Faleminderit
Shaban Doçi: Si e varrosa Musine Kokalarin
E merkure, 03.03.2010, 10:18 PM
"Si e varrosa Musine Kokalarin"
Flet Shaban Doçi
I burgosuri per shume vite, tregon kalvarin e gjate te vuajtjeve ne diktature Si quhej banda ne te cilen ju benin pjese dhe tentuat arratisjen? Nuk isha vetem anetari i bandes, por edhe kryesuesi i saj. Nuk ishte bande ne fakt, ne donim te shpetonim lekuren nga diktatura e proletariatit, ndaj kishim vendosur te arratiseshim. Ishim 5 veta, shok mes tyre kisha Isa Meren, i cili u vra. Ai nuk e kishte plan te arratisej, por i vdiq i vellai ne burg. Nga familja Mera jane vrare te gjithe, nuk kane bashkepunuar me asnje, pervec se me mbretin. Tre te tjeret nuk i kam njohur. Kam punuar ndertues, pastaj kalova ne nje shoqeri qe merrej me lende ndertimi. Doja te shkoja te punoja e te jetoja ne Amerike si refugjat, s'jam marre me politike, as ne burg e as jashte saj. Megjithate, Isane e kisha shok te ngushte, e me vinte keq per te, donim me cdo kusht te largoheshim, por ai kishte qellim politik, te bashkohej me mbretin. Une nuk kisha qellim politik, doja vetem te kaloja kufirin, te shkoja te jetoja. Planet m'i ndryshoi Isai. Duhej qe personat qe do arratiseshin te ishin ne gjendje te ecnin, por keta te tjeret ishin te semure, njeri ka qene profesor Idriz Halluni, tjetri kishte mbaruar shkollen mbreterore. Shkuam ne daten 1 maj t'i merrnin ne Tirane. Kishim vendosur te shkonim a deri ne Lure ose afer Kukesit me makine ose ne kembe. Por, kur dolem ne Mamurras, ndryshuam drejtim. Cila ishte pika nga do te arratiseshit? Nga Korabi, sepse e kishim kontrolluar gjendjen para se te arratiseshim. Ecem tere naten, por e humba durimin i thashe atij, nese s'ke besim, ndahemi, vecohemi secili ne rrugen e vet. Por ky s'mund te bente rruge pa mua, duke qene se kishim edhe lidhje familjare e miqesore. Ecem tere naten, Idrizi u semur dhe e morem ne krahe. Keta te tjeret ishin ne moshen 45-50-vjecare, vetem une isha me i riu, 27 vjec. Idrizi me Sebastianin nuk ishin ne gjendje te ecnin, ishin te semure mbi te gjitha. U thashe te kthehemi e te mos humbasim kot e te vdisnim rrugeve, por shoku im tha jo. Sa dite keni rrugetuar? Kemi rrugetuar nga data 1-15 maj, neper male, nga Shkopeti. Furnizoheshim me buke e iknim. Shkuam ne Lure, ku sa dolem ne u lajmerua shefi, i plotfuqishmi i zones dhe se cfare kishim veshur madje. Qe ne ate moment, i madh e i vogel ne veri u ngriten ne kembe per te na kapur neve. Ne nje vend qe quhet Skavice, ndodhet nje mal e nje pyll, ku u futem derisa u be nate. I lashe aty dhe shkova te lyp buke. Ku furnizoheshit me buke, neper dyqane? Jo jo, neper katunde, u thosha qe shisja dhe se kisha nje femije me vete, e s'kishim buke te hanim. Pra genjeja. Kur shkova prape, me perqafuan te gjithe, sepse menduan se i lashe aty e u dorezova, i braktisa. Kjo eshte e keqja kur nuk e njeh tjetrin e s'ke sukses. U nisem drejt Korabit, kaluam piken kryesore nga kalaja e Dodes. Na kaloi nje patrulle perpara e nuk na tha gje. Njerezit e benin ate detyre sa per nje cope buke e per te shkuar ne shtepine e vet. Populli ishin i mire por diktatura ishte e tille saqe asgje nuk i shpetonte dot. Shkuam drejt pikes perfundimtare te Korabit, atje pame dy drita, nje te postes dhe nje te nje shtepie te larte. Isai tha te zgjidhnim nje tjeter, une thashe nje tjeter. Isai kishte te drejte ne fakt. U nisem ne drejtim te gabuar, gje qe e pame ne te zbardhur te drites. U ndalem dhe u kthyem. Per fat, ate nate ra 4 gisht bore, nga gjysma e Korabit e siper kishte aq mjegull sa me te fut gishtin ne sy, nuk e shihje. Une nuk e mora Idrizin ne krah, i thashe qe lashe babane tim te vdiste e nuk e mora te kalonte kufirin. Ai nuk e la, ishte besnik jashte mase. Ishim shume te lodhur. Isai shkoi u dorezua pastaj, nuk shkoi me ate qellim ne fakt, por kete e beri edhe Sebastiani me pas. Vijuam te ecnim. Eshte nje maje me kthesa shume aty, eshte e nderlikuar per t'u orientuar edhe po te kesh lindur ne ate vend. I them Sebastianit ndalu, ky nuk e beri, i thashe per here te dyte, ky u ndal. Kisha frike mos ndahesha me Isane. Ky ishte i keputur komplet. Ky kthehet poshte e sheh nja dy femije me dele. I pyeti se ku ndodhej, u kerkoi nje cope buke e i kerkoi t'u tregonin se ku ndodhej kufiri. Ata e moren te shtepia, ai u tregoi atyre per ne, u tha qe nuk dorezohemi. Vazhduam itinerarin, kam kaluar tre kthesa per ne shtegun tjeter dhe nuk e pame me Isane. Une mora majtas, ai mora gjysme majtas, ndaj humbem. Kalova ne fushen e Korabit, ne vend te shkoja djathtas, mora majtas. U futa ne nje kasolle bagetish, fsheha armen, ndersa te medhenj e te vegjel po ecnin ne rruge, bashke me ushtrine. Degjuam krisma. Ju me ke ishit nderkohe? Skender Taken e kisha me vete. I thashe "do vritet Isa Mena". "Jo", me tha ai. Degjuam prape krisma, ndersa kur u terr vijuam rrugen. Afer Dinit donim te ndryshonim rrugen, pasi nuk kishte mundesi depertimi, ndaj doja te nderroja drejtim ne nje zone tjeter, per te kaluar me pas kufirin. Shkova ne nje dyqan per te marre nje pakete cigare dhe te pyesja se c'kishte ndodhur me Isane. Atje me kane kapur ne dyqan, ne dere te dyqanit, dhe ai qe me ka kapur eshte sot ne Durres bashke me familjen. Me cuan ne Kukes dhe me thane "Ta vrane Isane". Aty e more vesh qe ta vrane shokun? Po, thashe me mire qe e vrane sesa te ishte kapur i gjalle. Kjo ishte puna e grupit. Me cuan ne Kukes, nga Kukesi ne Tirane, nga Tirana ne Durres. Aty na mori hetuesia e Gjykates Ushtarake Speciale, sepse dyshonin se mos kishin hapur ndonje gjyq nga Teme Sejko. Skender Tafa e kishte nip Teme Sejkon, por une nuk e dija kete. Me akuzonin se une isha shkaktar per gjithe c'ka ndodhi. Aty thuhej se ishte nje bande e UDB-se. Sa informacion kishit per UDB-ne ju dhe c'lidhje kishit? Keto skenare i ka pergatitur Sigurimi, per cilindo, jo vetem per ne. Asnje lidhje nga ne s'kishin te bente me ata, keta te grupit ishin te rrjetit mbreteror, pervec meje qe doja te ikja ne Amerike si refugjat. S'kemi pasur lidhje as me bande te jashtme, as te brendshme. Ju bene presion ne hetuesi? Presioni ne hetuesi ka qene ky: donin te me detyronin te thoja qe po te me dilte ushtria para, une do vrisja ndonje ushtar. Hetuesi dhe perfaqesuesi i akuzes me ka mbajtur 30 dite me kete akuze brenda. Pse do e vrisja une ushtarin, c'faj do me kishte ai? Ne fund fare i thashe: Po te hapja lufte me forcat e ushtrise, po te te shihja ty 500 meter larg, do te te vrisja ty, ushtarin jo. Atehere hetimi u mbyll. Ushtar mund te ishte djali im, kusheriri etj. Ushtria s'me kishte asnje borxh mua, borxh me kishte shteti, regjimi. Si e gjykoni aktin e ketij personi qe ju denoncoi qe po arratiseshit? Degjo ketu, ai duhet te kete seder burrerore te thote qe s'ka asnje faj. Ate qe ka bere ai, mund te bente kushdo. Atij i ka shkuar qofte te dera. Sa ju denuan? Nga 22 vjet, me caktuan 15. Sa bete ne fakt? Une kreva 11 vjet e 2 muaj e 7 dite, te tjerat i kam fituar me pune, me nga dy norma ne dite. Gjyqi u be ne Durres, pastaj ne Tirane na cuan ne Kombinatin e Mishit, pastaj ne ndertim, ku ushtrova profesionin. Pas Bankes se sotme e gjithe zona deri te ish-shtepite e piloteve italiane, e kam pasur une ne patronazh, kam qene specialist i shkathet ne te gjitha punimet. Pastaj ne cuan ne uzinen e Lacit, pastaj ne Rubik, ku kishin vendosur te me caktonin teknik cilesie. Me thirri aty nje Bajram Kurvafa, nje komandat kampi, kafshe fare, njeriu me i pasjellshem dhe me i lig neper kampe. Me tha se kishin vendosur te isha teknik cilesie, me kusht qe te beja listen e atyre qe nuk benin normen. Sepse atyre qe nuk benin normen, i nxirrnin paradite e pasdite ne pune, ndersa naten ne biruce. I thashe une: Po te isha kaq burre i mire, s'kisha bere burg, kisha ndenjur jashte. Me futen ne biruce 30 dite per kete qe thashe. Ne biruce gjeta nje nga keta te grupit te gazetareve, Robert Vukani, eshte ne Tirane ai sot. Me pas vazhdova punen, ndersa kur isha ne burg na sollen ne grup kinez, per te na specializuar per furrat e shkrirjes. Ky eshte nje fakt i ri. Qe te burgosurit specializoheshin me kinezet. Po, por ne kete kohe me kinezet ata paten nje ferkim. Erdhi kryeinxhinieri, i dorezoj une kaldajen. Me pyet mua sa vjet isha denuar. "15 vjet burg", i them. Per cfare me pyet. "Per arratise". Nuk ka mundesi me thote. Ne ne Kine i transferojme nga njera province ne tjetren ata qe tentojne te arratisen. Shkon kryeinxhinieri i thote komandanit, qe ishte beterr fare. Nderhyri komisari, u acarua gjendja kaq shume, saqe e hoqen kryeinxhinierin qe aty. Habiteshin kinezet kur na shihnin aty. Prej aty me cuan ne Lac, pastaj ne Fushe-Kruje, me pas ne Elbasan e me vone ne Pishe-Pore te Vlores. Na futen ne kenete, kishim komandant Sulejman Manokun, ish-kryetar i deges se Peshkopise. Kur mori vesh qe isha shoku i Isa Menes, me therret ne zyre, e me thote se mos ishte politikan Isa Mena. Nuk i kam thene kujt i thashe une per kete, mos e di veten politikan ti se je kryetar kampi. Te nesermen ai mblodhi kampin, ishte nje dibran i lidhur me kete, spiun i ekspozuar, i cili tha: Te ndodhe qe te na luftoje imperializmi, pa shkelur mbi trupat tuaj, nuk shkoj te luftoj. Te shtaten dite, me makine ne dispozicion ne cojne ne Spac te Burrelit, ne nentoke, ku kam punuar 4 vjet, edhe pse isha me raport doktori. Nga Spaci me cojne ne Ballsh, ku me pas u lirova dhe shkova ne shtepi, te cilen nuk e gjeta, se ma kishin prishur. Fjeta te ura e Drinit, kerkova pune, u futa ne ndertim ne Kalimash, ku nuk me paguanin kategorine e 7-te qe kisha, por te 5-ten. Ne kete kohe, kisha muhabet per t'u fejuar me nje vajze qe kishte babane ne burg. Ishte e veshtire te krijoje familje besoj? Gje me te veshtire nuk kam pare ne jete, nuk na linin. Kjo vajza kishte qene per fat a kusherire a mbesa e Azem Kryqalliut dhe ajo pranoi me te gjitha kushtet. Pra, nje familje qe kishte qene kundershtare e pushtetit, mund te pranonte nje njeri si ju? Edhe atje s'na linin, se nderhynte dega. Me thirren ne zyre e me thane qe nuk duhet te martohesh pa lejen tone. U thashe qe shqiptareve, edhe ne kohen e turkut, nuk u ndalohej te martoheshin. "Ndoshta ty", i thashe, "ta ka dhene Enver Hoxha kete te drejte". Megjithate, i bera 24 faqe leter Enver Hoxhes per kete rast. Cfare permbante kjo leter qe i derguat Enver Hoxhes? Permbante biografine time familjare, burgun qe kam bere, dhe qe kerkoja te krijoja nje familje. E si ka mundesi qe me kerkonin te mos martohesha?! Erdhi pergjigjja, isha te motra ne fshat, vjen bashkefshatari im Gani Dasi, ish-instruktori i komitetit te partise se Kukesit, te lexonte letren. Letra ishte personale nga Enver Hoxha, dhe kerkonte te shihej sa te verteta e genjeshtra kishte. Une kalova ne Krume, me cuan me sektorin e ndertimit ne brigade, ku asnje s'punonte te punonte me mua. Bera nja nje jave vetem, pastaj kalova me brigaden, Une ne suvatim tek person, edhe pse isha specialist i shkalles se larte, zbatues objektesh. Karpenteria ishte me e veshtira, ndaj me caktonin mua, merresha me armaturat i vetem. Sesi kam shpetuar i gjalle nuk e di, sepse kjo pune nuk behet vetem, duhet grup. Pranoi dikush te martohej me ju? Kalova ne Lushnje, nuk gjeta derman. Me thote nje ish-mirditor i burgosur, per nje familje te internuar ne Rreshen, nga grupi i Teme Sejkos, bijat e Izet Osmanit. Shkova dhe rashe dakord per t'u martuar. Me tha njeri sa u nisa per ne Kukes, mos gabo ta marresh, eshte e rrezikshme. Ku ishte rreziku sipas tyre? Ate duhet ta thone ata, sepse mua ne Spac, para se te lirohesha, me erdhi nenkryetari i deges se Kukesit per te me rekrutuar. Operativ kemi pasur Gjergj Zefin, qe sot eshte gjalle, erdhi e me tha: Pse nuk na ben lutje qe te lirohesh? "Pse te lirohem" i thashe, "Une s'kam shtepi". Ai me tha, ke moter, ndersa une i thashe, "E kam, por ajo ka shtepine e vet. Plus i thashe, kam shume semundje". Cfare semundjesh ke me tha: I thashe qe kryesorja eshte qe jam psikopat ne gjendje reaktive. Ndezi cigaren, doli jashte e s'u fut me aty. U bashkuat me familjen Osmani, pra me nje nga vajzat e kesaj familje? Me pas? Fillova pune atje, por nuk me pranoi rrethi, me cuan ne ferme. I bera telegram kryeministrit, Mehmet Shehut me keto fjale: Pse me kaluat ne ferme, une jam specialist ndertimi. Nuk zgjati shume, erdhi pergjigjja nga kryeministri, kalova ne ndertim, por me conin ne sektoret me te larget e me te veshtire, ne Kurbnesh, Rreps, etj. Pra nuk me linin ne qender, ku kishte nevoje. Banova ne Rreshen, u futa ne nje objekt afer ndermarrjes se ndertimit, prane depove te grumbullimit, ne nje dhome ku as qeni nuk jetonte. Nje dhome tjeter e zuri nje agronom i fermes. Mua ma hoqen driten, atij ia lane, ndersa ai vinte nje batanije ne dritare qe te mos e shihja une qe kishte drite. Me regjistruan per te marre shtepi, i shkoi lista kryetarit te lagjes, i vuri vize emrit tim ai. Ishte i dyti telegram qe i bera Mehmet Shehut, ndaj me dhane shtepi. Por puna ishte se gruaja, kur u martuam ishte 40 vjece, ndaj ne 2-3 raste i vdiqen femijet ne bark, se nuk me linin ta coja ne Tirane. I shkova doktorit Mark Lleshi, i cili eshte edhe sot doktor, i thashe si t'ia bej. "E vetmja menyre eshte te shkosh me raport per psikopatine, jo per femijen", me tha ai. Ashtu beme, mora raport. Te nsermen, me erdhi ne oren 11:00 ne shtepi e me tha se po ta coja gruan ne Tirane, do e merrja ne qafe, sepse nuk di c'kishte bere nje gabim tjeter. I vdiq gruas ne bark femija i 4-t, ndersa ajo mbeti me barre per here te peste dhe une pastaj i cova leter Mehmet Shehut, i cili me dha leje ta coja ne Tirane, te mjeku Ilir Gjylbegu. Prej atij kam kete vajze qe kam sot, se edhe kete nuk do e kisha. Ne periudhen qe keni qendruar ne ato baraket e vjetra, keni banuar me nje nga personazhet me te njohura te historise se proletariatit, Musine Kokalarin. Po, eshte e vertete, por une ne fakt nuk kam banuar fare prane me te. Gruaja ime ka jetuar prane saj, balle per balle per 20 vjet. Edhe kur u martova une, Musineja nuk m'u afrua, sepse nuk me njihte. Kur mora shtepi ne pallat, erdhi nje dite per te marre qumeshtin ne radhe. Erdhi ajo, me dha shishen. Para meje ne radhe ishte shefi operativ, zoti Petrash. Kur me pa mua pas vetes, ai iku ne fund. I thirri ajo, se e njihte. Ajo vetem qeshi, kaq. Keshtu nisi qe cdo te diel te vinte te une. Por ne zakonisht te dielave dilnim ne pune, sepse i binte te ishte o ditelindja e Enverit, ditelindja e Stalinit etj. Por kur ishim pushim, vinte e pinte nje kafe. Erdhi koha qe u semur ajo, i thashe une: Te te coj ne Tirane? Jo, me tha, se shkoj vete. Behet fjale per vitin '82-'83. Jetonte ngjitur me kunaten time, i kishin vene nje invalid ne paradhome, qe ta kontrollonte se kush hynte e dilte. Po askush nuk hynte te ajo, pervec meje. Shkoi u vizitua, doli me kancer ne gjoks. Gruan e kam pasur ne vitin e fundit te studimeve per mjekesi kur u internua, ndaj i tha te mos e operonte, se sidoqofte do t'i shtohej prape plaga. "Shtyje sa ta shtysh", i tha ime shoqe. Por ajo kishte besim te keto pune e shkoi e u operua. I shkova na spital bashke me kunaten, me puthi ne dy faqet e nisi te qaje. I thashe a te vij te te marr. Jo, me tha, se vij vete. Kur erdhi ne shtepi. me thirri e me tha: Kam nje fjale me ty. "Do me japesh fjalen e burrave qe do me varrosesh", me tha. I thashe se nuk dihet kujt i bie te varroste shoq-shoqin. "Nese ti vdes para, do te te varros si motren time", i thashe. "E bejme me doreshkrim, me tha, dhe une iu pergjigje po. Shkuam te tavolina per te bere testamentin. Keto doreshkrime do t'i le ketu tha te ty. I thashe merri coji vete, pse te ma lesh mua kete pune? Do me premtosh dicka tha: Do vish cdo pasdite deri ne oren 9 te darkes te une? I thashe s'ta jap dot fjalen se punoj 11 ore ne dite. Megjithate shkoja. Por si rregull, qe kur me lindi femija, cdo vere e coja ne plazh ne Shengjin. Ishte gusht i vitit '83, I thashe: Musine, neser do shkoj te marr vajzen dhe gruan. Me tha: mos shko dhe neser. I thashe une: Do shkoj se pasneser duhet te paraqitet ne pune gruaja. Ti ke kunaten time ketu. Tha: Ishalla kur te vish, te mos me gjesh. Sa shkova une, kunates i kishte ardhur nje telegram nga Elbasani, per t'u nisur atje, se djalit te xhaxhait i kishte kapur nje karroce kemben e ia kishte thyer. Musineja vdiq ne oren 9 te darkes, ndersa une isha ne Lezhe. Kthehem ne mengjes, per te kapur autobuset qe shkonin ne Rreshen. Me thane ka vdekur Musineja. Shkoj te shtepia, kthehem te shtepia e saj, dera ishte me celes, kishin marre ato doreshkrimet ca kishte atje, e kishin mbyllur deren me celes nga kryetari i Keshillit. Shkova i thashe nje Agim Harunit se kush e kishte celesin. Filani me tha. I shkova atje, me thane qe nuk ma jepnin dot. U thashe atyre qe i kisha premtuar se do ta varrosja, e kisha marre me shkrim ate. U thashe qe pergjigjesha per te gjitha, vetem per te marre celesin. E mora celsin, shkova te shtepia e Musinese, e nxorem, e lame, shkuam te Komunalja dhe donim ta varrosnim ngjitur me nenen e gruas. Por, problemi ishte se asnje nga Komunalja nuk pranonte te hapte varrin per Musine Kokalarin, as makina nuk vinte madje. Mora nje jevge per gjenezen. Takova dhendrin e Beqir Ballukut, Gjergji Gjekun, i internuar edhe ai, dhe bashke me nje kosovar qe e quanin Ymer, hapen varrin. Kufomen e transportuam me makinen e zhavorrit. Gjithe lagjja eshte ngritur e na ka pare me nje urrejtje te jashtezakonshme sepse po varrosnim nje te vdekur. Per me teper se mua asgje nuk me lidhte me Musine Kokalarin, as politika, as ekonomike shoqerore, vetem se jetonim aty. Vetem une me gruan, kunaten dhe femijen tone, bashke me Gjergjin e kosovarin, e kemi varrosur ate dhe kemi ngrene dreken te varri i saj. E varrosem. I kishte thene kunates ajo qe te merrte ne telefon Platon Kokalarin, djalin e xhaxhait. Ai erdhi pas 2-3 ditesh, i dhame gjithe materialet e Musine Kokalarit, me shkrimin tim. Fotografite, dokumentet e pensionit, leternjoftimin, librat e kohes se Enverit, edhe te nenvijezuara, i kam te gjitha une sot. E verteta kjo ka qene.
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhafer Leci: Enver Hadri është Hero i Kosovës
Murat Gecaj: ''Ejani, këtu, në vendlindjen time''
Gjon Kamsi dhe rrënjët e familjes së tij mesjetare
Fritz Radovani: ''Imzot Luigj Bumçi, ti nuk vdiqe...por plase..''!
Vehbi Klaiqi: Demir Krasniqi
Sabile Keçmezi - Basha: Portreti i nënës së Isa Boletinit
Halit Bogaj: Bujar Asqeriu
Bedri Tahiri: Lisi gjashtënjakë - Kushtrimtar lirie
Daut Arifi: Jetoi për këngën , për të ngelur në këngë
Qazim Bej Vlora, Fundi tragjik i djalit të Ismail Qemalit në Strugë
Gani Qarri: Gjeneralin nuk ka kush ta kujtoj?!
Kalosh Çeliku: Personalitete q? rrin? krah p?r krahu me Bajram Currin dhe Shot? Galic?n
Tefik Geci & Kadri Mani: Në përkujtim të dr. Milan Sufflay-t me rastin e 79-vjetorit të vrasjes
Milazim Kadriu: Shaban Shala u flijua për Flamur, Gjuhë e Liri Kombëtare
Mark Marku: Komunikimi politik i Rugovës
Jorgo S. Telo: Nderim i përjetshëm për zbatuesit e ligjit
Agim Gashi: Me fat Pavarësia o Adem Jashari
Baki Ymeri: Pasardhës të denjë të rilindësve tanë
Sami Repishti: Mbi kontekstin historik të fenomenit Gjergj Kastrioti - Skendërbeu (1405-1468)
Vebi Xhemaili: Xhemë Hasa, ky kolos shqiptar e ka vëndin përmbi Urën e Gurit në Shkup...