Faleminderit
Xhafer Leci: Enver Hadri është Hero i Kosovës
E diele, 28.02.2010, 10:59 PM
ENVER HADRI ESHTE HERO I KOSOVES
- Thirrje biografëve dhe bashkëpunëtorëve të Enver Hadrit -
Nga Xhafer Leci
Përmes Internetit, u plasua një shkrim nga ish i burgosuri politik, Xun Çetta, të bërë me ish udbashin e Pejës Sherif Bala. Në intervistë apostrofohen katër mërgimtarë të mërgatës, njëri prej tyre i vrarë me atentat.
Xun Çetta: Përballja me pasojat e ish-UDB-së dhe ish-SHIK-un në Kosovë
Zemrashqiptare.net E Marte, 08-12-2009, 07:58pm (GMT)
Si njeri jam i përcaktuar ta mbroj të drejtën, edhe atëherë kur nuk ka të bëj me personin tim. Nuk mund ta hesht as sulmin e tanishëm, tepër të vrazhdët, ndaj të ndjerit Enver Hadri. Kufizohem tek martiri Hadri, sepse të tjerët, fatmirësisht, jetojnë dhe kanë mundësinë të mbrohen vetë.
Edhepse kam jetuar dhe vepruar në një shtet tjetër, për mua është i njohur edhe aktiviteti atdhetar i Enver Hadrit, Hero i Kosovës. Megjithatë, unë nuk kam ndërmend të shkruaj as për atë se çfarë kam dëgjuar e lexuar për Enver Hadrin. Por, dua t`ju bëj thirrje studjuesëve të jetës dhe të veprës të tij, bashkëpunëtorëve, miqëve dhe dashamirëve të tij të shumtë, që kanë hulumtuar dhe bashkëpunuar vite me radhë me atë.
Enver Hadri ishte nacionalist, rridhte nga një familje intelektuale atdhetare. Babai i tij, Islam Hadri, ka qenë i vetmi inxhinier i hekurudhës të Pejë. Kur i ati i tij, Islami, ka qenë në vulgun e punëve për ngritjen e urës së Klinës kur e burgosin partizanët, më nëntë janar të vitit 1945. E marrin në shtëpinë e Xhevat,Rifat e Qerim Begollit.
Po ate natë e kanë burgosë edhe dajën e Enverit, Sefedin Kryeziun.
Inxhinier Islam Hadri me shumë nacionalistë të tjerë janë pushkatuar në Tabe, kur Enveri si djalë i vetëm i inxhinier Islamit ka pasur vetëm 3 vjet.
Komunistët e djeshëm e të sotëm, aktiv, nuk durojnë faktin se edhe nacionalistët kanë punuar e luftuar për Kosovën, nuk durojnë as titullin më të lartë Hero i Kosovës, të akorduar nga Presidenti Rugova. Prandaj denigrojnë, duke thënë se "ne e kemi përpunuar Enver Hadrin dhe ai ka punuar për ne"! Atëherë, nëqoftëse është kështu, ata-ju duhet ta kishit shpërblyer me para dhe jo me plumba!
Për hirë të besnikërisë historike, sado e hidhur që mund të jetë, studjuesitë dhe bashkëveprimtarët e Enver Hadrit, duhet ta hulumtojnë deri në fund të vërtetën.
I ashtuquajturi "përpunim" i tij nga UDB-a, në bazë të fakteve të deritashme, nuk rezulton të këtë qenë efikas. Përkundrazi, e gjithë veprimtaria e tij rezulton në luftën e pa kompromis kundër Serbisë dhe pjellës të saj UDB-së.
Enver Hadri është politikani dhe diplomati i parë që ka hapur dyertë e Parlamentit Evropian, për ta shtruar çështjen e shqiptarëve të Kosovës. Raportet e tij përmbanin: vrasje,plagosje, maltretime fizike e psikike.
Ftoj bashkëpuntorët e tij: Riza Budakovën, Ramadan Gashin, Gani Azemin, Reshat Sahitaj, dhe të tjerët, e në veçanti Halit Elshanin, i cili deri tani llogaritet si studjuesi më i përkushtuar i Heroit Hadri, me librin "Çeta e Brukselit", t`i japin përgjigjen meritore ish UDB-ashëve me bashkëpunëtorë. Këtë duhet ta konsiderojnë si detyrë, obligim dhe borxh, për njeriun që bëri aq shumë për Kosovën.
Faktet e shumëta do ta demantonin çfarëdo "përpunimi", madje nga kushdo qoftë.
Tendenca e UDB-së dhe e partnerit të saj, ish SHIK-ut, për të njollosur heronjtë, të burgosurit politikë dhe veprimtarët tjerë, tashmë është bërë modë dhe moto e tyre. Por, edhe dështimi i tyre është i pashmangshëm.
Kur përmenda UDB-ën si partnere të ish SHIK-ut, duke analizuar mirë shkrimin e z.Xun Çetta, erdha në përfundim se Sherif Bala duhet të jetë pjestar i ish SHIK-ut.
Ja pse, sepse derisa ish UDB-ashit Asllan Sllamnikut ia kanë vrarë djalin dhe ai si i nxanun peng nuk guxon të prononcohet dhe të flasë për gjërat sekrete që i di.
Ndërsa, Sherif Bala, flet dhe shetitet i lirë, kjo tregon qartë se Sherifi duhet të jetë
agjent i dyfishtë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Murat Gecaj: ''Ejani, këtu, në vendlindjen time''
Gjon Kamsi dhe rrënjët e familjes së tij mesjetare
Fritz Radovani: ''Imzot Luigj Bumçi, ti nuk vdiqe...por plase..''!
Vehbi Klaiqi: Demir Krasniqi
Sabile Keçmezi - Basha: Portreti i nënës së Isa Boletinit
Halit Bogaj: Bujar Asqeriu
Bedri Tahiri: Lisi gjashtënjakë - Kushtrimtar lirie
Daut Arifi: Jetoi për këngën , për të ngelur në këngë
Qazim Bej Vlora, Fundi tragjik i djalit të Ismail Qemalit në Strugë
Gani Qarri: Gjeneralin nuk ka kush ta kujtoj?!
Kalosh Çeliku: Personalitete q? rrin? krah p?r krahu me Bajram Currin dhe Shot? Galic?n
Tefik Geci & Kadri Mani: Në përkujtim të dr. Milan Sufflay-t me rastin e 79-vjetorit të vrasjes
Milazim Kadriu: Shaban Shala u flijua për Flamur, Gjuhë e Liri Kombëtare
Mark Marku: Komunikimi politik i Rugovës
Jorgo S. Telo: Nderim i përjetshëm për zbatuesit e ligjit
Agim Gashi: Me fat Pavarësia o Adem Jashari
Baki Ymeri: Pasardhës të denjë të rilindësve tanë
Sami Repishti: Mbi kontekstin historik të fenomenit Gjergj Kastrioti - Skendërbeu (1405-1468)
Vebi Xhemaili: Xhemë Hasa, ky kolos shqiptar e ka vëndin përmbi Urën e Gurit në Shkup...
Milazim Kadriu: Në tre vjetorin e rënjes u përkujtuan Mon Balaj dhe Arben Xheladini