Faleminderit
Daut Arifi: Jetoi për këngën , për të ngelur në këngë
E merkure, 24.02.2010, 10:56 PM

(Në përkujtim të rapsodit Sali Mani)
Nga Daut Arifi
Me dhimbje të madhe mësuam se me 29.12.2009 në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta rapsodi i madh i kombit Sali Mani.
Sali Mani lindi dhe u rrit në fshatin Reç,në Malësinë e Madhe ,por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër ,në djepin e trimërisë , lahutës e qiftelisë.Në kreshtat e bardha të Alpeve shqiptare ai mori frymëzimin artistik dhe dashurinë e madhe për kombin dhe atdheun dhe që në vegjëli u burrërua nën tingujt epik të lahutës dhe krismat e luftëtarëve të lirisë.Poet ,artist dhe këngëtarë Sali Mani ushqeu per 50 vite shpirtin e kombit me zërin e tij prej bilbili,duke dominuar skenat e festivaleve dhe kanalet e radios dhe televizioneve shqiptare që nga bardhësitë e borërave të Kelmendit gjer në kaltërsitë e Jonit, që nga Tirana,gjer në Prishtinë e Shkup, nga Kalaja e Rozafës gjer në Gjirokastër e Janinë.
,,Artisti i merituar” shkroi dhe interpretoi më shumë se 1000 këngë , të cilat pasqyruan të gjitha kohërat dhe imazhet, që nga Gjergj Elez Alia e Oso Kuka e gjer tek luftëtarët e UÇK së.Në këngët e ti parakalojnë legjendarë Gjergj Kastrioti , Isa Buletini e Adem Jashari, dhe të gjithë heronjt e të gjitha kohrave , e të gjitha luftrave që nga Kuvendi i Lezhës, Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Vlorës e gjer tek Pavarsia e Kosovës.
Krijimtaria e tij u mbështet fuqishëm në traditën më të mire të poezisë popullore shqiptare dhe tema e saj eshtë e larmishme.Ai i këndoi bukurive të natyrës e të femrës shqiptare, luftës së popullit për liri, martirve e dëshmorëve, kombit e flamurit, krahinave të ndryshme të atdheut : Dukagjinit e Mirditës, Labërisë e Camërisë , por kryetema e këngës së tij gjithmonë qe Kosova dhe lufta e saj e paepur për liri. Artist dhe atdhetar Sali Mani nuk pushoi kurë së kënduari, punuari e luftuari për një Kosovë të lire e një Shqipëri të bashkuar.Në luftën për çlirimin e Kosovës , të cilës i kushtoi edhe ciklin e këngëve të tij më të bukura,ai dergoi në rradhët e UÇK së edhe djalin e tij të vetëm. Vargjet e këngës ,,Mbi Drenicë nata po bie “që po i sjell më poshtë,pasqyrojnë shumë qartë shpirtin e artistit dhe atdhetarit Sali Mani.
Sa her hekur vesh Serbia
Kërkon armët shqiptaria
Azem Bejta largon gurin
Del Drenica çon Flamurin.
Ka mar flak kulla e Jasharit
Ndezet gjaku i çdo shqiptarit
Vlon Evropa si kazani
Mori flak, u dogj Ballkani.
Shkon jehona nëpër botë
Jam Drenicë Kosova thotë
Jam Drenicë po thot Shqipnia
Mos mi prek plagët e mija.
……………………………..
E baj copa qiftelinë
E marr pushkën për lirinë
Ma shkruaj emrin vullnetar
Për flamurin tonë kombëtar.
I larguar nga atdheu drejt Shteteve të Bashkuara ,ku vajti për tu kuruar ,por pa sukses, Sali Mani u kthye në Shqipërinë meme në ditët e para të këtij viti të ri për të pushuar i qetë në token e shtrenjtë.Ai u nda nga kjo botë por emri i tij do të jetojë sa të jetojë shqiptaria .Do të jetojë në vargjet e këngëve e në telat e qiftelisë, sa here që atdheu të ketë festë apo dasëm. Do të jetojë kënga e tij himn për atdheun , kombin , flamurin , dëshmorët e heronjt, sepse ajo këngë na ushqeu shpresen dhe trimërinë, besen dhe nderin ,guximin dhe krenarinë dhe bashkë me këngën do jetojë e s do vdes kurë emri i rapsodit të madh të kombit Sali Mani.
O flamur djep I trimnisë
O flamur , balli ushtrisë
Me Ty force merr historia
Me Ty lartë marshon Shqipnia.
Flamurtari i këngës. Jetoi për këngën, për të ngelur në kënge.
I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë nënë!
Lavdi për jetë të jetëve!
Komentoni
Artikuj te tjere
Qazim Bej Vlora, Fundi tragjik i djalit të Ismail Qemalit në Strugë
Gani Qarri: Gjeneralin nuk ka kush ta kujtoj?!
Kalosh Çeliku: Personalitete q? rrin? krah p?r krahu me Bajram Currin dhe Shot? Galic?n
Tefik Geci & Kadri Mani: Në përkujtim të dr. Milan Sufflay-t me rastin e 79-vjetorit të vrasjes
Milazim Kadriu: Shaban Shala u flijua për Flamur, Gjuhë e Liri Kombëtare
Mark Marku: Komunikimi politik i Rugovës
Jorgo S. Telo: Nderim i përjetshëm për zbatuesit e ligjit
Agim Gashi: Me fat Pavarësia o Adem Jashari
Baki Ymeri: Pasardhës të denjë të rilindësve tanë
Sami Repishti: Mbi kontekstin historik të fenomenit Gjergj Kastrioti - Skendërbeu (1405-1468)
Vebi Xhemaili: Xhemë Hasa, ky kolos shqiptar e ka vëndin përmbi Urën e Gurit në Shkup...
Milazim Kadriu: Në tre vjetorin e rënjes u përkujtuan Mon Balaj dhe Arben Xheladini
Agim Gashi: Dëshmorëve të Feronikelit
Luan Topçiu: In memoriam - Ibrahim Kodra
Xhevat Rexhaj: Istogasi Ibish Rugova
Uran Butka: Pjetër Arbnori si simbol i qëndresës
Vladimir Shyte: Pishtarë që kurrë nuk shuhen
Poezi për Dëshmorët e Kombit nga Dibran Demaku
Origjina e Skënderbeut, Dokument i rrallë i 1368 përmend Kastriotët nga Kanina e Vlorës
Halit Bogaj: Fatma Zyberi