTARE
Nga Milazim KADRIU
Shkolla fillore dhe e M.E.U,,Shaban Shala’’në Besianë ka shënuar 89 vjetorin e punës edukativo arsimore si dhe 77 vjetorin e lindjes së dëshmorit të kombit Shaban Shala emrin e të cilit me krenari e mban. Shënimi i këti përvjetori u bë në pranin e prindërve,mysafirëve dhe qytetarëve të shumtë si dhe strukturave komunale është mbajtur në ambientet e sallës së edukatës fizike të kësaj shkolle.
Me këtë rast Drejtori i DKA-së,Nexhmi Rudari, në fjalën e tij ka inkurajuar nxënësit dhe kolektivin e kësaj shkolle që të vazhdojnë të përkushtuar në thellimin e reformave të filluara duke ngritur edhe më tej cilësinë në mësim. Ai i ka dhënë mbështetje këtij kolektivi në të cilin ku si është shprehur ai dikur ishte edhe nxënës dhe mësimdhënës duke pohuar se kjo shkollë është ndër shkollat me më traditë jo vetën në Llap,por edhe më gjerë. Ndërsa për historikun e shkollës rritën dhe zhvillimin e saj ka folur drejtori i shkollës, Skënder Gashi. Ai tha se shkolla është themeluar më 22 nëntor 1921 në një shtëpi private, por që filloi të rritej dhe të shndërrohej në një tempull vërtetë të diturisë. Gashi ka pohuar se në vitin 1992, kur edhe pavarësohet arsimi shqip,shkolla emërohet me emrin e patriotit dhe veprimtarit Shaban Shala. Gjatë kohës së okupimit klasik të Kosovës, përkatësisht të privimit nga puna të gjithë punëtorëve shqiptar edhe nxënësit bashkë me personelin arsimor të kësaj shkolle largohen me dhunë nga objekti shkollor duke u detyruar që mësimin ta zhvillojnë në kushte jo normale të shpërndarë në 3 objekte në periferi të qytetit. Ndërsa,pas luftës në vitin 1999 pas dëbimit të Serbisë kolonialiste,nxënësit bashkë me personelin arsimor të shk. “Shaban Shala” u kthyen në lokalin e tyre shkollor ku edhe sot ndjekin mësimet e tyre. Sot në kuadër të shkollës “Shaban Shala” mësimet i ndjekin 1980 nxënës,në 63 paralele me të cilët punojnë 94 punëtorë, por që sipas tij vështërsi në vete paraqet zhvillimi i mësimit në tri ndërrime për shkak të mungesës së hapësirës fizike. Në kudër të shkollës ekziston edhe paralelja e ndarë fizike te Enti Parashkollor me 18 paralele po ashtu me 3 ndërrime. Gashi, në fund të fjalës së tij është zotuar duke thënë se kolektivi dhe nxënësit e kësaj vatre të diturisë do të vazhdojmë rrugën e shkronjave shqipe për të mbetur kështu pjesë e pandashme e historisë së re, pjesë e ndërtimit të institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Me këtë rast për të pranishmit është shfaqur një program i larmishëm artistik i përgatitur nga nxënësit dhe arsimtaret e vyera të këtij kolektivi,Bedrije Sadiku dhe Afërdita Dibrani-Çitaku.
Shaban Shala tërë jetën ia kushtoi atdheut
Shaban Shala u lind më 16 shkurt 1933 ne Letan (ish Letanc) të Besianës (ish Podujevës) në një familje liridashëse dhe trime. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën Normale e kreu në Prishtinë. Si mësues filloi të punojë shumë herët (në moshën 15 vjeçare) në fshatrat e Llapit dhe të Gallapit si në Gurishtë (ish- Lupç i Epërm), Kështjellas (ish-Popovë), Murgull, Pollatë, Dabishevc, Tuxhevc dhe më vonë edhe në Tetovë.
Në rrethin e Llapit dhe më gjerë Shaban Shala dhe vepra e tij është e respektuar nga të gjitha gjeneratat. Shabani i flamurit, u flijua për flamur gjuhë e liri kombëtare, ishin fjalët e shkurta që thuheshin për te, por që përmblidhnin tërë aktivitetin e tij.
Në vitin1949 bëhet anëtar i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Pas një veprimtarie në kuadër të kësaj organizate në vitin 1952 rrezikohet të burgoset dhe bashkë me bashkëveprimtarët Ibrahim Demollin, Shaban Zhijeqin dhe Nuhi Gashin vendosin të ikin për Austri dhe atje të njoftonin opinionin ndërkombëtar për gjenocidin që zhvillonte pushteti komunist mbi popullin shqiptar, mirëpo duke dashur të kalojnë kufirin burgosen në rrethin të Mariborit në Slloveni dhe më vonë i kthejnë në burgun e Prishtinës ku gjykata e instaluar serbe e dënon me 1 vit burg të rëndë bashkë me grupin e përbërë prej: Sabit Kapiti, Ibrahim Demolli, Xhafer Mehmeti, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Nuhi Gashi, Shaban Zhijeeqi, Hamit Zhitia dhe Jusuf Ismaili. Pas daljes nga burgu detyrohet të shtrihet në spitalin e Nishit dhe Beogradit për të u shëruar nga pasojat e torturave.
Më vonë njihet dhe bashkëvepron me veprimtarët Metush Krasniqin, Ali Pecin, Adem Kastratin, Tefik Gecin, Ndue Nikajn, Sejdi Kryeziun, Mehmet Krilevën e shumë të tjerë.
"Për atdhe, për liri, për gjuhë, për flamur, jeta ime ju qoftë falë këtyre idealeve" !!.Burgoset për të dytën herë me 28 shkurt 1956 në Gjilan bashkë me veprimtarët Ali Peci nga Mitrovica, Emrush Lluçkun nga Përlepnica e Gjilanit. Në mungesë provash pas disa muajve konkretisht me 16 qershor 1956 lirohet nga gjyqi i Gjilanit.
Me 28 nëntor 1960 dhe 1961 anëtarët e kësaj organizate gati në gjitha trevat e Kosovës ngritën flamuj kombëtar me shqiponjë dykrenare, të cilët flamuj i kishte përgatitur vet Shabani me bashkëshorten Sadijen. Flamuri kombëtar shqiptar atëherë ishte i ndaluar dhe i inkriminuar nga pushteti.
Herën e tretë Shaban Shala burgoset me 27.shtator 1962 së bashku me veprimtarët tjerë si R. Rekaj, Faik Mehmetin, Ali Pecin, Mustafë Kikajn, Sadik Malokun e të tjerë.
Shaban Shala shumë herë ishte shprehur se "Robëria për mua është shumë më e rëndë se sa vdekja. Kam vendosur që edhe jetën ta jap për atdhe, gjuhën shqipe dhe për flamurin kombëtar. Një popull që nënshtrohet vdes. Nuk jam as i pari as i fundit në radhën e qindra veprimtareve që rezistojnë për lirin e popullit shqiptar. Është burrëri të qëndrosh dhe rezistosh deri ta arrish lirin. Vetëm njeriu i lirë është me plot kuptimin njeri ".
Azem Makolli që ishte në burg gjatë të njëjtës kohë dhe gjatë torturës në ditën fatkeqe me 20 janar 1963 kur u mbyt në torturë Shaban Shala, dëshmon se " dhoma ku na torturonin i ngjante një arene gladiatorësh kurse ne ishim duarlidhur. Shabani u ishte nënshtruar torturave çnjerëzore, por ai ishte i panënshtrueshëm, dëgjonim zërin e tij "Për atdhe, për liri, për gjuhë, për flamur, jeta ime ju qoftë falë këtyre idealeve" !!.
Dëshmitarja tjetër që po ashtu në atë kohë ishte në burgun e Prishtinës zonja Hyrije Hana thoshte se Shabanin e mbytën në rrahje e sipër kurse ai brohoriste: "Rroftë Shqipëria Etnike, rroftë liria, Poshtë klika e Titos dhe Rankoviqit."
Komentoni
Artikuj te tjere
Mark Marku: Komunikimi politik i Rugovës
Jorgo S. Telo: Nderim i përjetshëm për zbatuesit e ligjit
Agim Gashi: Me fat Pavarësia o Adem Jashari
Baki Ymeri: Pasardhës të denjë të rilindësve tanë
Sami Repishti: Mbi kontekstin historik të fenomenit Gjergj Kastrioti - Skendërbeu (1405-1468)
Vebi Xhemaili: Xhemë Hasa, ky kolos shqiptar e ka vëndin përmbi Urën e Gurit në Shkup...
Milazim Kadriu: Në tre vjetorin e rënjes u përkujtuan Mon Balaj dhe Arben Xheladini
Agim Gashi: Dëshmorëve të Feronikelit
Luan Topçiu: In memoriam - Ibrahim Kodra
Xhevat Rexhaj: Istogasi Ibish Rugova
Uran Butka: Pjetër Arbnori si simbol i qëndresës
Vladimir Shyte: Pishtarë që kurrë nuk shuhen
Poezi për Dëshmorët e Kombit nga Dibran Demaku
Origjina e Skënderbeut, Dokument i rrallë i 1368 përmend Kastriotët nga Kanina e Vlorës
Halit Bogaj: Fatma Zyberi
Ramazan Ilnica: Rifat Manjani - Dëshmori i Lirisë
Baki Ymeri: Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë
LDD në Suedi: Mbledhje komemorative me rastin e ndërrimit jetë të nderit Fadil Ferati
Kujtim Mateli: Hasan Pacani i Mazhanit - shëmbëlltyra e vlerave përmetare
Kastriot Shkreli: Ndue Jaku (1896-1948)