Faleminderit
Gani Qarri: Gjeneralin nuk ka kush ta kujtoj?!
E marte, 23.02.2010, 10:59 PM
Gjeneralin nuk ka kush ta kujtoj?!
Nga Gani Qarri
Athua të tillë jemi Ne? Kështu ishin ndoshta edhe të parët tanë ?!Të tillë jemi dhe Ne sot! ndoshta të tillë do jenë edhe pasardhësit tanë nesër……shef rrushi rrushin dhe piqet thonë.
Ndaj dhe fati ësht ky që na ndjek pas, i njejti, pothuajse gjatë gjithë Historisë, vetëm për ne përsëritet.Por ja që Ne të tillë mbetemi,dhe prap nuk mësohemi kurrë.
Të gjithë sot, me dhe pa merita, nuk përtojnë të dalin hapur edhe para medias e publikut dhe ta lavdërojnë vetvehten duke ja mveshur qindra suksese « veprimtaris » së tyre « shumë » të madhe dhe skajshmërisht « Patriotike ».
Dhe ne quditemi,humbim vetëdijen si të mpirë nga Opiumi,duke pyetur vehten dhe të tjerët se në q`bot po jetojmë ne të « verbërit » që nuk paskemi arritur të shofim asnjë nga gjith këto të arritura të » mëdha »të heronjëve të ditëve tona ?!
Mjerisht ne jemi të tillë,të përqudshëm,jemi edhe atëherë kur për të vdekurit ësht rregull të thuhet një fjalë e mirë bile edhe po të jet ai kundërshtari yt!
Por ja që Ne as Heronjët nuk i kujtojmë, bile për të qenë mjerimi edhe më i madhë, Ne dijmë edhe më keq,dhe as që i përmendim ata fare!
Edhe pse të gjithë e dijmë se po të mos ishte ai dhe shumë bashkluftëtar të tjerë që e pasuan dhe dhanë jetën në të gjitha kohët për Kosovën, duke mbajtur gjallë frymën e Atdhedashurisë dhe Idealin e lartë të luftës për Liri,ne sot nuk do ishim këtu ku jemi !
Ai ishte edhe më shumë,ishte Udhëheqësi i Rezistencës së armatosur, Prijës dhe organizator i luftës për Lirinë e trojeve Shqiptare nga pushtimi sllavë,ai i cili me rezistencën e ti deri në vdekje,edhe pse luftoi nuk arriti ta shofë kurrë vendin e ti të lirë.
Por trasoi Frymën e rezistencës dhe luftës për liri e cila na solli deri këtu ku jemi,sot.
Ndaj sikur mos të mjaftonte kjo e tëra,Ne nuk e kujtuam as për luftën që bëri ai e as për fatin e ti tragjik,edhe pse luftoi deri në vdekje,dhe nuk arriti kurr për të gjallë ta shof Kosovën të lirë dhe të bashkuar me Nënën Shqipëri,si ideal që e kishte,për të cilën su ndal së luftuari derisa ra me lavdi dhe nderë për të mos Vdekur kurr !
Shaban Polluzha,me 21.Shkurt kishte përvjetorin e rënjes heroike në mbrojtje të Atdheut.
Por ne Heroin se kujtuam ! ngase,… ja që të tillë jemi ne….
Ne që përveq bëmave tona,nuk njohim njeri….
Vallë a mjafton vetëm përkujtimi i Familjarve,për një Hero të përmasave të tilla gjithkombëtare siq ishte Shaban Polluzha ?!
Madje të vjenë pëlcasësh nga trishtimi kur mu ditën që su Përkujtua Heroi i Kombit Shaban Polluzha ,që dha q`do gjë e edhe jetën për lirinë e kësaj Pjese të Shqiptarisë…..
Prijësit e Kosovës së « lirë » si nuk harruan që ta vizitojnë një varr të një serbeje,e që ndoshta nga vetë serbët, i ësht » dëmtuar » për qëllimet e tyre djallëzore.
Kushedi në kohën e asaj serbeje, nëse nuk ishte edhe ajo vet dhe të afërmit e sajë,në një apo
Tjetër mënyr bashkpjesmarrës në vrasjen e Gjeneralit-Heroit të Kombit Shaban Polluzha i cili luftonte ti mbronte Shqiptarët nga shfarosja, e gjenocidit sllavo-komunist ?!
Dhe mu në ditën kur duhej të PËRKUJTOHEJ çlirimtari, ndoshta mu ish vrasëseja e ti
po qahej te varri…. Zhgënjim më të madhë për Komb dhe Dëshmor nuk mund të ket .
Dhe ndoshta po të mund të flisnin të rënët për lirinë e Trojeve Shqiptare,kët porosi do na e ipnin ;
Shqiptar mos vajtoni,as faj kuj t`mos i leni
Se ashtu siq veproni , dhe punët ashtu i keni
Për cilin do Popull në Botë, kudo egziston
S`mund t`ket kurr Fat tjetër, veq atë që MERITON!
Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Çeliku: Personalitete q? rrin? krah p?r krahu me Bajram Currin dhe Shot? Galic?n
Tefik Geci & Kadri Mani: Në përkujtim të dr. Milan Sufflay-t me rastin e 79-vjetorit të vrasjes
Milazim Kadriu: Shaban Shala u flijua për Flamur, Gjuhë e Liri Kombëtare
Mark Marku: Komunikimi politik i Rugovës
Jorgo S. Telo: Nderim i përjetshëm për zbatuesit e ligjit
Agim Gashi: Me fat Pavarësia o Adem Jashari
Baki Ymeri: Pasardhës të denjë të rilindësve tanë
Sami Repishti: Mbi kontekstin historik të fenomenit Gjergj Kastrioti - Skendërbeu (1405-1468)
Vebi Xhemaili: Xhemë Hasa, ky kolos shqiptar e ka vëndin përmbi Urën e Gurit në Shkup...
Milazim Kadriu: Në tre vjetorin e rënjes u përkujtuan Mon Balaj dhe Arben Xheladini
Agim Gashi: Dëshmorëve të Feronikelit
Luan Topçiu: In memoriam - Ibrahim Kodra
Xhevat Rexhaj: Istogasi Ibish Rugova
Uran Butka: Pjetër Arbnori si simbol i qëndresës
Vladimir Shyte: Pishtarë që kurrë nuk shuhen
Poezi për Dëshmorët e Kombit nga Dibran Demaku
Origjina e Skënderbeut, Dokument i rrallë i 1368 përmend Kastriotët nga Kanina e Vlorës
Halit Bogaj: Fatma Zyberi
Ramazan Ilnica: Rifat Manjani - Dëshmori i Lirisë
Baki Ymeri: Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë