Faleminderit
Halit Bogaj: Adem Jashari
E diele, 07.03.2010, 10:59 PM
ADEM JASHARI
Me Rastin e Manifestimit ‘’Nata e zjarreve’’në Prekaz
Nga Halit Bogaj
Pasi Kosova u bë e lirë/përkatësisht pas hyrjes së NATOS/, filloi një odiseadë e paparë në trojet shqiptare që të vizitohej varri i një trim tribuni dhe familjes së tij të rënë për lirinë e vendit të tyre.Adem Jashari për herë të parë i bashkonte të gjitha trevat shqiptare prej nga vinin njerëzit për t’ia bërë nderimet heroit të tyre të dashur i cili arriti ta bënte një mrekulli të jashtëzakonshme për të luftuar me qindra armiq të armatosur deri në dhëmbë dhe nga një nga një eufori e tillë normale, fotoja e Adem Jasharit filloi të vehej nëpër vende të ndryshme por shpejtë u pa se duhej të përdorej vetëm aty ku e kishte vendin, për të mos u keqpërdorur vend e pa vend dhe për qëllime të këqia dhe pesonale.
Adem Jashari është një personalitet përherë i gjallë i cili ruhet në zemrat dhe kujtimet tona njerëzore, duke mos pasur nevojë që figura e tij legjendare të bastardhohete nga ‘kush çohet më herët’’. Figura dhe sakrifica e tij njerëzore, e pa parë askund në botë, duhet të kujtohet me respekt të pa venitur. Siç e dimë, Adem Jashari është një personalitet shumë i madh me të cilin nuk bën të manipulojmë aq lehtë dhe kur të na teket neve. Askush nuk guxon të veprojë’’krye në vete’’por të kordinohen gjërat ashtu siç duhet dhe siç u ka hije legjendave të tilla siç ishte ai..
Pra, emri dhe fotografia e Adem Jasharit duhet të përdoren vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe atëherë kur edhe prësëvdekuri e dridhin tokën.Ky emër është pjesë e pashkëputur dhe e përditshmëri e jetës sonë burimore nga krismat e hershme të pushkës së tij legjendare i cili na bëri krenarë që ishim dhe jemi shqiptarë. Ai ishte një emër që e tronditi mbarë Serbinë së cilës i shkaktoi tërmet të madh nga i cili nuk u ngrit kurrë më në këmbët e saj. Dhe pikërisht nga masakrat ndaj familjes së jasharajve dhe Reçakut filloi teposhtëza maratonike e Serbisë çetnike dhe popullit të saj mendjemadh dhe të lazdruar nga nëna e saj hegjemoniste e cila/jo vetëm që nuk e ndalonte /por edhe e nxiste që të vazhdonte me krimet e saj makabre ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë.Pra Adem Jashari ishte një Feniks i vërtetë i cili ishte në fluturim e sipër pa pasur kohë të mbetej në tokën e çliruar të Kosovës.Ai e kishte kryer misionin e vetë të lartë, sublim, sakrifikues dhe të stilit të Oso Kukës e shkuar Oso Kukës ngase heroi shkodran mbetet në Vraninë me luftëtarët e tij të shquar dhe me të riun Kerni Hila, kurse Ademi me të gjithë familjarët dhe të afërmit u flijua në vendin e ngjarjes për të cilën dëgjoi mbarë bota e cila e viziton edhe sot e gjithë ditën me një interesim shumë të madh, duke mbetur ‘’haxhillëku’’kryesor i të gjithë shqiptarëve të Globit tokësor..Madhështia e Adem Jasharit nuk ka nevojë për shumë komente të këtilla, duke mbetur përherë si e tillë, përkatësisht një Alfa dhe Omega e sakrificës sonë më të madhe individuale dhe familjare.Të gjithë ata ranë në altarin e lirisë për t’i mbrojtur vlerat më të shenjta të qenjes sonë të rrezikuar kombëtare kur armku ynë shekullor vinte dhe hynte kur i tekej në vatrat tona, por të cilit, më në fund, ‘’ i ngeci sharra në gozhdë ‘me Adem Jasharin dhe paraardhësit e tij të dalluar :Ahmet Delia, Demë Ahmeti, Tahir Meha , Hasan Ramadani dhe të tjerë të cilët ishin të detyruar ta mbronin pragun e shtëpisë së tyre, madje duke e sakrifikuar mbarë familjen dhe të afërmit e tyre, siç ngjau disa herë tek shumë heronj tanë në dy anët e atdheut tonë të sulmuar nga armiqtë.Për Adem Jasharin dhe familjen e tij ishte shprehur në një rast edhe diplomati francez Bernard Kushner, i cili gjatë vizitës së tij në Prekaz/kur ishte administratori i parë i Kosovës/ kishte thënë’’Sikur të ekzistonte çmimi Nobel për luftë, atëhertë ai sigurisht se do t’i jepej familjes së sakrifikuar të jasharajve dhe komandantit legjendar’’.Emri i tij është bërë sinonim çlirimit tonë kombëtar, një ‘’Dif Dragua’’siç thoshte Fan Noli për Bajram Currin, një Ante i tokës mëmë të Kosovës dhe një trashëgimtar i denjë i pushkëve të Ahmet Delisë, Azem Bejtës dhe Tahir Mehës.Atij dhe të gjithë të tjerëve që ranë me të, por edhe viktimave të vrara në Luftën tonë çlirimtare, u qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
ADEM JASHARI
Lufta krisi në Drenicë
Si dikur në Galicë
Kur Azemi ndezi zjarr
Me atë shpirt atdhetar
2
Lufta krisi në Drenicë
Tërstenik e Mikushnicë
Kur Shabani dha kushtrim
Të luftohej për çlirim
3
Tahir Meha trimi tjetër
Kishte marrë pushkën e vjetër
Pa e folur asnjë fjalë
Fort luftonin babë e djalë
4
Por një ditë ushtria erdhi
Në Prekaz granata derdhi
Kur u ngrit Adem Jashari
Trim Tribuni legjendari
5
Edhe Zoti e bekonte
Për atdhe kur ai luftonte
Edhe Qielli anembanë
Me shikim i rrinte pranë
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: Përfundon manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së"
Julia Gjika: Ata që lënë gjurmë të përhershme në zemrat tona
Milazim Kadriu: Jasharët simbol të pakrahasueshëm të vetëflijimit sublim dhe të sakrificës
Dibran Demaku: Jasharajt
Neki Lulaj: Ademit dhe Shaban Jasharit
Agim Gashi - Drenica: Te varri i komandantit
Gani Qarri: Familjes Heroike-Jashari
Eduard M. Dilo: Burhan M. Juka
Shaban Doçi: Si e varrosa Musine Kokalarin
Xhafer Leci: Enver Hadri është Hero i Kosovës
Murat Gecaj: ''Ejani, këtu, në vendlindjen time''
Gjon Kamsi dhe rrënjët e familjes së tij mesjetare
Fritz Radovani: ''Imzot Luigj Bumçi, ti nuk vdiqe...por plase..''!
Vehbi Klaiqi: Demir Krasniqi
Sabile Keçmezi - Basha: Portreti i nënës së Isa Boletinit
Halit Bogaj: Bujar Asqeriu
Bedri Tahiri: Lisi gjashtënjakë - Kushtrimtar lirie
Daut Arifi: Jetoi për këngën , për të ngelur në këngë
Qazim Bej Vlora, Fundi tragjik i djalit të Ismail Qemalit në Strugë
Gani Qarri: Gjeneralin nuk ka kush ta kujtoj?!