E shtune, 12.10.2024, 01:49 AM (GMT+1)

Faleminderit

Neki Lulaj: Ademit dhe Shaban Jasharit

E shtune, 06.03.2010, 07:57 PM


Ademit dhe Shaban Jasharit

(Monolog me heronjët roje nate në Prekaz)

Nga Neki Lulaj

Natë-qetësi, heshtje varri ,
Kulina kullon gjak, plagë e dhembje, e Llapi rrënkon ,dënesë në qetësi, nata e errët Drenicën legjendare dhe Dukagjinin plak kujtimin e shtyen kujtimi ,
e trimat kanë zënë pusi, bëjnë roje ditë e natë!

Gllogjani i Haradinajve shkrepë pushkë trimërie 
dhe thërret kushtrimin Luani dhe Shkëlzeni, hej burra bini mbi armikun dhelpërak 
o sot o kurrë të marrrim hak,
dhe të tregojmë heroizmin guximin ilirak.. 
Hej Bacë fliste Adem Jashari, pse u vonue Isa, në ditën e Shpalljës 
së Pavarësisë në Vlorë shumë kurtha të papritura të sllavisë
rrugën ja kishin zënë, në pusi e pabesi.
Heu po more baclok 
përgjigjet Hamzë Jashari ,
që një shekull kjo lubi,na ka futë në mjegullë
kurrë nuk na u nda dhuna, nga kjo sllavi
por, do të vijë një ditë e bardhë 
që kjo tokë Mëmë të gëzojë liri. 
Heshtje nate,monolog me heronjtë.
bacë , flet ,Adem Jashari,
dhe prishë këtë qetësi të kësaj nate në pusi.
sa herë kjo tokë e Drenicës Dardane u skuq me gjakun e njomë të trimave të kësaj ane po edhe Ahmet Delija,një fat të tillë e kishte me sllavët e zi ai gjithë herë në konflikte ishte. edhe Isa i Boletinëve e pësoi një fatkeqësi,
në luftë me shovenistët u vra në pabesi. 

Edhe Tahir Meha si hero hyri në Histori, bëri luftë të tmerrshme me sllavi,
po more bacëlok aty pati edhe kolaborista të zi
që iu bënë krahë i djathtë komunizmit të atijë “artificial-ibridi”. kështu i fliste Hamza Ademit ,atë natë roje në pusi…..! e trimave legjendar për hakmarrje u vlonte damari plotë me gjak! se ishin të mllefosur dhe të përgatitur që mbi atë lubi të marrin hak..
Ademi trim i pushkës, i fjalës ,i besës dhe kreshnik i betejës për të huajt ardhacak njeri i legjendës
trim me krihë që luftonte si Skifteri që mbi postë-blloqet e ushtrsë qëllonte si Skënderi, kishte taktikë ,tërhiqej me mjeshtri gjeniale.
kur i lente të ngordhur ata derra të sllavisë barbare. Asaj natë të dy luftëtarët bënin bashkë roje trimërije Ademi i thoshte Hamzës me këmbëngulësi krenarie .
a thue ore Bacë; Si vdiset për liri? zë pozicionin,jep zjarrë automatikut të ri-qëllo, ja ku po vjen kolona asnjë të gjallë mos e lësho.
ti shfarosim këta korba të zi 
se kështu luftohët Bacë-për liri dhe Shqiptari…..! 
Kjo është lufta jonë e Ushtrisë Çlirimtare, 
t’i ndjekim këta okupatorë,këta tiran, këta shovenistë t`i qesim fare jo, jo nuk do ti lëshojmë kurrë,
këto vatrat tona të lashta Dardane sa do të jenë gjallë trimat e Ushtrisë Çlirimtare… Ky ishte betimi i tyre fisnik e heroik,
që Ademi dhe Hamza,luftuan me ta fytë a fytë.
Hynë në histori,dhe fituan pavdekësi
amanetin e tyre ta vazhdojmë gjithnjë
se ata përmbushën një besë dhe një amanet
u flijuan për çlirimin e Kosovës 
e sot Kosova po ndërton shtet.
ju dhe të gjithë heronjët të jeni krenar ,
se kurrë s’keni për të vdekur,përherë do të jeni të gjallë….!


(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora