Faleminderit
Jorgo S. Telo: Nderim i përjetshëm për zbatuesit e ligjit
E merkure, 17.02.2010, 10:59 PM
NDERIM I PËRJETSHËM PËR ZBATUESIT E LIGJIT
(Refleksione rreth misionit të përgjakur të 7 gushtit në Durrës)
Nga Jorgo S. TELO
“Eh, ti, djall, o djall i zi,
Pikëllove sa shtëpi?
Katër nëna morën plagë,
Katër gra vejusha ngrinë.
Nuk u shkon mendja për shpagë;
Veçse te fëmijët jetimë…
Flet çdo zemër e helmuar…
“O katil, qofsh i mallkuar!”
Kush i vendos gurë nën rrota zhvillimit normal?Kush i dredhon drejtësisë?Kush godet ligjzbatuesit e ligjmbrojtësit e nje shteti demokratik?
E kush tjeter veç dkujt që parapëlqen anarshinë, mjegullnajën,zhurmën, ndotjen e përgjithshme shpirtërore e politike, për të vrapuar pa pengesa në rrugen e vet të pistë në drejtimet veta të d yshimta e ndjellakeqe që dine të ushqehen veçse me trafik, me krime ekorrupsion, me mashtrim, drogë e prostitucion…
…Nuk kish se si të ndodhte ndryshe përkundruall një akti të pashëmbullt njerëzor të katër oficerëve të policisë, që u përballën me çmendurinë kriminale të djallit – vampir; të atij që çdokush edhe sot e kësaj dite pas rreth dyzet ditësh e anatemon pareshtur për vdekjen që u shkaktoi katër jetëve në lulëzim…
Djalli ende nuk po heq dorë nga djallëzitë: Përhap lajm, se gjasme nuk e dinte se kishte të bënte me policë, por me ndjekës kundërshtarë…ndaj qëlloi mbi ta… Sërish tenton të lëshojë tymnajë mbi drejtësinë, mbi një popull të turbulluar nga makthi i tragjedisë së pashembullt…
xxx
…Kaloj ngadalë mendueshëm nga blloku ku banoj drejt bulevardit kryesor të lagjes “18 shtatori”. Matanë bulevardit sytë më ndeshin së pari te porta masive hyrëse e Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Komisariatit, institucione shtetërorë që, duke u mbështetur tek ligji, e mbrojnë atë, mbrojnë qetësinë e përgjithëshme, mbrojnë jetën e kërcënuar përherë nga antijeta, mbrojnë normalitetin njerëzor të komunitetit ku jetojmë. E këtë mision fisnik e kryejnë ata që lëvrijnë pareshtur, herë qetas e pa bujë brenda e jashtë institucionit e here rrufeshëm e me ngut, sipas informacionit më të ri që kerkon zgjidhje…Të tillët ne me një emër të vetëm përgjithësues i quajmë “policë”.
Si për ironi e për habi disa hapa larg portës kryesore të Komisariatit syri të mbërthehet me një ndjesi të frikshme te një tjetër tabelë: “Shërbimi Funeral”(ku duket numri i telefonit të këtij shërbimi human të domosdoshëm). Porse mua sepse më krijohen përfytyrime të trazuara… Dhe shprehem me vete pëmes një pyetjeje retorike: “Pse kaq pranë mbrojtësja e jetës me shërbesat pas shuarjes sonë nga kjo jetë?” E kuptoj që në këtë rast nuk ka ndonjë gjë të organizuar apo të urdhëruar, por sidoqoftë truri ngacmohet edhe nga rastësitë…
Imagjnata merr krahë e sakaq mbërrin në Durrës, ku kacafytej jeta me vdekjen…
Ngjitem deri te stacioni i urbanëve. Tentoj të kaloj kryqëzimin.
E nuhati polici dilemën time “të eci, apo të pres dhe ca…!” dhe, jo vetëm që u jep sinjal makinave të ngadalësojnë, por më avitet, më merr përkrahu e më shoqëron në anën tjetër, te parkimi i taksive… E falënderoj me gjthë shpirt. Shumë policëve të tillë u takon jo vetëm falënderimi, por dhe përgëzimi e nderimi, kur rrezatojnë kulturë, mençuri e shpirtgjerësi. Jo se e kanë për detyrë shërbmin ndaj një invalidi, por i “detyron” shpirti pastër dhe i pasur. Të tillët police shmbullorë nuk i kanë të paktë strukturat tona të policisë, ndaj e thelloj mendimin, kur kujtoj se si janë prerë në mes jetët e sa e sa policëve në krye të detyrës së shenjtë, së cilës i përkushtohen me mish e me shpirt.
Dora gjakatare e katilit kish kohë që printe ligësinë në trojet e tranzicionit shqiptar, duke vegjetuar serbes nga njëri krim në tjetrin “pa i hyrë gjemb në këmbë…”
Të shfletosh nëpër faqe interneti befasohesh nga mendimet e ndjesitë e shprehura për këtë ngjarje kaq makabre që tronditi policinë shqiptare…Gjen gjithandej edhe shprehjen e dhimbjes pikëllimtare për “jetëprerët”, dhimbje që përcillet e komentohet me arsyetime të ekulibruara; por mjerisht gjen aty – këtu dhe shfaqje opinionesh të pozicionuara sipas preferencave bindësore politike apo ideologjike, kur dihet që policia funksionon jashtë kuadraturave politike e ieologjike në çdo shtet demokratik të vërtetë.
Të përballesh me krimin e organizuar, për mendimin tim, është një akt sublim e vetëmohues i paraparë për çdo pasojë të mundshme. Këtu qëndron edhe bukuria dhe esenca e madhështisë së kësaj pune tejet sakrifikuese që bën policia...
Mbrojtësit e ligjit e të rendit, të përbetuarit e të përkushtuarit antidrogë, antitrafik, antikorrupson e antiprostitucion; të vetëdijshëm për funksionin e detyrën, tek të cilat përfshihen tërësisht, përkundrejt një misioni krejt të moralshëm, nuk kish se si ta futnin në “shishe” Djallin e mbetur frelëshuar me duar të zgjatura e gjuhë të helmëta, pa hedhur hapat vetëmohues, që karakterizojnë atdhetarët e vërtetë, njerëzorët e vërtetë.
Drithërimë ndjeu Shqipëria:
Katër vatra mbuloi zia…
Shungulloi Adriatiku,
Gjaku tokën kur stërpiku.
Edhe Dajti s’mbahej dot,
Si t’i terte ata lot…?
Në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, në emër të jetës paqësore, të qetësisë publike e të ardhmërisë nuk janë të paktë punonjësit e policisë së çdo rangu që rrezikojnë vetveten vetëdijshëm e trimërisht bindshëm, duke lënë pas emrin e mirë, veprën e paharruar, kujtimin e tyre të përndritur në fletët e historisë…
Të përpiktë gjer në fanatizëm ndaj ligjit të shtetit të katër bijt’ e nënave përqafuan vdekjen, pa e tërhequr këmbëzën e armës drejt katilit tinzar, duke i qëndruar besnikë me stoicizëm të paparë ligjit për kësi rastesh…Katili dhe në çastet e pashpresa të përfundimit të tij të turpshëm, nuk u shkëput dot nga shpirti prek krimineli të paskrupullt. Edhe në grahmat e fundit djalli i zi nuk mund të hiqte dorë nga ligësia...
Javët, ditët dhe orët rrjedhin në vragën e kohës…
Të realizosh sa më efektshëm policimin si shkencë më vete në një komunitet të caktuar lidhur më serinë e çshtjeve të shumta që kërkojnë zgjidhje sa më optimale, kërkjnë së pari njohjen e mirë e të saktë të ligjshmërisë, të problemeve të botës ogurzesë të krimit, njohjen e saktë të problematikave të sigurisë e rrugët e zgjidhjes së tyre në gërshetim të të gjitha hallkave që i lidhin ato…
Përditë e më tepër vërejmë një shërbim profesional në rritje, përsa po flasim…
Duan të thonë se koha qenka ilaçi më efikas për të shëruar plagë e për të harruar dhimbjet shpirtërore. Mirëpo vetë jeta ka treguar edhe të kundërtën e kësaj sentence. Dihet që treguesi më i përpiktë është realiteti. Shkallën e harrimit e të mos harrimit të një ngjarjeje, të një dhimbjeje e rrëfen thellësia e “plagës”…
Vetëkuptohet që dhimbja e plagëve të masakrës së 7 gushtit mbi trupat bukuroshë e lastarë të katër policëve: (Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari, Kastriot Feska) nuk i duron kurrsesi politizimet, sipas orekseve e orkestrimeve individuale e bindjeve politike…
Jeta ka treguar e tregon se jo çdo dhimbje mund të kalojë kollaj në prehërin e harresës.
Si mund të harrojë një zemër prindi, një zemër gruaje, një zemër fëmije, teksa nuk sheh më me sy, nuk prek më me dorë e nuk dëgjon më zërin e atij që e shihte dhe dëgjonte me përgjërim e dashuri të pakufishme? Kurrën e kurrës!
Shteti, menjëherë pas përjetimit të tronditjes shokuese, mori situatën në dorë: Në nderim të aktit heroik të punonjësve të policisë dita e nesërme u shpall ditë zie; u përshfaq dukshëm solidariteti i shtetit dhe pushtetit me të katër policët e misionin e tyre të qartë; u ulën flamujt në të gjitha institucionet shtetërorë në gjysmështizë,duke mbajtur një minutë heshtje e duke ndërprerë çdo veprimtari argëtuese. Qeveria i shpalli të katër “Dëshmorë të Atdheut”.
Ata merituan përfundimisht prehjen e përjetshme në vorrezat e dëshmorëvet të atdheut, se të tillë i titulloi Qeveria për aktin më të lartë pas pëfundimit të misionit, duke shtënë ne dore djallin e zi, për t’ia dorëzuar drejtësisë.Këtë akt e paguan të katërt me jetët e veta.
Jo më kot ja vlen të parafrazojmë këtu edhe nënvizimin e Kryeministrit: “Lufta ndaj krimit e ka një çmim…Duke zbatuar ligjin, edhe duke vdekur, ata mund ta vrisnin.”
Pra, sipas Kryeministrit, ata edhe mund të qëllonin mbi të shumëkërkuarin e rrezikshëm e të ruanin jetët e veta, por ata zbatuan ligjin… Ky akt ngrë lart e vlerëson drejt çdo vepër që kryhet në emër të ligjit.
Të katër dëshmorët megjithë fundin tragjik, jetuan madhërisht në jetë si shëmbëlltyra të vërteta të antikrimit, duke mbetur përjetsisht objekt referimi e frymëzimi jo vetëm për trashëgimtarët e tyre, por dhe për gjithë breznitë në radhët e policisë së shtetit shqiptar.
Sot kur përkujtohet dita e çlirimit të Gjirokastrës, përfytyroj kortezhin e gjatë që nderon dëshmorët në vorrezat përkitse, duke vendosur mbi ta lule të freskëta.
Ndërkohë atje, në Kryeqytetin tonë të dashur syri depërtues më shikon edhe të afërmit e familjarët e katër dëshmorëve më të rinj të atdheut:
Mbi mermer i përqendruar
Një djalosh me lule n’duar.
Ledhaton fotografinë.
Nëpër buzë diç mërmërin:
“Po ec, babë, në gjurmët e tua
Ashtu siç më ke mësuar…!”
Do doja të qëndroja pak edhe te besueshmëria që duhet të krijohet gradualisht në ngjitje lidhur me marrëdhëniet endërsjellta polici – komunitet.
Dihet se nga këto marrdhënie varet dhe cilësia e realizmit të detyrave përditësore. Jam i sigurt se edhe polici më i thjeshtë e më i ri në detyrë më së pari e më së tepërmi këto kërkesa të domosdoshme përvetëson, për ta pasur më të lehtë detyrën e lartë fisnike ndaj atdheut e popullit, të cilit i shërben me devotshmëri në mbajtjen me nder të një betimi solemn…
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi: Me fat Pavarësia o Adem Jashari
Baki Ymeri: Pasardhës të denjë të rilindësve tanë
Sami Repishti: Mbi kontekstin historik të fenomenit Gjergj Kastrioti - Skendërbeu (1405-1468)
Vebi Xhemaili: Xhemë Hasa, ky kolos shqiptar e ka vëndin përmbi Urën e Gurit në Shkup...
Milazim Kadriu: Në tre vjetorin e rënjes u përkujtuan Mon Balaj dhe Arben Xheladini
Agim Gashi: Dëshmorëve të Feronikelit
Luan Topçiu: In memoriam - Ibrahim Kodra
Xhevat Rexhaj: Istogasi Ibish Rugova
Uran Butka: Pjetër Arbnori si simbol i qëndresës
Vladimir Shyte: Pishtarë që kurrë nuk shuhen
Poezi për Dëshmorët e Kombit nga Dibran Demaku
Origjina e Skënderbeut, Dokument i rrallë i 1368 përmend Kastriotët nga Kanina e Vlorës
Halit Bogaj: Fatma Zyberi
Ramazan Ilnica: Rifat Manjani - Dëshmori i Lirisë
Baki Ymeri: Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë
LDD në Suedi: Mbledhje komemorative me rastin e ndërrimit jetë të nderit Fadil Ferati
Kujtim Mateli: Hasan Pacani i Mazhanit - shëmbëlltyra e vlerave përmetare
Kastriot Shkreli: Ndue Jaku (1896-1948)
Hajro Hajra: Nëna Tereze në Feniks të Arizonës
Ylli M. Dilo: Pano Xhamballo